Portali maqedonas, “sportmedia.mk” i ka kushtuar një shkrim të veçantë ndeshjes së nesërme që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Ballkanit e Shkupit.
Këto dy skuadra shqiptare takohen në ndeshjen kthyese e cila siguron pjesëmarrjen në fazën e Grupeve në Conference League derisa interesimi është i jashtëzakonshëm.
Sipas mediave nga Maqedonia, Shkupin e pret Ferri kjo pasi tash të gjitha biletat janë shitur, madje interesimi është aq i madh sa stadiumi nuk mund t’i përballoj gjitha kërkesat e tifozëve.
“Shkupin e pret “ferrin” në Prishtinë: Ballkani thuajse e shiti të gjithë stadiumin deri dje!”, është titulli i vendosur nga Sportmedia.mk”.
Ndeshja Ballkani – Shkupi luhet nesër nga ora 20:00 në Prishtinë.
Të enjten do të luhet ndeshja e dytë e rrethit të fundit për kualifikim në Conference League.
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani, do të pres në “Fadil Vokrri” kampionin e Maqedonisë së Veriut – Shkupin.
Skuadra e drejtuar nga tekniku shqiptar – Ilir Daja, fitoi me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë në “Teodorski Arena”, ku do të tentojë të përsëris suksesin edhe në ndeshjen e dytë.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, mund të shikojë me një buzëqeshje teksa Charles De Ketelaere dhe Rafael Leao po ndërtojnë një kimi të fortë, thuhet në një raport.
Sipas La Gazzetta dello Sport De Ketelaere i ka impresionuar të gjithë në Milanello deri më tani me inteligjencën, përulësinë, dëshirën për të mësuar dhe për t’u vendosur në një mjedis shumë të ri dhe të ndryshëm nga ai i vendit të tij.
Leao dje në Instagram publikoi një histori në të cilën ai po stërvitej përkrah De Ketelaere, me një emoji shtrëngimi duarsh, i cili është një mënyrë për të demonstruar sesi të dy po kalojnë shkëlqyeshëm dhe së shpejti mund të dalin në fushë nga minuta e parë së bashku.
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka thënë se dëshiron që në meçin e radhës ta ketë përballë boksierin britanik Tyson Fury, që është pronar i titullit të botës në versionin WBC.
Fury ka deklaruar se është pensionuar nga boksi. Mirëpo, Usyk beson se Fury do të kthehet për t’u ndeshur me të.
Usyk është kampion bote në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshën e rëndë, ndërsa i mungon vetëm edhe titullin WBC që e ka Fury, për t’u bërë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë. Usyk ishte kampion i padiskutueshëm në peshën kruzer.
“Jam i sigurt se Tyson Fury nuk është i pensionuar. Jam i sigurt se ai do të boksojë me mua. Ai do të boksojë me mua. Nëse nuk boksoj me Furyn atëherë nuk boksoj fare”, ka thënë Usyk.
I pyetur nëse e mposht Furyn, ai ka thënë se vetëm “Zoti e di”.
“Dua të falënderoj Zotin për forcën dhe shëndetin që më dha sot. Ky meç me Joshuan do të flitet nga gjenerata”, tha Usyk.
Ai është pyetur për situatën në Ukrainë, ka thënë se fitorja është për vendin e tij, për familjen dhe për gjithë ushtarët që po e luftojnë pushtimin rus.
Oleksandr Usyk e ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan, duke i mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Sikur në meçin e parë në Londër, edhe kësaj radhe lëvizjet dhe teknika e Usykut nuk gjetën përgjigje nga Joshua.
Meçi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite përfundoi me fitore me pikë për Usykun. Dy anëtarë të jurisë i dhanë fitore Usykut me rezultat 116:112 dhe 115:113, ndërsa njëri Joshuas 115:113.
Derisa Joshua mbajti mesin e ringut dhe përqendrohej në goditje të fuqishme, kryesisht në trup. Usyk dha dukshëm më tepër goditje dhe lëvizte vazhdimisht nëpër ring.
Joshua rundin më të mirë e pati rundin e nëntë kur e vuri në vështirësi kundërshtarin Usyk. Mirëpo, në rundin e dhjetë Usyk u kundërpërgjigj dhe i dha goditje të shumta britanikut.
Për Usykun është fitorja e 20-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa Joshua ka pësuar humbjen e tretë në karrierën si profesionist, karshi 24 fitoreve.
Joshua për revanshin me Usykun kishte ndërruar stafin e trajnerëve, por nuk arriti të përballonte ukrainasin Usyk.
Dy boksierët në fund ngritën flamurin e Ukrainës, në përkrahje të shtetit që gjendet në luftë.
Anthony Joshua ka mundësin të marr revanshin ndaj Oleksandr Usyk në meçin e sotëm.
Ylli britanik do të përpiqet të rifitojë titujt e WBA, IBF dhe WBO në luftën e tij të kthimit kundër Usyk në Jeddah.
Ndeshja mes dy boksierëve pritet të fillojë nga ora 22:00.
Kujtojmë se sot janë mbajtur matjet zyrtare përpara luftës së shumë pritur.
Usyk peshonte vetëm 100.5 kilogramë, ndërsa, Joshua peshonte 110.9 kilogramë, ukrainasi ishte më shumë se 10 kilogramë më i lehtë se kundërshtari i tij.
Ballkani ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Shkupit me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt fazë së grupeve të Ligës së Konferencës.
Kjo ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.
Shkupi kaloi i pari në avantazh në minutën e 18-të, por në minutën e 22-të Ballkani arriti të barazojë.
Pamje nga ndeshja Shkupi – Ballkani (Foto: Ekipa.mk)
Vendasit e nisën më mirë kur rrezikua me Sunday Adetunji në minutën e 15-të, por Damir Ljuljanovic ishte në vend.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli për 1-0 në minutën e 18-të me Adetunjin që gjeti rrjetën pas harkimit në zonë nga Alvarez. Nigeriani shënoi me kokë.
Nuk vonoi shumë dhe Ballkani arriti të barazojë në minutën e 22-të, kur Armend Thaqi e gjen në zonë Albion Rahmanin, i cili e futi topin në rrjetë nga afër për 1-1.
Ballkani kërkoi penallti në minutën e 37-të, kur Rrahmani u rrëzua në zonë pas një duele me Blerton Shejin, por gjyqtari nuk reagoi fare.
Në minutën e 43-të, Shkupi ka mundur të kthejë epërsinë, kur Brdarovski harkoi në zonë për Adetunjin, i cili me kokë nga afër gjuajti jashtë.
Skuadrat shkuan në pushim me nga një gol për tu kthyer në fraksionin e dytë.
Zhvillohej minuta e 67-të, kur Meriton Korenica me një predhë nga jashtë zonës shënoi një super gol për 2-1.
Finalet e play off-it kanë vendosur përballë njëra-tjetrës dy skuadrat shqiptare, Shkupin dhe Ballkanin.
Kampioni i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojnë sot ballafaqimin e parë ndërmjet tyre në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Conference League.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “National Arena” në Shkup me fillim nga ora 21:00, ndërsa gjyqtar kryesor i takimit do të jetë norvegjezi Kristjanson.
Për Ballkanin kjo tashmë është një arritje historike, por kualifikimi në fazën e grupeve përveç historisë, do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike për skuadrën nga Suhareka.
Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, Ballkani të mërkurën e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit të sotëm dhe skuadra është e gatshme dhe e kompletuar për testin e parë në Shkup.
Ballkani ka konfirmuar transferimin e Dejan Zarubica, i cili së fundmi ishte pjesë e Laçit.
Sulmuesi anësor ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë nga kampioni i Superligës së Kosovës (pa ndërhyrje):
Mirë se vjen 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔
✍🏻 Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔 është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
🙌🏻 Në të shkuarën, 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 ka luajtur me ekipe si 𝗙𝗞 𝗜𝘀𝗸𝗿𝗮, 𝗕𝘂𝗱𝘂𝗰𝗻𝗼𝘀𝘁 𝗣𝗼𝗱𝗴𝗼𝗿𝗶𝗰𝗮 , 𝗙𝗞 𝗟𝗼𝘃𝗰𝗲𝗻 si dhe së fundmi ishte pjesë e 𝗞𝗙 𝗟𝗮ç𝗶.
Vlen të ceket se në edicionin e kaluar ka luajtur 31ndeshje , ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime.
🤝 Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
Skuadra e Ballkanit nëpërmjet një njoftimi në Facebook të hënën, ka bërë të ditur se ka liruar katër lojtarë.
Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivo Hoffman e Arens Mateli, më nuk janë pjesë e kampionit në fuqi të Kosovës.
Në njoftimin e klubit, thuhet se kontratat janë shkëputur me marrëveshje të dyanshme dhe mirëkuptim.
“Ju njoftojmë se Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli nuk janë më pjesë e FC Ballkanit. Me lojtarët e lartcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim. Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, ka shkruar Ballkani.