Blog

  • Spiropali pritet nga Albin Kurti: “Albini e ka nxjerr diellin sot”

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Para takimit, Spiropali dëgjohet teksa thotë ‘’e ka nxjerr Albini diellin sot’’.

    Takimi mes të dyve, po zhvillohet pas takimeve që Spiropali ka zhvilluar me liderët e tjerë, si, presidenten Vjosa Osmani, ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca, e kryetaren e kuvendit, Albulena Haxhiu.

     

  • Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se së shpejti do të hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

    Sipas njoftimit, mund të aplikojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç.

    Afati i aplikimit do të jetë nga 2 deri më 27 mars.

    Të interesuarit mund të marrin më shumë informacione në uebfaqen zyrtare të ministrisë, ndërsa aplikimi bëhet online përmes platformës së rekrutimit.

  • Pas takimit me Spiropalin, Konjufca: E ardhmja jonë dhe e kaluara jonë do jenë të lidhura përgjithmonë

    Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, teksa e quajti mike ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, tha se takimet me homolog shqiptarë janë vëllazërore.

    Ai e ka përgëzuar Shqipërinë siç tha “hapa gjigand që i ka bërë sa i përket integrimeve evropiane”.

    Konjufca tha se sa më i fortë që të jetë koordinimi mes dy shteteve, aq më e sigurt do të jetë rruga tyre drejt Bashkimit Evropian.

    Ai shtoi se në takim diskutuan sot për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinim të plotë në politikën e jashtme dhe për forcimin e ndërtimit të kapaciteteve të brendshme diplomatike.

    Miken time Elisën. Takimet me homolog nga Shqipëria nuk janë si takime tipike bilaterale sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. Vendet tona janë shumë më tepër dhe takimet tona janë vëllazërore dhe takime të të njëjtit komb që më shumë si interesa ndërshtetërore e ndajnë fatin historik dhe politik”, tha Konjufca në konferencën e përbashkët.

    Konjufca tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të cilat i kanë nënshkruar me Shqipërinë, e që janë mbi 140.

    “Në këtë frymë diskutuam sot për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinim të plotë në politikën e jashtme dhe për forcimin e ndërtimit të kapaciteteve tona të brendshme diplomatike. Shumë punë që kanë ndërlidhur fort republikat tona janë bërë gjatë mandatit të qeverive tona, e shumë të tjera presin që të bëhen gjatë këtij mandati. Kosova është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të cilat ne i kemi nënshkruar gjatë viteve me Republikën e Shqipërisë — e ato janë mbi 140 — dhe për afrimin e dy shteteve tona e po ashtu edhe të shoqërive tona në çdo fushë të jetës”, tha ai.

    Konjufca nënvizoi se sa më i fortë të jetë koordinimimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, aq m e sigurt është e ardhmja drejt BE-së.

    “Gjatë diskutimit me ministren Spiropali, unë e falënderova ministren si gjithmonë për mbështetjen e deritanishme që Republika e Shqipërisë ia ka ofruar Republikës së Kosovës edhe shtetndërtimit tonë, por edhe përfaqësimit të interesit tonë në arenën ndërkombëtare, përpjekjet për anëtarësimet tona në organizatat e rëndësishme. Dhe jam i bindur se koordinimi ynë do ta fuqizojë përpjekjen e Kosovës për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës, edhe për afrimin tonë dhe anëtarësimin tonë drejt NATO-s dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. E ardhmja jonë, ashtu si e kaluara jonë, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë që të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

  • Labi publikon “Bomba”, Bia Khalifa surprizon në videoklip!

    Labi publikon “Bomba”, Bia Khalifa surprizon në videoklip!

    Këngëtari Labinot Rexha ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Bomba”, një këngë ritmike që është realizuar edhe me videoklip.

    Në klip shfaqet si protagoniste ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, e cila ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj provokuese dhe energjinë në skena të ndryshme të videos.

    Projekti “Bomba” vjen me ritme  dhe pamje dinamike, ndërsa kombinimi i muzikës me skenat atraktive pritet ta bëjë këngën një nga hitet e sezonit.

     

  • Shkaku i tifozëve, Barcelona gjobitet nga UEFA-ja

    Shkaku i tifozëve, Barcelona gjobitet nga UEFA-ja

    Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka gjobitur Barcelonën.

    Skuadra katalanase ka pranuar në gjobë prej 30.500 eurove.

    Ky dënim ka ardhur për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë ndeshjes me Slavia Pragën në Champions League.

    Ata ndezën tymuese brenda stadiumi dhe për këtë arsye kishte edhe vonesë në fillimin e ndeshjes.

  • Nis takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit

    Ka nisur takimi mes Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcës me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

    Dy ministrat fillimisht bënë homazhe në Prekaz, për t’u kthyer pastaj në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Pas këtij takimi, Spiropali do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti.

  • Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661 prej tyre ishin shqiptarë

    Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661 prej tyre ishin shqiptarë

    Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi për të huaj në vitin 2025, një numër më i ulët nga 9,277 në vitin 2024, sipas një përgjigjeje nga qeveria e koalicionit nën kancelarin konservator Friedrich Merz ndaj një pyetjeje parlamentare të parë nga agjencia gjermane e lajmeve.

    Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e urdhrave të dëbimit të lëshuar këtë vit kishin të bënin me qytetarë të Gjeorgjisë (671), Shqipërisë (661) dhe Turqisë (618). Të tre vendet e njëjta ishin në tre vendet e para në vitin 2024, kur shtetasit shqiptarë regjistruan numrin më të lartë, me 923 raste që përfshinin urdhra dëbimi.

    Përgjigja e qeverisë u dha pas një pyetjeje përkatëse të paraqitur në parlamentin gjerman, pa u bërë publike të dhëna të mëtejshme mbi kategoritë individuale të rasteve.

  • Spiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, i pret baca Rifat

    Vizitën e saj zyrtare, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Ajo është shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, e ku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

    Të dy Ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prejRifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

    “Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.

     

  • Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në Bruksel

    Libri “Hallka më e Fortë” u promovua në kuadër të takimit të Delegacionit për marrëdhënie me Kosovën, me thirrje për drejtësi për të mbijetuarat.

    Në ambientet e European Parliament në Bruksel u prezantua libri “Hallka më e Fortë: Një histori gojore e të mbijetuarave të përdhunimit gjatë luftës në Kosovë”, i autoreve Anna Di Lellio dhe Garentina Kraja. Aktiviteti u organizua nga Embassy of the Republic of Kosovo in Brussels, në bashkëpunim me Delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Kosovën, transmeton albinfo.

    Prezantimi u zhvillua në kuadër të takimit të rregullt të delegacionit, i cili nisi me një këmbim mendimesh mes eurodeputetëve dhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. Në pjesën e parë të sesionit, nën kryesimin e eurodeputetit kroat Davor Ivo Stier, ambasadori Bajrami informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë organizimin e zgjedhjeve, procesin e formimit të institucioneve, miratimin e marrëveshjeve me European Union, buxhetin dhe progresin në integrimin evropian.

    Ai theksoi orientimin strategjik të Kosovës drejt vlerave euroatlantike dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së institucioneve evropiane për aspiratat e vendit drejt anëtarësimit në BE.

    Në pjesën e dytë të takimit, kushtuar promovimit të librit, morën pjesë autorja Anna Di Lellio dhe znj. Kadire Tahiraj, kontribuuese në hulumtimin e rrëfimeve dhe drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Ato folën për historitë gojore të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke nxjerrë në pah krimet e rënda të kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile shqiptare, veçanërisht ndaj grave.

    Gjatë diskutimeve u theksua se drejtësia ende mungon për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës, ndërsa u nënvizua se askush nuk është dënuar për këto krime të rënda. Autorja Di Lellio theksoi se ndjekja e drejtësisë mbetet thelbësore, sidomos në një kohë kur përdorimi i dhunës seksuale si armë lufte vazhdon të përsëritet edhe në konflikte të tjera, përfshirë luftën në Ukrainë.

    Aktiviteti në Parlamentin Evropian u vlerësua si një hap i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e kujtesës dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e drejtësisë dhe përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

  • Rasti Epstein/ Bill Gates pranon lidhje jashtëmartesore me dy gra ruse, kërkon falje…

    Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka pranuar se gjatë martesës së tij me Melinda French Gates-in ka pasur dy lidhje jashtëmartesore me gra ruse.

    Përveç kësaj, gjatë një takimi të brendshëm me punonjësit e fondacionit të tij, Gates ka kërkuar falje edhe për lidhjet e tij me financuesin e dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

    Bill Gates 'took responsibility for his actions' over Epstein links,  foundation says | Reuters

    Sipas raportimit të The Wall Street Journal, Gates u ka thënë punonjësve të fondacionit se kishte udhëtuar me Epsteinin në avion privat dhe kishte kaluar kohë me të si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashtë vendit, transmeton Indeksonline.

    Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ka marrë pjesë në asnjë veprimtari kriminale dhe se nuk është përfshirë në aktivitete të paligjshme.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur lidhjet e mëparshme me Epsteinin vazhdojnë të jenë objekt diskutimi publik dhe mediatik.