Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Thuhet se ajo do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Thuhet se ajo do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pamjet e bunkerit sekret të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky janë bërë publike për herë të parë, nga vet lideri, në fjalimin e tij drejtuar popullit, në shënimin e përvjetorit të katërt të pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia.
Në video shfaqet një korridor i gjatë pa dritare dhe me një tabelë, ku shkruan “Zyra e Presidentit të Ukrainës”.
Më pas, shihet një ikonë ortodokse në një mur me një përshkrim të simbolit kombëtar ukrainas.
“Kjo zyrë, ky vend i vogël në bunkerin në Rrugën Bankova është vendi ku zhvillova bisedat e mia të para me udhëheqësit botërorë në fillim të luftës. Këtu fola me Presidentin Biden dhe pikërisht këtu dëgjova: Volodymyr, ka një kërcënim. Duhet të largohesh urgjentisht nga Ukraina. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë me këtë. Dhe këtu u përgjigja se më duhen municione, jo një makinë”, tha Zelensky.
Rruga Bankova ndodhet në mes të lagjes qeveritare në Kiev dhe ka qenë vendi i zyrave presidenciale që nga pavarësia në vitin 1991.
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka miratuar fushëveprimin e Komisionit.
Anëtari i këtij Komisioni, Fahrush Rexhepi propozoi që në fushe veprimtarinë e këtij komisioni duhet të përfshijë edhe mbikëqyrjen e institucioneve shkencore në arsim.
“Propozoj futjen e mbikëqyrjen e ligjshmërisë në disa institucione tjera shkencore për Insitutin e Historisë dhe Albanologjik dhe është edhe Instituti i Pedagogjisë”, tha ai.
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci konsideroj se fushë veprimtaria është mjaftë gjithëpërfshirës dhe nuk ka nevojë të ngarkohet.
“Janë përfshirë specifikisht disa tema bazuar në praktikat e më hershme. Ne mund të ndërhyjmë në aktivitete dhe mbikëqyrja edhe jashtë asaj që është e përcaktuar specifikisht. Të mos ngarkohet fushë veprimtaria siç është e cek dhe temat tjera mund t’i trajtojnë varësisht nga nevoja”, tha ajo.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj u shpreh se meqenëse ende nuk ka program të qeverisë dhe nuk dihet qasje e qeverisë së re karshi fushës së arsimit, kërkoi një takim me ministrin e Arsimit, Hajrullah Cekun për të diskutuar, si dhe të ftohen edhe drejtorët e arsimit të komunave të Kosovës.
Anëtarja e Komisionit për Arsim nga radhët e PDK, Sala Jashari kërkoi funksionalizimit të Këshillit Shtetërore Para-universitarë të përcaktuar me ligj.
Anëtarja e komisionit për arsim nga LDK, Jehona Lushaku propozoi që agjenda evropian dhe harmonizimi dhe kurrikula të jetë prioritet i këtij komisioni.
Anëtari i Komisionit nga Lista Serbe, Nemanja Bisevaq tha se çështja e mbikëqyrjes së arsimit të lartë në veri është çështje e dialogut.
“Megjithatë, konsideroj se kjo është çështje e dialogut dhe një nga kompetencat e komisionit të ardhshëm të përbashkët, prandaj mendoj se ne nuk duhet të merremi me këtë çështje tani”, tha ai.
Për këtë, Enver Hoxhaj tha se çështja e arsimit nuk i takon dialogut dhe politikës ditore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një emërim të ri në Zyrën e Kryeministrit, duke nominuar Arlind Manxhukën si Zëdhënës të Qeverisë.
Ky ndryshim shënon një kalim nga funksioni partiak në detyrën shtetërore për Manxhukën, i cili tashmë ka shërbyer si Këshilltar Politik i Kryeministrit.
Në vendimin e nënshkruar nga Kryeministri, që është siguruar nga Demokracia.com, thuhet se Manxhuka do të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë që i përcakton Ligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe do të marrë përsipër detyra shtesë të caktuara nga Kryeministri.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Zëdhënësi i Qeverisë është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zëdhënësit të Qeverisë janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe kryen detyra të tjera shtesë të caktuara nga Kryeministri.
Marrëdhënia e punësimit e Zëdhënësit të Qeverisë përfundon me mbarimin e mandatit të Kryeministrit, nëse ky emërim nuk ndërpritet më herët.
“Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Kryeministri. Vendimi i dërgohet: Z. Arlind Manxhuka, Zëdhënës i Qeverisë / Këshilltar Politik i Kryeministrit Shefit të Stafit të Kryeministrit. Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së”.
Arlind Manxhuka, deri tani ka qenë zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili njihet për mbrojtjen e fuqishme publike të qëndrimeve të partisë dhe të Kryeministrit Kurti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona, M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., nën dyshimin për “mashtrim në bashkëkryerje” mbi 1.5 milion euro.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, katër të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 1,578,180.00 euro viktimës H.M.
Një nga të dyshuarit M.M dyshohet edhe për falsifikim të dokumenteve, ndërsa i dyshuari tjetër D.R. edhe për legalizim të përmbajtjes së rreme.
Ndaj tyre, Gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Komunikata e plotë:
Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, caktohet paraburgim prej 30 ditësh
Prishtinë, 24 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër (4) persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 (Dyzetë e tetë) orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale: Mashtrimi në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu i dyshuari M.M. dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari D.R. dyshohet edhe për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.
Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.
Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga Gjykata është kërkuar lëshimi i urdhërit ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale.
Ndërkaq, Gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.

Sot në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion mbahet një tjetër seancë për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale.
Sipas Tv Klan, në sallën e gjyqit do të jetë edhe Rigels Rajku, i njohur në publik si Noizy. Ky i fundit është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, të cilit iu vendos lëndë plasëse në qershor të vitit 2022.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pas sherrit që kishte pasur këngëtari me një tjetër reper, Kleviol Ahmeti, ose siç njihet me pseudonimin Cllevio.


Një person ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Nemanjina”, në Zveçan.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Rr. Nemanjina, Zveqan 22.02.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Mos e humbni kohën duke jetuar me ëndrra, por bëjini ato realitet. Ja disa gjëra që duhet të bëni kur jeni i ri.
Rinia është koha kur jeni më energjikë se kurrë. Në rini një pjesë e mirë e veprimeve tuaja janë spontane. Në këtë periudhë të jetës duket sikur koha ecën shumë ngadalë dhe ju mendoni se keni kohë plot për t’i bërë të gjithë gjërat që dëshironi.
Ne shpesh themi: “Jam ende i ri, kam ende kohë për të udhëtuar, për të mësuar gjuhë të huaja apo për të provuar eksperienca të reja”. Mirëpo, e keni gabim. Koha kalon kaq shpejt sa ne nuk e mendojmë. Ndaj, mos e humbni kohën duke jetuar me ëndrra, por bëjini ato realitet. Ja disa gjëra që duhet të bëni kur jeni i ri.
Bëni sa më shumë udhëtime
Njerëzit që shpenzojnë para për të udhëtuar janë shumë më të lumtur sesa ata që i harxhojnë këto para për të blerë rroba. Ndaj, edhe nëse keni pak para, mund të bëni një udhëtim në një vend afër, por të jeni të sigurt që do ju bëjë më të lumtur sesa të blini veshje të reja.
Kaloni kohë me motrën ose vëllanë tuaj të vogël
Vëllezërit ose motrat më të mëdhenj kanë gjithmonë shumë gjëra për të bërë, por duhet ta dini se koha ikën shumë shpejt dhe ata rriten. Më vonë do të pendoheni që nuk keni kaluar mjaftueshëm kohë me ta.
Mos ëndërroni për sporte të vështira, por bëjini ato
Të gjithë kanë dëshira të ndryshme, por hezitojnë t’i realizojnë. Mos e mendoni dy herë, në rini është koha për të bërë gjithçka.
Ndihmoni të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj
Një gjest i vogël në dukje, mund të jetë një gjë e madhe për njerëzit në nevojë. Ndihmoni të varfrit, ose kujdesuni për kafshët.
Gjeni kohën për të studiuar
Provimet vijnë më shpejt sesa ju e mendoni. Mos gjeni justifikime për të vonuar përgatitjen tuaj. Në çdo moment merrni librat dhe filloni e lexoni.

Në rrugët e Londrës po testohen taksi pa shofer, të drejtuara nga inteligjenca artificiale, të cilat mund të fillojnë operimin që këtë vit.
Automjetet janë zhvilluar nga kompania britanike Wayve dhe lëvizin në trafik pa ndërhyrjen e duarve në timon.
Sistemi AI reagon në kohë reale ndaj semaforëve, këmbësorëve, biçiklistëve dhe kryqëzimeve, duke u përpjekur të imitojë mënyrën se si mendon një shofer njerëzor.

Mesfushori Pedri u paraqit në një emision televiziv dhe u diskutuan shumë gjëra rreth tij dhe klubit katalunas.
Spanjolli zbuloi edhe një detaj në dhomat e zhveshjes, ku tha se Lamine Yamal është ai që lëshon këngët, shkruan Indeksonline
Megjithatë, tani skuadra e Barcelonës ka “mbetur” pa “dj”, kjo për shkak të muajit të Ramazanit.
“Lamine është ai që zakonisht lëshon muzikën në dhomat e zhveshjes. Por tani nuk mund ta bëjë, për shkak të Ramazanit. Gavi vendos këngë anglisht… edhe pse nuk i kupton fare”, u shpreh Pedri.
Kujtojmë që Lamine Yamal është mysliman dhe në ndeshjen e fundit ishte agjërueshëm.