Blog

  • Fidan Aliti: “Në Kosovë nuk ka analiza profesionale, por humor në televizione

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si trajtohen analizat sportive nëpër televizione, duke i cilësuar ato më shumë si humor sesa si analiza të mirëfillta.

    Pas ndeshjes së fundit, Aliti u shpreh se fokusi duhet të jetë te loja dhe lojtarët, e jo te komentet e sipërfaqshme.

    “Nuk ka rëndësi Fidani, Amiri apo Vedati. Dua t’i përgëzoj lojtarët e rinj që luajtën sot. U lumtë. Jemi mbrojtur dhe kemi pritur kundërsulmet. Kemi analizuar se çka nuk shkoi ndaj Zvicrës,” – tha Aliti.

    Sipas tij, publiku në Kosovë meriton analiza profesionale dhe jo shaka që vetëm bëjnë njerëzit të qeshin.

    “Këtu në Kosovë bëhen shumë analiza pas ndeshjeve. Populli ynë e meriton një analizë profesionale. Këto që po i dëgjoj nuk janë analiza, por humor. Në televizione bëjnë cirkus, i shtyjnë njerëzit që të qeshin. Për mua kjo nuk është analizë profesionale. Detyra jonë nuk është t’u përgjigjemi atyre,” – deklaroi mbrojtësi.

    Aliti theksoi se lojtarët nuk duhet të merren me komentet e tilla, por të japin përgjigjen e tyre vetëm në fushën e lojës:

    “Detyra jonë është t’i injorojmë. Nuk kemi nevojë t’u përgjigjemi atyre që bëjnë shaka me lojtarët. Përgjigjja jonë ishte në fushë.”

    Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në opinion, duke hapur debatin për cilësinë e analizave sportive në mediat vendore.

  • Shqipëri-Letoni, publikohen formacionet zyrtare

    Shqipëria luan “finalen” e parë për në Botërorin 2026 përballë Letonisë, me kuqezinjtë që kanë si detyrim vetëm fitoren.

    Përballë këtij kundërshtari, Kombëtarja jonë nuk numëron asnjë fitore, por edhe asnjë humbje, me 6 takime, të cilat kanë përfunduar në barazim.

    Tekniku Sylvinho ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër.

    Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë polaku Damian Sylwestrzak, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij, Paweł Sokolnicki dhe Adam Karasewicz si anësorë, ndërsa Damian Kos si arbitër i katërt. Në krye të VAR-it do të jetë Piotr Lasyk, i cili do të asistohet nga Pawel Malec.

    Formacionet Zyrtare:

  • Vëllazërore në miqësore, lojtari i Shqipërisë huq qëllimisht penaltinë e pamerituar ndaj Kosovës (VIDEO)

    Kombëtarja e Kosovës ishte mysafire e asaj të Shqipërisë në kategorinë U19.

    Për Shqipërinë u akordua një penalti tejet diskutabile dhe lojtari kuqezi pati dicka të mendje.

    Ai e humbi qëllimisht penaltinë duke “ia falur” topin portierit kosovar.

     

  • Turqia e dy shqiptarëve në gjysmëfinale të EuroBasket 2025

    Turqia ka shkruar histori në EuroBasket 2025, duke siguruar një vend në gjysmëfinale pas plot 24 vitesh pritje. Kombëtarja turke mposhti bindshëm Poloninë e trajnerit Igor Miliçiq me rezultat 91-77, në një ndeshje ku dominoi nga fillimi deri në fund.

    Ylli i Houston Rockets, Alperen Şengün, ishte figura kryesore e përballjes, duke regjistruar një triple-double mbresëlënës me 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. Përkrah tij, Sehmus Hazer dhe Shane Larkin kontribuan me nga 13 pikë, duke siguruar që Turqia të kontrollojë ndeshjen në çdo aspekt.

    Në anën tjetër, për Poloninë u dalluan Jordan Loyd dhe Mateusz Ponitka me nga 19 pikë secili, por kjo nuk mjaftoi për të rivalizuar fuqinë e turqve.

    Me këtë fitore, Turqia arrin në gjysmëfinale për herë të parë që prej EuroBasket 2001, kur si nikoqire u ndal vetëm në finale nga Jugosllavia.

    Në këtë edicion, skuadra e drejtuar nga Ergin Ataman do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Lituanisë dhe Finlandës.

  • FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”

    FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka paraqitur notë proteste ndaj UEFA-s dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.

    Kjo pasi në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027 për grupmoshat U21, Kosovë-Spanjë, Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”, raporton Klankosova.tv

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një shkrese drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe atij të Federatës Spanjolle, Rafael Louzan, ka shprehur shqetësimin, duke theksuar se Kosova është anëtare e barabartë e familjes së futbollit evropian dhe botëror.

    “Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një shkrese të presidentit Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan, ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit”

    “Në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027, Kosovë U21 – Spanjë U21, kjo federatë iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”, gjë që bie ndesh me rregullat dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

    Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Spanjës U21 do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

  • Trajneri i Suedisë: Kosova fitoi me meritë

    Selektori i kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka folur për humbjen e pësuar nga Kosova.

    Ai ka thënë se fitorja e “Dardanëve” është shumë e merituar.

    “Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë. Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip”.

    “Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.

    Ai tutje, ka folur edhe për pjesën e dytë të ekipit të tij, por duke mos harruar të kujtojë se ka fituar tetë nga 11 ndeshjet e fundit.

    “Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të mirë. Ishte në tërësi. Kjo nuk ishte mirë. Por mos të harrojmë që kemi fituar tetë nga 11 ndeshjet nga shtatori 2024. Mendoj se kemi fituar tetë, kemi humbur një dhe kemi barazuar dy. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë, por duhet kohë për të ndërtuar. Nuk ishim vetvetja. Kemi luajtur ndeshje fantastike ndaj Sllovenisë, por kjo përpjekje ishte e pamjaftueshme. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës dhe kjo ishte goditje. Por do të gjejmë mënyrë për të dalë nga kjo”, ka vazhduar tekniku danez.

    Kosova fitoi 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”, duke marrë pikët e para në kualifikimet e Botërorit 2026.

  • Apple do të zbulojë iPhone-in e ardhshëm

    Apple do të zbulojë iPhone-in e ardhshëm

    Apple të martën do të zbulojë linjën e saj të ardhshme të iPhone-ve.

    iPhone-t e rinj do të jenë të parët që do të dalin në treg që kur presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe nisi një breshëri tarifash, në atë që administrata e tij e quan një përpjekje për të sjellë prodhimin e huaj përsëri në SHBA.

    Nëse Apple ndjek të njëjtën skemë emërtimi që nga debutimi i produktit në vitin 2007, modelet e reja do të quhen iPhone 17.

    Por kompania nga Cupertino, Kaliforni, kohët e fundit devijoi nga tradita me formulën e saj të emërtimit për sistemin operativ të iPhone, shkruajnë mediat e huaj..

    Kur versioni i ardhshëm i sistemit të saj iOS u prezantua në konferencën e zhvilluesve në qershor, Apple zbuloi se përditësimi falas do të quhet iOS 26 në lidhje me vitin e ardhshëm – një teknikë marketingu që prodhuesit e makinave e kanë përqafuar për dekada të tëra.

    Pavarësisht kësaj, këta iPhone të rinj pritet të prodhohen ende në qendrat prodhuese të Apple në Kinë dhe Indi, gjë që ka shkaktuar “habi të madhe” në administratën Trump.

    Si Trump ashtu edhe Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, kanë këmbëngulur vazhdimisht që iPhone të prodhohen në SHBA.

    Kjo është një kërkesë joreale që analistët thonë se do të duheshin vite për t’u realizuar dhe do të rezultonte në një dyfishim, ose edhe trefishim, të çmimit mesatar aktual të iPhone prej rreth 1,000 dollarësh.

    Tim Cook u përpoq “ta qetësonte” Trump duke u zotuar fillimisht se Apple do të investonte 500 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme, dhe më pas e rriti nivelin muajin e kaluar duke shtuar edhe 100 miliardë dollarë të tjerë në angazhim.

    Ai gjithashtu i dhuroi Trump një statujë me një bazë ari 24 karatësh.

  • ​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

    Suedia ka pësuar një nisje të vështirë në kualifikueset e Kupës së Botës, duke barazuar fillimisht 2-2 me Slloveninë dhe më pas duke u mposhtur 2-0 nga Kosova në Prishtinë. Pas kësaj disfate, trajneri i kombëtares suedeze, Jon Dahl Tomasson, u shfaq i zhgënjyer, duke pranuar se fitorja e Kosovës ishte e merituar.

    “Një fitore e merituar për Kosovën. Ata e deshën më shumë. Ne nuk i ndoqëm parimet tona dhe luajtëm ngadalë. Pësuam disa kundërsulme aty ku duhej të kishim bërë më mirë si ekip. Edhe ne trajnerët kemi përgjegjësinë tonë,” tha Tomasson për Viaplay.

    Ai theksoi se përpjekja e Suedisë në pjesën e dytë nuk mjaftoi: “E futëm topin në zonë, por na mungoi ideja. As mbrojtja dhe as sulmi ynë nuk ishin në nivel. Ishte i gjithë sistemi që nuk funksionoi.”

    Megjithatë, trajneri i Suedisë kujtoi se skuadra e tij ka pasur rezultate pozitive më herët: “Kemi fituar tetë nga dymbëdhjetë ndeshjet e fundit që nga shtatori 2024. Kjo humbje është një pengesë, por nuk do të na ndalë. Ne ëndërrojmë për Kupën e Botës dhe do të gjejmë një mënyrë për të arritur atje.”

    ​Inter në kërkim të një sulmuesi, në skenë del emri befasues

    Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Tomasson përsëriti se është jashtëzakonisht i zhgënjyer, ashtu si edhe lojtarët, por ka besim se Suedia do të rikthehet: “Nuk duhet të harrojmë se na munguan disa lojtarë. Do të gjejmë rrugën drejt Kupës së Botës.”

    Fitorja e Kosovës ndaj suedezëve u cilësua një sukses i madh, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Franco Foda tri pikë të rëndësishme në grupin kualifikues.

  • Problem tek shërbimet cloud të Microsoft-it, shkak ndërprerjet në kabllot nënujore në Detin e Kuq

    Problem tek shërbimet cloud të Microsoft-it, shkak ndërprerjet në kabllot nënujore në Detin e Kuq

    Microsoft njoftoi se platformat e saj të shërbimeve cloud, përfshirë Azure, janë prekur nga probleme të shkaktuara nga dëmtimi i kabllove nënujore në Detin e Kuq, raporton BBC.

    Sipas kompanisë amerikane të teknologjisë, përdoruesit e Azure, mund të përballen me vonesa për shkak të ndërprerjeve të trafikut të internetit që kalon përmes Lindjes së Mesme.

    Microsoft nuk dha sqarime mbi shkaqet e dëmtimit, por bëri të ditur se kishte arritur të ridrejtonte pjesërisht trafikun përmes rrugëve alternative.

    Rrjeti global i prekur

    Fundjavën e kaluar, raportime të ndryshme sugjeruan se këto ndërprerje kanë prekur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të Azisë. Kabllot nënujore, të shtrira në fundin e oqeaneve, përshkruhen shpesh si “shtylla kurrizore” e internetit global, pasi transmetojnë të dhëna mes kontinenteve.

    Microsoft publikoi një përditësim ku shpjegonte se trafiku i Azure që kalon nëpër Lindjen e Mesme “mund të përjetojë vonesa të rritura për shkak të dëmtimeve të fibrave nënujore në Detin e Kuq”. Kompania theksoi se trafiku që nuk kalon përmes këtij rajoni nuk është prekur.

    Ndërprerje të gjera në rajon

    Sipas organizatës NetBlocks, e cila monitoron aksesin në internet, një seri dëmtimesh në kabllot e Detit të Kuq ka ndikuar shërbimet online në disa vende, përfshirë Indinë dhe Pakistanin.

    Pakistan Telecommunication Company njoftoi në rrjetin X se kabllot janë dëmtuar pranë qytetit saudit të Xhedahut dhe paralajmëroi se shërbimet e internetit në vend mund të ngadalësohen ndjeshëm gjatë orëve të pikut.

    Shkaqe të mundshme dhe shqetësime për sabotim

    Kabllot nënujore shpesh dëmtohen nga ankorat e anijeve ose fatkeqësi të tjera detare, por në raste të caktuara janë bërë edhe objektiv i sulmeve të qëllimshme.

    Në shkurt 2024, disa kabllo komunikimi në Detin e Kuq u dëmtuan duke shkaktuar vonesa të mëdha në trafikun e internetit midis Azisë dhe Europës. Ngjarja ndodhi pak pasi qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit paralajmëroi për rrezikun që lëvizja Houthi, e mbështetur nga Irani, mund të sabotonte kabllot dhe të sulmonte anije në Detin e Kuq. Houthit i mohuan akuzat.

    Edhe në Detin Baltik, që prej pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, disa kabllo nënujore dhe gazsjellës janë dëmtuar në rrethana të dyshimta, të konsideruara si sabotime. Më herët këtë vit, autoritetet suedeze sekuestruan një anije të dyshuar për dëmtimin e një kablloje nënujore drejt Letonisë, ndërsa hetimet paraprake treguan shenja të qarta sulmi të qëllimshëm.

  • Shkëlqen Kosova, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

    Kombëtarja e Kosovës ka triumfuar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjes së dytë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

    Që nga minuta e parë Kosova dëshmoi karakter të fortë duke treguar një rezistencë të madhe në fazën defanzive si dhe duke rrezikuar në çdo dalje të mundshme në fazën e sulmit.

    Golin e epërsisë Kosova e gjeti në minutën e 13-të me anë të Elvis Rexhbecaj i cili realizoi për rezultatin 1-0 në një situatë një për një me portierin Robin Olsen.

    Të besuarit e Franco Fodës nuk u zmbrapsën pas golit të epërsisë dhe vazhduan me sulmet në drejtim të portës suedeze.

     

    Po luhej minuta e 40-të e takimit kur pas një kundërsulmi vrasës, Kosova e gjeti edhe golin e dytë.

    Ishte Vedat Muriqi i cili realizoi një super gol për 2-0 pas një kombinimi fantastik me Albion Rrahmanin i cili ishte në rolin e asistuesit.

     

    Në pjesën e dytë Kosova shfaqi një disiplinë të shkëlqyer taktike duke arritur ta menaxhojë me sukses epërsinë e krijuar në pjesën e parë.

    Florent Muslija pas një depërtimi të bukur ku dribloi disa kundërshtarë iu afrua golit, por fatkeqësisht topi përfundoi pranë shtyllës së Olsen.

    Në anën tjetër suedezët të vetmin rast më serioz e patën në minutën e 84-të me Alexander Isak, por ky i fundit u ndal nga Arijanet Muric.

    Kosova e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Lindon Emërllahut me karton të kuq.

    Kështu rezultati mbeti po ai i njëjti i pjesës së parë dhe Kosova mori fitoren e parë në këtë cikë kualifikues, duke lënë mbrapa humbjen zhgënjyese nga Zvicra.