Blog

  • Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë pritet të luhet pa tifozë, kjo është arsyeja e fortë

    Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë pritet të luhet pa tifozë, kjo është arsyeja e fortë

    Të gjithë e kujtojmë 14 tetorin e vitit 2014, kur tifozët serbë eskaluan dhe tentuan të sulmojnë futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, në stadiumin e Beogradit.

    Që nga ajo kohë, tifozët serb në vazhdimësi në ndeshjet e organizuara nga UEFA, në stadium shfaqin flamuj serb me hartën e Kosovës, e nuk munguan as thirrjet nacionaliste ”Kosova është Serbi”.

    E njëjta episodë u shfaq edhe mbrëm, në ndeshjen Serbi – Angli, ku ”Tre Luanët” fituan me rezultat 5-0, edhe pse stadiumi ishte i mbyllur pjesërisht, pas dënimit të UEFA-s.

    Por me 11 tetor Serbia do të jetë nikoqire e Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror.

    Sipas raportimeve në mediat serbe, thirrjet e mbrëmshme të tifozëve në ndeshjen ndaj Anglisë, do ti kushtojnë shtrenjtë federatës së Serbisë.

    Gazeta ”Allo” raporton se UEFA pritet të ketë një dënim të rënd, ku stadiumi ”Rajko Mitiq” pritet të jetë i mbyllur plotësisht për tifozët.

    Federata e Futbollit e Serbisë pritet të dënohet për thirrjet “Kosova është Serbi” në ndeshjen Serbi – Angli e zhvilluar të martën mbrëma në Beograd.

  • Finlanda me Edon Maxhunin për herë në gjysmëfinale të një Kampionati Evropian

    Finlanda me Edon Maxhunin për herë në gjysmëfinale të një Kampionati Evropian

    Në një fitore historike 93-79, Finlanda triumfoi në çerekfinalen e EuroBasket 2025 përballë Gjeorgjisë dhe për herë të parë në histori siguron një vend në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni madhor.

    Që nga minuta e parë, ekipi finlandez dominoi ndeshjen dhe tregoi kontroll të plotë të lojës – në të dyja anët e fushës.

    Mikael Jantunen shquhet me 19 pikë, ndërsa Lauri Markkanen shtoi 17 pikë, duke udhëhequr ofensivën me siguri dhe përvojë.

    Edon Maxhuni nuk mungoi në momentet vendimtare: me 15 pikë dhe 4 asistime, ai kontribuoi me stil dhe shkëlqim për të përcaktuar rezultatin në favor të Finlandës.

    Pas kësaj historie të shkruar, Finnët tani presin në gjysmëfinale fituesin e duelit mes Gjermanisë dhe Sllovenisë.

    Kjo arritje përbën një kulm pas sukseseve ndaj Serbisë dhe Gjeorgjisë në fazat përmbyllëse të kupës – një rrugë e shkëlqyer që po i çon drejt medaljes europiane. /AsistiOnline.com/

  • Rivaliteti vazhdon, Samsung tallet me iPhone-t e rinj

    Rivaliteti vazhdon, Samsung tallet me iPhone-t e rinj

    Samsung reagoi shpejt ndaj prezantimit të iPhone 17 nga Apple, i cili u zbulua dje gjatë konferencës së madhe në Kaliforni, ku u prezantuan edhe modelet e tjera të reja të iPhone.

    iPhone Air, telefoni më i hollë i Apple deri tani me vetëm 5.6 mm trashësi, ka tërhequr vëmendje edhe për çmimin e tij të lartë. Modelet standarde Air, Pro dhe Pro Max kanë shkaktuar reagime të përziera midis përdoruesve, të cilët i konsiderojnë shpesh si shtrenjta.

    Pavarësisht veçorive të reja si Apple Intelligence dhe iOS 26, modeli i ri mungon një tipar kyç: telefoni inteligjent i palosshëm. Samsung nuk la pa e përdorur këtë si një provokim në rrjetin social X, ku postuan:

    “Nuk mund ta besoj që kjo është ende relevante”

    Postimi i tyre citonte një cicërimë nga viti 2022: “Na tregoni kur të paloset”. Me këtë, gjiganti i Koresë së Jugut theksoi se rivalët amerikanë ende nuk kanë prezantuar një telefon inteligjent të palosshëm.

    Nga ana tjetër, Apple vlerësoi veçoritë e reja të pajisjeve të saj: “Modelet më të fundit të iPhone sjellin shumë dashuri. Mjete të dobishme nga Apple Intelligence që e bëjnë jetën tuaj të përditshme më të lehtë. Performancë dhe besueshmëri më e mirë me Wi-Fi 7, Bluetooth 6 dhe Thread – të gjitha të mundësuara nga N1, çipi ynë i ri pa tel. Lidhje të shpejta dhe të sigurta me 5G dhe eSIM. Dhe veçori sigurie të dizajnuara për t’ju dhënë qetësi mendore.”

    “Qëllimi ynë ishte të krijonim një iPhone që ndihet si një pjesë e së ardhmes, i fuqishëm por aq i hollë dhe i lehtë sa duket sikur zhduket në duart tuaja.”, shtuan nga kompania amerikane.

  • ZKA: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

    ZKA: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar rezultatet e auditimit të performancës mbi “Efektiviteti i Sistemit për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve në Kosovë” për periudhën 2022–2024, duke vlerësuar trajtimin e ankesave, planifikimin dhe realizimin e inspektimeve, zbatimin e strategjive dhe programeve, ndërgjegjësimin publik dhe koordinimin ndërinstitucional.

    Auditimi ka treguar se, pavarësisht përpjekjeve të institucioneve, konsumatorët në Kosovë nuk përfitojnë mbrojtje reale, të drejtë dhe efektive, ndërsa institucionet nuk arrijnë të garantojnë transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

    Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve është i dobët dhe jo i koordinuar. Procedurat për trajtimin e ankesave nuk janë të qasshme, të unifikuara dhe nuk monitorohen në mënyrë sistematike, gjë që pengon një mbikëqyrje të besueshme dhe transparente të rasteve. Inspektimet kryhen kryesisht pas ankesave individuale dhe jo në bazë të analizës së rrezikut.

    Strategjitë dhe planet për mbrojtje të konsumatorëve nuk shoqërohen me veprime konkrete e të matshme, ndërsa fushatat për ndërgjegjësim janë të kufizuara dhe nuk arrijnë te të gjithë qytetarët. Koordinimi ndërmjet institucioneve mbetet i dobët dhe mungon një sistem i integruar për ndarjen e të dhënave dhe ndjekjen e përbashkët të rasteve.

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se “mangësitë e identifikuara në funksionimin e Sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve ndikojnë drejtpërdrejt në të drejtën e qytetarëve për produkte dhe shërbime të sigurta, informim të qartë dhe mekanizma efektivë për mbrojtje.”

    Për të përmirësuar trajtimin e ankesave, forcimin e inspektimeve, rritjen e ndërgjegjësimit dhe koordinimin ndërinstitucional, ZKA-ja ka dhënë 13 rekomandime konkrete.

  • Argjentina dhe Brazili humbin në ndeshjet e fundit, spektakël në ndeshjet e Amerikës së Jugut

    Argjentina dhe Brazili humbin në ndeshjet e fundit, spektakël në ndeshjet e Amerikës së Jugut

    Dhjetë kombëtaret e Amerikës së Jugut u rikthyen në fushë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, duke dhuruar befasi të mëdha dhe rezultate interesante.

    Ekuadori mposhti kampionët e botës, Argjentinën, me shifrat 1-0. Golin vendimtar e realizoi Enner Valencia nga pika e bardhë e penalltisë. Ndeshja u tensionua më tej, pasi të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë lojtarë pas kartonëve të kuq për Caicedo dhe Otamendi.

    Leo Messi nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, me trajnerin Scaloni që vendosi ta pushonte atë.

    Edhe Brazili dështoi në udhëtim, duke u mundur nga Bolivia me të njëjtin rezultat minimal 1-0. Goli erdhi nga Migelito, i cili shënoi saktë nga penalltia, duke fundosur “Seleçaon”.

    Spektakël i vërtetë u pa në Venezuelë, ku Kolumbia triumfoi 6-3 në një ndeshje plot gola dhe ritëm të lartë. Kolumbianët treguan forcën e tyre sulmuese dhe morën tre pikë të rëndësishme.

    Nga ana tjetër, Peruja u dorëzua përballë Paraguait, duke humbur me shifrat 1-0. Një gol i vetëm mjaftoi që paraguajasit të gëzonin në këtë përballje të fortë.

    Ndërkohë, dueli i pritur mes Kilit dhe Uruguait nuk prodhoi fitues. Përballja u mbyll pa gola, duke ndarë nga një pikë për secilën kombëtare.

  • Anglia i’a mbush thasët me gola Serbisë në Beograd

    Anglia i’a mbush thasët me gola Serbisë në Beograd

    Anglia sonte fitoi me rezultat 0:5 kundër Serbisë, duke i shkatërruar totalisht në mes të Beogradit.

    Me këtë humbje, Serbia bie në vendin e 3-të me 7 pikë, pas 4 ndeshjeve.

    Me 11 tetor, Serbia luan kundër Shqipërisë, ndeshje që mund të jetë vendimtare për pozitën e dytë të grupit.

     

  • Shqipëria e mposht Letoninë me shumë telashe

    Shqipëria e mposht Letoninë me shumë telashe

    Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Letonisë me rezultat minimal 1-0.

    Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur Qazim Laçi fitoi penallti për Shqipërinë, pasi mbrojtësi letonez luajti me dorë pas harkimit të tij.

    I saktë nga pika e bardhë u tregua Kristjan Asllani që realizoi për 1-0.

    Përkundër se Shqipëria vazhdoi duke dominuar dhe duke krijuar raste, gola më nuk pati në 45 minutat e para.

    Kësisoj skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të kuqezinjve 1-0.

    Edhe në pjesën e dytë ishte Shqipëria që pati më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste.

    Rast të artë iu dha kapitenit Berat Gjimshiti, por qendërmbrojtësi dështoi të shënonte nga afërsia duke gjuajtur jashtë portës.

    Letonezët kanë mundur të barazojnë rezultatin në 1-1, por Mario Mitaj në minutën e 86-të largoi topin nga vija fatale.

    Deri në fund nuk pati më gola dhe Shqipëria mori fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botërorë.

    Me këto tre pikë, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e tetë pikëve në Grupin K dhe janë në pozitën e dytë, shtatë pikë më pak se lideri Anglia që ka 15 pikë.

    Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është në muajin tetor ndaj Serbisë në udhëtim.

  • Mbyllen pjesët e para – Shqipëria po e mund Letoninë, e Anglia Serbinë

    Mbyllen pjesët e para – Shqipëria po e mund Letoninë, e Anglia Serbinë

    Shqipëria po fiton 1:0 ndaj Letonisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

    Kristjan Asllani shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të.

    Në anën tjetër, Anglia po fiton në Beograd ndaj Serbisë, 0:2.

    Harry Kane, 33′, dhe Noni Madueke, 35′, shënuan për Tre Luanët.

  • Arteta e bën gati listën, këta dy super lojtarë pritet të largohen nga Arsenali në merkaton e dimrit

    Arteta e bën gati listën, këta dy super lojtarë pritet të largohen nga Arsenali në merkaton e dimrit

    Arsenali tashmë po punon për afatin kalimtar dimëror, gjatë të cilit londinezët pritet të ndahen nga dy lojtarët e tyre.

    Këta janë lojtarët sulmues Gabriel Jesus dhe Leandro Trossard, koha e të cilëve në Emirates duket se ka mbaruar, pohon Football Insider.

    Mikel Arteta dëshiron ta rinovojë skuadrën e tij, dhe Jesus është tashmë 29 vjeç dhe Trosard është 30 vjeç.

    Sezonin e kaluar, Jesus shënoi 7 gola dhe bëri 2 asiste në 27 ndeshje për Arsenalin, ndërsa Trossard kishte 10 gola dhe 10 asiste në 56 ndeshje.

  • U21, Nuk mjafton supergoli i Hasanit – Kosova pëson nga Spanja

    U21, Nuk mjafton supergoli i Hasanit – Kosova pëson nga Spanja

    Kosova U21 ka humbur në shtëpi nga Spanja U21 në kualifikueset për Kupën e Botës.

    Spanjollët kaluan në epërsi përmes Joel Roca-s në minutën e 11-të.

    Po 11 minuta më vonë Dardanët barazuan përmes  një supergoli të Arianit Hasanit.

    Sidoqoftë, spanjollët u kthyen në epërsi në minutën e 70-të falë golit të Iker Bravos.

    Rezervisti Adrian Nino vulosi fitoren e Furisë së Kuqe në minutën e 95-të.

    Pas dy xhirosh, Kosova ndodhet e katërta në grupin A me një pikë.