Blog

  • Tragjedi në Gjakovë: 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës

    Tragjedi në Gjakovë: 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën Pjetër Pogdani në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

    Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në ora 16:20 derisa viktima me inicialet L.F. po punonte në terren, krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

    Lëndimet e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Më pas, trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij aksidenti tragjik.

  • Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

    Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës me Mallorcën, duke u shndërruar në një nga golashënuesit më të spikatur në La Liga me 21 gola.

    Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen edhe të Barcelonës, që po kërkon alternativa efektive dhe ekonomike për repartin ofensiv.

    Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e sheh Muriqin si një profil ndryshe nga sulmuesit aktualë, i fortë fizikisht, dominues në ajër dhe shumë i rrezikshëm në zonë.

    Për më tepër, përvoja e tij në La Liga e bën një opsion të sigurt për t’u përshtatur menjëherë. Operacioni konsiderohet i realizueshëm financiarisht, pasi kartoni i tij mund të kushtojë rreth 15 milionë euro, një shifër e përballueshme për Barcelonën në kushtet aktuale ekonomike.

    Nëse lëvizja realizohet, Muriqi mund të bëjë hapin më të madh të karrierës dhe të kalojë në një nga klubet më të mëdha në Evropë.

  • ChatGPT Images 2.0 sjell aftësi të të menduarit në gjenerimin e imazheve

    ChatGPT Images 2.0 sjell aftësi të të menduarit në gjenerimin e imazheve

    Gjeneratori më i fundit i imazheve i OpenAI ka aftësi të të menduarit. ChatGPT Images 2.0 vjen një vit pas versionit 1.0 dhe premton automatizim të plotë nga fillimi në fund për detyrat vizuale.

    Images 2.0 ka aftësinë të hulumtojë dhe sintetizojë informacionin nga uebi në pamje të detajuara “në nivel prodhimi”.

    OpenAI po e pozicionon Images 2.0 si një zëvendësim të plotë edhe për aplikacionet e dedikuara të editimit të imazheve, pasi mund të heqë sfondet, të transformojë raportet e aspektit dhe të nxjerrë deri në tetë imazhe njëkohësisht në rezolucion 2K.

    Images 2.0 shkëlqen në gjenerimin e infografikave dhe diagrameve me një besueshmëri të përmirësuar, në mënyrë drastike në një larmi më të gjerë gjuhësh.

    Gjithashtu thuhet se është më i mirë në ndjekjen e udhëzimeve të shpejta dhe ruajtjen e detajeve të kërkuara.

    Images 2.0 është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e ChatGPT, ndërsa modaliteti “Imazhe me të menduar” është ekskluziv për planet e nivelit Plus, Pro, Business dhe Enterprise.

  • Emri s’qenka befasi! Kjo është artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Spotify

    Emri s’qenka befasi! Kjo është artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Spotify

    Spotify feston 20 vjetorin dhe publikoi listën e këngëve më të transmetuara të të gjitha kohërave.

    Të dhënat janë mjaft interesante dhe përfshijnë muzikantë, podkaste, albume dhe audiolibra, transmeton Indeksonline.

    Dhe nëse jeni kuriozë, të dhënat pasqyrojnë transmetimet globale të Spotify që nga prilli i vitit 2026. Informacioni merr parasysh qindra miliona transmetime.

    Dhe nuk duhet të jetë çudi që Taylor Swift , e cila është vazhdimisht artistja më e transmetuar çdo vit, është numri një në listën e të gjitha kohërave! Bad Bunny renditet në vendin e dytë.

    Për sa i përket albumeve, kënga “Un Verano Sin Ti” e Bad Bunny është më e transmetuara ndonjëherë!

    Shkoni poshtë për të parë se kush mban titujt më të transmetuar në Spotify…

    Artistët më të dëgjuar të të gjitha kohërave në Spotify
    1) Taylor Swift
    2) Bad Bunny
    3) Drake
    4) The Weeknd
    5) Ariana Grande
    6) Ed Sheeran
    7) Justin Bieber
    8) Billie Eilish
    9) Eminem
    10) Kanye West
    11) Travis Scott
    12) BTS
    13) Post Malone
    14) Bruno Mars
    15) J Balvin
    16) Rihanna
    17) Coldplay
    18) Kendrick Lamar
    19) Future
    20) Juice WRLD.

  • Real Madridit i mungojnë dy lojtarë kyç në garën për titull: Militao dhe Guler të lënduar

    Shanset tashmë të vogla të Real Madridit për ta rikthyer titullin e La Ligës në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit kanë marrë një goditje të rëndë, pasi dy lojtarë të rëndësishëm pothuajse janë jashtë për pjesën e mbetur të edicionit.

    Si Éder Militão, ashtu edhe Arda Güler pritet të mungojnë gjatë gjithë muajit të fundit të sezonit. Mbrojtësi brazilian u largua nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Alavesit, dhe fillimisht u mendua se ishte vetëm një masë paraprake.

    Në anën tjetër, Güler mungoi papritur në stërvitje dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, ku në fillim u besua se bëhej fjalë për një shqetësim të lehtë që kërkonte vetëm pushim.

    Megjithatë, sipas raportimeve të Diario AS, të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime të shkallës së dytë në muskujt e kofshës (hamstring), që zakonisht kërkojnë 3 deri në 4 javë rikuperim, duke i lënë jashtë për pjesën më të madhe të ndeshjeve të mbetura.

    Në rastin më optimist, ata mund të jenë gati për dy sfidat e fundit të sezonit ndaj Sevillës dhe Athletic Bilbaos. Por nëse rikuperimi zgjat më shumë, nuk pritet të rrezikohet kthimi i tyre i parakohshëm, sidomos duke pasur parasysh afërsinë e Kupës së Botës.

    Ndërkohë, një lajm më pozitiv vjen nga Raul Asencio, i cili pritet të rikthehet së shpejti pas një virusi që e la jashtë për disa ditë dhe i shkaktoi humbje të konsiderueshme në peshë.

  • Lamine Yamal e humb “El Clasico”-n dhe pjesën tjetër të sezonit!

    Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal mbrëmë pësoi një lëndim gjatë gjuajtjes së penalltisë ndaj Celta Vigos.

    Siç është raportuar, futbollisti spanjoll ka pësuar një këputje muskolare në kofshë.

    Deri tani nuk ka info të saktë rreth operacionit dhe fazës së rikuperimit.

    Por, futbollisti me shumë gjasa do e humb komplet pjesën tjetër të sezonit dhe do të jetë në dyshim për Kupën e Botës 2026.

  • Mali i Zi në progres në rrugën drejt anëtarësimit, Costa: Hap i madh, BE-ja fillon procesin e zgjerimit

    Mali i Zi në progres në rrugën drejt anëtarësimit, Costa: Hap i madh, BE-ja fillon procesin e zgjerimit

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një reagim në platformën X ka përgëzuar Malin e Zi për hapat e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Në reagimin e tij, Costa thekson se vendimi i vendeve anëtare për të krijuar Grupin e Punës për hartimin e Traktatit të ri të Anëtarësimit është një moment kyç.

    “Urime Malit të Zi – sot bëmë një hap të madh drejt anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian. Vendimi për të krijuar Grupin e Punës për të hartuar Traktatin e ri të Anëtarësimit është një moment kyç. Për herë të parë që nga viti 2013, BE-ja fillon procesin e zgjerimit të ardhshëm”, ka shkruar Costa.

  • Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

    Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion.

    Klinasit arritën ta eliminonin Ballkanin në gjysmëfinale.

    Në ndeshjen e parë të luajtur në Suharekë, Dukagjini shënoi fitore me rezultat të thellë 0:3.

    E sot ishte mision i vështirë përmbysja për suharekasit, ndërsa pësuan humbje 3:2.

    E misioni u bë edhe më i vështirë sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të Albert Diene në minutën e 30-të.

    Një minutë më herët, Elton Basri shënoi për epërsinë e Dukagjinit.

    Bleart Tolaj barazoi shifrat në minutën e 34-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

    Tolaj shënoi përsëri në minutën e 55-të për epërsinë e Ballkanit, por rezultati u barazua nga Pefqeli në minutën e 67-të.

    Në minutën e 84-të, Dienit Isufi shënoi për 3:2 dhe epilogun e këtij takimi.

    Në finale, Dukagjini do ta presë fituesin e ndeshjes mes Ferizajt dhe Llapit.

  • BE drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, gati sistemi për verifikim moshe

    BE drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, gati sistemi për verifikim moshe

    Vendet e Bashkimit Evropian po rrisin presionin për të kufizuar qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale, ndërsa Brukseli po përgatitet të vendosë një standard të përbashkët në nivel kontinental.

    Një valë nismash kombëtare ka shtyrë përpara këtë debat, me disa shtete që tashmë kanë ndërmarrë hapa konkretë, raportoi të mërkurën “Euronews”.

    Franca ka miratuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, ndërsa Danimarka ka arritur një marrëveshje politike për masa të ngjashme.

    Në Spanjë po diskutohet një prag edhe më i rreptë, që synon kufizimin deri në moshën 16 vjeç.

    Ndërkohë, Greqia, e cila planifikon të zbatojë një ndalim nga viti 2027, po i bën thirrje institucioneve evropiane për qasje të unifikuar.

    Ky presion i koordinuar duket se po jep rezultat. Më 15 prill, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se platformat digjitale “nuk kanë më justifikime” për dështimin në mbrojtjen e të miturve në internet. Ajo bëri të ditur gjithashtu se aplikacioni i BE-së për verifikimin e moshës është teknikisht gati për t’u përdorur.

    Aplikacioni kërkon që përdoruesit të verifikojnë moshën përmes dokumenteve zyrtare ose identiteteve digjitale. Më pas, sistemi gjeneron një konfirmim duke përdorur teknologjinë e njohur si “zero-knoëledge proofs”, e cila u lejon platformave të konfirmojnë moshën pa ekspozuar të dhëna personale.

    Kodi i aplikacionit është i hapur dhe i ndërtuar për t’u integruar me kuletat digjitale kombëtare, si dhe për t’u përdorur nga platforma të njohura si TikTok, Instagram, Facebook dhe Snapchat.

    Të katër këto platforma janë aktualisht nën hetim nga Bashkimi Evropian për dështime në mbrojtjen e të miturve.

    Ndërkohë, paneli i Komisionit për sigurinë e fëmijëve pritet të japë verdiktin e tij gjatë kësaj vere, një vendim që mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të politikave digjitale në Evropë.

  • Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

    Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Ballkanit.

    Skuadra nga Klina është një hap larg finales, pasi në takimin e parë ka fituar me rezultat 3-0.

    Ndeshja tjetër gjysmëfinale luhet mes Ferizajt dhe Llapit, me vendasit që kanë përparësi, pasi fituan 2-1 në përballjen e parë.

    Të dyja këto ndeshje zhvillohen nga ora 15:00.