Blog

  • Bizneset kineze në Kosovë: 448 në letra, vetëm 13 aktive në terren

    Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5 milion banorë dhe pa marrëdhënie diplomatike me Kinën, prania e bizneseve me kapital kinez duket paradoksale: qindra të regjistruara në letra, por vetëm disa që funksionojnë realisht.

    Të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve tregojnë se nga viti 2000 deri në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 448 biznese me origjinë kineze në Kosovë.

    Megjithatë, vetëm 13 prej tyre rezultojnë aktive, ndërsa 396 janë pasive dhe 39 janë shuar.

    Kjo tablo ngre pikëpyetje jo vetëm për efektivitetin e këtyre investimeve, por edhe për cilësinë e mbikëqyrjes institucionale në vend.

    Shifra të larta, aktivitet i ulët

    Bizneset me kapital kinez anë përqendruar kryesisht në sektorë si tregtia me shumicë dhe pakicë, gastronomia, akomodimi, industria nxjerrëse (xehetaria dhe gurthyesit), si dhe fusha e informimit dhe komunikimit.

    Por, pjesa dërrmuese e tyre mbeten vetëm në regjistra.

    Bizneset e kategorizuara si pasive nuk kanë përditësuar të dhënat dhe nuk kanë tërhequr certifikatën me numër unik identifikues – një tregues që, sipas njohësve të ekonomisë, ngre dyshime për funksionimin real të tyre.

    Numri më i madh i regjistrimeve është shënuar në periudhën 2004-2009.

    Pas kësaj kohe, interesi ka rënë ndjeshëm, ndërsa nga viti 2011 e këndej janë regjistruar mesatarisht vetëm deri në tri biznese kineze në vit.

    Biznese “aktive” që mezi gjenden

    Një verifikim i Radios Evropa e Lirë në terren nxjerr në pah një realitet edhe më të zbehtë.

    Nga 13 bizneset e deklaruara si aktive, dhjetë rezultuan të paqasshme në telefon.

    Vetëm tri prej tyre konfirmuan se operojnë: një restorant në Prishtinë, një biznes për shitjen e pajisjeve teknologjike dhe një kompani në sektorin e gurthyesit.

    Vetë përfaqësuesit e këtyre bizneseve, duke folur në kushte anonimiteti, theksojnë se bashkëpunimi me aksionarë kinezë nuk është pjesë e ndonjë strategjie të gjerë investimi, por se lidhet me iniciativa individuale.

    Një bashkëpronar restoranti thotë se ideja për biznesin erdhi pas njohjes me një aksionar kinez në Norvegji, me synimin për të sjellë kuzhinën aziatike në Kosovë.

    Një aksionar në sektorin e teknologjisë tregon se kishte bindur një investitor kinez të bëhej ortak pas vizitave në Kinë.

    Në Rahovec, ndërkaq, pritet të nisë operimin një kompani për nxjerrjen e gurit si lëndë e parë për mermer, me destinacion eksporti drejt Kinës – një nga rastet e rralla me orientim të qartë tregtar.

    Mes interesit ekonomik dhe ndikimit strategjik

    Pavarësisht aktivitetit të kufizuar, ekspertët paralajmërojnë se prania kineze nuk duhet parë vetëm përmes shifrave aktuale.

    Në nivel global, Kina ka ndërtuar një strategji të zgjerimit ekonomik përmes investimeve në infrastrukturë, energji dhe tregje të reja, veçanërisht përmes nismave si “Brezi dhe Rruga”.

    Sipas ekspertëve, Kina, përmes investimeve të këtij lloji, synon jo vetëm përfitime tregtare, por edhe shtrirjen e ndikimit të saj politik dhe strategjik.

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, vlerëson se diferenca e madhe mes bizneseve të regjistruara kineze në Kosovë dhe atyre aktive, ngre shqetësime.

    “Do të ishte e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të kryejnë analiza më të thelluara, jo vetëm për transparencë, por edhe për të kuptuar nëse kemi investime reale apo vetëm prezencë statistikore”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

    Nga ana tjetër, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, e sheh interesin e Kinës në rajon si pjesë të një strategjie më të gjerë.

    Sipas tij, Ballkani Perëndimor shihet si një hapësirë e rëndësishme për zgjerim ekonomik drejt Evropës, ku investimet në energji dhe infrastrukturë shoqërohen me diplomaci ekonomike.

    “Kina po investon në rajon në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës dhe këto aktivitete tregojnë se bëhet fjalë për një qasje të koordinuar, që kombinon biznesin me diplomacinë ekonomike”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

    Në këtë kontekst, Serbia përbën shembullin më të qartë të thellimit të ndikimit kinez, jo vetëm në ekonomi, por edhe në fusha si kultura, media dhe arsimi.

    Sa u kushtoi serbëve autostrada me Malin e Zi?

    Ndryshe nga Serbia, Kosova mbetet jashtë këtyre zhvillimeve, kryesisht për shkak të pozicionit të saj politik properëndimor.

    Megjithatë, Mulaj vëren se edhe në Kosovë ka sinjale të një qasjeje të tillë, duke përmendur lehtësimin e procedurave për pajisje me viza për në Kinë përmes Zyrës ndërlidhëse kineze në Prishtinë.

    Pa marrëdhënie diplomatike

    Kosova dhe Kina nuk kanë marrëdhënie diplomatike, pasi Pekini nuk e njeh pavarësinë e saj dhe mbështet, siç thotë, integritetin territorial të Serbisë.

    Kina operon në Kosovë përmes një zyre ndërlidhëse që funksionon nën Ambasadën e saj në Beograd.

    As Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe as Zyra ndërlidhëse kineze nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me verifikimin dhe kontrollimin e bizneseve kineze, apo numrin e aplikimeve për viza kineze, që dorëzohen nga qytetarët e Kosovës për udhëtime në Kinë, dhe numrin e qytetarëve kinezë që vizitojnë Kosovën.

    Orientimi perëndimor dhe dilemat strategjike

    Kosova mbetet e orientuar qartë drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ky orientim është i lidhur ngushtë me aspiratat për integrim euroatlantik dhe me mbështetjen politike dhe të sigurisë që vendi ka marrë nga Perëndimi që nga paslufta.

    Sipas Mulajt, orientimi i tillë duhet të reflektohet edhe në përzgjedhjen e partnerëve ekonomikë, veçanërisht në sektorë strategjikë si energjia, infrastruktura dhe telekomunikacioni.

    “Në këta sektorë, zgjedhja e partnerëve duhet të bëhet me analizë afatgjatë, duke balancuar përfitimet ekonomike me sigurinë kombëtare dhe orientimin strategjik të shtetit”, vlerëson ai.

    Edhe Mehmeti thekson nevojën për forcimin e diplomacisë ekonomike, duke argumentuar se Kosova nuk po arrin të tërheqë investime cilësore dhe afatgjata nga partnerët perëndimorë.

    “Në praktikë, diplomacia ekonomike ose mungon, ose nuk funksionon në mënyrë efektive”, vlerëson ai.

    Një raport i pabalancuar tregtar

    Përtej investimeve direkte, marrëdhënia ekonomike Kosovë-Kinë dominohet nga një debalancë e theksuar tregtare.

    Kosova shpenzon mbi dy milionë euro në ditë për import nga Kina – nga lodrat dhe pajisjet elektroshtëpiake deri te produktet ushqimore.

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi nga Kina është rritur nga 452 milionë euro në vitin 2021 në rreth 920 milionë euro në vitin 2024.

    Në anën tjetër, eksportet e Kosovës drejt Kinës mbeten minimale – më pak se një milion euro në vit – duke e thelluar ndjeshëm deficitin tregtar dhe duke reflektuar një marrëdhënie ekonomike të pabarabartë.

  • Malisheva rikthen “Profën” si trajner

    Malisheva rikthen “Profën” si trajner

    Malisheva ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Elon Berishës.

    Dhe ata kanë vendosur që ta kthejnë Bylbyl Sokolin në këtë pozitë, pas 3 vitesh.

    Këtë e njoftoi klubi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

    “FC Malisheva njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e mirënjohur, Prof. Bylbyl Sokoli – i cili do të drejtoi skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.Profa rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkarisht”, shkruhet në njoftimin e Malishevës.

    Ai do të menaxhojë Malishevën deri në fund të këtij sezoni.

  • Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë, Prokuroria: U përdorën thika e shkopinj druri

    Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë, Prokuroria: U përdorën thika e shkopinj druri

    Tre persona me inicialet B.S., V.S, dhe S.S., janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” ditën e djeshme në Vragoli të Fushë Kosovës.

    “Sipas dyshimeve fillestare, rreth orës 17:00, në fshatin Vragoli, Komuna e Fushë Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale ndërmjet palëve, ka eskaluar një përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të rrezikshme, përkatësisht thika dhe shkopinj druri, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    Prokuroria tha se “ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin”.

  • Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuari në Han të Elezit

    Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuari në Han të Elezit

    Një person është parë sot në Han të Elezit teksa lëvizte me një armë, gjë që ka shkaktuar frikë tek qytetarët, dhe e cila më pas rezultoi se kishte qenë lodër.

    Lidhur me këtë rast, u aktivizua edhe Policia e Kosovës, thanë se i dyshuari, me iniciale E.B., 50-vjeçar, është intervistuar dhe i njëjti ka dorëzuar mjetin e dyshimtë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli bëri të ditur për redaksinë se i dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij tetëvjeçar.

    “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë patrulluese të stacionit policor në Han të Elezit kanë bërë identifikimin e personit të dyshuar, i cili rezulton të jetë qytetar nga Hani i Elezit, me iniciale E.B., ( 50 vjeç), i cili është intervistuar nga patrulla policore dhe ka dorëzuar mjetin e dyshimtë, i cili, sipas pamjeve, përputhet me mjetin që shihet në videon që ka qarkulluat në media”.

    “I dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij 8-vjeçar dhe se është i njëjti mjet që kishte në dorë”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që, me pëlqimin e palës, të kryhet bastisja e shtëpisë së të dyshuarit.

    Veseli njoftoi se bastisja është realizuar, mirëpo nuk është hasur në ndonjë mjet apo provë të dyshimtë.

    “Me udhëzim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa mjeti i dyshimtë është konfiskuar”, përfundoi ai.

     

  • Konjufca bën homazhe për Eliot Engel, thotë se ishte mik i madh i Kosovës

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherit zv.kryeministri i parë Glauk Konjufca ka bërë homazhe në nderim të kongresistit, Eliot Engel.

    Konjufca përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Engel për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi dhe se ky ishte momenti për të nderuar jetën dhe veprën e tij,

    Postimi i tij i plotë:

    Dje, në New York, bëra homazhe në nderim të Kongresistit Eliot Engel dhe shpreha ngushëllimet në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.

    Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi.

    Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

  • Turqia merr vendim që këto modele të veturash t’i zhdukë nga tregu

    Turqia merr vendim që këto modele të veturash t’i zhdukë nga tregu

    Prodhimi i sedanëve të segmentit C, të cilët shiten me çmime të përballueshme në Turqi, po i vjen fundi gradualisht. Ndërsa prodhimi i Fiat Egea Sedan-it do të përfundojë në qershor 2026, prodhimi i Renault Megane-t, i cili është shitur me të njëjtën karroceri për shumë vjet, do të përfundojë gjithashtu në vitin 2027.

    Rënia e disponueshmërisë së automjeteve sedan me çmime të përballueshme në treg ka filluar t’i zhvendosë blerësit e makinave drejt modeleve SUV.

    Rritja e fushatave promocionale për makinat e reja i ka vështirësuar shitjet në tregun e makinave të përdorura, duke çuar në ulje çmimesh deri në 15 për qind.

    Lufta midis SHBA-së dhe Iranit, i cili ka hyrë në një armëpushim të brishtë, dhe rënia e çmimeve të arit nga nivelet e tyre më të larta historike kanë shtyrë planet për blerjen e makinave. Për më tepër, normat e interesit të depozitave që arrijnë në 42% në vit kanë ulur gjithashtu shitjet e makinave.

  • Pas një pauze, Trixa surprizon me rikthimin e saj

    Pas një pauze, Trixa surprizon me rikthimin e saj

    Këngëtarja Beatrix Ramosaj është rikthyer në palestër dhe nuk ka hezituar ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka postuar foto duke ushtruar, ndërsa ka lënë edhe një mbishkrim të shkurtër por domethënës: “it’s been a while”.

    Ky rikthim i Beatrix duket se vjen pas një periudhe pauze, duke lënë të kuptohet se artistja po i rikthehet rutinës së saj dhe kujdesit për veten.

    Ndjekësit e kanë pritur pozitivisht këtë postim, duke e komplimentuar për energjinë dhe formën e saj.

  • Spalletti bëhet kinse po ia merr veturën Zhegrovës, ky ishte reagimi i tifozëve

    Spalletti bëhet kinse po ia merr veturën Zhegrovës, ky ishte reagimi i tifozëve

    Një moment i pazakontë dhe me humor është bërë viral me protagonist trajnerin italian Luciano Spalletti dhe makinen e futbollistit kosovar Edon Zhegrova.

     

     

    Në pamjet që po qarkullojnë, Spalletti shihet duke bërë shaka sikur po “i merr makinën” Zhegrovës, duke shkaktuar të qeshura te tifozët dhe të pranishmit që e kanë parë situatën.

    Edhe pse Zhegrova nuk ishte fizikisht i pranishëm në moment, videoja ka marrë shpejt vëmendje në rrjetet sociale. Tifozët kanë reaguar me humor, duke komentuar dhe duke e kthyer situatën në një moment viral argëtues.

  • Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar të vendosin një bllokadë të porteve iraniane, e cila do të fillojë orën 10:00 ET (14:00 GMT / 15:00 BST).

    Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë se bllokada do të zbatohet për anijet nga të gjitha vendet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane – si në Iran ashtu edhe në ato në Gjirin dhe Gjirin e Omanit.

    Megjithatë, thuhet se nuk do ta ndalojnë “lirinë e lundrimit” përmes ngushticës “për në dhe nga portet jo-iraniane”.

  • Aeroporti njofton ndryshime të reja nga 1 Prilli, ja çfarë duhet të dini

    Nga 1 Prilli 2026, udhëtarët do të përfitojnë nga një përvojë më e shpejtë dhe më e lehtë në aeroport falë zbatimit të procedurave të reja për regjistrimin online dhe përdorimin e boarding pass-it në celular apo të printuar.

    Përfitimet kryesore:
    • Anashkaloni radhët me karta (boarding pass) në celular/të shtypura
    • Shkoni direkt në portën tuaj (pa bagazhe të regjistruara)
    • Përdorni shërbimin tonë të shpejtë të dorëzimit të bagazheve të regjistruara
    • Kurseni kohë të çmuar në aeroport

     

    Njoftim: Gjatë regjistrimit online në sistemin e linjës ajrore, emri juaj DUHET të përputhet saktësisht me dokumentet tuaja të udhëtimit – edhe një ndryshim shkronje do t’ju pengojë të përdorni kioskat dhe dorëzimin e bagazheve tona!
    Gjithashtu, ju kujtojmë të gjithë pasagjerëve të jenë në aeroport shumë kohë më parë, duke filluar nga 3 orë para orës së nisjes së fluturimit dhe të respektojnë në mënyrë strikte oraret e mbylljes së regjistrimit dhe imbarkimit sipas politikës së linjës ajrore.

    Vizitoni faqen e internetit të linjës suaj ajrore për të konfirmuar disponueshmërinë e regjistrimit online për fluturimin tuaj.
    Gati për të përjetuar një udhëtim më të shpejtë dhe më të lehtë? Filloni udhëtimin tuaj me regjistrim online sot! ✈️