Blog

  • Vritet 20-vjeçari në Suedi, raportohet se është shqiptar

    Një 20 vjeçar është vrarë në Helsinborg të Suedisë.

    Siç raporton TopChannel, viktima është shqiptar.

    Po ashtu në këtë ngjarje, është plagosur edhe një vajzë e moshës 25 vjeçare e cila ishte në shoqëri të të ndjerit.

    Policia deklaron se akoma nuk dihen motivet e këtij rasti, e gjithashtu nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.

    Tutje sipas TCh, i riu dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.

    Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

  • Rama: Sot Shqipëria është vendi ku askush s’është mbi ligjin, e ardhmja evropiane në tryezë

    Rama: Sot Shqipëria është vendi ku askush s’është mbi ligjin, e ardhmja evropiane në tryezë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Samitin e Diasporës në Tiranë, tha se Shqipëria është sot vendi ku askush s’është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë që prej kohës së pavarësisë në 1912-ën.

    Kreu i qeverisë shqiptare po ashtu vuri në dukje se Shqipëria ka hapur të gjithë grup-kapitujt në një kohë rekord dhe sot ka ambicien të përmbyllë negociatat në 2027-ën.

    “Sot pandëshkueshmëria është një mit i të kaluarës në Shqipëri dhe sot Shqipëria është vendi ku askush s’është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur, siç nuk ka qenë qysh në krye të herës, që nga 1912-ta, deri kur ne me vullnet të plotë i dorëzuam shpatën që i takon vetëm duarve të saj, për të bërë drejtësi të barabartë, për të gjithë, pa kursyer askënd. Atëherë Shqipërisë i mbyllej rregullisht dera e negociatave për anëtarësim në BE, sot i kemi çelur të gjithë grup-kapitujt, në një kohë rekord, për vetëm 11 muaj. Njësoj si ju kur ju mbyllej dera në fytyrë në ato hapa të parë në rrugët e botës dhe askush s’kishte kohë, besim, dhe vëmendje, për t’ju dëgjuar dhe kuptuar se sa vlenit, por ju këmbëngulnit, dhe pasi fshihnit lotët nga poshtërimi i ditës, riktheheshit në mëngjes duke qenë në pritje për të qenë gati për derën kur të hapej. Në Samitin e parë, e ardhmja europiane ishte aspirata që mbetej larg, sot është një tryezë ku jemi të ulur bashkërisht, ballë për ballë, me ambicien për të mbyllur negociatat në 2027-ën”, tha Rama, raporton A2CNN.

    Ai tha se sot Shqipëria ka dy gjëra që sipas tij s’i ka patur kurrë.

    “Sot kemi Shqipërinë e besuar nga bota dhe shqiptarët e botës me besimin te Shqipëria”, deklaroi Rama.

  • Sulm në një shkollë në Turqi: Plagosen 16 persona, vetëvritet autori

    Një sulm me armë zjarri u regjistrua këtë të marte në një shkollë të mesme në Siverek të Turqisë. 16 persona përfshirë nxënës u plagosën në sulm. Guvernatori i Sanlıurfas, Hasan Sıldak, njoftoi se sulmuesi i kishte marrë jetën vetes.

    Incidenti ndodhi në mëngjes në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Anadollie Ahmet Koyuncu. Një person ende i paidentifikuar hyri në shkollë me një pushkë gjahu dhe hapi zjarr. Pas raportimeve nga kalimtarët, ekipet e policisë dhe mjekësore u dërguan në vendngjarje.

    “Kemi 16 të plagosur. Sulmuesi është një ish-nxënës i shkollës sonë, i lindur në vitin 2007. Sulmuesi kreu vetëvrasje. Ne evakuuam shkollën. Incidenti po hetohet nga të gjitha këndvështrimet”, tha guvernatori.

    Ndërkohë, u mësua se disa nga nxënësit e plagosur u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit të armatosur, dhe forcat e sigurisë deklaruan se shumica e nxënësve në shkollë ishin evakuuar, shkruan Euronews.al.

    Nxënësit e plagosur u dërguan në spitale pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje.

  • Dështoi Pakistani, hynë në lojë Kina për negociatat ShBA-Iran

    Pas bllokadës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën në Ngushticën e Hormuzit, një anije cisternë kineze nafte tentoi të kalonte në atë ngushticë.

    Sipas faqës MarineTraffic, anija ka arritur thuajse në fund të kalimit të ngushticës dhe destinacion ka Kinën.

    Sipas New York Time Presidenti kinez Xi Jinping ka prezantuar një plan të ri për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

    Ky plan, që përbëhet nga katër pika kryesore, i është paraqitur Princit të Kurorës Khaled Bin Mohamed Bin Zayed Al Nahyan të Abu Dhabit, Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një takimi të zhvilluar në Pekin.

  • Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga burgu, caktohet data

    Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e ish presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta më datë 23 prill, raporton Euronewsalbania.

    Meta ka bërë kërkesë për lirimin nga burgu dhe është drejtuar disa herë me kërkesë Shkallës së parë dhe të dytë të gjyqësorit, por që i janë rrëzuar.

    Sipas mbrojtjes së Ilir Metës, rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim.

    Rekusi i Metës do të shqyrtohet nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genta Shala.

    Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

  • Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të internetit të regjistruar ndonjëherë

    Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të internetit të regjistruar ndonjëherë

    Ndërprerja e internetit në Iran, e cila u vendos menjëherë pasi SHBA-të dhe Izraeli sulmuan vendin më 28 shkurt, tani është mbyllja më e gjatë kombëtare e regjistruar ndonjëherë, sipas monitoruesit NetBlocks.

    “Ndërprerja e internetit në Iran tani është mbyllja më e gjatë e internetit në shkallë kombëtare e regjistruar ndonjëherë në çdo vend, duke tejkaluar të gjitha incidentet e tjera të krahasueshme për nga ashpërsia, pasi ka hyrë në ditën e 37-të radhazi pas 864 orësh”, tha NetBlocks në një postim në rrjetet sociale.

    Në një postim tjetër, monitoruesi vuri në dukje se disa vende kishin përjetuar mbyllje të ndërprera ose në nivel rajonal për periudha më të gjata, ndërsa Koreja e Veriut nuk ishte lidhur kurrë me internetin global.

    “Ne vazhdimisht e gjejmë veten duke kërkuar mënyra për t’u rilidhur, vetëm për të qenë në gjendje të dëgjojmë lajme të besueshme”, tha një grua 47-vjeçare në qytetin qendror të Isfahanit për AFP të shtunën.

    “Të qenit pa internet më duket si të jesh pa oksigjen. Ndihem i bllokuar dhe i mbytur”, tha një burrë 53-vjeçar në Teheran.

    Interneti lokal jashtëzakonisht i kufizuar i Iranit ka funksionuar gjatë gjithë luftës, duke u mundësuar njerëzve të lidhen me faqet e internetit vendase.

  • “Mbretëresha ime”, një burrë si Kreshniku i bën urimin special Dafinës

    “Mbretëresha ime”, një burrë si Kreshniku i bën urimin special Dafinës

    Ikona e muzikës shqipe, Dafina Zeqiri, sot ka ditëlindjen.

    Ajo ka lindur, më 14 prill të vitit 89-të në Varberg të Suedisë, ndërsa u bë pjesë e tregut muzikor që në moshë të re, duke lenë gjurmë e duke rrëmbyer çmime të shumta në lista muzikore, shkruan Indeksonline.

    Ajo mbushi plotë 36-vjet jetë dhe në orët e para urimin më të bukur e mori nga bashkëshorti, Kreshnik Gjergji.

    Me një foto romantike, ai i shkroi fjalët më të ëmbla asaj, duke e quajtur mbretëreshë.

    Gëzuar ditëlindjen gruas sime të mrekullueshme – gruaja më e fortë, më e ashpër, më punëtore dhe më mbështetëse në botë. Ti qëndron pranë meje në çdo betejë dhe e bën çdo fitore më të ëmbël. Jeta, puna, familja – ti e mban gjithçka me forcë. Jam krenar për ty dhe me fat që eci në jetë me ty pranë meje. Askush si ti. Askush më e fortë. Askush më e mirë. Gëzuar ditëlindjen, mbretëresha ime. @dafina.zeqiri”, ka shkruar Gjergji.

    Kujtojmë që dyshja janë bërë prindër të një djali në korrik të vitit 2025, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan.

  • Çmimi i naftës sot nën 1.80

    Çmimi i naftës sot nën 1.80

    1.78 euro do të shitet sot një litër naftë në Kosovë.

    Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga MINTI.

    Në vendimin e publikuar shkruan se benzina do të shitet për 1.44 euro për litër, derisa gazi për 0.89 euro.

  • “Aset i tejçmuar” – Muriqi fillon sulmin për një tjetër rekord të madh

    “Aset i tejçmuar” – Muriqi fillon sulmin për një tjetër rekord të madh

    Me dy golat e shënuar të dielën, Vedat Muriqi është bërë realizatori më i mirë në histori i Mallorcas në La Liga. Sulmuesi kosovar tani i ka 55 gola në elitën spanjolle, një më shumë se legjenda Samuel Eto’o.

    Por 31-vjeçari Muriqi ka edhe disa rekorde për të vendosur dhe është në rrugë të mirë.

    Ai këtë edicion në kampionatin spanjoll i ka 21 gola dhe tashmë është në garë me Kylian Mbappen e Real Madridit për “Trofeun Pichichi” që i ndahet golashënuesit më të mirë të edicionit në La Liga. Mbappe i ka 23 gola.

    Një rekord që mendohej se nuk do të rrezikohej gjatë, tani mund të sfidohet nga Muriqi. Bëhet fjalë për 27 golat që Dani Guiza i kishte shënuar në edicionin 2007/08 të La Ligas për Mallorcan. Guiza ishte bindshëm golashënuesi më i mirë në La Liga atë edicion. Luis Fabiano i kishte 24 gola, ndërsa Sergio Aguero 19.

    Muriqi i ka edhe shtatë ndeshje për tjetrin rekord historik të Mallorcas. Vetëm Guiza ka shënuar më shumë gola se Muriqi në një edicion të La Ligas për Mallorcan. 19 i kishte Magdaleno në edicionin 1986/87 dhe 18 Diego Tristan në edicionin 1999/2000.

    Forma aktuale e prizrenasit jep shpresë se ai mund ta thyejë rekordin e Guizas për gola brenda një edicioni. Shtatlarti e shënoi një gol ndaj Real Madridit, e së fundi dy ndaj Rayo Vallecanos. Dy gola i kishte shënuar edhe ndaj Osasunas më 7 mars.

    Por kontributi i Muriqit për skuadrën shkon shumë përtej golave që i shënon. Ai nuk ndalet duke punuar për ekipin. Mbrojtja e Mallorcas fillon prej tij. Ylli “dardan” bën shumë presion në mbrojtjen dhe mesfushën e kundërshtarit. Dhe më pas hidhet në sulm dhe pret topin nga bashkëlojtarët. Ndonëse punon shumë në fushë, vazhdon të shënojë shumë gola.

    Muriqi ka lënë të kuptohet se planifikon që ta përfundojë karrierën te Mallorca.

    Dhe rekordi për numrin total të golave të skuadrës po ashtu është në rrezik nga “Pirati”. Është sërish kamerunasi Eto’o që e ka numrin më të madh të golave për Mallorcan – 70. I dyti është Abdon Prats me 59 dhe i treti Muriqi me 56.

    “Me dygolëshin ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi e ka bërë skuadrën nga Madridi një prej viktimave favorite të këtij edicioni. Espanyoli dhe Osasuna ishin po ashtu rivalet e pëlqyera të tij. Muriqi ka shënuar nga dy herë ndaj të dy skuadrave. Madje i shënoi nga dy gola në dy ndeshjet ndaj Osasunas. Ka realizuar edhe ‘hat-trick’ ndaj Athletic Bilbaos, të parin për Mallorcan në La Liga”, ka shkruar gazeta spanjolle AS, që ka bërë një analizë për rekordet dhe shifrat e Muriqit.

    Rekordit të radhës, Muriqi shpreson t’i afrohet fundjavën e ardhshme në ndeshjen ndaj Valencias.

    “Është një sfidë që Pirati e ka në dorë dhe që e ka mundësinë ta kalojë. Duke thyer rekorde të shumta këtë edicion, Vedat Muriqi është aset i tejçmuar për Real Mallorcan”, shkruan “AS”.

  • Tragjike në Lushnjë: 55-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

    Tragjike në Lushnjë: 55-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

    Një person është gjetur i pajetë në një rrugë në Savër të Lushnjës.

    Sipas mediave në Shqipëri, viktima është identifikuar si Skënder Malia, rreth 55-vjeçar. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit.

    Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.