Blog

  • “Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e presidentit

    Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se zgjedhja e presidentit të vendit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare.

    Çitaku theksoi se PDK-ja ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta formalizojë kërkesën e tij ndaj kësaj partie përmes një letre, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    “Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa PDK-ja ka vetëm 22 deputetë. Nëse shumica parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion vetëm bashkëbisedimin me PDK-në, por ka edhe mundësi të tjera”, tha Çitaku para mediave pas mbledhjes së Kryesisë.

    “Deri tani, një letër e tillë nuk ka mbërritur në adresën e PDK-së”.

    Ndër të tjera, deputetja njoftoi se mbledhja e grupit parlamentar të PDK-së do të mbahet nesër.

  • Qeveria miraton projektligjin për energjinë elektrike

    Qeveria miraton projektligjin që përcakton rregullat dhe masat për sektorin e energjisë elektrike

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka pasur vetëm një pikë të rendit të ditës.

    Në njoftim thuhet se është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për Energjinë Elektrike.

    Sipas njoftimit, ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit.

  • Shihni çfarë i dha BMW punonjësit të saj pas 45 vitesh në kompani

    Shihni çfarë i dha BMW punonjësit të saj pas 45 vitesh në kompani

    Dalja në pension nuk duhet të jetë gjithmonë diçka e keqe , veçanërisht nëse ia ke dhënë vitet më të mira të jetës tënde një kompanie që di t’i vlerësojë punonjësit e saj.

    Në një nga fabrikat gjermane të BMW-së, një punëtor me origjinë turke i ka dhënë fund karrierës së tij profesionale pas 45 vitesh pune në të njëjtin vend. Ai i kushtoi pothuajse gjysmë shekulli markës gjermane, duke lënë një trashëgimi të punës së tij në linjën e montimit të integruar në mijëra makina. Për të shënuar daljen e tij në pension, drejtuesit e kompanisë vendosën t’i japin diçka vërtet të veçantë, shkruan Indeksonline.

    Përpara dhuratës kryesore, ai mori fillimisht një model miniaturë të kullës BMW në Mynih, ku ndodhet selia e kompanisë. Por më pas erdhi një surprizë e madhe: BMW i dhuroi një makinë sportive, jo më pak se një BMW M3 të kuqe , një nga modelet më të dashura në historinë e kompanisë bavareze.

    Lamtumira emocionale, e cila u bë menjëherë virale në mediat sociale, nxjerr në pah historinë e thellë të punëtorëve turq që ndihmuan në ndërtimin e shtyllës kurrizore të industrisë gjermane të automobilave gjatë dekadave të fundit.

    Ndërsa industria lëviz drejt automatizimit dhe teknologjive të reja, kjo dhuratë shërben si një kujtesë e fuqishme e punës njerëzore që ka përcaktuar suksesin global të BMW-së. Gjesti ka tërhequr reagime të gjera pozitive si një shembull i rrallë i një punëdhënësi që vlerëson besnikërinë afatgjatë të punonjësve të tij./Indeksonline/

     

  • Të premten seanca e Kuvendit

    Të premten do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në orën 10.

    Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

    “Ka një pajtim që seanca të ftohet të premten në orën 10:00. Përveç pikave të rregullta do të trajtohen edhe propozimet për gjyqtarë të kushtetueses. Do të trajtohet projektligji për byronë dhe vendimi i qeverise për dërgimin e forcave stabilizuese në Gaza”, ka thënë Nagavci.

    Rendi i ditës:

    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

  • E papritur, Jonida largohet nga “Ferma Vip”

    E papritur, Jonida largohet nga “Ferma Vip”

    Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi u bë pjesë e reality-show “Ferma Vip” qe në datën e parë të nisjes së këtij spektakli.

    Por duket që nuk ka arritur të ambientohet në këtë spektakël.

    Mbrëmë ajo është larguar nga “Ferma” ku është kujdesur që të palos rrobat dhe t’i marr me vete.

    Pasi filluan që të qajnë disa nga fermerët ajo iu kërkoi të mos bëjnë drama.

  • Besiktasi synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

    Besiktasi synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

    Pasi vendosi të ndahej nga Milot Rashica në fund të sezonit, Besiktas ia ka vënë syrin Edon Zhegrovës së Juventusit për pozicionin e krahut të djathtë. Mësohet se drejtuesit kanë kontaktuar agjentin e yllit të Kosovës.

    Besiktasi, duke vazhduar përpjekjet e saj për transferime për sezonin e ri, ka bërë një lëvizje të papritur.

    Bardhezinjtë, të cilët do të ndahen nga sulmuesi i krahut kosovar Milot Rashica në fund të sezonit, i kanë vënë syrin një tjetër ylli kosovar.

    Sipas mediumit turk Fanatik, është mësuar se Besiktasi po shqyrton 27-vjeçarin Edon Zhegrova, i cili luan për Juventusin.

    Raportet gjithashtu sugjerojnë se menaxhmenti i klubit turk ka kontaktuar agjentin e sulmuesit anësor nga Prishtina për të pyetur në lidhje me kushtet e kontratës.

    Zhegrova, e cila iu bashkua Juventusit në fillim të sezonit, po vuan për të siguruar kohë loje dhe është e hapur për t’u larguar nga klubi italian në fund të sezonit.

    Ylli i Dardanëve, i cila ka luajtur në 21 ndeshje këtë sezon, spikat me aftësitë e saj në driblim dhe gjuajtjet e fuqishme nga distanca.

  • Ky shtet pretendohet se do ta fitojë “Eurovision 2026”

    Gara për Festivalin e Këngës në Eurovision 2026 tashmë po nxehet dhe sipas shanseve, mund të na presë një vit spektakolar dhe konkurrues.

    Sipas Oddchecker , një vend ka dalë shumë përpara të tjerëve, duke përcaktuar tonin për atë që mund të jetë një konkurs dramatik dhe i paharrueshëm, transmeton Indeksonline.

    Pavarësisht nëse jeni një fans i flaktë i Eurovisionit, shanset aktuale tregojnë një histori të madhe.

    Në krye të renditjes me një diferencë të madhe është Finlanda , me një shans të konsiderueshëm prej 40% për fitore. Kjo nuk është vetëm një epërsi – është një deklaratë.

  • Kërkohet më shumë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, ka organizuar konferencën rajonale me temë: “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim.

    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi Goodman , tha se data 14 prill 1999 është një ditë që ia ndryshoi jetën.

    Ajo shtoi se shpirti i saj do të ketë paqe vetëm atëherë kur drejtësia do të shkojë në vend.

    “Sot është 14 prilli. Për shume juve është vetëm një ditë në kalendar, por për mua është një ditë që ma ndryshoi jetën, ma prishi fëmijërinë. Unë du me fol prej shpirti, unë e di çka do të thotë të ballafaqohesh me padrejtësi prej ndërkombëtarëve, edhe prej shtetit tonë. Isha vetëm 17 vjeçare kur kërkova drejtësi dhe kurrë nuk u ndala. Në vitin 2013 derisa mu ma mohuan drejtësinë ndërkombëtarët dhe shteti jonë. Por kur nisa të flas publikisht në 2018 filloi ndryshimi, edhe çka do të thotë një ndryshim i vogël për dikënd, çfarë ndryshimi të madh bën për të tjerët. Prej atëherë kemi katër raste që janë dënuar e që përpara kjo nuk ka ekzistuar as prej shtetit tonë e as prej ndërkombëtarëve kështu qe unë  jam krenare për ndryshimet që po ndodhin në shtetin tonë. Ju bëj thirrje që të dilni publikisht dhe të kërkoni drejtësi…Shpirti jem ka me pas paqe kur drejtësia shkon në vend, jo vetëm për rastin tem por për 20 mijë viktima tjera”, u shpreh ajo.

    Kurse, drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se edhe pas 27 vjetësh shumë raste  kanë mbetur të pandëshkuara.

    Ajo shtoi se drejtësia nuk është e plotë pa kompensimin e viktimave, raporton EO.

    Kurse, nënkryetari i parë i Kuvendit, Ardian Gola, tha sfida që kanë përballë qëndron te hendeku që vazhdon të ekzistojë ndërmjet njohjes së krimit dhe ndëshkimit të autorëve.

    Ndërkaq, ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla tha se dikasteri të cili ajo e udhëheq ka pasur në fokus të veçantë çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

  • Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për masat e përkohshme ndaj produkteve themelore parasheh ndërhyrje të drejtpërdrejtë në treg vetëm në raste të destabilizimit ekonomik, me synim kryesor mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Sipas draftit të publikuar, institucionet do të kenë të drejtë të vendosin çmime maksimale për produkte bazë, si dhe të përcaktojnë kufij të marzhës së fitimit për tregtarët me shumicë dhe pakicë, në mënyrë që të parandalohet rritja e paarsyeshme e çmimeve gjatë krizave.

    Projektligji parasheh që këto masa të mos jenë të përhershme, por të aplikohen vetëm në situata të jashtëzakonshme kur tregu pëson luhatje të mëdha apo mungesë furnizimi. Për zbatimin e tyre pritet të krijohet një organ i veçantë vendimmarrës, i cili do të analizojë gjendjen e tregut dhe do të rekomandojë masa konkrete, duke synuar një balancë mes mbrojtjes së konsumatorit dhe funksionimit të ekonomisë së lirë.

    Për qytetarët, përfitimi kryesor nga ky projektligj lidhet me mbrojtjen nga rritjet e menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve të produkteve esenciale, si ushqimet bazë dhe artikujt e domosdoshëm. Në situata krize, kjo nënkupton më shumë siguri për buxhetin familjar dhe qasje më të qëndrueshme në produkte të nevojshme.

    Në anën tjetër, për bizneset projektligji sjell një kornizë më të qartë rregullative në raste emergjente, duke vendosur rregulla të njëjta për të gjithë operatorët në treg dhe duke shmangur konkurrencën e pandershme. Megjithatë, ato mund të përballen me kufizime në fitim gjatë periudhave kur aktivizohen masat, pasi marzhet dhe çmimet do të kontrollohen nga shteti.

    Qeveria thekson se qëllimi i këtij ligji nuk është ndërhyrja e vazhdueshme në treg, por krijimi i një mekanizmi mbrojtës që aktivizohet vetëm kur ka rrezik për destabilizim ekonomik, duke tentuar të ruajë një ekuilibër mes interesit të qytetarëve dhe funksionimit normal të bizneseve.

  • Anulohen seancat e planifikuara për këtë javë në gjykimin e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë

    Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Klajt dhe Hajredin Kuçit, janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë.

    Nuk është bërë e ditur arsyeja e anulimit, mirëpo u tha se ato ishin planifikuar të mbahen në rast se ishte e nevojshme.

    Seancat e anuluara janë nga 14 deri më 17 prill 2026.

    Vlen të theksohet se kur u mbajtë konferenca përgatitore në këtë çështje u tha se këto seanca mund të mbahen në rast që do të refuzohej kërkesa që një dëshmitarit t’i pranohej dëshmia me shkrim.

    Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

    Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026, raporton Betimi për Drejtësi.

    Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

    Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

    Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.