Blog

  • Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

    Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

    Kampionia e MLS, Inter Miami ka mbetur pa trajner.

    Kjo pasi që Javier Mascherano, vendosi të largohet nga pozita e trajnerit të kësaj skuadre pas barazimit 2-2 ndaj New York Red Bulls.

     

     

    Vendimin e tij ia kumtoi drejtuesëve të klubit, pasi që shkaqet janë personale.

    Mascherano, erdhi te Inter Miami në vitin 2024 ku pati sukses pasi që u shpall kampion i MLS, për vitin e kaluar.

  • Luana ‘trazon’ rrjetin, publikon foto ‘hot’ nga bregu i detit

    Luana ‘trazon’ rrjetin, publikon foto ‘hot’ nga bregu i detit

    Luana Vjollca është një nga moderatorët me të pëlqyera në mediat shqiptare.

    Ajo shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale me postime të ndryshme.

    Bukuroshja nga Shqipëria, se fundmi ka ‘trazuar’ rrjetin me një imazh të publikuar buzë detit, raporton IndeksOnline.

    E fotografuar nga mbrapa, Luana vë në pah linjat e saj trupore në top formë.

    1. “Goca dhe deti”, ka qenë përshkrimi që moderatorja e njohur i ka bërë kësaj fotografie.
  • Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë

    Kryeministri Albin Kurti, në shënimin e 14 Prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka deklaruar në Kuvend se përvoja e vendit në adresimin e kësaj plage po merr vlerësim ndërkombëtar.

    Ai theksoi se, përkundër mungesës së reflektimit nga Serbia, Kosova po shërben si shembull i rëndësishëm për shtetet e tjera të prekura nga konfliktet.

    Kurti veçoi bashkëpunimin me Ukrainën, duke thënë se shkëmbimi i përvojave po kontribuon në mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave edhe përtej kufijve të Kosovës.

    “Përkundër mungesës së reflektimit nga Serbia, përvoja e Republikës së Kosovës në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës po shërben si shembull i rëndësishëm për vende të tjera të prekura nga konflikti. Në veçanti, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me Ukrainën dëshmon se praktikat tona po kontribuojnë në mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave edhe përtej kufijve tanë. Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë”, tha Kurti.

     

  • Zjarri në Tiranë: 4 persona dërgohen në ugjencë, pas asfiksimit nga tymi

    4 persona, nga të cilët 2 zjarrfikës dhe 2 qytetarë janë paraqitur në QSUT në urgjencën e QSUT-së nga zjarri me shenja të asfiksisë.

    Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonë  e 5 majit, përballë QSUT ku fasada e një pallati të ri është përfshirë nga një zjarr masiv, shkruan euronews.

    Për shkak të flakëve të mëdha që kanë përfshirë pallati është kërkuar evakuimi i menjëhershëm i të gjithë banorëve të pallatit dhe zonës.

  • Spektakël nga vashat “Dardane”, fitorja e tretë që ndez ëndrrën për Botëror

    Spektakël nga vashat “Dardane”, fitorja e tretë që ndez ëndrrën për Botëror

    Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave, po vazhdon me paraqitje fantastike.

    Vashat “Dardane” kanë arritur fitoren e tretë radhazi në kualifikueset për Kupën e Botës, duke e mposhtur në udhëtim Bullgarinë, me rezultat 3-1.

    Golat për Kosovën i shënuan Erleta Mehmeti, Blerta Smajli dhe Albulena Fejza.

    Kosova aktualisht është lidere e Grupit 2, me 9 pikë, e ndjekur nga Kroacia e Bulgaria me nga 3 pikë dhe Gjibraltari me 0 pikë.

    Ndeshja kthyese kundër Bullgarisë do të zhvillohet të shtunën, më 18 prill 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00.

  • Integrimi euro-atlantik i Kosovës diskutohet në Samitin e Diasporës

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është takuar me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha.

    Takimi u zhvillua në Tiranë, nën margjinat e Samitit të Diasporës, shkruan IndeksOnline.

    Në këtë takim u diskutua integrimi euro-atlantik i Republikës së Kosovës dhe roli i Shqipërisë në mbështetjen e këtij procesi.

    “Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e Ministrit Hoxha dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në çdo platformë globale, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe avancimin drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB” deklaroi Konjufca.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Sot në Tiranë, në margjina të Samitit IV të Diasporës, pata një takim të përzemërt me mikun dhe homologun tim, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

    Në frymën e lidhjes sonë të natyrshme dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve tona, diskutuam për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, për të shtyrë përpara të interesit kombëtar.

    Me fokus të veçantë diskutuam për integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe rolin e rëndësishëm që Shqipëria vazhdon të luajë në mbështetje të këtij procesi. Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e Ministrit Hoxha dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në çdo platformë globale, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe avancimin drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.

    Në kuadër të Samitit të Diasporës, diskutuam gjithashtu për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet dy vendeve tona në angazhimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare kudo në botë, si një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror i vendeve tona.

    Në margjinat e Samitit, mora pjesë gjithashtu në një panel diskutimi së bashku me Ministrin Hoxha dhe përfaqësues të tjerë nga trevat shqiptare, ku u trajtua roli i diasporës shqiptare dhe nevoja për të bërë më shumë në drejtim të përfshirjes së saj.

    Kosova dhe Shqipëria përveç se ndajnë gjuhën, historinë e sakrificën, ndajnë dhe një të ardhme të përbashkët, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë së bashku, me përkushtim dhe vizion të qartë.“

  • Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

    Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë soleme për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

    Me të filluar seanca, deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

    Në rend dite është pika kushtuar kësaj dite përkujtimore, e cila shënohet nën moton “Ma kthe dritën”.

  • Homazhe te Memoriali Heroinat – Haradinaj: Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

    Në shënimin e 14 Prillit – Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë Memoriali Heroinat.

    Haradinaj theksoi se plagët e popullit të Kosovës mbeten të thella dhe të paharrueshme, duke nderuar mijëra gra dhe burra që përjetuan dhunë gjatë luftës. Ai vlerësoi forcën e të mbijetuarve, të cilët, pavarësisht traumës së rëndë, vazhdojnë të qëndrojnë të fortë dhe dinjitozë.

    “14 Prilli shënon Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë. Mijëra jetë të rrënuara, por gjithashtu mijëra jetë të mbijetuara mbi këtë plagë të rëndë. Historitë rrënqethëse të gjithësecilit janë dëshmi të agresionit për të cilin Serbia duhet të dënohet në çdo instancë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai shtoi se drejtësia për viktimat mbetet obligim institucional dhe kombëtar, duke kërkuar që krimet e kryera gjatë luftës të mos harrohen dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

  • Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat për diasporën

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Glauk Konjufca, në Samitin IV të Diasporës që po mbahet në Tiranë, tha se bashkimi kombëtar është një proces i shumë dimensioneve, i cili duhet të nisë nga bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të diasporës.

    Konjufca vlerësoi organizimin e samitit dhe kontributin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në nismat për diasporën.

    Ai u shpreh se diaspora shqiptare është një faktor kyç për forcimin e identitetit kombëtar dhe lidhjen e brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

    “Bashkimi është i shumë dimensioneve, por ta fillojmë nga ky samit së pari. Është bërë një punë e mirë, por mendoj që herave të tjera, kur ta bashkorganizojmë këtë samit, nuk do të ishte keq që Kosova, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të gjitha trojeve shqiptare të jenë në këshillin e organizimit të këtij samiti. Duhet të identifikojmë se cilat janë projektet që forcojnë identitetin tonë dhe këto 5 shtete janë kryesore sipas meje”, pohoi Konjufca.

    Sipas tij, prioritet duhet t’u jepet vendeve ku mërgata shqiptare është më e përqendruar, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Gjermania dhe Zvicra.

    “Në SHBA kemi një mërgatë, në Greqi dhe Itali, dhe Gjermani e Zvicër janë vendimtare për mërgatën tonë dhe këtu duhet të jenë të fokusuara edhe investimet e qeverisë për të bërë projekte të përbashkëta, projekte ku të rinjtë lidhen me gjuhën dhe identitetin shqiptar”.

    “Arritja më e madhe do të ishte sikur së bashku Kosova dhe Shqipëria të mund të arrinin në këto shtete të dërgonin një numër të madh të mësimdhënësve që mbulohen financiarisht nga republikat tona dhe mirëmbajnë shkollën shqipe ku është e përqendruar më së shumti mërgata jonë”, shtoi ai.

  • I akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti pranon fajësinë, kërkon dënim të butë

    I akuzuari Liman Berisha, për kanosjen e moderatorit të Klan Kosovës,  Alaudin Hamiti, ka pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar.

    Këtë deklarim ai e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori.

    Ai deklaroi se ndihet fajtor dhe shprehu pendesë për rastin e ndodhur, duke theksuar se nga ai incizim nuk ka pasur asgjë kundër të dëmtuarit Alaudin Hamiti.

    Berisha kërkoi falje ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe i propozoi gjykatës që gjatë matjes së dënimit t’i shqiptohet një dënim sa më i butë, raporton “Betimi për Drejtësi”.