Blog

  • Pesë gjëra që duhet bërë në rini

    Pesë gjëra që duhet bërë në rini

    Mos e humbni kohën duke jetuar me ëndrra, por bëjini ato realitet. Ja disa gjëra që duhet të bëni kur jeni i ri.

    Rinia është koha kur jeni më energjikë se kurrë. Në rini një pjesë e mirë e veprimeve tuaja janë spontane. Në këtë periudhë të jetës duket sikur koha ecën shumë ngadalë dhe ju mendoni se keni kohë plot për t’i bërë të gjithë gjërat që dëshironi.

    Ne shpesh themi: “Jam ende i ri, kam ende kohë për të udhëtuar, për të mësuar gjuhë të huaja apo për të provuar eksperienca të reja”. Mirëpo, e keni gabim. Koha kalon kaq shpejt sa ne nuk e mendojmë. Ndaj, mos e humbni kohën duke jetuar me ëndrra, por bëjini ato realitet. Ja disa gjëra që duhet të bëni kur jeni i ri.

    Bëni sa më shumë udhëtime

    Njerëzit që shpenzojnë para për të udhëtuar janë shumë më të lumtur sesa ata që i harxhojnë këto para për të blerë rroba. Ndaj, edhe nëse keni pak para, mund të bëni një udhëtim në një vend afër, por të jeni të sigurt që do ju bëjë më të lumtur sesa të blini veshje të reja.

    Kaloni kohë me motrën ose vëllanë tuaj të vogël

    Vëllezërit ose motrat më të mëdhenj kanë gjithmonë shumë gjëra për të bërë, por duhet ta dini se koha ikën shumë shpejt dhe ata rriten. Më vonë do të pendoheni që nuk keni kaluar mjaftueshëm kohë me ta.

    Mos ëndërroni për sporte të vështira, por bëjini ato

    Të gjithë kanë dëshira të ndryshme, por hezitojnë t’i realizojnë. Mos e mendoni dy herë, në rini është koha për të bërë gjithçka.

    Ndihmoni të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj

    Një gjest i vogël në dukje, mund të jetë një gjë e madhe për njerëzit në nevojë. Ndihmoni të varfrit, ose kujdesuni për kafshët.

    Gjeni kohën për të studiuar

    Provimet vijnë më shpejt sesa ju e mendoni. Mos gjeni justifikime për të vonuar përgatitjen tuaj. Në çdo moment merrni librat dhe filloni e lexoni.

  • Taksitë ‘pa shofer’, të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, do të fillojnë operimin në Londër këtë vit

    Taksitë ‘pa shofer’, të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, do të fillojnë operimin në Londër këtë vit

    Në rrugët e Londrës po testohen taksi pa shofer, të drejtuara nga inteligjenca artificiale, të cilat mund të fillojnë operimin që këtë vit.

    Automjetet janë zhvilluar nga kompania britanike Wayve dhe lëvizin në trafik pa ndërhyrjen e duarve në timon.

    Sistemi AI reagon në kohë reale ndaj semaforëve, këmbësorëve, biçiklistëve dhe kryqëzimeve, duke u përpjekur të imitojë mënyrën se si mendon një shofer njerëzor.

  • Pedri: Zakonisht Lamine i lëshon këngët, por tani është Ramazani!

    Pedri: Zakonisht Lamine i lëshon këngët, por tani është Ramazani!

    Mesfushori Pedri u paraqit në një emision televiziv dhe u diskutuan shumë gjëra rreth tij dhe klubit katalunas.

    Spanjolli zbuloi edhe një detaj në dhomat e zhveshjes, ku tha se Lamine Yamal është ai që lëshon këngët, shkruan Indeksonline

    Megjithatë, tani skuadra e Barcelonës ka “mbetur” pa “dj”, kjo për shkak të muajit të Ramazanit.

    “Lamine është ai që zakonisht lëshon muzikën në dhomat e zhveshjes. Por tani nuk mund ta bëjë, për shkak të Ramazanit. Gavi vendos këngë anglisht… edhe pse nuk i kupton fare”, u shpreh Pedri.

    Kujtojmë që Lamine Yamal është mysliman dhe në ndeshjen e fundit ishte agjërueshëm.

  • Gjakovë: Dorëzohet një person në polici, me vete kishte granatë dore

    Gjakovë: Dorëzohet një person në polici, me vete kishte granatë dore

    Një person është dorëzuar në polici në Gjakovë në lidhje me veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

    Rasti kishte ndodhur më 25 janar, kurse i njëjti u dorëzua të hënën.

    I dyshuari kishte me vete edhe një granatë dore. Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i deminimit të cilët kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Lajm bombastik nga Spanja, Simeone arrin marrëveshje me gjigantin italian

    Lajm bombastik nga Spanja, Simeone arrin marrëveshje me gjigantin italian

    “El Chiringuito de Jugones” ka publikuar sot një thashethem sensacional: Diego Simeone do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.

    Jo vetëm kaq, por thuhet se trajneri argjentinas ka arritur një para-marrëveshje me Inter për sezonin e ri sportiv 2026/27.

    Ky lajm nuk ka gjetur asnjë konfirmim në Itali dhe konsiderohet një mashtrim për të paktën dy arsye: paga e trajnerit argjentinas (një pagë bruto vjetore prej 34 milionë eurosh) dhe, mbi të gjitha, puna e shkëlqyer e Cristian Chivu.

    Trajneri aktual Cristian Chivu po udhëheq ekipin drejt titullit në Serie A, ka arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe shpreson të përmbysë një humbje në playoff-et e Champions League.

    Kjo nuk është hera e parë që Simeone përfshihet në një deklaratë të tillë, për një transferim si trajner i Inter, klub ku më herë ka luajtur si futbollist (1997-1999).

  • Galaxy AI zgjeron ekosistemin multi-agjent për t’u ofruar përdoruesve më shumë mundësi dhe fleksibilitet

    Galaxy AI zgjeron ekosistemin multi-agjent për t’u ofruar përdoruesve më shumë mundësi dhe fleksibilitet

    Samsung Electronics njoftoi zgjerimin e mëtejshëm të Galaxy AI, duke përforcuar vizionin e tij për një ekosistem multi-agjent të pasur, të hapur dhe të integruar.

    I ndërtuar mbi vizionin e Samsung për inteligjencën artificiale që redukton përpjekjet dhe hapat në detyrat e përditshme, Galaxy AI është projektuar për t’i ndihmuar përdoruesit të kryejnë gjërat në mënyrë më natyrale, me më shumë zgjedhje, fleksibilitet dhe kontroll.

    Të dhënat e fundit tregojnë se njerëzit po përdorin gjithnjë e më shumë disa agjentë AI në varësi të detyrës, ndërsa inteligjenca artificiale bëhet pjesë e përditshmërisë.

    Pothuajse 8 në 10 përdorues tani mbështeten në më shumë se dy lloje agjentësh AI.

    Duke reflektuar këtë ndryshim, Samsung po e zhvillon Galaxy AI për të mbështetur një zgjedhje agjentësh të integruar, duke u mundësuar përdoruesve të zgjedhin përvojat që i përshtaten më mirë nevojave, preferencave dhe rutinave të tyre, thuhet në një njoftim.

    Galaxy AI është ndërtuar për të sjellë inteligjencë artificiale me vlerë direkt në sistemin operativ, përmes lidhjeve të thella në nivel kuadri në të gjithë pajisjen. Në vend që të funksionojë brenda aplikacioneve individuale, Galaxy AI operon në nivel sistemi duke kuptuar kontekstin e përdoruesit për të mundësuar ndërveprime më natyrale.

    Kjo qasje redukton nevojën për të kaluar nga një aplikacion në tjetrin ose për të përsëritur komanda, duke lejuar Galaxy AI të funksionojë në sfond. Ai gjithashtu i mundëson Samsung të krijojë përvoja nga shërbime mbështetëse, si Perplexity, duke siguruar që gjithçka të ndihet e integruar pa ndërprerje brenda ambientit Galaxy.

    “Ne kemi qenë të përkushtuar në ndërtimin e një ekosistemi të hapur dhe gjithëpërfshirës të AI-së së integruar, që u jep përdoruesve më shumë zgjedhje, fleksibilitet dhe kontroll për të përfunduar detyra komplekse shpejt dhe lehtë”, tha Won Joon Choi, President, Chief Operating Officer (COO) dhe drejtues i Zyrës së Kërkimit dhe Zhvillimit, Mobile eXperience (MX) Business në Samsung Electronics.

    “Galaxy AI vepron si një orkestrues, duke bashkuar forma të ndryshme të inteligjencës artificiale në një përvojë të vetme, natyrale dhe kohezive”.

    Agjenti i inteligjencës artificiale Perplexity do të jetë i integruar thellësisht në aplikacione të përzgjedhura të Samsung, përfshirë Samsung Notes, Orën, Galerinë, Përkujtuesin dhe Kalendarin, si edhe në disa aplikacione të zgjedhura të palëve të treta. Agjenti i AI Perplexity mundëson një rrjedhë pune më të qetë dhe me disa hapa, duke u lejuar përdoruesve të kalojnë pa ndërprerje nga një detyrë në tjetrën pa pasur nevojë të menaxhojnë manualisht aplikacione të veçanta. Kjo qasje në nivel sistemi u ofron përdoruesve të Galaxy një përvojë më të pasur dhe më fleksibile të AI në të gjitha pajisjet.

    Ndërsa Samsung vazhdon të zgjerojë ekosistemin e tij gjithëpërfshirës të inteligjencës artificiale, pjesërisht edhe përmes bashkëpunimit me partnerë të besueshëm, kompania mbetet e fokusuar në mundësimin e përvojave që janë të thjeshta për t’u përdorur dhe të aksesueshme për të gjithë. Detaje shtesë rreth pajisjeve dhe përvojave përkatëse do të publikohen së shpejti.

  • Ja sa do të dënohej Prestianni, nëse shpallet fajtor nga UEFA

    Ja sa do të dënohej Prestianni, nëse shpallet fajtor nga UEFA

    Gianluca Prestianni i Benfica mund të përballet me një ndalim të madh minimumi nëse gjendet fajtor për racizëm ndaj yllit të Real Madrid, Vinicius Junior.

    Vinicius raportoi sulmuesin argjentinas, 20 vjeç, te arbitri i ndeshjes për pretendime të keqtrajtimit racor gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së parë të “play-offit” të Ligës së Kampionëve midis dy skuadrave javën e kaluar. Ylli i Realit shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 50-të.

    Gjatë përgatitjes për rifillimin e lojës, Prestianni iu afrua Vinicius dhe duket se i tha disa fjalë, me fanellën që i mbulonte gojën. Prestianni mohon se ka bërë komente raciste.

    UEFA ka hapur një hetim dhe e suspendoi përkohësisht të hënën derisa hetimi të përfundojë.

    Një deklaratë zyrtare e UEFA-s thotë: “Pas emërimit të një Inspektori të Etikës dhe Disiplinës (EDI) për të hetuar akuzat për sjellje diskriminuese … dhe sipas kërkesës së EDI me raportin e ndërmjetëm, Organi Kontrollues, i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) vendosi sot të pezullojë përkohësisht z. Gianluca Prestianni për ndeshjen e ardhshme të një kompeticioni klubi UEFA për të cilën ai do të ishte i kualifikuar, për shkelje të dukshme të Nenit 14 të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s lidhur me sjellje diskriminuese.

    “Kjo është pa paragjykim për çdo vendim që organet disiplinore të UEFA-s mund të marrin pas përfundimit të hetimit dhe dorëzimit të tij për organet disiplinore të UEFA-s.”

    Në vitin 2013, UEFA publikoi dokumentin “European Football Against Racism” me një politikë 11-pikëshe për ndëshkimin e lojtarëve që gjenden fajtorë për keqtrajtim racor gjatë një ndeshjeje. Pika e tetë thotë:

    “Çdo lojtar ose zyrtar i ekipit që gjendet fajtor për sjellje raciste duhet të suspendohet për të paktën 10 ndeshje (ose periudhë të përkatësishme kohore për përfaqësuesit e klubit).”

    Kjo qasje është e ngjashme me ligat e tjera evropiane në nivel klubesh. Për shembull, Federata në Angli rekomandoi ndalime prej gjashtë deri në 12 ndeshjesh për “pothuajse të gjitha aktet e diskriminimit nga pjesëmarrësit individualë” në vitin 2020.

    Në këtë moment, dhe deri sa të vendoset një gjykim për ankesën e Vinicius, Prestianni do të mungojë vetëm në ndeshjen e kthimit të “play-offit” të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të mërkurën, më 25 shkurt.

  • S’i eci as në Shqipëri, Nuhiu shkarkohet nga Tirana

    S’i eci as në Shqipëri, Nuhiu shkarkohet nga Tirana

    Ka përfunduar aventura e Ardian Nuhiut te Tirana.

    Forma e dobët e gjigantëve shqiptarë, çuan në këtë vendim ku të cilin gjendet më afër rënies nga “Abissnet Superiore”.

     

     

    Tirana, njoftoi këtë në faqen e tyre në “Facebook”.

    “KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.

    Nuhiu, ju kishte bashkuar Tiranës në tetor të vitit të kaluar, ku nuk pati ndonjë sukses.

  • A mund të riciklohen bateritë e përdorura?

    A mund të riciklohen bateritë e përdorura?

    Kur bateritë e përdorura të shtëpisë harxhohen, shpesh nuk dimë çfarë të bëjmë me to. Prandaj shpesh përfundojnë në një fashikull gjërash ose, me një ndjenjë faji, i hedhim në plehra.

    Por as “bateritë e vdekura” nuk e kanë përfunduar plotësisht rrugën e tyre. Kur arrijnë në deponi, ato mund të lëshojnë metale të rënda si kadmium dhe nikel në tokë dhe ujë. Disa prej tyre mund edhe të nxehen tepër dhe të shkaktojnë zjarre në kamionët e mbeturinave apo në qendrat e riciklimit.

    Lajmi i mirë është se hedhja e tyre në mënyrë të sigurt kërkon vetëm disa hapa. Pastaj ato dërgohen në qendrat e riciklimit, ku shkatërrohen në pjesët përbërëse që përdoren për të bërë produkte të reja.

  • Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

    Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

    Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në natën mes së shtunës, 28 mars dhe të dielës, 29 mars.

    Një vit më herët, ndryshimi ishte bërë më 30 mars, çka ka ngritur pikëpyetje pse data nuk është e njëjtë çdo vit.

    Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me një rregull të pandryshueshëm të Bashkimit Evropian: ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars, ndërsa ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit.

    Meqenëse ditët e javës bien në data të ndryshme çdo vit, ndryshon edhe data konkrete e së dielës së fundit të marsit. Në vitin 2026, e diela e fundit e muajit të tretë bie më 29 mars, prandaj edhe ndryshimi i orës do të ndodhë më herët se një vit më parë.

    Në praktikë, në orën 02:00 pas mesnate, akrepat do të zhvendosen në 03:00, çka do të thotë se qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por ditët do të zgjasin më shumë.