Blog

  • Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje

    Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje

    Pasditen e djeshme, u raportua ndalimi i artistit të njohur Gjesti për “armëmbajtje pa leje”, por Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar edhe dy akuza të reja: “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    Çfarë ndodhi dje? Sipas burimeve të ‘Prive By Liberta Spahiut’, situata ka dalë jashtë kontrollit gjatë një përballjeje në zyrat e kompanisë “Onima”, e cila menaxhon të drejtat e tij digjitale. Në gjaknxehtësi e sipër, gjatë debatit raportohet se është demoluar një kompjuter i zyrës, çka ka detyruar drejtuesit të lajmërojnë menjëherë policinë.

    Tensionet mes artistit dhe kompanisë kishin nisur që gjatë verës. Gjesti e ka akuzuar publikisht “Onimën” për padrejtësi, duke u shprehur se po i mbanin peng “djersën” dhe po e pengonin të publikonte këngë të reja. Nga ana tjetër, kompania pretendon se kontrata është e ligjshme dhe se artisti po përdorte presionin publik për t’u shkëputur nga marrëveshja pa shkuar në gjykatë.

    Pas incidentit të djeshëm dhe denoncimit, ndaj artistit është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

  • Festa e “çmendur” e Mbappes-ë te hat-triku i Valverdes, sulmuesi francez e shikoi ndeshjen nga tribunat

    Festa e “çmendur” e Mbappes-ë te hat-triku i Valverdes, sulmuesi francez e shikoi ndeshjen nga tribunat

    Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, ishte një nga personat më të emocionuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Manchester Cityt, edhe pse nuk ishte në fushë.

    Mbappe e ndoqi takimin nga tribunat për shkak të një lëndimi, por kjo nuk e pengoi që të përjetonte çdo moment të ndeshjes së bashkëlojtarëve të tij. Ai reagoi me shumë entuziazëm sidomos kur Federico Valverde realizoi hat-trickun e tij të jashtëzakonshëm.

    Sa herë që mesfushori uruguaian shënonte, kamerat kapën reagimet e Mbappes-ë në tribuna, i cili festonte me shumë pasion dhe dukej jashtëzakonisht i lumtur për paraqitjen e bashkëlojtarit të tij.

    Valverde ishte protagonisti absolut i mbrëmjes në Champions League, duke shënuar tre gola kundër Manchester Cityt dhe duke udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të madhe.

  • Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord të rezervave

    Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord të rezervave

    Çmimet globale të naftës vazhduan të rriten të enjten, pavarësisht vendimit të vendeve kryesore për të liruar një sasi rekord nga rezervat emergjente, në përpjekje për të zbutur ndikimin e luftës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit.

    Nafta e tipit Brent crude u rrit me gati 9% në tregtimin në Azi, duke kaluar sërish mbi 100 dollarë për fuçi. Kjo ndodhi edhe pse të 32 vendet anëtare të International Energy Agency njoftuan se do të lirojnë rreth 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të përballuar mungesat e mundshme në furnizim.

    Të mërkurën, Irani paralajmëroi se çmimi i naftës mund të arrijë deri në 200 dollarë për fuçi, ndërsa sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit po intensifikohen.

    Një zëdhënës i Garda Revolucionare Islamike (IRGC) tha se çdo anije e lidhur me SHBA-në, Izraelin ose aleatët e tyre do të jetë objektiv i sulmeve, raporton BBC.

    Ngushtica e Hormuzit është një rrugë shumë e rëndësishme për ekonominë globale, pasi rreth një e pesta e furnizimit botëror me energji kalon përmes saj.

    Vendimi i IEA-së për lirimin e rezervave është më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm, i vendosur pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo masë është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe se çmimet mund të mbeten të larta për sa kohë ekziston rreziku për furnizimet.

    Tregjet globale të naftës kanë qenë shumë të paqëndrueshme që nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, kur çmimi i naftës Brent arriti deri në rreth 120 dollarë për fuçi në fillim të javës.

    Rritja e çmimeve ka ndikuar në rritjen e kostos së karburantit në shumë vende. Në SHBA, çmimi mesatar i benzinës kaloi mbi 3.50 dollarë për gallon, sipas American Automobile Association.

    Vendet e Azisë, që varen shumë nga energjia e Lindjes së Mesme, janë goditur veçanërisht. Në Filipine, Tajlandë dhe Vietnam janë parë radhë të gjata në pikat e karburantit, pasi qytetarët nxituan të furnizohen me naftë.

    Autoritetet tajlandeze u kanë kërkuar punonjësve të shumicës së institucioneve shtetërore të punojnë nga shtëpia për të kursyer energji, ndërsa zyrtarët janë këshilluar të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme jashtë vendit.

    Ndërkohë, Filipinet kanë vendosur një javë pune katërditore për administratën shtetërore për të ulur konsumin e energjisë.

  • Dy gjigantët e Serie A në garë për Lewandowskin

    Dy gjigantët e Serie A në garë për Lewandowskin

    Robert Lewandowski po përballet me një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij.

    Sulmuesi polak, 37 vjeç, po i afrohet fundit të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, megjithëse disa oferta kanë dalë në skenë.

    Mes tyre përmenden Milani dhe Juventusi, si dhe disa klube nga MLS.

    Lewandowski gjithmonë ka treguar respekt dhe përkushtim ndaj Barcelonës dhe ka vlerësuar projektin e klubit dhe stabilitetin që ai ofron.

    Trezeguet i kërkon Juventusit të nënshkruajë me yllin e madh të Barcelonës

    Megjithatë, situata ekonomike e klubit kërkon reduktim të masës së pagave, që do të detyronte sulmuesin të pranonte një ulje të konsiderueshme të kontratës së tij.

    Përveç aspektit financiar, roli i Lewandowskit mund të ndryshojë, duke e bërë atë jo më referencën kryesore në sulm.

    Ky ndryshim mund ta shtyjë sulmuesin të shqyrtojë me kujdes opsionet e tij dhe të vlerësojë mundësitë që i ofrohen jashtë Barcelonës.

    Klube si Milani dhe Juventusi po monitorojnë situatën me interes, duke parë Lewandowskin si një sulmues me përvojë dhe golashënues të provuar.

    Në të njëjtën kohë, MLS e ofron mundësinë e një sfide të re dhe statusit të yllit në një ligë në rritje.

    Derisa vendimi i fundit nuk merret, Lewandowski po e merr kohën e tij për të analizuar çdo mundësi.

    E ardhmja e tij do të jetë një nga temat më të nxehta të afarit kalimtar së verës, ndërmjet vazhdimit në Barcelonë, një transferimi në Itali ose një aventurë në SHBA.

  • Përdoruesit e ChatGPT mund të identifikojnë këngët me Shazam direkt në platformë

    Përdoruesit e ChatGPT mund të identifikojnë këngët me Shazam direkt në platformë

    Tani përdoruesit e ChatGPT mund të identifikojnë këngët e tyre të preferuara pa pasur nevojë të hapin aplikacionin Shazam.

    Apple ka integruar mjetin e njohjes së muzikës direkt në platformën e ChatGPT, duke e bërë më të thjeshtë dhe më të shpejtë gjetjen e këngëve që dëgjojmë.

    Përdoruesit mund të shkruajnë fjalët “Shazam, what’s playing?” ose të përdorin komandën /Shazam, dhe ChatGPT do t’i tregojë menjëherë emrin e këngës, artistin, kopertinën e albumit dhe statistikat e identifikimit.

    Pas njohjes së këngës, përdoruesit mund ta dëgjojnë paraprakisht, ta ruajnë në bibliotekën e tyre Shazam ose të krijojnë lista të personalizuara në Apple Music. Integrimi është tashmë i disponueshëm në iOS, Android dhe ueb, dhe po shpërndahet gradualisht për të gjithë përdoruesit.

    Ky hap e bën më të lehtë për fansat e muzikës të zbulojnë këngë të reja dhe të ndërveprojnë me ChatGPT në mënyrë më argëtuese dhe të menjëhershme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përdoruesit e ChatGPT mund të identifikojnë këngët me Shazam direkt në platformë appeared first on Sinjali.

  • Pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Georgina Rodriguez largohet për në Madrid me fëmijët

    Pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Georgina Rodriguez largohet për në Madrid me fëmijët

    Georgina Rodriguez, thuhet se është larguar nga Riad së bashku me fëmijët dhe ka udhëtuar drejt Madrid, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

    Sipas burimeve, ajo është larguar nga kryeqyteti i Arabisë Saudite me avionin e saj privat pas zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë një sulm me dron të lidhur me Iran, që sipas raportimeve kishte në shënjestër ambasadën amerikane në Riad më herët këtë muaj.

    Ende nuk dihet nëse Georgina dhe fëmijët janë kthyer përfundimisht në Madrid.

    Në rrjetet sociale ajo ka ndarë disa momente nga vizita me fëmijët në Valle de Cuelgamuros, vend i njohur më parë si “Lugina e të Rënëve”, ku mori pjesë edhe në një meshë. Në një postim në Instagram, ajo shkroi se ishte një nga meshat më të bukura ku kishte marrë pjesë ndonjëherë.

    Ndërkohë, edhe Ronaldo ndodhet aktualisht në Madrid, ku po rikuperohet nga një dëmtim.

    Trajneri i klubit Al-Nassr FC, Jorge Jesus, ka bërë të ditur se lëndimi i futbollistit është më serioz nga sa ishte menduar fillimisht.

    “Cristiano ka udhëtuar në Spanjë, ashtu siç kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë më parë. Dëmtimi kërkon trajtim në Madrid nga një specialist që punon me të. Shpresojmë që ai të rikthehet sa më shpejt dhe ta ndihmojë ekipin”, u shpreh trajneri. 

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Georgina Rodriguez largohet për në Madrid me fëmijët appeared first on Sinjali.

  • Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Kupa e Botës

    Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Kupa e Botës

    Kombëtarja e Iranit është tërhequr nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Lajmi u konfirmua nga ministri i Sportit të Iranit, Ahmad Donyamali, gjatë një interviste televizive. Ai deklaroi se Irani nuk ka asnjë synim të marrë pjesë në këtë aktivitet pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei.

    Donyamali akuzoi drejtpërdrejt qeverinë amerikane për përfshirje në konfliktet që kanë përfshirë Lindjen e Mesme në muajt e fundit, duke theksuar se situata e luftës dhe numri i lartë i viktimave civile e bëjnë të pamundur praninë e sportistëve iranianë në tokën amerikane.

    “Pasi qeveria e korruptuar vrau udhëheqësin tonë, nuk ka më kushte që na lejojnë të marrim pjesë në Kupën e Botës”, tha ai.

    Skuadra iraniane ishte shortuar në Grupin G dhe ishte parashikuar t’i zhvillonte të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve pikërisht në SHBA, konkretisht në Los Anxhelos dhe Seattle, kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit.

    Tashmë, FIFA pritet të vendosë nëse do ta zëvendësojë Iranin me një tjetër kombëtare, duke u bazuar në nenin 6.7 të rregullores, i cili i jep organizatës të drejtën diskrete për të zgjedhur një federatë pasuese në raste të tilla tërheqjesh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Kupa e Botës appeared first on Sinjali.

  • Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

    Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

    Mes Selin, Gimbo, Greta, Shëndriti, Mateo dhe Brikena, gjerat nuk jane si me pare.

    Tani që katër prej tyre janë në nominim: Selin, Gimbo, Mateo dhe Brikena, kanë nisur dhe debatet e para mes tyre.

    Ndërkohë duket se Greta po mundohet që të nxjerrë keq këto dy të fundit, në mënyrë që të shpëtojë kunatën.

    Ditën e sotme, ajo ka patur një debat me Brikenën.

    Pjesë nga debati:

    Brikena: Ti po e përdor kunatën tënde për të ecur në lojë në të gjitha mënyrat e mundshme.

    Greta: Ti po përdor Mateon që asgjë nuk do keni jashtë, je super false

    Brikena: Ku e di ti që s’do kemi asgjë jashtë

    Greta: Turp të të vijë se të kam mbrojtur gjithmonë. Po ti je shoqe bespremë

    Brikena: Ti je bespremë me kunatën tënde. Ti thua ‘unë jam lojtare e fortë, do ta nxjerr nga shtëpia, është armikja ime më me madhe’.

    Greta: Jemi në lojë

    Brikena: Ti për lojë shet dhe kunatën tënde, raportin me kunatën tënde

  • Lajm i mirë, Armando Broja rikthehet në stërvitje

    Lajm i mirë, Armando Broja rikthehet në stërvitje

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Burnley.

    Sot, lojtari “kuqezi” u stërvit me bashkëlojtarët e tij.

     

     

    Pas disa ditësh, sulmuesi shqiptar i është bashkuar grupit të ekipit nga Premier League.

    Ky është lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi po afrohet dita e ndeshjes ndaj Polonisë.

  • Thiago Silva ëndërron të bëhet trajner, zbulon klubin që e ka në zemër

    Thiago Silva ëndërron të bëhet trajner, zbulon klubin që e ka në zemër

    Legjenda braziliane, Thiago Silva ka folur me shumë emocion për lidhjen e tij të fortë me klubin londinez Chelsea, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen – këtë herë si trajner.

    Mbrojtësi me përvojë, i cili ka qenë një figurë kyçe në sukseset e klubit gjatë viteve të fundit, pranoi se “Stamford Bridge” ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

     

     

    Ai theksoi se një ditë do të dëshironte të rikthehej në klub në një rol të ri.

    “Nëse bëhem trajner, do të doja të kthehesha te Chelsea. Është një ëndërr për mua,” u shpreh Silva.

    Braziliani ka qenë një nga liderët e skuadrës që nga momenti kur iu bashkua klubit, duke fituar respektin e tifozëve falë profesionalizmit, përvojës dhe paraqitjeve të tij të qëndrueshme në mbrojtje.