Blog

  • Mungesa të mëdha, Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Sllovakisë

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka publikuar listën basketbollistëve për ndeshjen ndaj Sllovakisë.

    Në këtë grumbullim do të munojnë tre emra të mëdhenj, si: Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili.

    Pas vlerësimit të stafit mjekësor, është konstatuar se lojtarët kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk janë në gjendje optimale për paraqitje në këtë ndeshje.

    Kujtojmë që ndeshje e dytë parakualifikuese për FIBA Euro Basket 2029 zhvillohet më 27 shkurt në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

  • Ronaldo shënon golin 963/VIDEO

    Al Nassr ka shënuar ndaj skuadrës Al Hazem në ndeshjen e xhiros së 23-të të Saudi Pro League.

    Ishte Cristiano Ronaldo që realizoi për 1-0 në minutën e 13-të golin e tij të 963 në karrierë.

    Ky ishte goli nga ylli portugez…

  • NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars

    NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars

    Administrata amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) synon që me 6 mars të nisë një ekip rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

    Misioni “Artemis II” synon që me katër astronautë të ketë udhëtim rreth 10 ditësh rreth Hënës dhe të kthehet në Tokë, për t’i hapur rrugë një lëshimi të mundshëm në të ardhmen.

    NASA e caktoi datën pas disa testimesh të suksesshme. Kjo pritet të jetë hera e parë që një grup njerëzish do të niset drejt Hënës, që nga “Apollo 17” më 1972.

  • La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gjatë ndeshjes Osasuna – Real Madrid

    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, u përball me një atmosferë të tensionuar dhe kërcënuese gjatë humbjes 2-1 ndaj Osasuna në stadiumin El Sadar.

    Disa tifozë thuhet se kanë brohoritur “Vinicius, muerete” (“Vinicius, vdis”), një thirrje kërcënuese që ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e futbollit spanjoll.

    Megjithatë, sulmuesi brazilian arriti të shënojë golin e barazimit për Real Madrid në minutën e 73-të, duke demonstruar profesionalizmin dhe fokusin e tij pavarësisht presionit.

    LaLiga ka konfirmuar se po heton incidentin dhe po shqyrton pamjet që tregojnë thirrjet kërcënuese, me qëllim marrjen e masave disiplinore të nevojshme për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

    Federata dhe autoritetet sportive kanë theksuar rëndësinë e sigurisë së lojtarëve dhe respektit në stadiume, duke u bërë thirrje tifozëve për të ruajtur një sjellje sportive.

    Incidenti i Vinicius Junior vjen në një kohë kur futbollisti brazilian po rikuperohet nga sfidat jashtë fushe, pasi ai edhe në Portugali u fye në baza racore nga futbollisti argjentinas i Benficas, Prestianni.

  • Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?

    Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?

    Nuk është sekret që këto ditë është e vështirë të hysh në tregun e pasurive të patundshme në Evropë.

    Megjithatë, çmimet e larta të shtëpive nuk janë e vetmja arsye pse gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të jetojnë me qira. Europe in Motion hedh një vështrim mbi raportin më të fundit për Tendencat e Banesave në Evropë.

    Dikur, të bëheshe pronar shtëpie konsiderohej një arritje madhore për çdo të rritur me punë dhe të ardhura të qëndrueshme. Sot, kjo ide po ndryshon gradualisht. Rritja e çmimeve të pronave dhe e kostove të energjisë, pasiguria në tregun e punës dhe dëshira për më shumë liri lëvizjeje po ndikojnë ndjeshëm në mënyrën si evropianët e shohin pronësinë.

    Sipas raportit vjetor për Tendencat e Banesave në Evropë, të publikuar nga agjencia e pasurive të patundshme Re/Max Europe, normat e pronësisë së shtëpive kanë rënë në pothuajse gjysmën e vendeve të analizuara, raporton euronews.

     

    Numri i personave që zotërojnë shtëpinë e tyre ka rënë me 2 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Rumani dhe Republikën Çeke; me 3 për qind në Kroaci dhe Hungari; me 1 për qind në Greqi; ndërsa rënia më e theksuar është regjistruar në Turqi, me plot 9 për qind.

     

    Nëse kjo prirje do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme mbetet për t’u parë. Megjithatë, në disa vende marrja me qira është tashmë një praktikë e konsoliduar prej kohësh, veçanërisht në zemrën gjermanishtfolëse të Evropës.

    Në Austri (48 për qind), Zvicër (62 për qind) dhe Gjermani (63 për qind), shumica e popullsisë nuk janë pronarë të banesave ku jetojnë, duke treguar se qiraja është një zgjedhje e zakonshme dhe e pranueshme për një pjesë të madhe të shoqërisë, transmeton Telegrafi.

    Një përqindje e konsiderueshme e popullsisë që jeton me qira gjendet edhe në Spanjë (25 për qind), Francë (36 për qind) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (27 për qind).

    Edhe pse barrierat financiare mund të duken si arsyeja kryesore që i pengon njerëzit të bëhen pronarë të shtëpisë së tyre, në realitet ato janë vetëm një nga disa faktorë ndikues.

    Të dhënat tregojnë për një ndryshim më të gjerë shoqëror — një transformim që po formësohet jo vetëm nga kushtet ekonomike, por edhe nga stili i jetesës, lëvizshmëria më e madhe dhe pritshmëritë që po evoluojnë me kohën.

    Çfarë i pengon njerëzit të futen në tregun e pasurive të patundshme?

    Së pari, 53 për qind e atyre që nuk planifikojnë të blejnë shtëpi shprehen se arsyeja kryesore është se janë të kënaqur me situatën e tyre aktuale, sipas Re/Max.

    Arsyeja e dytë duket të jetë më shumë psikologjike sesa praktike: 21 për qind e të anketuarve që nuk planifikojnë të blejnë thonë se nuk duan të përballen me “përgjegjësitë e vazhdueshme që sjell pronësia e një pasurie”.

  • Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Messages

    Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Messages

    Kompania Meta ka njoftuar se faqja Messenger.com do të mbyllet përgjithmonë në prill 2026, duke i detyruar përdoruesit të vazhdojnë bisedat e tyre përmes facebook.com/messages ose aplikacionit Messenger në pajisjet mobile.

    Ky vendim është pjesë e strategjisë së Metas për të unifikuar shërbimet e mesazheve dhe për të thjeshtuar përvojën e përdoruesve, duke hequr alternativat më të vjetra për mesazhe në kompjuter.

    Përdoruesit që tentojnë të hyjnë në Messenger.com pas mbylljes do të ridrejtohen automatikisht te faqja kryesore e Facebook.

    Për ata që përdorin Messenger pa një llogari Facebook, bisedat mund të vazhdojnë përmes aplikacionit mobil, dhe historia e bisedave mund të rikthehet me PIN-in e ruajtur nga përdoruesi.

    Ekspertët e teknologjisë thonë se kjo lëvizje është një hap logjik drejt integrimit të mëtejshëm të platformave sociale të Metas, ndërsa përdoruesit duhet të përshtaten me ndryshimet përpara mbylljes së faqes.

  • City i afrohet Arsenalit, e mposht Newcastlen

    Manchester City ka fituar ndeshjen e radhës në Premierligë.

    Ata mposhtën Newcastle United, me rezultat 2-1, me ndeshjen që u zhvillua në “Etihad”.

    Fitorja në këtë ndeshje, e afron për 2 pikë me Arsenalin në garën për titull.

    Golat për Cityn i realizoi O’Reilly, ndërsa për Newcastlen shënoi Hall.

    City, mbetet e 2-ta me 56 pikë, 2 më pak se lideri Arsenali, me 58 pikë.

  • Trepça fitimtare në sekondat e fundit, e mposht Sigal Prishtinën në “El Clasicon” kosovare

    Trepça ka arritur fitoren e radhës në Procredit Superliga.

    Ata mposhtën rivalin e vjetër, Sigal Prishtinën me rezultat të ngushtë 84-86, duke dalë fitimtar në “El Clasicon” e basketbollit kosovar.

     

    Më i miri i ndeshjes ishte Lomax i Sigal Prishtinës, i cili shënoi 24 pikë me 7 reboundsa dhe 7 asistime.

    Trepça, me këtë fitore mban kreun në Procredit Superliga dhe ka gjithsej 39 pikë, ndërsa Sigal Prishtina e parafundit me 29 pikë.

  • S’po i ndal golat Ronaldo, shënon golin e tij të dytë ndaj Al Hazem

    Al-Nassr po fiton thellë ndaj Al Hazemit.

    Dhe është përsëri Cristiano Ronaldo, i cili shënon golin e tij të dytë në këtë ndeshje, në minutën e 80-të.

    Për të është goli i 20-të në ligën saudite këtë sezon, teksa po i afrohet rekordit prej 1000 golave.

    Rezultati është 4-0.

  • Zyrtarizohet largimi i Statovcit nga Rilindja 1974

    KF Rilindja 1974 ka zyrtarizuar largimin e Faruk Statovcit nga pozita e trajnerit.

    Rezultatet e dobëta të skuadrës çuan në këtë vendim, ku në 6 ndeshjet e fundit ka humbur 5 dhe ka barazuar 1.

    Statovci, ishte trajner i Rilindjes nga viti 2024, ku në ecurinë e tij ka arritur të eliminojë Ballkanin nga Kupa e Kosovës, sezonin e kaluar.