Blog

  • Greta hedh dyshime për raportin e Brikenës ndaj Mateos në BBVA

    Greta hedh dyshime për raportin e Brikenës ndaj Mateos në BBVA

    Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 vazhdojnë të prodhojnë diskutime, ndërsa së fundmi vëmendja është përqendruar te raporti mes Mateos dhe Brikenës.

    Gjatë një bisede me Egin, Greta ndau mendimin e saj lidhur me këtë marrëdhënie, duke theksuar se sipas saj ka një dallim në mënyrën se si të dy po e përjetojnë këtë lidhje.

    Ajo u shpreh e bindur për ndjenjat e Mateos, duke thënë se e sheh atë të përfshirë dhe të sinqertë në këtë raport.

     Foto: Instagram

    Sipas Gretës, Mateo duket i qartë në atë që ndjen dhe nuk ka dyshime për seriozitetin e tij.

    Ndërkohë, për Brikenën ajo la të kuptohet se situata mund të jetë pak më ndryshe.

  • Mësohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

    Mësohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

    Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i Kupës së Kosovës.

    Në këtë short janë mësuar ndeshjet gjysmëfinale, shkruan Rilindjashqiptare.

    Ballkani do të luajë ndaj Dukagjinit, kurse Ferizaj ndaj Llapit.

    Ndeshjët e para zhvillohen më 8 prill, kurse ato kthyese më 22 prill.

    May be an image of ‎soccer and ‎text that says '‎FFK FEDERATA E FUTBOLLITE KOSOVES KUPA E KOSOVES 1/2 EC.FERIZAJ mn 1932 VS OKE.LLAPIO 1923 LLAPI FERIZAJ LLAPI-FERIZAJ E MÉRKURE 08.04.2026 08.04 2026 STADIUMI "ZAHIR PAJAZITI", STADIUMI"ZAHIRPAJAZIT,POOUJEVE PODUJEVE FC BALLKANI FDUKAGJINI VS BALLKANI DUKAGJINI/ E MERKURE 08.04.2026 STADIUMI| QYTETIT, SUHAREKE FC.FERIZAJ مه お25 VS VS 1932 OKF.LLAPIO FERIZAJ- LLAPI E STADIUMI| QYTETIT, FERIZAJ 22 04 .2026 KFDUKAGJINI FC BALLKANI VS DUKAGJINI BALLKANI E STADIUMI '18 QERSHORI" KLINE 22. 22.04.2026 4. .2026‎'‎‎

  • Ylli i muzikës pop, Rita Ora tregon si po përgatit trupin për menopauzën

    Ylli i muzikës pop, Rita Ora tregon si po përgatit trupin për menopauzën

    Rita Ora ka zbuluar se që kur mbushi 30 vjeçe ka ndryshuar stilin e jetesës, duke u fokusuar më shumë në shëndetin fizik dhe mendor.

    Këngëtarja 35-vjeçare është në kopertinën e revistës Women’s Health UK, ku shfaq fizikun e saj të stërvitur dhe flet për rutinën e re të fitnesit.

    Ajo tregoi se në të njëzetat e saj ishte e përqendruar te karriera dhe shijonte çdo moment, por më vonë vuri re ndryshime në trup dhe vendosi ta trajtojë veten “si një atlete”, duke përfshirë stërvitje me pesha dhe një mënyrë më të kujdesshme jetese. Rita theksoi se ky ndryshim nuk lidhet me pamjen, por me mënyrën se si ndihet.

    Këngëtarja ka nisur gjithashtu të informohet për menopauzën, pasi nëna e saj e përjetoi atë herët gjatë trajtimit të kancerit të gjirit. Për të qenë më e sigurt për të ardhmen, ajo ka ngrirë vezët dy herë, në moshën 24 dhe 27 vjeçe.

    Rita është e martuar me regjisorin Taika Waititi që nga viti 2022 dhe aktualisht gëzon rolin e njerkës për dy vajzat e tij. Ajo nuk përjashton mundësinë për të krijuar familje në të ardhmen. Artistja foli edhe për shëndetin mendor, duke treguar se një sulm paniku në vitin 2016 e shtyu të kërkonte terapi dhe të kujdesej më shumë për mirëqenien e saj.

  • Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë

    Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë

    Administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT.

    Burime bëjnë me dije se administrata dhe deputetët që prej mëngjesit të sotëm nuk ka pasur akses në kompjuterat dhe adresat e emailit, shkruan A2.

    “Homeland Justice” i ka publikuar emailet në Telegram.

  • Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

    Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

    Autoritetet në shtetin amerikan të New Mexico kanë rihapur hetimet për aktivitetet e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein në pronën e tij të njohur si Zorro Ranch, pothuajse shtatë vjet pas arrestimit të tij për trafikim seksual të të miturve.

    Prokurorët federalë në New York kishin deklaruar në vitin 2019 se Epstein kishte abuzuar me dhjetëra vajza të mitura në disa vende, përfshirë Manhattanin, Palm Beach dhe pronën e tij në Neë Mexico.

    Zorro Ranch i Epstein u përmend shpesh në procedurat penale dhe civile pas vdekjes së tij në burg më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin. Një hetim i fundit ka ngritur dyshime se autoritetet federale nuk e kanë kontrolluar kurrë fizikisht këtë pronë. Publikimi i rreth tre milionë dokumenteve hetimore sipas ligjit të transparencës për dosjet Epstein ka rikthyer vëmendjen ndaj kësaj prone.Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën

    Prokurori i përgjithshëm i New Mexico-s njoftoi se shteti do të rihapë hetimin e vitit 2019, i cili ishte pezulluar me kërkesë të prokurorëve federalë. Ndërkohë, ligjvënësit e shtetit kanë krijuar edhe një “komision të së vërtetës” për të hetuar aktivitetet e kaluara në Ranch.

    Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se hetimi pas kaq shumë vitesh paraqet sfida serioze. Sipas ish-prokurorit John Day, për të marrë një urdhër kontrolli nevojiten prova të reja dhe jo informacion i vjetruar. Për më tepër, prona tashmë ka ndryshuar pronar, çka e bën edhe më të vështirë gjetjen e provave fizike.

    Autoritetet pritet të fokusohen më shumë te dëshmitë njerëzore, duke kërkuar ish-punonjës, kontraktorë dhe banorë lokalë që mund të kenë pasur lidhje me pronën. Në dokumentet e reja përfshihet edhe një raport i FBI-së për një email anonim që pretendonte se dy vajza të reja ishin varrosur në Zorro Ranch, informacion që u raportua tek autoritetet në vitin 2019.

  • Inflacioni në Kosovë arrin 6% në shkurt 2026, rriten çmimet e ushqimit dhe fluturimeve, ASK publikon statistikat

    Inflacioni në Kosovë arrin 6% në shkurt 2026, rriten çmimet e ushqimit dhe fluturimeve, ASK publikon statistikat

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shkurt 2026.

    Në publikimin e ASK-së, thuhet se çmimet e konsumit janë me një shkallë të rritjes për 6,0 % vjetore dhe 0,6 % mujore.

    Tutje shtohet edhe se, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt 2025. Inflacioni mujor ishte 0,6 % në muajin shkurt 2026.

    ‘’Shkurt 2026 / Shkurt 2025  6,0 %

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6,0 %  në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5 %); bileta të fluturimeve (39,0 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (33,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (16,8 %); pemë (16,4 %); mirëmbajtje dhe riparim të pajisjeve personale të transportit (15,1 %); mish (14,7 %); pushime të organizuara (13,2 %); shërbime ambulantore (9,6 %); shërbime hoteliere (9,5 %); kafe, çaj dhe kakao (9,3 %); peshq (8,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira  (7,4 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (6,7 %); kujdes personal (6,6 %); perime  (6,4 %); pije alkoolike (6,4 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1 %),; qumësht, djathë dhe vezë (5,6 %); mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimit (5,5 %);  prodhime ushqimore (5,4 %); gjëra personale (5,2 %); bukë dhe drithëra (5,2 %); duhan  (4,2 %); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9 %); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,9 %); veshje (3,3 %); vajra dhe yndyra (3,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2,7 %); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,4 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

  • Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

    Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

    Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën ka rënë në janar të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit praprak.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tek vizitorët e huaj është vërejtur një rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në janar 2026 janë regjistruar 39 603 vizitorë të huaj, që paraqet rënie prej 4,4 % krahasuar me janarin e vitit 2025.

    “Në janar të vititi 2025 numri i vizitorëve të huaj ishte 41 mijë e 47. Por ky numër kishte rënë një vit më vonë, pasi që në janar të vitit 2026 numri i vizitorëve të jashtëm ishte 39 mijë e 603 vizitorë”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në muajin janar 2026 numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 66 980. Prej tyre, 27 377 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 39 603 vizitorë të huaj.

    Krahasuar me janarin e vitit 2025, kur numri i vizitorëve ishte 69 227, është shënuar një rënie prej 3,2 % në numrin total të vizitorëve që kanë qëndruar në hotele.

    Sa i përket net-qëndrimeve, gjatë janarit 2026 janë regjistruar gjithsej 126 838 net-qëndrime. Nga ky numër, 71 197 ose 56,1 % janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 55 641 ose 43,8 % nga vizitorët vendorë.

    Në nivel rajonal, numrin më të madh të vizitorëve vendorë në hotele e ka pasur Rajoni i Pejës, me 10 868 vizitorë dhe gjithsej 32 372 net-qëndrime.

    Sipas statistikave, pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj që kanë qëndruar në hotelet e Kosovës kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

  • Volkswagen parashikon që marzhi i fitimit në rënie të rikuperohet disi këtë vit

    Volkswagen parashikon që marzhi i fitimit në rënie të rikuperohet disi këtë vit

    Volkswagen pret që marzhi i tij i fitimit në rënie të rikuperohet disi këtë vit, por paralajmëron për një ngecje të mundshme të mëtejshme në shitje pas një viti të ashpër 2025 të goditur nga tarifat, konkurrenca e ashpër nga Kina dhe një kalim i kushtueshëm drejt makinave elektrike.

    Grupi gjerman i automobilave tha se pret një marzh operativ midis 4 dhe 5.5% në vitin 2026, pasi qëndroi në 2.8% në vitin 2025, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Marzhi i vitit të kaluar ishte pak më poshtë se një 2.9% i pritur, sipas analistëve të anketuar nga Visible Alpha, dhe ra nga 5.9% një vit më parë.

    Ashtu si rivalët e tij, Volkswagen është përballur me sfida në tregjet kryesore, me tarifat e SHBA-së që i kushtojnë kompanisë miliarda dhe konkurrencën lokale që i gërryen pjesën e saj të tregut në Kinë.

    “Ne po operojmë në një mjedis thelbësisht të ndryshëm”, tha CEO Oliver Blume në një deklaratë.

    Fitimi operativ i prodhuesit të makinave u përgjysmua më shumë se në vitin 2025 në 8.9 miliardë euro, duke rënë poshtë parashikimit të analistëve prej 9.4 miliardë eurosh.

    Megjithatë, drejtori financiar Arno Antlitz tha se lansimet e produkteve dhe masat e ristrukturimit në vitin 2025 ishin të rëndësishme për të rritur qëndrueshmërinë e Volkswagen.

    “Por marzhi operativ prej 4.6% i rregulluar për ristrukturimin nuk është i mjaftueshëm në planin afatgjatë”, shtoi ai.

  • Liverpool ofertë  80 milionëshe për yllin e Ligës Premier

    Liverpool ofertë 80 milionëshe për yllin e Ligës Premier

    Klubi anglez, Liverpool, raportohet se është i gatshëm të bëjë një investim të madh brenda kampionatit vendor për të përforcuar mbrojtjen me një qendërmbrojtës të ri, duke synuar një transferim të ngjashëm me atë të Virgil van Dijk disa vite më parë.

    Sipas gazetarit të futbollit, Sebastien Vidal, Liverpooli po shqyrton një ofertë prej 69 milionë funtesh (rreth 80 milionë euro) për qendërmbrojtësin Murillo, i cili vlerësohet shumë për nivelin e tij të performancës.

    Ndërkohë, thuhet se Manchester United po e monitoron nga afër situatën e 23-vjeçarit te Nottingham Forest dhe mund të hyjë në garë për transferimin e tij.

    Murillo u bashkua me Nottingham Forest përpara sezonit 2023/24 të Ligës Premier dhe pati një sezon të shkëlqyer, duke fituar çmimin e Lojtarit të Sezonit të klubit për performancat e tij në zemër të mbrojtjes.

    Kontrata e tij me Forestin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029, duke i dhënë klubit një avantazh të fortë në çdo negociatë të mundshme transferimi.

    Këtë sezon, mbrojtësi është paraqitur në 30 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me dy gola, ndërsa vazhdon të tërheqë interesin e klubeve kryesore të Anglisë.

  • Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

    Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë të cilit i janë sekuestruar pesë copë elektroshokë.

     

     

     

    Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

    “Lidhur me rastin me vendim të prokurorit është kryer bastisja në lokalin e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë copë elektroshokë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.