Sot në orën 10-10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve ne dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të levizë.
Blog
-

Bllokohet qarkullimi i automjeteve ne dalje të Jarinjes
Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095. -

Momenti kur Rogerti frikësohet nga një mizë, reagimi bëhet viral
Një situatë e papritur dhe mjaft qesharake është regjistruar së fundmi gjatë një bisede mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Teksa Rogerti po qëndronte së bashku me Selinin dhe Stenaldon, situata mori një kthesë të papritur kur një insekt u afrua pranë tyre.
Ishte Selin ajo që e paralajmëroi Rogertin se kishte një mizë afër. Menjëherë pas këtij paralajmërimi, ai reagoi menjëherë duke hequr xhaketën dhe duke u larguar nga vendi.
Situata u bë shumë qesharake për shkak të lëvizjeve dhe gjesteve të Rogertit, i cili u frikësua dhe përpiqej të largonte mizën.
Momenti argëtues nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, ndërsa videoja e kësaj skene është shpërndarë shpejt në rrjetin social X.
-

Konfirmohet, kaq kartonë të kuq u dhanë në përleshjen në Brazil
Skaudra e Cruzeiro ka shënuar fitore në finalen e play-offit “Mineiro” ndaj Ateltico-MG me shifrat minimale 1:0.
Por kjo ndeshje nuk u mbyll siç i ka hije, pasi futbollistët e dy skuadrave filluan një përleshje të çmendur në fushë.
Në fillim s’patëm informacione se sa kartonë u dhanë në këtë përleshje nga gjyqtari i ndeshjes
.

Dhe tashmë numri i saktë është zbuluar, duke shkruar një histori në futbollin brazilian.
Plotë 23 kartona direkt të kuq u dhanë pas përleshjes në ndeshjen finale të play-offit.
Të gjithë këtë sherr e filloi portieri, Everson – i cili filloi të godiste lojtarin kundërshtar.
Megjithatë, ishte po ai që e pësoi më së keqti gjatë këtij sherri.
Everson u godit disa herë nga futbollistët kundërshtarë. Madje një herë ra në shtyllë dhe mori shqelma fytyrës.
-

Shtëpia e Rihannës në Beverly Hills është goditur nga të shtënat me armë
Shtëpia e superyllit të muzikës pop, Rihanna, në Beverly Hills është goditur nga të shtënat me armë zjarri, thotë policia.
Oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit iu përgjigjën raportimeve për të shtëna me armë zjarri në orën 13:15 sipas kohës lokale (21:15 GMT) të dielën. Një i dyshuar u gjet dhe u vu në paraburgim.
Një zyrtar i policisë i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se shtëpia e shënjestruar i përkiste Rihannës dhe se në vendngjarje u gjetën gëzhoja pushkësh sulmi.
Askush nuk u lëndua në incident. Rihanna ndodhej në rezidencë në atë kohë, tha një burim i zbatimit të ligjit për Los Angeles Times, transmeton Sinjali.
Policia thotë se e dyshuara, një grua rreth të 30-ave, ndaloi me një makinë jashtë shtëpisë dhe qëlloi shtatë herë përpara se të largohej me shpejtësi.
Automjeti i saj ndodhej rreth tetë milje (12 km) larg shtëpisë së këngëtares, ku gruaja u mor në paraburgim. Ajo ende nuk është identifikuar publikisht.
Shtatorin e kaluar ylli lindi fëmijën e saj të tretë, një vajzë, me partnerin A$AP Rocky.
Çifti, i cili ka edhe dy djem, Riot dhe RZA, njoftoi shtatzëninë e fundit të Rihannës në Met Gala të vitit të kaluar.
Lajmi për foshnjën e çiftit nuk ishte hera e parë që ata bënë bujë në vitin 2025. Në shkurt, A$AP Rocky u shpall i pafajshëm për të qëlluar me armë zjarri ndaj një ish-mikeshe, në një gjyq ku Rihanna i çoi dy djemtë e saj në gjykatë.
VIP-a e lindur në Barbados, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, u bë e famshme në fillim të viteve 2000 me hite si “Pon de Replay” dhe “Umbrella”. Kohët e fundit ajo festoi 20 vjetorin e publikimit të albumit të saj të parë.
Gjatë kësaj kohe, Rihanna ka nisur biznese të shumta, duke përfshirë linjën e saj të njohur të kozmetikës Fenty Beauty dhe një kompani të brendshmesh. Pasuria neto e 37-vjeçares është vlerësuar nga Forbes në mbi një miliard dollarë.
BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e Rihannës për koment.
-

Zbulohen pamjet e para të Golf 9
Në një takim të Volkswagen në Wolfsburg këtë javë u prezantua në formë siluete gjenerata e re Volkswagen Golf 9.
Nga prezantimi u pa se dizajni do të jetë shumë i ngjashëm me modelin aktual, duke ndjekur qasjen e shefit të dizajnit Andreas Mindt, e cila tashmë është përdorur te Volkswagen Polo.
Volkswagen duket se po heq dorë nga strategjia e modeleve krejtësisht të ndryshme me benzinë dhe elektrike, siç ndodhi me Volkswagen ID.3. Golf 9 me motor me djegie të brendshme mund të prodhohet edhe për shumë vite, ndërsa një version elektrik pritet më vonë.
Në brendësi, kompania planifikon të rikthejë butonat fizikë në timon dhe në panelin e komandave, duke ulur varësinë nga ekranet me prekje.
-

Zbuloni personazhet e ‘Ferma VIP 3’,lista qenka surprizuese
Ndërsa po afrohet data e nisjes së edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, i cili sipas raportimeve pritet të startojë më 20 mars, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e këtij formati. Në listën jozyrtare që po përflitet në media dhe rrjete sociale përmenden disa figura të njohura të artit dhe ekranit shqiptar. Mes tyre janë këngëtarja Jonida Maliqi, aktori Romir Zalla, poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, si dhe Akil Varfi.
Po ashtu, në këtë listë përmenden edhe emrat e Ledian Agallijaj dhe Indri Shiroka, të cilët sipas raportimeve mund të jenë pjesë e garës në fermë.
Së fundmi, jane zbuluar edhe dy emra të tjerë që sipas tij janë tashmë të sigurt për pjesëmarrje në spektakël: reperi Fero dhe ish-banorja e disa reality show-ve, Ermiona Lekbello. Ndërkohë, në prapaskenë po flitet edhe për rolet jashtë garës. Raportohet se Inida Gjata mund të jetë pjesë e programit në rolin e opinionistes, ndërsa balerini Ilir Shaqiri përflitet për rolin e “kryeplakut”.
Vëmendje të veçantë po merr edhe çështja e moderimit. Prej disa ditësh qarkullojnë aludime se prezantimin e këtij edicioni mund ta marrë përsipër moderatorja e njohur Arbana Osmani, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.
-

Ardian Bujupi do të bëhet baba, zbulohet gjinia e foshnjës
Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi ka ndarë një lajm shumë të veçantë me fansat e tij. Artisti dhe partnerja e tij janë në pritje të fëmijës së parë, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tyre personale.
Së fundmi është zbuluar edhe gjinia e foshnjës, dhe çifti do të bëhen prindër të një djal, shkruan Indeksonline.
Ky moment i veçantë vjen në një periudhë të suksesshme për Ardianin, i cili prej vitesh është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare dhe vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore.
Tashmë, përveç suksesit në karrierë, Ardian Bujupi po përgatitet për rolin më të rëndësishëm në jetë, atë të babait.
-

“E ke merituar”, Londrimi zbulon çfarë i tha Demet Ozdemir pas daljes nga Big Brother
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, në emisionin Prive në Klan Kosova ka folur rreth përvojës së tij në shtëpinë më të famshme në vend.
Gjatë intervistës, Mekaj ndau edhe një moment që e cilësoi si ndër më të veçantët pas përfundimit të spektaklit.
Ai tregoi se aktorja e njohur turke Demet Ozdemir e cila e kishte bërë “folloë” në rrjetet sociale, i kishte kthyer përgjigjeje edhe një mesazhi që Londrimi i kishte dërguar si falënderim.
“Top momenti ka qenë kur e pashë që aktorja turke Demet Ozdemir ma kishte bërë folloë. Dje ia çova një voice për me e falënderu dhe ma ktheu, ‘Londrim, je një nga favoritët e mi, e ke merituar”, tha ai.
Tutje shtoi: “Besoj se kemi me u taku një ditë. Të dua”.
Kjo ndodhi në kohën kur ai ishte brenda, ndonëse vazhdimisht përmendi emrin e aktores në BBVK.
Duket se fama që mori kaloi edhe përtej kufijve shqiptarë, duke u pëlqyer për stilin e tij dhe karakteristikat si lojtar.
-

Dhunë në familje? Anita flet për Ramushin: Burri e tregon tjetërkund forcën
Anita Haradinaj ka folur hapur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në podcastin e moderuar nga Grida Duma. Ajo ndau disa detaje personale nga jeta e tyre në çift, duke e përshkruar atë si një partner të përkushtuar dhe shumë të kujdesshëm. Gjatë bisedës, Anita u shpreh se Ramushi është një burrë që i ka përmbushur krenarinë dhe ambiciet e tij, por mbi të gjitha mbetet një njeri që di të tregojë përkujdesje dhe dashuri edhe në momentet më të thjeshta të jetës së përditshme.
“Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhelë, sepse unë jam më e llastuara e shtëpisë, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur nuk e meritoj”, u shpreh Anita.
Në vijim të bisedës, ajo reagoi edhe ndaj disa titujve që kanë qarkulluar herë pas here në media dhe rrjete sociale, të cilët kanë përmendur pretendime për dhunë në familje. Anita Haradinaj i hodhi poshtë këto zëra, duke theksuar se nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e marrëdhënies së tyre.
Ajo u shpreh se një burrë që është i përmbushur me veten dhe me jetën e tij nuk ka nevojë të tregojë forcë ndaj një gruaje.
“Një burrë që është i përmbushur nuk shkon me tregu forcën te një grua. Forca tregohet atje ku duhet”, tha ajo.
-

Blero uron nënën, gruan, vajzën dhe motrën për 8 Mars
Këngëtari i njohur, Blero ka uruar nënën, gruan, vajzën dhe motrën e saj për 8 Mars.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, ku ka publikuar fotografitë e tyre.
“Urime 8 marsi”, ka shkruar Blero krahas fotografive.