Blog

  • Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

    Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

    Sulmuesi francez Kylian Mbappe pritet të mungojë në ndeshjen e parë të përballjes mes Real Madrid dhe Manchester Cityt.

    Sipas asaj që raporton ”The Athletic”, ylli i madrilenëve nuk pritet të jetë i gatshëm për këtë përballje të rëndësishme evropiane.

     

     

    Mbappe ka qenë një nga lojtarët kyç të Real Madridit këtë sezon dhe mungesa e tij do të ndikonte ndjeshëm në repartin ofensiv të “Los Blancos”.

    Stafi mjekësor i klubit po monitoron gjendjen e tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse sulmuesi francez do të arrijë të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit.

    Përballja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt pritet të jetë një nga duelet më të forta të fazës eliminatore, me të dy skuadrat që synojnë kalimin në raundin tjetër të kompeticionit.

  • Pse duhet të përdoret hurma gjatë Ramazanit?

    Pse duhet të përdoret hurma gjatë Ramazanit?

     

    Muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi shpirtëror, disipline dhe kujdesi për trupin. Gjatë këtij muaji, myslimanët agjërojnë nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke qëndruar pa ushqim dhe pa ujë për shumë orë. Për këtë arsye, zgjedhja e ushqimeve me të cilat prishet agjërimi ka një rëndësi të veçantë. Një nga ushqimet më të rekomanduara dhe më të përdorura është hurma.

    Traditë e lashtë dhe praktikë fetare

    Përdorimi i hurmave për të prishur agjërimin është një traditë e vjetër në botën islame. Sipas traditës, Profeti Muhamed e prishte agjërimin me hurma dhe ujë, prandaj kjo praktikë është ruajtur dhe praktikohet edhe sot nga miliona besimtarë në mbarë botën.

    Burim i shpejtë energjie

    Pas shumë orësh agjërim, trupi ka nevojë për energji të menjëhershme. Hurmat përmbajnë sheqerna natyrale si glukoza dhe fruktoza, të cilat përthithen shpejt nga organizmi dhe ndihmojnë në rikthimin e energjisë pa e rënduar stomakun.

    Të pasura me vitamina dhe minerale

    Hurmat janë një burim i mirë i shumë elementeve ushqyese të rëndësishme si kaliumi, magnezi, hekuri dhe vitamina të ndryshme. Këto ndihmojnë trupin të rikuperohet pas agjërimit dhe kontribuojnë në funksionimin e mirë të muskujve dhe sistemit nervor.

    Ndihmojnë tretjen

    Një tjetër përfitim i hurmave është përmbajtja e tyre e lartë e fibrave. Fibrat ndihmojnë sistemin tretës të funksionojë më mirë dhe parandalojnë problemet e stomakut që mund të shfaqen gjatë ndryshimit të regjimit ushqimor në Ramazan.

    Ushqim i lehtë dhe i shëndetshëm

    Hurmat janë të lehta për stomakun dhe nuk shkaktojnë rëndesë. Ato përgatisin organizmin për vaktin e iftarit dhe ndihmojnë që ngrënia të fillojë gradualisht, gjë që është shumë e rëndësishme pas një dite të gjatë agjërimi.

    Një simbol i tryezës së Ramazanit

    Përveç vlerave ushqyese, hurmat janë bërë edhe simbol i tryezës së iftarit. Në shumë familje ato janë ushqimi i parë që konsumohet kur dëgjohet ezani i akshamit, duke sjellë një ndjenjë tradite, bashkimi dhe mirënjohjeje.

    Në përfundim, hurmat nuk janë vetëm një traditë fetare, por edhe një zgjedhje shumë e mençur ushqimore gjatë Ramazanit. Ato i japin trupit energjinë e nevojshme, ndihmojnë tretjen dhe e bëjnë fillimin e iftarit më të shëndetshëm dhe më të balancuar.

  • Takim mes Agim Ademit dhe ambasadorit turk në Kosovë: Miqësi dhe bashkëpunim në prag të “play-off”-it

    Takim mes Agim Ademit dhe ambasadorit turk në Kosovë: Miqësi dhe bashkëpunim në prag të “play-off”-it

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Turqia në Kosovë, Tunç Angili, si dhe znj. Seyda Çimeli Aydın.

    Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve që po realizon Federata e Futbollit të Kosovës me diplomatët që shërbejnë në Kosovë, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ideve për zhvillimin e sportit, në veçanti të futbollit në vend.

     

     

    Në bisedë u diskutua edhe për ndeshjet e “play-off”-it ku Kosova do të luaj me Sllovakinë, derisa Turqia me Rumaninë.

    Në rast se Kosova dhe Turqia fitojnë ndeshjet e para, do të përballen me njëra tjetrën.

    Ademi ka njoftuar se nëse ndodh kjo përballje, e cila do të zhvillohet në Prishtinë, së bashku me ambasadorin Angili janë dakorduar që të organizojnë aktivitete të përbashkëta për tifozët e të dyja vendeve, në frymën e miqësisë dhe sportit.

  • Bebe Rexha publikon këngën “New Religion”

    Bebe Rexha publikon këngën “New Religion”

    Artistja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar këngën më të re dhe të shumëpritur “New Religion”, pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Dirty Blonde”.

    Ky projekt i ri muzikor po tërheq vëmendje të madhe nga fansat e artistes derisa shënon një tjetër hap në karrierën e artistes, e cila vazhdon të sjellë risi në skenën ndërkombëtare të muzikës pop.

    Edhe pse albumi i plotë ende nuk është publikuar, deri më tani janë lansuar vetëm tre këngë. Mes tyre është edhe Çike Çike, një këngë që përfshin edhe fragmente në gjuhën shqipe.

    Ndonëse “New Religion” është pritur me shumë entuziazëm nga fansat, interes të veçantë ka ngjallur edhe Çike Çike, sidomos te publiku shqiptar. Kjo për shkak se kënga përmban fraza në shqip, duke e bërë edhe më të afërt me audiencën shqiptare.

    Falë këtij elementi, kënga është bërë virale në mesin e fansave shqiptarë, të cilët e kanë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer në pjesë të një trendi të ri online.

    Publikimi i plotë i albumit të ri nga Bebe Rexha pritet të ndodhë gjatë muajve në vijim.

  • Elon Musk do të dëshmojë në gjyq, ja për çfarë akuzohet

    Elon Musk do të dëshmojë në gjyq, ja për çfarë akuzohet

    Elon Musk pritet të dëshmojë në një gjyq me aksionarët të mërkurën në San Francisko, ku ai akuzohet për dhënien e deklaratave të rreme dhe mashtruese që uli çmimin e aksioneve të Twitter përpara se ai të blinte platformën e mediave sociale për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.

    Padia u ngrit në tetor 2022 në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Qarkun Verior të Kalifornisë në emër të aksionarëve të Twitter të cilët shitën aksionet midis 13 majit dhe 4 tetorit 2022, disa javë para se blerja e Twitter nga Musk të finalizohej. Ajo pretendon se Musk shkeli ligjet federale të letrave me vlerë duke bërë deklarata të rreme publike që “ishin llogaritur me kujdes për të ulur çmimin e aksioneve të Twitter”.

    Drejtori ekzekutiv miliarder i Teslës arriti një marrëveshje për të blerë Twitter-in dhe për ta privatizuar atë në prill 2022. Megjithatë, më 13 maj, ai deklaroi se plani i tij ishte “i pezulluar përkohësisht” dhe tha se duhet të përcaktojë saktësisht numrin e llogarive të spam-it dhe të rreme në platformë. Aksionet e Twitter-it ranë si rezultat. Disa ditë më vonë, ai shkroi në Twitter se marrëveshja “nuk mund të vazhdojë” dhe pretendoi se pothuajse 20% e llogarive në Twitter ishin “të rreme”, sipas padisë.

    Postimi në Twitter i Musk më 13 maj — “Marrëveshja me Twitter është pezulluar përkohësisht në pritje të detajeve që mbështesin llogaritjen se llogaritë e spamit/rreme përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve” — ishte “i rremë sepse blerja nuk ishte, në fakt, ‘e pezulluar përkohësisht’”, thuhet në padi. ​​Kjo për shkak se Twitter nuk pranoi ta pezullonte marrëveshjen dhe nuk kishte asgjë në marrëveshjen e bashkimit që nënshkruan të dy palët që i lejonte Musk ta pezullonte atë, sipas padisë.

    Në javët në vijim, Musk vazhdoi të përpiqej ta vononte ose të tërhiqej nga marrëveshja, gjë që padia pretendon se e bëri në formën e deklaratave të rreme dhe përçmuese në lidhje me biznesin e Twitter-it, të cilat çuan në një rënie të ndjeshme të aksioneve të kompanisë nga San Francisko.

    Aksioni u mbyll në 36.81 dollarë më 8 korrik, kur Musk shkroi në Twitter se po e braktiste marrëveshjen për shkak të çështjes së llogarive të rreme. Kjo është 32% nën çmimin e ofruar të Musk prej 54.20 dollarësh për aksion.

  • Lewandowski flet rreth të ardhmes së tij

    Lewandowski flet rreth të ardhmes së tij

    E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende e paqartë.

    Kjo pasi që polaku, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Barçën e cila skadon pas 3 muajsh.

    Zërat u shtuan për një largim të tij drejt Arabisë Saudite si dhe nga MLS, por “Lewa” dha një deklaratë rreth kësaj.

    “Do t’i jap vetes rreth tre muaj kohë për të vendosur se çfarë dua të bëj për të ardhmen time”. “Barcelona ka gjithçka që na nevojitet dhe unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat këtu”, u shpreh Lewandowski.

  • Google hap qendrën e Inteligjencës Artificiale në Berlin – si pjesë të një programi investimi prej 5.5 miliardë eurosh

    Google hap qendrën e Inteligjencës Artificiale në Berlin – si pjesë të një programi investimi prej 5.5 miliardë eurosh

    Google ka hapur një qendër të re të inteligjencës artificiale në Berlin, si pjesë e një programi investimi prej 5.5 miliardë eurosh në Germany.

    Qendra do të bashkojë ekipet nga Google DeepMind, Google Research dhe Google Cloud për të zhvilluar teknologji të avancuara të inteligjencës artificiale.

    Projekti synon të rrisë bashkëpunimin mes kompanive teknologjike, universiteteve dhe institucioneve shtetërore.

    Autoritetet gjermane e kanë përshëndetur investimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për zhvillimin teknologjik të vendit.

    Në kuadër të iniciativës do të zhvillohen edhe projekte kërkimore në mjekësi, përfshirë përdorimin e AI në zbulimin e ilaçeve të reja.

    Sipas një analize ekonomike, përdorimi i gjerë i inteligjencës artificiale mund t’i shtojë ekonomisë gjermane rreth 440 miliardë euro në vit deri në vitin 2034.

  • Brikena shihet në lot, momenti që mori vëmendje në dasmë të Gimbos dhe Selin

    Brikena shihet në lot, momenti që mori vëmendje në dasmë të Gimbos dhe Selin

    Një dasmë simbolike është organizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku DJ Gimbo dhe Selin Bollati janë martuar në kuadër të lojës së spektaklit.

    Ceremonia është shoqëruar me një atmosferë festive, ndërsa këngëtarja Artjola Toska ka interpretuar gjatë mbrëmjes, duke i dhënë edhe më shumë gjallëri momentit.

    Gjatë dasmës, çifti realizoi edhe vallëzimin e tyre të parë, një moment që tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe publikut.

    Megjithatë, në mesin e festës vëmendje mori edhe banorja tjetër, Brikena Selmani. Ajo u pa me lot në sy teksa DJ Gimbo dhe Selin Bollati po vallëzonin si çift.

    Nuk dihet ende arsyeja e emocioneve të modeles nga Kosova, e cila u shfaq e prekur gjatë këtij momenti.

  • Messi i bën një dhuratë speciale Donald Trumpit

    Messi i bën një dhuratë speciale Donald Trumpit

    Leo Messi nuk ka shkuar duar bosh në Shtëpinë e Bardhë.

    Sulmuesi argjentinas kishte përgatitur një dhurat speciale për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Messi i dhuroi Trumpit një top futbolli me ngjyrat dhe llogon e Inter Miamit, me skuadrën që fitoi titullin e kampionit.

  • Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

    Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

    Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka bërë të ditur se në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person.

    Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.