Tag: ekonomi

  • Shesim mbi 200 burek në ditë, zviceranët preferojnë qebapët” – Biznesi i suksesshëm i gruas shqiptare në Zvicër

    Shesim mbi 200 burek në ditë, zviceranët preferojnë qebapët” – Biznesi i suksesshëm i gruas shqiptare në Zvicër

    “Shesim mbi 200 burek në ditë, zviceranët preferojnë qebapët” – Biznesi i suksesshëm i gruas shqiptare në Zvicër që po sjell ushqimet tradicionale në “Burek House”

    Një grua shqiptare ka arritur të sjellë shijen e Ballkanit duke hapur një biznes që është bërë shumë i njohur për ushqimet e saj tradicionale. Çdo ditë, mbi 200 burekë të freskët përgatiten dhe shiten te “Burek House”, një destinacion i preferuar për dashamirët e ushqimit të shijshëm dhe të freskët.

    https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=818290716581040

    Burek House” jo vetëm që ofron ushqime të shijshme, por gjithashtu krijon një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për të gjithë. Kjo përvojë unike është vlerësuar gjerësisht nga klientët, të cilët vazhdojnë të kthehen për të shijuar më shumë nga shijet tradicionale shqiptare.

    Suksesi i këtij biznesi është një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit për ushqimin dhe kulturën e saj, dhe një shembull frymëzues për të gjithë ata që kërkojnë të ndjekin ëndrrat e tyre, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore.

  • Anketimi: Amerikanët të gatshëm të heqin dorë nga 20% e pagës në këmbim të një jete më cilësore

    Anketimi: Amerikanët të gatshëm të heqin dorë nga 20% e pagës në këmbim të një jete më cilësore

    Sipas një anketimi, pak më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 51 për qind e tyre janë të gatshëm të marrin deri 20 për qind më pak pagë në këmbim të një jete më cilësore.

    “Mendoj se njerëzit kanë vështirësi të gjejnë një ekuilibër mes punës dhe jetës”, thotë psikologia Lynn Bufka nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë. “Në pjesë të caktuara të Shteteve të bashkuara ne kemi një shtytje për të punuar me intensitet të lartë dhe për të qenë të suksesshëm. Kjo gjithnjë e më shumë po kuptohet nga njerëzit se nuk është një zgjedhje e mirë për ne”.

    Punonjësit e moshës më të re kanë më shumë prirje të heqin dorë nga një pjesë e pagës në këmbim të një jete më të ekuilibruar, sipas një anketimi. Gjashtëdhjetë për qind e punonjësve të moshës 27 deri 42 vjeç dhe 56 për qind e atyre të moshës 18 deri 26 vjeç, thonë se do të zgjidhnin një vend pune me një pagë më të vogël në këmbim të një ekuilibër më të mirë mes punës dhe veprimtarive të tjera të jetës.

    “Këto rezultate nuk më befasojnë mua”, tha për Zërin e Amerikës përmes email-it Julia Toothcare, eksperte për këshilla të karrierës në faqen e internetit ResumeBuilder.com. “Brezi i ri ka qenë më i zëshëm rreth nevojës për një ekuilibër mes punës dhe aktiviteteve tjera të jetës. Është me rëndësi të theksohet se kjo nuk nënkupton se ata kanë më pak ambicie. Por, thjesht ata duan më shumë elasticitet dhe nuk janë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin e tyre siç kanë bërë brezat e tjerë”.

    Sipas anketimit, 45 për qind e amerikanëve të moshës 43 deri 59 dhe 33 për qind e atyre të moshës 60 deri 78 vjeç, do të pranonin të merrnin një pakësim deri 20 për qind të rrogës në këmbim të një ekuilibri më të mirë mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetën e tyre.

    Ky është një fenomen me të cilin ekspertja Toothacre ka përvojë të gjatë në fushën e saj. Ajo thotë se shumë klientë të saj duan orar më elastik të punës dhe aktiviteteve të tjera.

    “Balanca mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetë është një e rëndësishme për klientët tanë. Shumica e tyre më kontaktojnë sepse ata nuk janë të kënaqur me karrierën e tyre, ose duan të gjejnë një karrierë që ofron një ekuilibër më të mirë mes punës dhe angazhimeve të tjerë në jetë. Kjo dëshirë për elasticitet në orarin e punës është e nevojshme për shumicën e njerëzve”.

    Në anketimin, i cili u krye nga gushti deri në shtator të vitit 2023, morën pjesë 16,086 njerëz nga 16 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që morën pjesë në anketim thanë se i japin përparësi ekuilibrit në jetë në vend të avancimit në vendin e punës.

    “Nëse përqendrohemi vetëm tek puna, ne neglizhojmë atë që kuptohet si aspekti më jetik i ekzistencës së njeriut, vendi në shoqëri dhe fushat e tjera të përgjithshme të jetës”, thotë zonja Bufka. “Këto aspekte të tjera të jetës sjellin vlera dhe gëzim tek një person dhe mungesa e tyre është sfiduese për ne.”

    Pastaj kemi anën praktike të balancës mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetë dhe vullneti për të zgjedhur kohën e lirë mbi paratë.

    “Gjërat duhen bërë për të mbajtur në funksion gjërat në shtëpi, si blerja e ushqimit në dyqan”, thotë zonja Bufka. “Kur ndjehemi se nuk kemi kohë për të bërë këto gjëra pa pengesa, atëherë kemi tension mes detyrimeve në shtëpi dhe atyre në punë”./VOA

  • Banka Qendrore e Kosovë del edhe me një njoftim të ri për dinarin

    Banka Qendrore e Kosovë del edhe me një njoftim të ri për dinarin

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka dalë me njoftim të ri rreth qarkullimit të valutave të tjera, jo euro.Sipas njoftimit të BQK-së valutë e vlefshme si mjet pagese i ligjshëm është vetëm euroja.

    Valutat tjera jo-euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo-euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo-euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo -euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim.

    Më poshtë është linku me njoftimin e BQK-së:

  • Murati tregon nëse duhet të aplikohet për shtesat e fëmijëve dhe kur do t’u dalin në llogari prindërve

    Murati tregon nëse duhet të aplikohet për shtesat e fëmijëve dhe kur do t’u dalin në llogari prindërve

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar për kohën se kur pritet që të dalin shtesat prej 100 euro për fëmijët, sipas vendimit që u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

    Murati tha se nuk ka nevojë për aplikim për këto shtesa, pasi ato do të ndahen sipas listës ekzistuese të shtesave që marrin fëmijët për çdo muaj.

    Tutje, ai tha se për kohën e daljes së këtyre mjeteve do të ketë njoftim të ri.

    “Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema. Të gjithë pensionmarrësit këtë të premte do të marrin pensionet e rregullta, ndërsa ditët në vijim pas përgatitjeve teknike do të njoftohen se kur do të bëhet transferi për shtesën prej 100 euro. Poashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftojmë me kohë pra gjatë ditëve në njoftim se kur do të procedohet shtesa prej 100 euro e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt që ata i marrin shtesat për fëmijët. Transferi bëhet në llogarit ekzistuese”, ka thënë Murati.

  • Kosovarët shënojnë rekord në kursime, 5.89 miliardë euro në banka

    Kosovarët shënojnë rekord në kursime, 5.89 miliardë euro në banka

    Shuma e kursimeve që qytetarët e Kosovës kanë në banka ka arritur në vlerën prej 5.89 miliardë euro.

    Këtë e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës pikërisht të martën në Ditën Botërore të Kursimeve.

    Kjo vlerë konsiderohet më e larta që është shënuar deri më tani

    “Depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

    Vlera e depozitave në shtator 2023 arriti vlerën 5.89 miliardë euro”.

    Rreth 25% e kursimeve janë me afat.

    “Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro).

    Vlera e depozitave të reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro”.

  • Kush duhet të aplikojë për subvencionim të rrymës? Sqaron ministri Murati

    Kush duhet të aplikojë për subvencionim të rrymës? Sqaron ministri Murati

    Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se deri  më tani, janë mbi 45 mijë familje që kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

    Ndërsa ka thënë se ka ende kohë për të aplikuar. Ministri Murati po ashtu ka dhënë sqarime lidhur me atë se kush duhet të aplikojë.

    Postimi i plotë i Muratit:

    Deri më tani, janë bërë mbi 45 mijë familje që kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

    Ka ende kohë për të aplikuar, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi. Aplikimet për grupin e parë mbyllen të dielën, me 1 tetor 2023.

    Kush duhet të aplikojë?

    Të gjitha familjet që kanë të ardhura më pak se 150 euro/muaj për një anëtar.

    Pra nëse familja është me 2 persona, duhet të keni të ardhura më pak se 300 euro/muaj, për 3 persona më pak se 450 euro/muaj, për 4 persona më pak se 600 euro/muaj, e kështu me radhë.

    Familjet në asistencë sociale a duhet të aplikojnë?

    Po. Të gjitha familjet që janë përfitues të skemave sociale e pensionale, inkurajohen të aplikojnë. Përderisa familja ka më pak të ardhura mujore sesa pragu prej 150 euro/muaj për anëtar, atëherë ju kualifikoheni për subvencionim të energjisë elektrike.

    Familja jeton me qira, dhe njehsori elektrik është në emër të pronarit, a mund të përfitojmë nga subvencioni?

    Po. Vetëm sigurohuni që tek pyetja “A jetoni me qira”, të zgjedhni opsionin “Po”, të plotësoni fushat e nevojshme, si dhe tek pjesa për Njehsorin Elektrik, të shënoni të dhënat e njehsorit, ashtu që të përputhen me të dhënat e personit që është pronar i banesës/shtëpisë.

    Si familje kemi të ardhura, mirëpo një pjesë e konsiderueshme shkon për të paguar qiranë e shtëpisë/banesës ku jetojmë. A kualifikohemi për subvencionim?

    Nëse jetoni me qira, atëherë ju duhet të shënoni këtë në rubrikën përkatëse, dhe një pjesë e qirasë që paguani do të merret parasysh, në mënyrë ju të përfitoni më shumë nga subvencioni. Mirëpo sigurohuni që informatat të jenë të sakta, sepse ofrimi i informatave të pasakta do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit tuaj.

    Jam prind vetushqyes, pra përkujdesem vetëm unë për fëmijët, a ka ndonjë përfitim shtesë?

    Nëse jeni prind vetushqyes, ose familje që ka anëtarë me aftësi të kufizuara, apo jetoni si pensionist i vetmuar vetëm ose me bashkëshortin/-en, atëherë ju mund të përfitoni subvencionim shtesë.

    Prindërit vetushqyes dhe pensionistët e vetmuar, duhet të zgjedhin kategorinë përkatëse gjatë aplikimit.

    Kurse familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, mjafton të aplikojnë në kategorinë si familje e cënueshme, dhe verifikimet tjera i bëjmë ne me databazat që kemi për pensionet për aftësi të kufizuara.

  • Dhjetë vendet më të varfra në Evropë, Kosova e parafundit

    Dhjetë vendet më të varfra në Evropë, Kosova e parafundit

    Në një listë të përpiluar nga portali gjerman DERWESTEN, që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur si vendi i parafundit më i varfër në Evropë për vitin 2023, para Ukrainës, e cila është renditur e fundit.

    Portali gjerman DERWESTEN ka listuar vendet më të varfra në Evropë për vitin 2023. Lista është krijuar mbi bazën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për frymë banori. GDP-ja (PBB-ja) pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend. Për krijimin e listës, GDP-ja është pjesëtuar me numrin e banorëve për të krijuar një listë sa më të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropës, thuhet në artikullin e publikuar.

    Në listën e 10 vendeve më të varfra në Evropë DERWESTEN ka renditur 10 shtete:

    Në vendin e 10-të rendit Serbia, e cila thuhet se ka një GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) prej 10,360.72 dollarë për frymë banori.

    Vendi i 9-të: Mali i Zi. Kombi relativisht i vogël me 600,000 banorë, është i ndikuar fuqishëm nga turizmi dhe ka një GDP prej 9,811.86 dollarë amerikanë për kokë banori

    Vendi i 8-të: Bjellorusia me një GDP prej 7,859,63 dollarë amerikanë. Vendi përfiton shumë nga industria e tekstilit dhe përpunimi i drurit.

    Vendi i 7-të: Bosnjë dhe Hercegovina me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë.

    Vendi i 6-të: Gjeorgjia me një produkt të brendshëm bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë. Sektorët më të rëndësishëm ekonomikë në Gjeorgji janë turizmi në Detin e Zi, kultivimi dhe eksporti i agrumeve, rrushit dhe çajit, si dhe minierat e manganit dhe bakrit.

    Vendi i pestë: Maqedonia e Veriut: GDP për frymë prej 6,608.08 dollarë amerikanë. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku.

    Vendi i katërt: Shqipëria. Produkti i brendshëm bruto i këtij vendi është 6,457,22 dollarë për kokë banori. Në disa fusha – si turizmi apo inflacioni – Shqipëria ka qenë e suksesshme, por është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, Shqipërisë i duhet ende të përballet me një infrastrukturë shumë të dobët.

    Vendi i tretë: Moldavia. PBB për frymë është 5,671.22 dollarë amerikanë. Banorët e Moldavisë jetojnë kryesisht nga bujqësia. Klima e Moldavisë favorizon veçanërisht rritjen e frutave

    Vendi i dytë më i varfër në Evropë është Kosova

    Kosova u shpall e pavarur në vitin 2008 dhe njihet si shtet i pavarur edhe nga Gjermania, ndër të tjera. Brenda asaj që ishte Jugosllavia e atëhershme, Kosova ishte rajoni më i varfër – dhe shteti, me rreth 2 milionë banorë, është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Kjo është për shkak jo vetëm të politikave të dështuara sociale dhe ekonomike si pjesë e Jugosllavisë, por edhe të pasojave të luftës së Kosovës dhe një industrie mezi të zhvilluar.

    Për këtë arsye, Kosova konsiderohej prej kohësh si vendi më i varfër në Evropë. Në listën e vendeve më të varfra të kontinentit, megjithatë, Kosova zë vendin e dytë me një prodhim të brendshëm bruto për kokë banori prej 5,290.48 USD. Në vitin 2022, Kosova ishte vendi i fundit ballkanik që aplikoi për pranim në BE.

    Vendi më i varfër në Evropë: Ukraina

    Fakti që Kosova është zëvendësuar si vendi më i varfër në Evropë është kryesisht për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila filloi me pushtimin e trupave ruse në shkurt të vitit 2022. Deri në fillim të luftës, ekonomia e Ukrainës ishte në një kurs rritjeje, por karakterizohet gjithashtu nga nivele të larta korrupsioni, nuk ka një ekonomi të plotë tregu dhe nuk është një demokraci e vendosur. Produkti i brendshëm bruto (GDP) për frymë në Ukrainë – i ndikuar shumë nga lufta – është vetëm 4,348.57 dollarë amerikanë.

  • Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

    Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

    Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

    Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

    Ai tha se kjo vlerë e koeficientit do të ndryshojë në vitin 2024, dhe nga janari i vitit tjetër do të jetë 110 euro.

    Sipas Kurtit, çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë.

    Ligji i ri i pagave në Kosovë do të hyjë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

    Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

    Ministri i Financave, Pumës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.

    Sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

    Koeficientët 

    Sipas Ligjit të pagave në sektorin publik, koeficientin më të lartë e ka pozita e presidenit – 18 – që i bie që paga e presidentit është 1.890 euro.

    Pas presidentit, renditet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, me koeficient 17.5.

    Koeficienti i kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit është 17, ndërsa e deputetit dhe ministrit është 16.4.

    Koeficientin 15 e ka komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa 14.5 e kanë drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe ai i Doganës.

    Prokurorët dhe gjyqtarët, varësisht nga niveli, i kanë koeficientët nga 12 deri në 14.5.

    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës e ka koeficientin 14.

    Me koeficient të njejtë është edhe drejtori i SHSKUK-së, ndërsa mjeku specist e ka koeficientin 12, mjeku në specializim 8, mjeku i përgjithshem, stomatologu dhe farmacist e kanë koeficientin 7.4.

    Ndërsa infermierët, varësisht nga niveli, e kanë koeficientin prej 5.1 deri në 5.6.

    Mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë e ka koeficientin 5.8 që i bie që paga është 609 euro . Ndërsa mësimdhënësi në shkollë fillore dhe të mesme të ulët e ka koeficientin 5.6 që i bie 588 euro.

    Polici e ka koeficientin 5, ndërsa polici i lartë 5.9.

    Nëse një zyrtar publik para hyrjes në fuqi të këtij Ligji kishte pagë më të madhe se paga e re, i njëjti do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave Ligjit të ri dhe shtesën tranzitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë, thuhet në nenin 41.

    Aty thuhet se gjatë vitit të parë, shtesa tranzitore do të jetë 100 për qind, kurse gjatë vitit të dytë ajo do të zbritet në 50 për qind.

    “Përjashtim nga kjo dispozitë bëjnë anëtarët e shërbimit të jashtëm”, thuhet në këtë nen.

    Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit. Ai u përcaktua sot nga Qeveria e Kosovës.

    Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

    Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

    Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

    Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë

  • Qytetarët i ankohen, Rama thotë se Qeveria e ka fajin për shtrenjtimin e tatimit në pronë

    Qytetarët i ankohen, Rama thotë se Qeveria e ka fajin për shtrenjtimin e tatimit në pronë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ka marrë shqetësime nga qytetarët në lidhje me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë.

    Ai thotë se Ministria e Financave është autoriteti kompetent, ndërsa Komuna e Prishtinës cakton përqindjen e tatimit në bazë të vlerësimit paraprak të Ministrisë.

    “Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët janë ata që direkt preken nga ky proces. Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë”, shkroi Rama në Facebook.

    Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë, sipas Ramës.

    “Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Prandaj, ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave”, shkroi Rama.

    https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/490396453256871

  • Komunat heqin fajin nga vetja për tatimin në pronë, sqarojnë pse u rrit çmimi

    Komunat heqin fajin nga vetja për tatimin në pronë, sqarojnë pse u rrit çmimi

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se rritja e çmimit të faturës për tatimin në pronë s’ka ardhur nga komunat.

    Sipas AKK’së, komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut.

    “…vlen të sqarohet se Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut. Pra, çmimi i faturës së Tatimit në Pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore. Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga Komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë”, thuhet në reagim.

    Nga Asociacioni kanë treguar edhe se si përcaktohet shuma e kësaj pagese.

    “Fatura e tatimit në pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese: 1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe 2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat”, thuhet në reagim.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%.

    “Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve”, thuhet në reagimin e AKK’së.

    https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/5815258198562031

    Lidhur me këtë çështje ka dalë me një reagim Ministria e Financave, në të cilin thuhet se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

    Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë

    “MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Në reagim thuhet se “Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”.