Tag: ekonomi

  • Krijohet kriptovaluta kosovare “KosovaCoin”, flet shefi ekzekutiv i saj

    Krijohet kriptovaluta kosovare “KosovaCoin”, flet shefi ekzekutiv i saj

    Monedhat virtuale kanë zënë vend të madh në tregun botëror ku miliona njerëz investojnë në to.

    Edhe Kosova është bërë pjesë e kriptovaltuave me “Kosovacoin” që është krijuar së fundmi.

    Shefi ekzekutiv i “Kosovacoin”, Artit Muhaxhiri, në një intervistë për Klankosova.tv ka folur rreth procesit të krijimit të kësaj monedhe virtuale dhe investitorëve në të.

    “Krijimi i “KosovaCoin” ka nisur gjatë kohës sa isha duke përcjell kriptovalutat tjera dhe pashë se kishte shqiptarë të interesuar në to – atëherë më lindi ideja që të krijoj një kriptovalutë shqiptare ku investitorët e parë do të ishin shqiptarë. Në këtë mënyrë ata do të fitonin më së shumti dhe gjithashtu emri i Kosovës do të njihej anë e mbanë botës e edhe në botën e kriptovalutave”.

    “Krijimi mori dy muaj kohë deri në finalizimin e gjithë projektit ndërsa procesi i krijimit ka qenë mjaftë i komplikuar pasi kohë merr krijimi i kodeve”.

    Muhaxhiri bën të ditur se deri tani mbi 50 persona kanë investuar në “KosovaCoin” teksa vlera e tregut ka arritur në 12 mijë e 203 dollarë.

    “Deri tani kanë investuar rreth 55 persona. Vlera e një “KosovaCoin” është $0.0000000000127136 teksa vlera e marketit është 12 mijë e 203 dollarë”, tha Muhaxhiri për klankosova.tv

    Mes tjerash Muhaxheri tha se për vetëm katër ditë me 30 investitorë kanë arritur ta ngritin çmimin për 400 përqind.

    “Pritshmëritë tona janë shumë të larta pasi për vetëm katër ditë ne arritëm që me 30 mbajtës ta ngrisim çmimin lartë për 400% teksa tani presim që së paku çmimi t’i kalojë pesë zero”.

    Pjesë e “KosovaCoin” janë edhe katër persona që kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe ngritjen e saj sa më lartë në treg.

    “Deri më tani jemi katër persona që mirremi më së shumti me këtë. Por kjo kriptovalutë do të jetë e komunitetit – që do të thotë se do të ketë shumë mbajtës të saj dhe do të rritet nga vet komuniteti”, tha Muhaxhiri.

    Krijuesi i “KosovaCoin” mes pohoi se janë të lumtur që kanë gjetur mbështetjen e shqiptarëve anëembanë botës dhe se duan që rritja e kësaj kriptovalute të bëhet në fillim me shqiptarë e pastaj me njerëz të tjerë.

  • Kur do t’i marrin 250 eurot e premtuara nga Kurti kjo kategori e personave?

    Kur do t’i marrin 250 eurot e premtuara nga Kurti kjo kategori e personave?

    Për Kaltrina Berishën, e cila është bërë nënë për herë të dytë, premtimi i Qeverisë së Kosovë se do të paguajë nënat lehona të papuna, me 250 euro për gjashtë muaj radhazi, është një nga gjërat më të mira në planet e qeverisë.

    “Pasi kam mbetur shtatzënë, unë nuk kam punuar më. Kam lindur vajzën, ajo ka tre muaj. Ajo se çfarë po thotë kryeministri (Albin Kurti) në planprogram, është shumë e mirë për mua si nënë. Kjo do t’i ndihmonte lehonat shumë, së paku nuk do ta kemi edhe stresin financiar”, thotë ajo.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në planprogramin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm, ka premtuar se për nënat e papuna, do të paguajnë pagën minimale prej 250 eurosh, për 6 muajt e pushimit të lehonisë.

    Po ashtu, ai ka thënë se do të ndryshojë pushimin e lehonisë dhe atë prindëror, në atë mënyrë që të dy prindërit ta kenë këtë mundësi.

    Me Ligjin e punës në Kosovë, pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.

    Sa është i realizueshëm premtimi?

    Çështja kryesore mbetet se kur do të fillojë të realizohet një plan i tillë, si do të zbatohet dhe ku janë paratë? Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, por ata nuk janë përgjigjur.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, që nga viti 2014, Kosova ka regjistruar rënie të natalitetit për çdo vit. Në vitin 2014, numri i lindjeve të gjalla ka qenë 25.929. Në vitin 2019, janë regjistruar 21.798, ndërkaq vitin e kaluar kanë qenë vetëm 18.188 lindje.

    Nëse merren të dhënat e vitit 2020, i bie që qeveria e Kosovës përafërsisht për gjashtë muaj, duhet të ndajë nga buxheti i shtetit mbi 27 milionë euro. Buxheti i Kosovës për vitin 2021, është i paraparë të jetë mbi 2.4 miliardë euro.

    Sipas, të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e punësimit te gratë është vetëm 14 për qind.

    Numri i grave në moshë pune, është mbi 600 mijë, derisa të punësuara nga ky numër janë vetëm 85.601 gra. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor.

    Mujku: Vendimi i qeverisë mund të rritë natalitetin

    Vebi Mujku, udhëheqës i Institutit për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se dhënia e këtyre mjeteve për nënat lehonë të papunësuara do të rriste natalitetin.

    “Është e rëndësishme për të ardhmen e vendit në përgjithësi, pasi që nataliteti është në rënie e sipër dhe të gjitha nënat që nuk punojnë dhe kanë mundësi që për gjashtë muaj të marrin një shumë prej 250 euro, kjo do t’i stimulojë edhe në rritjen e natalitetit, por kjo shumë do të ndihmonte edhe në kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve”, thotë ai.

    Plan i mirë por kur fillon pagesa?

    Me mbështetje për lehonat dhe të tjerat çështje sociale që përfshihen në këtë program të qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se do ta nxjerrin shoqërinë nga varfëria dhe do të sjellin më shumë barazi shoqërore dhe gjinore.

    Megjithatë, Kaltrina Berisha, nënë e dy fëmijëve, dyshon se kjo do të fillojë të realizohet shpejt. Ajo nuk pret se mund të jetë përfituese e kësaj ndihme shtetërore.

    “Sot thuhet mund të realizohet pas disa viteve”, thotë ajo.

    Në familjen Berisha punon bashkëshorti i Kaltrinës dhe siç thotë ajo, të ardhurat mujore janë të vogla, por, mundohen t’i menaxhojnë sa më mirë duke iu ikur gjërave të luksit dhe blerë vetëm gjërat e nevojshme për jetë.

    “Me ato para në rast se do të m’i jepte shteti, normal që do t’i mbuloja shpenzimet për beben, qumështin gjëra për fëmije, çfarëdo që i duhet. Do të ishte një ndihmë e madhe, nuk janë pak 250 euro në muaj. Sinqerisht do të më ndihmonin shumë, edhe burri im nuk do të kishte një barrë kaq te madhe të mjeteve”, thotë ajo.

  • SUKSES tjetër ndërkombëtar nga Dr. Burim Dërmaku

    SUKSES tjetër ndërkombëtar nga Dr. Burim Dërmaku

    Libri për “LEADERSHIP” i financohet 100% për të gjitha shpenzimet për: botimin, shpërndarjen dhe të gjitha shpenzimet nga fondacioni dhe Akademia me seli në Gjermani dhe me shtrirje në gjithë botën – Akademia Lambert “Lambert Academic”.

    Dërmaku njofton që pas suksesit të Librit të fundit me renome ndërkombëtare për “Kredit Jo-performuese” dhe që është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës dhe që gjendet në të gjitha tregjet më të mëdha botërore, tani edhe libri për “LIDERSHIP – LEADERSHIP” e ka kaluar me sukses të lartë testimin për plagjiaturë në SHBA dhe tani libri është botuar dhe gjendet në të gjitha tregjet më të mëdha botërore si: Amazon , Morebooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams etj etj.; libri është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës si: Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Holandisht, Portugalisht etj.


    Ja vlen të veçohet që edhe Spanja ka shpreh interesim dhe e ka përkthyer edhe në gjuhën Spanjolle edhe pse është cekur nga Dërmaku te fjalët kyçe: Kosova (ang.Kosovo) edhe ku dihet që Autori i librit është nga Kosova dhe puna është bërë në Kosovë nuk ka pas asnjë pengesë nga Spanja për këtë, pra nuk ka bërë politikë, por ju ka servu popullit të vet Spanjoll-folës në mbarë botën.

    Pra përveç Spanjës libri Spanjisht ka depërtuar edhe në komplet kontinentin e Amerikës Jugore (Latine) ku flitet gjuha Spanjolle dhe që janë mbi 600 milion Spanjisht-folës në botë, përveç Brazilit në Amerikën Jugore (Latine) që flet portugalisht, por edhe Brazili e ka përkthyer në gjuhën Portugeze dhe tani libri ka shtrirje përveç në komplet kontinentin e Amerikës Veriore dhe të Mesme në gjuhën angleze edhe në komplet kontinentin e Amerikës Jugore (Latine) dhe në gjithë botën ku kanë qasje miliarda njerëz dhe të përkthyer në gjuhën e tyre, pra tani libri me emrin e autorit Dr. Burim Dërmaku dhe emrin e Kosovës është në të gjitha vendet kryesore dhe më të mëdha të botës dhe gjendet në të gjitha tregjet kryesore dhe më të mëdha botërore.

  • Kosovarëve po iu transferohen para në Trust, Ministria sqaron arsyen

    Kosovarëve po iu transferohen para në Trust, Ministria sqaron arsyen

    Qytetarët e vendit i kanë kthyer sërish sytë kah Fondi i Kursimeve Pensionale. Shumë prej tyre kanë njoftuar se iu janë transferuar para në llogaritë e tyre në TRUST, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Për arsyen e transferimit të këtyre mjeteve nëpër xhirollogaritë e qytetarëve, janë deklaruar nga Ministria.

    Në një përgjigje për Gazetën Express, MEA’ja ka thënë se pagesa e Trustit Pensional është bërë në bazë të listave të personave të shpallur përfitues të Pakos Fiskale Emergjente.

    “Pagesa e Trustit Pensional është bërë në bazë të listave të personave të shpallur përfitues të Pakos Fiskale Emergjente dhe nuk ka mundësi, që në këto pagesa të jenë përfshirë persona që nuk kanë qenë pjesë e Pakos. PFE është hartuar dhe vërtetuar nga Komisioni Ndërministror, bazuar në Planin Operativ të PFE i miratuar në Qeverinë e Kosovës”, kanë deklaruar nga ministria.

    Ndërkohë, për deklarimet e disa qytetarëve se iu janë transferuar këto mjete pavarësisht se s’kanë qenë përfitues të pakos, në këtë institucion thonë se nuk ekziston një mundësi e tillë.

    “Mundësia për tu përfshirë në pagesën e kontributeve, të personave që nuk kanë qenë pjesë e listave nuk ekziston, sepse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk ka përzgjedhur përfitues, por vetëm ka bërë ekzekutimin e pagesave për përfituesit e Pakos Fiskale Emergjente të shpallur nga Komisioni Ndërministror. MEA, në këto pagesa, nuk ka pasur një bazë të dytë të të dhënave të regjistrit civil që të mund të fuste në këto të lista persona tjerë”, kanë sqaruar nga ministria.

    Sipas MEA’së, në listën e përfituesve që iu është bërë pagesa e kontributeve kanë qenë mbi 178 mijë të punësuar.

    “Në listat e përfituesve, që iu është bërë pagesa e kontributeve në Trustin Pensional, kanë qenë mbi 178 mijë të punësuar, nga ta mbi 1000 (njëmijë) kanë qenë pensionist (që janë larguar nga pagesa e kontributeve –sipas Ligjit) dhe mbi 13 000 (trembëdhjetëmijë) prej aplikuesve iu kemi përmirësuar të dhënat e tyre për emrat apo mbiemrat ngase gjatë aplikimit disa nga të dhënat e tyre janë dhënë gabim”, thuhet në përgjigjet e ministrisë drejtuar gazetës.

    Ndryshe, me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarëve të vendit iu ishte mundësuar tërheqja e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti.

    Aplikimi vazhdon të jetë i hapur edhe tash.

  • Kthimi i ekonomisë në gjendje normale pas pandemisë do të zgjasë

    Kthimi i ekonomisë në gjendje normale pas pandemisë do të zgjasë

    Vetëm në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do t’i afrohet nivelit që ka pasur para pandemisë, vlerëson OECD. Megjithatë kapërcimi i gjendjes varet nga rajonet, dhe është shumë i ndryshëm.

    Tani, për herë të parë që me fillimin e pandemisë zgjohen shpresat për një të ardhme më të mirë,” shkruan kryeekonomistja e OECD, Laurence Boone në vëzhgimin e ri ekonomik të organizatës së vendeve të industrializuara. Dhe njëkohësisht shton, se rruga për t’u kthyer në gjendjen normale është plot me rreziqe dhe në disa vende do të zgjasë më gjatë se në vendet e tjera.

    Zhvillimi i ekonomisë botërore do të bjerë sivjet me 4,2 përqind, por vitin e ardhshëm do të rritet me të njëjtin nivel. Në 37 vendet anëtare të OECD, zhvillimi do të ulet sivjet më shumë (-5,5%), dhe kthimi në gjendjen normale do të vazhdojë të jetë më i ngadalshëm. Gjermania mund ta ngushëllojë veten duke pasur parasysh se zhvillimi i ekonomisë së saj do të bjerë më pak se sa në zonën e Euros.

    Më shumë se të tjerët do të preket sidomos sektori ku rrogat janë të ulëta. „Për punëtorët me kualifikime të ulëta dhe për ato me të ardhura të pakta ka rënë shumë numri i orëve të punës,” shkruhet në raport. “Kjo rrit edhe më shumë pabarazinë që ekzistonte para pandemisë.”

    Edhe të rinjtë që janë duke kërkuar punë janë aktualisht në situatë të disfavorshme, „Është shumë e vështirë që në mes të krizësh të fusësh këmbët në tregun e punës,” thotë Boone për Deutsche Welle-n. Raporti i OECD-së, vlerëson paketat e shumta të mbështetjes ekonomike, me të cilat shtetet, me ndihmën e Bankave Qendrore, mund të shpëtojnë ekonomitë popullore nga skenarë edhe më të këqinj. „Vendimtarja tani është që përgjegjësit e politikës të vazhdojnë me këto ndihma, në mënyrë që t’u sigurojnë mbijetesën sektorëve, firmave dhe vendeve të punës të lidhura me to”, thotë kryeekonomistja Boone. “Leksionet e nxjerra nga muajt e kaluar janë: Masat e marra kanë qenë dhe janë të përshtatshme”.

    Këshilla për politikën

    Raporti paralajmëron shprehimisht për rreziqet që ekzistojnë nëse masat e marra përfundojnë para kohe. „Synimi për të gjitha vendet është që të shmangin përfundimin e parakohshëm dhe të menjëhershëm të programeve të ndihmës,” thuhet në raport. Qeveritë duhet po ashtu të kenë kujdes që të ndihmojnë vërtet ata që janë prekur shumë nga kriza.

    OECD ka tri këshilla për përgjegjësit e politikës: Së pari, që duhen bërë investime në fushat bazë si „arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura fizike dhe digjitale”. Së dyti që ata duhet të jenë të vendosur për të „siguruar daljen nga varfëria dhe pabarazia e të ardhurave”. Së treti, OECD kërkon me ngulm më shumë bashkëpunim ndërkombëtar: “Bota nuk mund të zgjidhë krizat globale, kur secili vend vepron vetëm për veten e vet”. Në fund kryeekonomistja e OECD, shpreh shpresat e saj me nota të moderuara optimizmi: Ajo shpreson që pas pandemisë bota të jetë „ndoshta siç ka qenë, ose mbase edhe pak më mirë”./DW

  • Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e ‘The Economist’

    Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e ‘The Economist’

    A ndiheni me fat? Numri 21 është i lidhur me fatin, rrezikun, shfrytëzimin e shanseve dhe hedhjen e zareve. Është mosha minimale në të cilën mund të hyni në një kazino në Amerikë dhe emri i një loje të njohur me letra, Blackjack.

    Të gjitha këto duken çuditërisht të përshtatshme për një vit me një nivel pasigurie të pazakontë. “Çmimi i madh” që ofrohet është shansi për të vendosur nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Por ndërkohë, rreziqet janë të shumta, mbi shëndetin, rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin shoqëror. Ndërsa afrohet viti 2021, ja cilat janë 10 tendencat që duhen pasur në vëmendje vitin e ardhshëm.

    1. Lufta mbi vaksinat

    Ndërsa vaksinat e para bëhen të disponueshme në sasi të mëdha, fokusi do të zhvendoset nga përpjekja heroike në zhvillimin e tyre, te përpjekja e madhe që duhet për shpërndarjen e shpejtë të tyre, transmeton bota.al. “Diplomacia e vaksinave”, do të shoqërojë përplasjet brenda dhe midis vendeve, mbi atë se kush duhet t’i marrë ato dhe kur.null

    2. Një rimëkëmbje ekonomike e luhatshme

    Ndërsa ekonomitë dalin nga pandemia, rimëkëmbja do të jetë e vështirë, teksa shpërthimet epidemike lokale vijnë e ikin, ndërsa qeveritë nuk mund të ndihmojnë pafundësisht sipërmarrjet private që të ndihmojnë punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës. Hendeku midis kompanive të forta dhe atyre të dobëta do të zgjerohet.

    3. Dalja nga kaosi i ri botëror

    Sa do të jetë në gjendje Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, që të rregullojë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla? Traktati i Klimës i Parisit dhe marrëveshja bërthamore e Iranit, janë pikat nga duhet filluar kjo punë. Por dëmet e këtij rendi që para Donald Trumpit, do ta zgjasin përtej presidencës së tij.

    4. Më shumë tensione SHBA-Kinë

    Mos prisni që zoti Biden ta anulojë luftën tregtare me Kinën. Përkundrazi, ai do të dëshirojë të rregullojë marrëdhëniet me aleatët, për t’i zhvilluar ato në një mënyrë më efektive. Shumë vende nga Afrika në Azinë Juglindore, po bëjnë çmos për të shmangur rreshtimin me njërën palë kur të rriten tensionet.

    5. Kompanitë e vijës së frontit

    Një front tjetër për konfliktin SHBA-Kinë janë kompanitë dhe jo vetëm Huauei dhe TikTok, pasi biznesi po bëhet edhe më shumë një fushëbetejë gjeopolitike. Veç presionit nga lart, bosët e këtyre kompanive po përballen me presion nga poshtë, pasi punonjësit dhe klientët kërkojnë që ata të marrin një qasje ndaj ndryshimeve klimatike dhe drejtësisë sociale, ku politikanët kanë bërë shumë pak.

    6. Pas zhvillimit të përshpejtuar të teknologjisë

    Në vitin 2020, pandemia përshpejtoi përvetësimin e shumë sjelljeve teknologjike, nga video-konferencat te blerjet në internet, puna dhe mësimi në distancë. Në vitin 2021, do të bëhet më e qartë shkalla në të cilën këto ndryshime do të mbeten ose do të kthehen pas.

    7. Një botë ku do lëvizet më pak

    Sektori i turizmit do të tkurret dhe do të ndryshojë formë, duke pasur më shumë theks tek udhëtimet brenda vendit. Linjat ajrore, zinxhirët e rrjeteve hoteliere dhe prodhuesit e avionëve do të hasin shumë vështirësi, ashtu si universitetet që mbështeten shumë te studentët e huaj. Edhe shkëmbimi kulturor do të vuajë pasojat e pandemisë.

    8. Një mundësi për ndryshimin e klimës

    Kjo krizë shihet si një shans i artë për të ndërmarrë veprime energjike kundër ndryshimit të klimës, teksa qeveritë po investojnë gjithnjë e më shumë planet e gjelbra të rimëkëmbjes, për të krijuar vende të reja pune dhe për të ulur emetimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë. Sa ambicioze do të jenë premtimet në këtë fushë në konferencën e OKB për klimën, që u shty këtë vit?

    9. Viti i një déjà vu-je

    Ky është vetëm një shembull se si mund të jetë viti i ardhshëm në shumë aspekte, si një kapitull i dytë i vitit 2020, pasi ngjarjet përfshirë Olimpiadën, Dubai Expo dhe shumë aktivitete të tjera politike, sportive dhe tregtare do të çelen një vit më vonë sesa ishin planifikuar. Por jo të gjitha ato do të kenë sukses.

    10. Një këmbanë alarmi për rreziqe të tjera

    Akademikët dhe analistët, shumë prej të cilëve e kanë paralajmëruar prej vitesh rrezikun e një pandemie, do të përpiqen të shfrytëzojnë rastin për t’i bindur politikë-bërësit t’i marrin më seriozisht rreziqe të tjera të neglizhuara më herët, të tilla si rezistenca ndaj antibiotikëve dhe terrorizmi bërthamor. Urojuni atyre fat./Bota.al

  • Pas Covid-19 vjen virusi  tjetër i quajtur “Pandemi e Borxhit”

    Pas Covid-19 vjen virusi tjetër i quajtur “Pandemi e Borxhit”

    Prodhimi i Brendshëm Bruto globale do të bjerë ndjeshëm. Të gjithë ekspertët bien dakord për këtë. Ka qasje të ndryshme vetëm në masën e tkurrjes ekonomike dhe perspektivat afatmesme për një kthim në rritje.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia botërore të tkurret deri në vitin 2020 në vitin e ardhshëm me 11 trilionë euro.

    “Ky është recesioni më i madh që nga përplasja financiare e vitit 1929,” tha një ekonomist kryesor i FMN, duke shtuar se “asnjë vend nuk do t’i mbijetojë krizës së padëmtuar.”

    Si rezultat i krizës ekonomike, deficitet buxhetore në raport me PBB-në do të arrijnë pikën më të lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
    Sipas Fondit, masat për mbështetjen e zhvillimit duhet të merren dhe vendet e pasura duhet të ndihmojnë edhe më të varfërit. Përveç kësaj, masa të rrepta shtrënguese duhet të merren pas përfundimit të pandemisë për të zvogëluar borxhin publik.

    FMN vendos recesionin global në 4.9%, ndërsa për 2021 parashikon një rimëkëmbje graduale prej 5.4%. Sidoqoftë, këto vlerësime janë të vlefshme vetëm me kusht që të mos ketë një valë tjetër pandemie me imponimin e bllokimeve të reja, të cilat do të forconin çdo kthim në zhvillim.

  • Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar t’i sigurojë votat për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar t’i sigurojë votat për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka deklaruar se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë, pasi po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë.

    “Ne tani ne një situatë tejet të rendë, dhe po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë të cilët nuk janë zëvendësuar akoma”

    “Problemi është se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë të tillë, dhe ministri nuk ka njohur bazike rreth situatës aktuale dhe krejt çka bënë është se merr vendime ku bënë mbyllje dhe hapje të pa bërë analizë të mirëfilltë, se si do ta ulë numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që janë ndërmarr deri tani nuk kanë ndikuar në ulje të numrit të infeksionit, por kanë ndikuar në përhapje të infeksionit”

    Pacolli ka kritikuar Qeverinë edhe për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku është shprehur se partnerët e kolacionit nuk janë të interesuar që t’i sigurojë vota për votimin e këtij ligji.

    “Ne i kemi dhënë arsyet tona për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, dhe kjo Qeveri ka mijëra mundësi për me i ndihmuar edhe bizneseve edhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e Qeverisë mirëpo nuk është e interesime, përveç ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka asgjë aty përveç idenë që qytetarët t’i marrin kursimet e tyre pensionale, që t’i shfrytëzojnë ato, por ne jemi që Qeveria t’i ndihmojë qytetarët e jo ata me pare të veta të tentojnë të dalin nga kriza. Qeveria nuk është e interesuar për ta tejkaluar këtë ligj, por të ishte e interesuar ajo do ti bënte numrat e deputetëve”

    Pacolli ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit të cilin kjo parti e kishte iniciuar muaj më parë për rrëzimin e Qeverisë.

    Mes tjerash ajo ka thënë se nuk e kanë përkrahjen e PDK-së, pasi që sipas saj, ata janë duke diskutuar për hyrje në Qeveri.

    “Ne tani kemi ftuar partitë, të cilat kundërshtojnë këtë qeveri që të nënshkruajnë, kemi hezitimin e PDK-së, dhe siç duket ata janë në diskutim që të hyjnë në qeveri dhe nuk ka interesim prej tyre që të nënshkruhet mocioni për rrëzimin e Qeverisë.