Tag: ekonomi

  • FMN – Ekonomia e Kosovës sivjet pritet të rritet 3.8%

    FMN – Ekonomia e Kosovës sivjet pritet të rritet 3.8%

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), së fundmi vlerëson se ekonomia e Kosovës po rikthehet nga recesioni i saj më i thellë i dekadës, e nxitur nga normat e përmirësuara të vaksinimit, lëvizshmëria e përtërirë, veprimet e politikave dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga diaspora. Pas tkurrjes me 5.3 për qind në vitin 2020, PBB-ja reale u parashikua të rimëkëmbet me 7.5 për qind në vitin 2021.

    Sipas FMN-së, përgjigja fiskale ndaj pandemisë siguroi rrugë shpëtimi për familjet dhe firmat dhe zbuti ndikimin e goditjes tek ata që u prekën më shumë nga pandemia.

    Pas një rikthimi të fortë të të ardhurave, qëndrimi i politikës fiskale u shtrëngua në një pozicion pothuajse të balancuar në vitin 2021 nga një deficit prej afërsisht 8 për qind e PBB-së [Produkti Brendshëm Bruto] në 2020. Megjithatë, zvarritja e saj në ekonomi u kompensua më shumë se nga hyrjet e jashtëzakonshme të diasporës dhe rritjes të qëndrueshme të neto kredive për sektorin privat.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Kosova pati një inflacion prej 5 për qind ndikuar nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve.

    “Inflacioni në vitin 2021 parashikohet të jetë rritur në më shumë se 5 për qind (nga viti në vit) për shkak të çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, të cilat u kthyen në nivelet e tyre e para pandemisë”, thotë FMN.

    Me rezerva të forta kapitali dhe likuiditeti dhe shkallë të ulët të kredive joperformuese, sektori bankar ka qenë elastik në përgjithësi.

    Sipas FMN-së, aktiviteti ekonomik parashikohet të rritet me 3.8 për qind në vitin 2022, i nxitur pjesërisht nga momenti i fortë ekonomik në vitin 2021. Pasiguria rreth perspektivës mbetet e lartë dhe pandemia vazhdon të jetë rrezik për rënie.

    Dhimbja afatgjatë nga pandemia tani pritet të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në 2020-ën, pasi flukset e diasporës kanë qenë më elastike sesa pritej.

    Tutje thuhet se politikat strukturore, si diversifikimi i motorëve të rritjes së Kosovës, luftimi i informalitetit dhe krijimi i kushteve për rritje më të gjelbër ekonomike, mund të zbusin këto efekte afatgjata të pandemisë.

  • Rreth 40 mijë persona e humbën vendin e punës në vitin 2021, shuhen 1 mijë biznese

    Rreth 40 mijë persona e humbën vendin e punës në vitin 2021, shuhen 1 mijë biznese

    Gjatë vitit 2021 rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës dhe 64 mijë persona e kanë lëshuar vendin për shkak të mostrajtimit adekuat nga institucionet, i ka thënë Ekonomia Online kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi.

    Tutje, ai tha se nëse vazhdon kështu në vitin 2022 Kosovën do ta presë një gjendje më e rëndë.

    “Në këtë vit rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës. Fatkeqësisht kemi 64 mijë persona që e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mos trajtimit adekuat. Shteti nuk ka krijuar kushte për këta punëtorë sa i përket sigurisë sociale në Kosovë”.

    “Ne nuk jemi paguar dhe trajtuar si duhet nga shteti. Nëse vazhdon kështu do të na presë një gjendje më e rëndë përndryshe do të na presë ikja e fuqisë punëtore sidomos atyre që janë në profesione të caktuara”.

    Ndërsa, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021.

    Vranica theksoi se duhet të hiqet TVSh-ja, duke shtuar se nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi gastronomia do t’i rris ashpër qëndrimet me anë të protestave.

    “Realisht te falimentimi janë disa procedura të komplikueshme dhe më shumë ka pasur pezullim të veprimtarisë së bizneseve. Në vitin 2021 i kemi 8 100 biznese që janë regjistruar. Ka pasur rënie të regjistrimit në tre mujorin e tretë. 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021. Natyrisht që duhet të hiqet TVSh-ja. TVSh-ja ka treguar që ka qenë shumë e suksesshme nëse krahasojmë deklarimet në qarkullim të cilat i ka bërë gastronomia”.

    “Në vitin 2021 kanë qenë 188 milionë qarkullim. Varësisht se si do të jenë kushtet që do të krijohen do ta presim vitin 2022 nëse do të ketë rritje të TVSh-së. Ne do të ballafaqohemi me pandeminë edhe në vitin 2022. Nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi ne do t’i kundërshtojmë dhe do t’i rrisim ashpër qëndrimet tona me anë të protestave”, tha Vranica për EO.

  • “More rrenc”, Kllokoqi thotë se Murati i kishte premtuar që TVSH do të mbetet 8%

    “More rrenc”, Kllokoqi thotë se Murati i kishte premtuar që TVSH do të mbetet 8%

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, e ka quajtur gënjeshtar Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kllokoqi thotë se Murati vetë i kishte premtuar se TVSH-ja për gastronomët do të mbetet 8%, ndërsa tani ka thënë se do të rritet në 16%.

    Kllokoqi ka thënë se me këtë vendim gastronomët do të “fundosen”.

    “Morre RRENC,  ne tavolin me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe tvsh-ne ki me vazhdu ne 8% sa te egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kllokoqi thotë se është i zhgënjyer me këtë vendim pasi që Murati i kishte premtuar atij në sy se TVSH-ja nuk do të lëvizë.

    “Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy , mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom ZHGENJY”, shtoi ai.

    Ndryshe, prej datës 1 janar gastronomët do të detyrohen të paguajnë 16% TVSH. Vendimi që ata të paguajnë 8% ishte marrë si masë lehtësuese për këtë sektor që po përballet me pandeminë.

  • Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Tarifat e larta bankare pengesë për bizneset, Bordi i BQK-së të trajtojë me prioritet kërkesat e komunitetit

    Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Tarifat e larta bankare pengesë për bizneset, Bordi i BQK-së të trajtojë me prioritet kërkesat e komunitetit

    Rrjeti i Shitësve me Pakicë me anë të njoftimi ka reaguar lidhur me tarifat e larta bankare, të cilat sipas tyre janë pengesë për punën e bizneseve.

    Sipas tyre, këtë problematik duhet ta trajtoj Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    “Në Kosovë vazhdohet të ketë pengesa esenciale në transaksionet e pagesave me kartë si rezultat i tarifave të larta të përcaktuara nga bankat komerciale ndaj bizneseve të tregtisë me pakicë. Në këtë drejtim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë konsideron se operimi i Bankës Qendrore të Kosovës, si institucioni kryesor për garantimin e funksionimit të sistemit financiar, me një Bord ende të pakompletuar dhe në pamundësi vendimmarrjeje për një periudhë të gjatë, ka cenuar zbatimin e një sërë procesesh të rëndësishme për ekonominë e vendit”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

    Ky rrjet, thotë se kostot e larta me të cilat ballafaqohen bizneset për transaksione përmes kartelave bankare, po minojnë komunitetin për të inkurajuar kryerjen e pagesave përmes këtij shërbimi.

    “Ne vlerësojmë se përafrimi i vazhdueshëm i kornizës rregullative të BQK-së me aktet rregullative të BE-së sidomos në drejtim të sistemit të pagesave është themelor në aspekt të zhvillimit të sistemit financiar duke pasur në fokus sektorin privat, dhe se në këtë drejtim zhvillimet kanë qenë të mangëta. Vlen të ceket që pagesat me kartelë padyshim që rrisin volumin e shitjeve, kursejnë para dhe kohë, ofrojnë siguri, rrjedhimisht janë mënyrë komode dhe tërheqëse edhe për klientin pavarësisht llojit të kartelës. Megjithatë, kostot e larta me të cilat ballafaqohen bizneset për transaksione përmes kartelave bankare, në mungesë të një rregulloreje e cila vendos kriteret dhe përcakton kushtet për bankat komerciale, ashtu siç është e rregulluar në vendet e Bashkimit Evropian, minojnë në mënyrë të vazhdueshme çdo përpjekje të BQK-së dhe bizneseve për të inkurajuar transaksionet përmes kartelave bankare”, vijon reagimi.

    Në fund, Rrjeti i Shitësve me Pakicë shprehet se pret nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës të trajtojë kërkesat e komunitetit e biznesit dhe “të shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në çfarëdo lloj procesi me qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit financiar në vend”.

  • Kush duhet te aplikoje për subvencionim të pagës. Punetori apo Punedhenesi?

    Kush duhet te aplikoje për subvencionim të pagës. Punetori apo Punedhenesi?

    “I punësuari mund të aplikoj për subvencionim të pagës’’

    Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht Vendimet për subvencionim sipas masave:

    1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;

    1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe

    1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga Korrik/2021 e tutje.

    Aplikimi bëhet përmes Aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org. Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

    Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);

    Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

    Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

    Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

    Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

  • Restoranti i shqiptarit në Danimarkë zgjidhet më i miri në mesin e 50 restauranteve në botë

    Restoranti i shqiptarit në Danimarkë zgjidhet më i miri në mesin e 50 restauranteve në botë

    Kopenhagen është tashmë “kryeqyteti i kuzhinës’ pasi një nga restorantet e saj është zgjedhur më i miri në botë. Por ajo që e bën të veçantë përzgjedhjen e “Noma” si restoranti më i mirë në botë është se fakti se pronari dhe kuzhinieri është një shqiptaro-danez.

    Në garë ishin 50 restorante të ndryshme, të cilat janë cilësuar si më të mirat në botë dhe “Noma” kryesoi listën. Lajmin e ka bërë me dije faqja “The World’s 50 Best” (50 më të mirët në botë), përmes rrjetit social Twittter.

    Noma ka qenë pjesë e restoranteve më të mira në botë për rreth 10 vite.

    “Pak më shumë se një vit më parë mendova se gjithçka do të merret fund. Si do t’ia dilnim gjatë gjithë kësaj periudhe, “tha Rene Redzepi( Rexhepi), duke iu referuar pandemisë Covid-19.

  • Ndahen 10 milionë euro, familjet do të subvencionohen me kredi konsumuese

    Ndahen 10 milionë euro, familjet do të subvencionohen me kredi konsumuese

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të ndahen 10 milionë euro për mbështetje të likuiditetit familjar në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë paraqitjes së këtij propozimi ka thënë se me anë të masës 3.6, familjet do të subvencionohen me kredi konsumuese.

    Sipas tij, kjo masë pritet t’ua lehtësoj familjeve lehtësimin e shpenzimeve sezonale.

    “Përmes këtij vendim-propozimi, Ministria e Financave propozon ndarjen e 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht mbështetja për likuiditetin familjar”, ka njoftuar Murati, përcjell Telegrafi.

    Ai ka thënë se janë takuar me akterët e interesit dhe se shumë shpejtë do të nis zbatimi i kësaj mase.

    “Me anë të kësaj mase mbështesim amvisërinë pra familjet duke u subvencionuar me kredi konsumuese ashtu që ta kenë sa më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale. Mjetet e ndara për këtë masë merren nga Programi i Ringjalljes Ekonomike. Kemi filluar takimin me akterë të interesit lidhur me operimin dhe racionalizmin e kësaj mase, andaj pritet që shumë shpejtë zbatimi dhe subvencionimi i saj”, ka thënë ai.

    Murati gjatë një konference për medie është shprehur se do të mbështetet 10 për qind e kredisë konsumuese.

    “Me anë të kësaj do të subvencionohet 10 për qind e vlerës së kredisë konsumuese. Gjatë ditëve në vijim do t’i shpallim kriteret e aplikimit. Më lehtë do ta kenë ata që i kanë të formalizuara vendet e punës. Duke e ditur që një pjesë e punëtorëve nuk është e formalizuar apo paraqitur në Administratën Tatimore, ne kemi prezantuar masat e tjera mbështetëse për të ndihmuar formalizimin sië është masa 1.2”, njofton Murati.

    Ditë më parë, ishin marr disa vendime që kanë të bëjnë për ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19, ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor dhe ndihmë për lehonat.

    Për masën 3.1 janë ndarë 4 milionë euro e që është për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19, për masën 3.5 janë ndarë 1 milionë euro për kupona ushqimor për familjet në nevojë dhe për masën 3.5 janë ndarë 7 milionë euro për pagesa për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.

    Gjithashtu janë ndarë 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor. Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, që është zbatimi i masës 1 për mbështetje të punësimit.

    Mё tutje, nё zbatim tё masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive, Qeveria ka ndarë 10.43 milionё euro për subvencionimin e kredive investuese të bizneseve prodhuese e përpunuese.

  • Bitcoin, zyrtarisht monedha e re e këtij shteti

    Bitcoin, zyrtarisht monedha e re e këtij shteti

    El Salvadori u bë këtë të martë vendi i parë në botë që zyrtarizon si monedhë të vetë Bitkoinin krahas dollarit.

    Autoritetet shtetërore thonë se prej kësaj lëvizjeje vendi do të përfitojë miliarda dollarë, por nuk ndajnë të njëjtin mendim me analistët që paralajmërojnë se kjo mund të nxisë pastrimin e parave të pista në vend.

    Me këtë ndryshim të bërë në financat e vendit amerikan bizneset duhet të pranojnë pagesën me bitcoin krahas dollarit amerikan.

    Presidenti Nayib Bukele, icili ka nxitur miratimin e përdorimit të kriptomonedhës, thotë se kjo do t’i ndihmojë salvadorianët të kursejnë miliona dollarë që qeveria llogarit se shpenzohen çdo vit në komisione për dërgesa parash.

    Për të nxitur këtë nismë të re, që disa e cilësojnë edhe si eksperiment tejet guximtar, presidenti Bukelele i ka premtuar çdo qytetari 30 dollarë bitcoin nëse pajisen me një kuletë digjitale qeveritare.

    Ndërkohë, paqëndrueshmëria e kriptomonedhës ka sjellë debate të shumta jo vetëm në El Salvador, por edhe anekënd botës, ku brenda ditës monedha ka rastisur të zhvlerësohet me qindra dollarë.

    Skeptikët thonë se bitcoini mund të rrisë rreziqet financiare për vendin e Amerikës Qendrore, dhe ta kthejë vendin në një lavatriçe parash të pista, ndërsa vetë presidenti ndodhet në listën e zezë amerikane të emërtuar “Lista Engel”, i akuzuar për korrupsion dhe minim të demokracisë.

    Qytetii El Zonte, një zonë bregdetare, synon të bëhet një nga ekonomitë e para që përdo rbitcoinin si monedhë të vetën në botë. Qeveria ka instaluar aty pajisje që bëjnë të mundur konvertimin e bitcoinit në dollarë dhe të tërhiqet pa komision nga kuleta dixhitale.

    Kriptomonedha Bitcoin ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme, duke u rritur në më shumë se 64,000 dollarë në prill dhe duke rënë në 30,000 dollarë në maj të këtij viti, gjë që ka shkaktuar shqetësim të madh te investitorët seriozë.

  • Rritet çmimi i naftës në Kosovë

    Rritet çmimi i naftës në Kosovë

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar se është shënuar rritje e çmimit të naftës në vend.

    Sipas Berjanit rritja e këtij çmimi ka ardhur si pasojë e prodhimit të reduktuar të naftës dhe ai ka thënë se kjo gjë përcaktohet nga BERZh-it.

    “Sa i përket rritjes së çmimeve në Kosovë vetëm ka reflektuar rritje e çmimeve. Sot çmimet sillen 1.08-1.12 diesel apo dizel, benzina 1.09-1.20. Sa i përket çmimeve këto i përcakton BERZH-i dhe organizata prodhuese OPEK”.

    “Kur kemi prodhim më të reduktuar në mënyrë automatike çmimet rritet. Ne kemi prodhim në tregjet botërore të reduktuar dhe kështu çmimi është rritur. Edhe në tregjet botërore ka reflektuar rritja e çmimit si tek ne”, është shprehur ai.

    I pari i naftëtarëve poashtu ka bërë me dije se pa marrë parasysh që ka një ngritje çmimi ajo është më e ulët se në vendet e rajonit, ku krahasuar me Shqipërinë vlera dalluese është për 30 cent.

    “Sa i përket naftëtarëve, ata kanë dëshirë gjithmonë që të jenë çmimet më të lirë, por këtë e përcakton BERZH-i dhe naftëtarët asgjë nuk mund të bëjnë oferta dhe kërkesa”.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë e cila ka 22 cent akcizës më të ulët. Edhe Shqipëria sot një litër dizel e ka 1.47 ndërsa benzinën 1.49, çdo do të thotë se ne jemi më të lirë se Shqipëria për 30 cent”, ka shtuar ai.

    Berjani është shprehur se ka sinjale të rënies së lehtë të çmimit të naftës por që ditët në vijim pritet rënie më e theksuar.

    “Edhe kjo do të kalojë, pritet që ditët në vijim të ketë zbritje. Kjo është dhënë një sinjal se ka një rënie të lehtë. Ditët në vijim mund të pritet që të bije çmimi i dizelit. Kjo është një shifër e zakonshme e rritjes dhe zbritjes.

    “Cilësia e naftës me çmimin normal që lidhet. Qytetarët e Kosovës po shërbehen me dizel me 10 ppm sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe sipas shteteve në regjion”, ka thënë Berjani për EO.

  • Kosova rrezikon të mbetet pa punëtorë, shkak pagat e ulëta

    Kosova rrezikon të mbetet pa punëtorë, shkak pagat e ulëta

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se Kosova rrezikon të mbetet pa punëtorë profesionistë, kjo për faktin se sipas tij, një numër i madh i tyre kanë lënë vendin duke mos u pajtuar me pagën.

    Azemi në emisionin SOT ka thënë se asnjë punëtorë nuk mund të punojë me pagën 170 deri në 200 euro.

    “Faturën e kësaj po e paguan Kosova. Kjo sepse ajka e punëtorëve të Kosovës nuk është këtu dhe dotë mbesim në mungesë të shumë profesioneve, për të cilat nuk do të kemi punëtorë që ta kryejnë punën adekuate.”

    Azemi thotë se si Sindikatë kanë kërkuar nga Qeveria, presidentja dhe kryeparlamentari, që të krijohet një fond ku në rast se ndonjë punëtor humb jetën në vend të punës, familja e tij të merr një pagesë.

    “Ta merr së paku një simulim, rreth 3-4 mijë euro që atë ceremoni ta kryejë siç i ka hije”, ka shtuar Azemi.

    Ai tutje ka thënë se në rastin kur ndonjë udhëheqës i familjes po vdes në vendin e punës, kjo e fundit po mbetet pa përkrahje dhe në gjendje të rëndë ekonomike.

    “I gëzohemi kur Qeveria financon në orientime të ndryshme. Një fëmijë është vrarë nga dikush tjetër dhe është financuar me 20 mijë euro. Shumë e arsyeshme, po të kishte mundësi, unë mendoj se duhej edhe 40 mijë euro të paguhet, mirëpo, përderisa në një rast jepen 20 mijë, e të mos jepen as 2 mijë euro për dikë që ka vdekur në vendin e punës, për mua këto gjëra janë të paarsyeshme”, ka thënë tutje.