Tag: ekonomi

  • A do të mundësohet tërheqja e Trustit gjatë këtij muaji?

    A do të mundësohet tërheqja e Trustit gjatë këtij muaji?

    Ka disa ditë që është riaktualizuar çështja e tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).

    Duke qenë interesimi i madh i qytetarëve për të tërhequr kursimet e tyre, si pasojë edhe të situatës së rënduar ekonomike, deputeti nga PDK Bekim Haxhiu, konkretizoi nismën më 9 mars duke e dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili mundëson tërheqjen e këtyre mjeteve.

    Pasi u analizua nga Kuvendi, i njëjti është përcjellur Qeverisë së Kosovës për miratim.

    Nga koha e pranimit, sipas afateve ligjore Qeveria e Kosovës ka 30 ditë kohë për të dhënë një përgjigje, për rekomandimet e dhëna, që rrjedhimisht i bie deri me datën 21.04.2022.

    Në rast se Qeveria përgjigjet më herët rreth tërheqjes së Trustit, Kuvendi e fut në rend të ditës për miratim.

  • Mashtrimi me derivate i HIB Petrol dhe dy kompanive të tjera i kushtoi kuletës së shtetit mbi 600 mijë euro

    Mashtrimi me derivate i HIB Petrol dhe dy kompanive të tjera i kushtoi kuletës së shtetit mbi 600 mijë euro

    Rreth 600 mijë euro mashtrime me anë të ikjes së taksave janë zbuluar nga Dogana e Kosovës, në tri kompani të derivateve.

    Sipas Doganës, pas inspektimeve që janë bërë janë gjetur dyshime në tregtinë me derivate të naftës, ku janë zbuluar edhe dokumente të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.

    “Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Po ashtu, Dogana ka bërë të ditur se personat përgjegjës janë arrestuar kurse hetimet për zbardhjen e rrethanave janë duke vazhduar.

  • Arrinë në Kuvend propozimi për tërheqeje të 30% nga Trusti

    Arrinë në Kuvend propozimi për tërheqeje të 30% nga Trusti

    Arrinë në Kuvend propozimi për tërheqeje të 30% nga Trusti…..

  • Çmimi i naftës fillon të bie në tregjet botërore, në Kosovë po ndodh e kundërta (FOTO)

    Çmimi i naftës fillon të bie në tregjet botërore, në Kosovë po ndodh e kundërta (FOTO)

    Aktualisht në tregjet botërore çmimi i derivateve të naftës është duke rënë, por në vendin tonë po ndodh e kundërta, ku për çdo ditë, për një litër vlera është ngritur nga 8 deri në 10 cent.

    Sipas Oil Price, një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 124 dollarë nga 128 dollarë që ishte në fillim të ditës. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 119 dollarë kundrejt 124 dollarë për barrel.

    Ditë më parë, naftëtarët kanë paralajmëruar se çmimi i naftës për një litër do të arrin në 2 euro, shkruan Telegrafi.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë një konference për medie ka thënë se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës.

    Hajdari gjithashtu ka theksuar se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.

    “Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet, por mund të marrim masa. Ne kemi marr masa të ndryshme, duke filluar nga nafta. Mund të këtë edhe devijime të çmimit në treg, ku tregtohen furnizohen ndoshta dje në Durrës, kurse sot caktojnë çmimin sipas bursës”, tha Hajdari.

    Kurse, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ka theksuar se sanksionet e vendosura karshi Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor.

    Ai ka shtuar se kjo krizë po dikton rritjen e çmimit të naftës.

    Çmimi aktual i naftës | Burimi: Oil Price

  • Ekonomistët kërkojnë që të lejohet tërheqja e 20% të parave nga Trusti

    Ekonomistët kërkojnë që të lejohet tërheqja e 20% të parave nga Trusti

    Njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, propozojnë që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind. Kjo, sipas tyre, do ta zbuste sadopak situatën e vështirë financiare aktuale, si dhe do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe ngjalljen e aktivitetit ekonomik te bizneset.

    Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetarëve iu ishte mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti. Për katër muaj sa zgjati aplikimi, 427 371 veta tërhoqën mbi 197 milionë euro. Rreth 120 milionë euro prej tyre do të rimbursohen në 5 vitet e ardhshme, për personat që tërhoqën më pak se 1 mijë euro.

    Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë, thotë se pandemia Covid-19 e ka bërë të veten dhe ka ndikuar në të gjitha fushat, në uljen e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e krizës ekonomike dhe financiare.

    Kadrijaj tha për EO se meqë Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i përkrahë bizneset dhe qytetarët, së paku duhet t’ua japë mundësinë që qytetarët t’i tërheqin 20% nga Trusti.

    Sipas tij, pandemia ka ulur nivelin e mjeteve në portofolin e çdo qytetarit dhe të secilit biznes. “Këto probleme u bartën dhe ndikuan në rritjen e çmimeve në të gjitha lëmit, si në sektorin e ushqimeve e të ngjashme”.

    “Po ashtu, duhet ta kemi të qartë se meqë Kosova nuk disponon një buxhet të fuqishëm dhe nuk ka mundur që t’i përkrahë bizneset dhe qytetarët, erdhëm deri tek një pikë që secili, edhe bizneset edhe qytetarët, të jenë para një akti të kryer. Meqë kjo qeveri nuk po ka asnjë zgjidhje dhe as nuk po i përkrah përmes buxhetit, së paku duhet t’ia lejojë qytetarëve që t’i tërheqin kursimet e tyre…T’ua japë një mundësi që të rritet fuqia financiare. Fuqia financiare ndikon në rritjen e konsumit që do të kishte ngjallë edhe aktivitetin ekonomik te bizneset, por edhe do të kishte fuqizuar portofolin e çdo qytetari. Është shumë e mirëseardhur për qytetarët tërheqja e 20 % të Trustit për faktin se do ta lehtësonte jetën ekonomike të tyre. Po ashtu do të ndikonte në fuqizimin e konsumit, rrjedhimisht do të ndihmonte edhe vetë biznesin”, është shprehur ai.

    Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, po ashtu, mbështet idenë që qytetarët të lejohen të tërheqin edhe 20 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti Pensional.

    “Duhet t’i lejojë, sepse kjo është praktikë që është aplikuar edhe më herët nga qeveritë e kaluara. Ato janë mjete të qytetarit, janë mjete të lira, mundet t’i shfrytëzojë. Për shkak të rritjes së çmimeve duhet, kish qenë mirë, është si alternativë e mundshme, sepse edhe rritet fuqia blerëse. Kishte qenë një zgjidhje optimale me dalë nga kjo situatë e vështirësi financiare”, ka vlerësuar ai.

    Por, Bellaqa thekson se krahas 20-përqindëshit të Trustit, Qeveria duhet të marrë dhe masa të tjera për të ndihmuar popullatën dhe bizneset.

    Sipas tij, shteti përmes Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) duhet të shikojë mundësitë që me bankat komerciale të mundësohen kredi afatgjata për bizneset, të ulen normat e kamatave, përfshirë dhe për kreditë konsumuese “në mënyrë që të dilet nga kjo situatë”.

    Tërheqja e 10% të kursimeve ishte mundësuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë. Qysh atëherë kishte pasur propozime që qytetarëve t’iu lejohej të merrnin deri në 30 për qind nga Fondi Pensional i tyre.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, kishte propozuar që bazuar në shumën e kursimeve të ndryshonte dhe përqindja.

    Vetëvendosje, e cila në atë kohë kishte mbetur në opozitë, e kishte kundërshtuar tërheqjen e kursimeve pensionale, sikurse dhe rimbursimin, me arsyetimin se “përfitojnë më shumë ata që kanë paga më të mëdha prej shtetit”.

    Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte dalë kundër tërheqjes së 10-përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve. Sipas FMN-në, tërheqja e këtyre parave, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit. /EO

  • Krejt shtrenjtë, vaji u shtrenjtua 47% për një vit, pagat u rritën 34 € për 8 vite

    Krejt shtrenjtë, vaji u shtrenjtua 47% për një vit, pagat u rritën 34 € për 8 vite

    6.7% ka shënuar rritje inflacioni në vitin 2021 në Kosovë. Ky rezultat ishte nxjerr nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2021, kur u bë krahasimi i çmimeve të kësaj periudhe me atë të periudhës tjetër të njëjtë, 2020.Ngritje e çmimit në vitin 2021 është vërejtur në produktet bazë.

    Përqindje më e lartë është vërejtur në vajin ushqimor më 46.9%, në patate 46.8%, e në karburante 39.1%.

    Si produkt në vendin e katërt e i cili ka shënuar ngritje në çmim është mielli më 30%, pastaj sheqeri 24.2% dhe buka 20%.Sa janë rritur pagat për tetë vite në Kosovë?Gjithmonë duke iu referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ngritje ka shënuar edhe paga mesatare.

    E, kjo ngritje më së shumti është vërejtur në sektorin publik, derisa ai privat ka pasur një ngritje shumë të vogël.

    Ngritja e pagës neto për tetë vite në sektorin publik ka qenë 186€, në ndërmarrjet publike në 178€, dhe në sektorin privat vetëm 34€.Në grafikën mund të shihni ndër vite se sa është ngritur paga mesatare në sektorin publik dhe ne atë privat.

    Derisa në vitin 2021 inflacioni ka arritur në 6.7%, shkruan FrontOnline.Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paraparë që në vitin 2022 inflacioni të ketë ngritje në 3.6%, kurse në vitin 2023 në 2.6%.

  • Shtrenjtohet rryma edhe zyrtarisht

    Shtrenjtohet rryma edhe zyrtarisht


    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka marrë vendim të shtrenjtojë energjinë elektrike për shfrytëzuesit e konsumatorëve shtëpiak mbi 800 kilovat.

    Ky propozim është miratuar në mënyrë unanime në mbledhjen nga departamenti i tarifave.“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

    Sipas tyre bllok tarifë për bizneset nuk do të ketë.

  • Lajm i keq per te gjithe personat qe kane llogari ne Raiffeisen Bank

    Lajm i keq per te gjithe personat qe kane llogari ne Raiffeisen Bank

    Të dhënat personale, si emri mbiemri, numri personal dhe adresa të klientëve kosovare të Bankës Raiffeisen janë dërguar në Ukrainë. Këtë e ka lejuar Agjencia për Informim dhe Privatësi. Ato po përpunohen nga kompania me bazë në Kijev “Infocus L.L.C”.

    Të dhënat personale të klientëve të saj, banka Raiffeisen i ka dërguar në shtetin e Ukrainës. Këto të dhëna që përmbajnë të dhënat si numri personal dhe adresa do të përpunohen në kompaninë private “Infocus L.L.C”.

    Bankës Raiffaisen i është lejuar dërgimi i këtyre të dhënave te kompania me bazë në Kijev nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).

    Drita jeshile për këtë rast iu dha Raiffeisen me vendimin e 19 nëntor të vitit të kaluar. Shteti i Ukrainës nuk figuron në listën e vendeve të sigurta për mbrojtjen e të dhënave që ka publikuar vetë Agjencia për Privatësi.

    Por në arsyetimin e Agjencisë thuhet se kompania bankare ka prezantuar një certifikatë, të quajtur “PCI DSS”, që sipas saj dëshmon se “Infocus” L.L.C. është e licencuar sipas standardeve evropiane për ofrimin e sigurisë së të dhënave.

    “Raiffeisen Bank Kosovo, me rastin e aplikimit për lejimin e transferimit, ka ofruar draftmarrëveshjen e përpunimit të të dhënave me kompaninë ‘Infocus’ LLC, ku palët dakordohen të ndërmarrin mbrojtje adekuate në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në vendimin e Agjencisë për Privatësi.

    Më tej në këtë vendim të Agjencisë thuhet se qëllimi i transferimit të të dhënave personale të kosovarëve në Ukrainë, është ofrimi i shërbimeve këshilluese gjatë udhëtimeve për klientët e bankës që posedojnë kartela të tipit “Visa Platinum”.

    Sipas vendimit të AIP-së, në draft-marrëveshje janë paraparë obligimet dhe përgjegjësitë e palëve që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave si: masat teknike organizative, detyrimet e kontrolluesit dhe përpunuesit, sigurimi i cilësisë, komunikimi në rast të shkeljeve nga përpunuesi si dhe procedura e fshirjes dhe kthimi të dhënave personale tek kontrolluesi, raporton insajderi .

  • Rriten tarifat e energjisë elektrike, Austria subvencionon ngritjen e çmimeve

    Rriten tarifat e energjisë elektrike, Austria subvencionon ngritjen e çmimeve

    Qeveria e Austrisë njoftoi të premten një paketë ndihme për qytetarët e prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, duke iu bashkuar shumë vendeve evropiane që përpiqen të zbusin krizën financiare të familjeve.

    Pothuajse të gjitha familjet në Austri do të marrin një përfitim të vetëm prej 150 eurosh, njoftoi kancelari Karl Nehammer.

    Përafërsisht 750 mijë qytetarë që bëjnë pjesë në kategorinë e personave të rrezikuar do të marrin dyfishin e shumës, raporton reuters.

    Përveç kësaj, shteti ka vendosur të pezullojë paushallin për energjinë e gjelbër, e cila do t’i kursejë çdo familjeje rreth 100 euro ndërsa industrisë së mesme tregtare rreth 67 mijë euro.

    Paketa e ndihmës prej 1.7 miliardë eurosh synon të “parandalojë krizat”, tha Ministri i Financave, Magnus Brunner.

    Në Austri, si në shumë vende të tjera, çmimi i energjisë është rritur ndjeshëm muajt e fundit.

    Në dhjetor, kostot e energjisë ishin 24 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Nafta për ngrohje u rrit me 44 për qind dhe benzina me 31 për qind.

  • Paralajmërohet se në Kosovë mund të ketë krizë të fuqisë punëtore

    Paralajmërohet se në Kosovë mund të ketë krizë të fuqisë punëtore

    Kosova shumë shpejt do të përballet me një krizë të mungesës së fuqisë punëtore. Nga hulumtimet e bëra, ka dalë se me lehtësimin që Gjermania ua ka dhënë vendeve të Ballkanit për viza pune, ka bërë që fuqia punëtore e Kosovës të largohet nga vendi.

    Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kjo ndodh për arsye të pagave të ulëta në sektorin privat, mungesës së kushteve të punës dhe trajtimit jo të duhur të punëtorëve.

    Sipas një hulumtimi të Institutit për Studime të Avancuara (GAP) lidhur me emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani, ikja e fuqisë punëtore rrezikohet më shumë nga rregullorja e vitit 2015 e aprovuar nga Gjermania, e cila u mundëson qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë për Radio Kosovën, se një krizë e tillë vetëm e ka goditur Kosovën, derisa tregon edhe ars

    Sipas të dhënave, Azemi tha se që nga viti 2018 deri në vitin 2021 janë mbi 200 mijë punëtorë të larguar nga Kosova. Ai tha se punëtorët e larguar janë të kualifikuar në fusha të ndryshme.

    Ndërkohë, pronari i një kompanie vendore, që kryesisht merret me ndërtimtari, Rifat Lutolli, tha se kanë mungesë të stafit teknik, pasi disa prej tyre janë larguar për në vendet evropiane.

    Ndryshe, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 57 mijë kërkesa për procedurën e shortit të vizave vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Ndërsa, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën janë parashikuar në muaj rreth 460 terminë për viza pune.

    Ligji mbi emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani, ka ngritur shqetësime në Kosovë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht atyre të kualifikuar, do të largohen nga vendi. /rtklive/