Tag: ekonomi

  • KonSoni nuk rrit çmimet, vezët vetëm 3 euro e 90 cent

    KonSoni nuk rrit çmimet, vezët vetëm 3 euro e 90 cent

    Çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar rritje. Së fundi ka apsur rritje enorme të çmimit të vezëve, pasi që 30 copa vezë në treg tashmë kanë një çmim prej 5 euro e 20 cent. Çmime këto tejet të larta, krahasuar me standardin tonë. 

    Por jo të gjithë tregtarët e kanë shfrytëzuar rastin në këtë kohë të inflacionit, për të ngritur çmimet. Është kompania më e madhe në tregun kosovar për prodhimin e vezëve “KonSon”, e cila vazhdon t’i mbajë çmimet e njëjta të vezëve, çmime këto të cilat nuk i ka lëvizur që nga nëntori i vitit të kaluar. Andaj të gjithë konsumatorët të cilët duan vezë të freskëta dhe me çmime të volitshme, mund të drejtohen të “KonSoni”, për tu furnizuar me vezë me një çmim të përballueshëm për xhepin e tyre.

    “KonSon” vazhdon që në 27 pikat e saj sa i ka në të gjithë Kosovën, të mos ketë lëvizje të çmimeve. Tridhjetë copa vezë tek KonSoni, kanë një çmim prej vetëm 3 euro e 90 cent dhe 4 euro e 20 euro. Pronari i Kompanisë “KonSon”, Hekuran Sahiti thotë se kompania që ai drejton nuk e ka shfrytëzuar rastin që në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, t’i ngris çmimet e vezëve. “Në pikat e KonSonit vezët janë 3.90 euro dhe 4.20 euro. Asnjëherë “KonSoni” nuk e ka shfrytëzuar momentin për rritje ekstreme të çmimeve. Në 27 pikat e “KonSonit”, që i kemi në gjithë Kosovën çmimet e vezëve janë 3 euro e 90 dhe 4 euro e 20, pasi që i kemi dy lloje. Ne nuk i kemi lëvizur çmimet as në nëntor, as dhjetor, as në janar”, tha Sahiti.

    Sahiti po ashtu pohon se përveç konsumatorëve besnik që ka kompania, së fundi është rritur numri i qytetarëve të cilët zgjedhin “KonSonin”, për tu furnizuar me vezë. Kjo për shkak të çmimit i cili nuk ka shkuar me trendin e rritjes, por dhe për shkak të cilësisë së produkteve që ofron.

  • Lajm i mirë për mërgimtarët, rriten shtesat për fëmijë në Gjermani

    Lajm i mirë për mërgimtarët, rriten shtesat për fëmijë në Gjermani

    Nga një janari të vitit 2023, në Gjermani do të jepen ndihma të rëndësishme për të gjithë qytetarët, e në veçanti për familjet me të ardhura më të vogla. Prej muajit janar do të rriten shtesat për fëmijë në 250 euro. Shtesat në të ardhmen do të jenë të njëjta për të gjithë fëmijët, pra 250 Euro. 

    Familjet me të ardhura më të vogla do të kenë të drejtë të marrin një ndihmë të posaçme që quhet „Soforzuschlag“, por kanë të drejtë të marrin edhe „Kinderzuschlag“, pra një ndihmë tjetër e cila aktualisht është 229 euro, por edhe ajo do të rritet.

    Formularët për të bërë këto kërkesa mund ti gjeni në Agjencinë për punë dhe ato duhet të paraqiten në Entin për Familje, pra Familienkasse. Më një janar futet në fuqi edhe Ligji për ndihmat sociale, të cilat më nuk do të quhen Hartz IV por Buergergeld, pra një lloj fondi për ndihmën e qyetarëve. 

    Ndihmat sociale në të ardhmen do të jenë 502 Euro, ndërsa shteti për këta persona paguan edhe ngrohjen dhe vendbanimin. Në janar do të shtohen edhe ndihmat për pagesat e banesave, pra Wohngeld, për ata që marrin ndihma nga shteti. Në janar do të jepen edhe ndihmat prej 200 euro për studentët. /diasporatoday

  • Tërheqja e Trustit – vjen një lajm i mirë

    Tërheqja e Trustit – vjen një lajm i mirë

    Tërheqja e Trustit është temë diskutimi tash e sa kohë. Ky vit duket se do nisë mbarë pasi në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret vendimi për iniciativën qytetare për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.

    Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen, Bekim Haxhiu në një pronencim për Gazetën Insajderi tha se do të jetë në rend ditë projektligji qysh në seancën e parë.

    “Nisma qytetare ka pasur të trajtohet në seancën e fundit të dhjetorit, por kjo u zvarrit në Komisionin për Buxhet që drejtohet nga Armend Muja. Tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe qysh në seancën e parë të sesionit të ri në javën e tretë të janarit mund të futet në rend dite kjo nismë qytetare”, Haxhiu për Insajderin.

  • Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

    Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen e 30 përqind të Trustit.

    Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

    Pas këtij votimi, projektligji shkon për në Kuvend.

  • Parkingu nëntokësor në Prishtinë: kaq do të jetë çmimi!

    Parkingu nëntokësor në Prishtinë: kaq do të jetë çmimi!

    Parkingu nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë pritet të funksionalizohet këtë muaj, pasi punimet janë në përfundim.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se aktualisht po punohet në pjesën e sipërfaqes së parkingut dhe janë duke u bërë mbjelljet e fundit, pasi kanë kërkuar më shumë gjelbërim.

    Pjesa e parkingut nëntokësor është pothuajse e përfunduar, ndërsa tani po punohet në pjesën e sipërfaqes sepse kryetari Rama e ka ndërruar tërësisht dizajnin e sipërfaqes. Kemi kërkuar të ketë më shumë gjelbërim ndaj tani janë duke u bërë mbjelljet e fundit dhe në fund të nëntorit konsideroj se do të hapet për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh Zogaj.

    Sa i përket çmimeve, tha se janë vendosur para nënshkrimit të kontratës mes komunës dhe kompanive private.

    “Çmimet janë vendosur kur është nënshkruar kontrata, pasi është një kontratë e partneritetit publiko-privat, pra toka komunale ndërsa ndërtimi është bërë nga kompanitë private. Për një periudhë të caktuar, kompanitë private e shfrytëzojnë dhe menaxhojnë parkingun. Një pjesë e të hyrave i takon buxhetit të komunës”.

    “Çmimorja është caktuar qysh përpara me kontratë dhe është e përafërt me çmimet që i kemi në Prishtina Parking. Në Prishtina Parking nëse parkoheni në qendër të Prishtinës, është një euro për orë dhe e keni të obliguar ta lironi parkingun pas dy orësh. Pra, nuk lejohet të qëndroni më gjatë. Prandaj, në një paralele është caktuar edhe ai çmim”.

    Në hapësirën e parkingut nëntokësor Zogaj tha se janë rreth 600 vend parkingje, të cilat do të ua lehtësojnë punën qytetarëve.

    “Parkingu ka hyrje dalje të veçanta, andaj është e menduar mirë nga inxhinierët dhe arkitektët në mënyrë që të mos krijohet kaos”.

    Nënkryetari i kryeqytetit mes tjerash bëri të ditur se janë duke punuar në drejtim të zgjerimit të shesheve, deri te Katedralja dhe semaforët aktual. E kur ky projekt të përfundojë, tha se parkingu do të ketë dalje të veçantë, në mënyrë që të mos shkaktohet tollovi e veturave.

  • Rritet optimizmi se do të kalojë Trusti: “Disa deputetë të VV-së kanë ndryshuar qëndrim”

    Rritet optimizmi se do të kalojë Trusti: “Disa deputetë të VV-së kanë ndryshuar qëndrim”

    Qeveria e Kosovës për më pak se 30 ditë duhet t’i kthej një përgjigje për nismën, për tërheqjen e 30 % të parave nga Trusti, nismë kjo që tashmë zyrtarisht është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri.

    Mbi 17 mijë nënshkrime janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nga qytetarët e vendit, e të cilët përmes tyre po kërkojnë lejimin nga Kuvendi i Kosovës për tërheqjen e një shume të parave nga Trusti.

    Por iniciuesi i mbledhjes së nënshkrimeve, Adnan jashari ka thënë për Gazeta Blic se është mjaft optimist se një nismë e tillë mund të kaloj në Kuvend.
    Këtë ai po e bazohen në qëndrimet e disa deputetëve që janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Jemi në pritje në kthimin e opinionit nga Qeveria për Nismën Legjislative të qytetarëve për Trustin. Si duket Qeveria po e pret ditën e fundit të afatit ligjor për kthim të përgjigjes. Ditëve të fundit na kanë dhënë pak shpresë disa deklarata të deputetëve të mazhorancës rreth tërheqjes se kursimeve nga Trusti”, thotë Jashari !

    Sipas tij, deputeti i VV-së Fatmir Humolli është shprehur sërish që do të votojë pro projektligjit për tërheqje të Trustit, ndërsa deputeti tjetër Eman Rrahmani, nuk ka shprehur qëndrim direkt kundër tërheqjes së Trustit, në një prononcim për media ai tha që duhet të i pyesim ekspertët ekonomike se çfarë duhet të bëjmë në këtë kohë kur kursimet në Trust po iu bie vlera shkaku i rënies se investimeve”, tha Jashari.

    Ai vlerëson se profesorët dhe ekspertët e ekonomisë kanë qenë pro një tërheqjeje të një pjese të kursimeve.

    “Ne po shpresojmë që edhe deputetët tjerë të VV-së ta ndjekin shembullin e deputetit Humolli dhe të votojnë pro kërkesës së qytetarëve për tërheqje të kursimeve. Inkurajojmë Qeverinë që të jep opinion pozitiv për Nismën Legjislative për shkak se asaj nisme i janë bashkangjitur edhe nënshkrimet e qytetarëve pro tërheqjes së kursimeve”, deklaroi ai.

    Adnan Jashari thotë se është momenti ideal që deputetët e Kuvendit të votojnë PËR, e për këtë ai ka numëruar disa arsye.

    “Çdo ditë po përjetojmë vështirësi ekonomike, gjithashtu janë shtuar zërat edhe nga Qeveria për një dimër të vështirë dhe me probleme energjetike, gjë që do ta rendonin gjendjen ekonomike. Është koha e fundit që deputetët të nderojnë mendje dhe të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e Trustit. Kam frikë se si rezultat i rëndimit të gjendjes ekonomike do të ketë pakënaqësi sociale nëse nuk veprohet shpejt”, tha ai.

    Sipas tij, nëse Qeveria e Kuvendi vendosin ndryshe nga kërkesa e qytetarëve, atëherë do të ketë veprime të tjera.

    “Kësaj radhe revoltimi do të jetë më i madh edhe për arsye se nuk po dëgjohet zëri qytetar as përmes nënshkrimeve të tyre. Nuk përjashtohen protestat nëse nuk veprohet pozitivisht ndaj tërheqjes së kursimeve”, thotë ai.

    Proceduralisht për këtë rast veprohet kështu – Qeveria jep mendimin e saj qoftë për apo kundër më pas pa mendimin ose pëlqimin e Qeverisë, kërkesa kthehet në Kryesinë e Kuvendit e cila më pas vendos se kur do të jetë në rend të ditës shqyrtimin i plotësimin ndryshimit për ligjin për Trustin.

    Kuvendi i Kosovës muaj më parë nuk kishte kaluar nismën e Bekim Haxhiut deputetit të PDK-së për lejimin e tërheqjes së një shume të caktuar nga Trusti.

    Shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër.

    Kundër ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

  • Dalin shifrat e humbjeve të Trustit, qindra miliona për 7 muaj

    Dalin shifrat e humbjeve të Trustit, qindra miliona për 7 muaj

    Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) po përjetojnë periudhën më të keqe këtë vit.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

    Kjo bëhet e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku bëhet e ditur se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.

    “Kontributet e reja të grumbulluara gjatë periudhës janar-korrik 2022 arrijnë në 116.2 milionë euro, përderisa kthimi negativ në investime është 161.2 milionë euro”, bëhet e ditur mes tjerash në raport.

    Vlera e përgjithshme e aseteve të FKPK-së deri në korrik të këtij viti ka arritur në rreth 2.28 miliardë euro, përderisa vlera e çmimit të aksionit në korrik ka qenë 1.66 €. /Front Online.

  • Nesër pritet të ulet çmimi i naftës në Kosovë

    Nesër pritet të ulet çmimi i naftës në Kosovë

    Rritja e madhe dhe e pakontrolluar e çmimit të naftës nëpër pompa të derivateve ka bërë që sërish të ndërhyjë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Nga nesër çmimi i naftës pritet të ulet në nivel vendi. 

    Sipas vendimit të MINT, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 eurocentë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.

    Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se “MINT-i ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi. Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhje e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore”.

    “Kjo përbën shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në vendim.

    Këto masa do të mbeten në fuqi për 30 ditë. Vendimi është marrë dje.

    Ndryshe, në mbledhjen e 24 gushtit, u miratua unanimisht plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera.

    Shpjegime për këtë udhëzim dha kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

    Ai sqaroi se do të ketë sërish tavan për çmimin e naftës, derisa paralajmëroi se do të caktohet tavan i çmimeve edhe për produktet elementare ushqimore.

    “Sot kemi pasur edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës, por edhe marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë dhe me shumicë. Pra, edhe duam ta mbrojmë konsumatorin nga rritja e çmimit të naftës, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajmë konkurrushmërinë. E kemi edhe nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan, sa i përket produkteve elementare ushqimore”, deklaroi Kurti.

  • Detaje për investimin e madh të Destanit në Tetovë

    Detaje për investimin e madh të Destanit në Tetovë

    “e.GO Mobile”, në pronësi të familjes së Lazim Destanit është kompani gjermane për prodhimin e automjeteve elektrike me seli në Gjermani. Kjo kompani këtë të shtunë, më 13 gusht, hedh gurthemelin e fabrikës që do të ndërtohet në Zonën e Lirë në Tetovë.

    Pronar i “e.GO Mobile” është djali i Lazim Destanit, Nazif Destani, që është edhe themelues dhe pronar i Ecolog International.

    Ndërtimi i fabrikës në Tetovë kap investim mbi 150 milion euro si dhe do të ketë mbi dy mijë të punësuar. Tashmë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është miratuar dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes “e.GO Mobile dhe Qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

    “e.GO” është prodhues i automjeteve elektrike inovative dhe zgjidhjeve të prodhimit. Filozofia e këtij prodhuesi është inovacioni me prakticitet dhe qëllim. “e.GO Mobile” zhvillon platformë unike të automjeteve elektrike me bateri (e.) si dhe sistem prodhimi revolucionar që paraqet risi në prodhimin e automjeteve elektrike. Fillon me zgjedhjen e materialit të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm në produktet e veta deri te energjia e optimizuar dhe gjurmët mjedisore. Duke përdorur teknologjinë e decentralizuar të prodhimit, mundëson krijimin e vlerës së shtuar ekonomike lokale duke angazhuar komunitetet, duke zhvilluar talent dhe duke siguruar burime në nivel lokal. Produktet unike dhe shërbimet e “e.GO Mobile” janë krijuar për të ndihmuar qytetet dhe banorët e tyre të ndryshojnë për të mirë mënyrën se si lëvizin.

    Kjo fabrikë në fazën e parë të punës do të prodhojë makina elektrike të vogla ndërsa pastaj do të zgjerojë gamën e llojshmërisë së produkteve, përfshirë edhe autobusë elektrikë. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë parashikohet të zgjasë rreth një vit e gjysmë.

  • Fantastike: Maqedonia e Veriut lëviz për ndërtimin e autostradës Shkup – Prishtinë, hap tenderin afro 200 milionësh

    Fantastike: Maqedonia e Veriut lëviz për ndërtimin e autostradës Shkup – Prishtinë, hap tenderin afro 200 milionësh

    Autostrada e shumëpërfolur kufitare Shkup – Prishtinë (TENT-T) ka dalë në tender ndërkombëtar. Qeveria maqedonase ka hapur ofertë. Vlera totale e parashikuar e projektit  është 186,700,000.00 euro.

    Maqedonia e Veriut po synon të përdorë një pjesë t të ardhurave të një kredie nga granti i administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH për koston e projektit të shumëpritur, sidomos nga ana jonë (kosovare) për ndërtimin e autostradës Shkup-Prishtinë.

    Sipas dosjes së tenderit të cilën e ka parë Periskopi, projekti do të bashkëfinancohet nga një grant investimi prej 20.8 milionë euro të siguruar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF).

    Nënseksioni i mbetur prej 2 km nga Kryqi i Bllacës deri te vendkalimi Kufitar Bllacë me Republikën e Kosovës financohet nga buxheti i qeverisë maqedonase dhe aktualisht është në ndërtim e sipër.

    Projekti do të financojë ndërtimin e një nënseksioni të ri 10 km të gjatë të autostradës TEN-T Route 6 që shkon nga Shkupi (kryqëzimi Stenkovec) deri në Kryqëzimin Bllacë, afër kufirit me Kosovës.

    Vlera totale e parashikuar e projektit  është 186,700,000.00 euro.

    Qeveria maqedonase fillimisht ka bërë njoftim paraprak për ofertë në ueb-faqen prokuruese të BERZH, pasi edhe tenderi do të realizohet në bazë të politikave prokuruese të kësaj banke, raporton Periskopi.

    Data e parashikuar e fillimit të prokurimit është data 17.10.2022 dhe aty mund të marrin pjesë edhe kompanitë nga Kosova, të cilat tashmë janë prezentë në projektet infrastrukturorë në Maqedoninë e Veriut.

    “Prokurimi në kuadër të këtij projekti do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP). Nëse keni ndërmend të merrni pjesë në ndonjë prokurim sipas këtij projekti, ju lutemi sigurohuni që të jeni regjistruar në ECEPP ( https://ecepp.ebrd.com ). Subjektet e dokumentuara do të njoftohen drejtpërdrejt kur të publikohen mundësitë e prokurimit”, thuhet në njoftimin paraprak të këtij tenderi.

    Maqedonia e Veriut e ka partner kryesor Kosovën në të bërit biznes. Statistikat e Doganës së Kosovës tregojnë se ky shtet fqinjë ka importuar mallra në Kosovë në muajin korrik në një vlerë prej 15,777,122.68 eurove.

    Faktikisht, edhe Kosova e ka partner serioz për të bërë biznes, Maqedoninë fqinje dhe ekspertona mallra më së shumti nga te gjitha vendet ballkanike atje. Në korrik tregtarët kosovarë dërguan mallra në një vlerë prej 6,990,221.14 euro.

    Qeveria e Kosovës, në vitet e kaluara, ka orientuar një pjesë të madhe të investimeve kapitale në ndërtimin e dy rrugëve të mëdha (autostradave), respektivisht në ndërtimin e rrugës 7 (Merdare – Morinë) dhe të Rrugës 6 (Prishtinë – Hani i Elezit).

    Ndërtimi i këtyre dy rrugëve, përveç që lidhë Kosovën/Prishtinën me Shqipërinë/Tiranën dhe Maqedoninë/Shkupin, respektivisht, në fakt e përfshinë Kosovën si pjesë të rrjetit kryesor të transportit të Evropës Jug-Lindore.