Tag: Policia

  • “Sa herë që këmba ime shkelë në veri, e mendoj se mund të kthehem i vdekur”, reagon pjesëtari i FIT-it

    “Sa herë që këmba ime shkelë në veri, e mendoj se mund të kthehem i vdekur”, reagon pjesëtari i FIT-it

    Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Fatlum Xheladini, ka reaguar pas shumë diskutimeve që janë bërë nga përfaqësues të lartë të institucioneve, rreth pagave të tyre, pas protestës së FIT-it e cila është mbajtur një ditë më parë para Qeverisë së Kosovës.

    Xheladini ka thënë se ata po kërkojnë një pagë dinjitoze dhe se është e palogjikshme që të diskutohet kaq shumë paga e tyre. Madje ka përmendur dhe rreziku i cili u kanoset atyre sa herë ata shkojnë në veri.

    Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën Veriore të Republikës tonë, unë e mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua t’viktimizohem , po se ka me dhjetëra raste kur jem rreziku me jetë. Është e pa logjikshme me u përmend paga (edhe pse jo pagë, se kto janë veç shtesa momentale për punën jasht t’gjitha normave), kur unë personalisht ka kohë që nuk kum qëndru n’shpi mbi 20 orë. Llogaritni si të doni ju, veç një e di, që barazimi nuk do t’iu del asniherë si e mendoni. Shnet!”, ka shkruar Xheladini në Facebook.

    Postimi i plotë i Xheladinit:

  • Konflikt familjar në Isniq të Deçanit: Vjehrra ushtron dhunë ndaj nuses, përfundon në Polici

    Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

    Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

    Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Isniq të Deçanit, gjatë ditës së djeshme. Sinjali mëson se këtë herë në rast janë të përfshirë nusja dhe vjehrra, ku kjo e fundit është denoncuar nga gruaja e të birit për dhunë psikike.

    Viktima 25-vjeçare e ka denoncuar nënën e bashkëshortit për dhunë në familje, duke deklaruar se po i bën presion, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë.

    Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast dy palët kanë dhënë deklaratat e tyre për motivet e rastit dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vjehrra 61-vjeçare është liruar.

  • Policia ka përfunduar intervistimin e Rrahman Jasharajt pas sulmit të djeshëm

    Policia e Kosovës ka intervistuar kryetarin e Këshillit Grevsit të BSPK-së, Rrhman Jasharaj, pas tentim sulmit të së hënën në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

    Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është derguar në mbajtje”, tha ajo.

    Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën.Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn

  • I fshehur në Koliq, të dyshuarin e pestë për dhunimin e 11-vjeçares, babai e dorëzon në polici

    Në polici u dorëzua nga babai i tij.

    I dyshuari i pestë për dhunimin e të miturës 11 vjeçe të shtunën Sh.K. që nga ajo ditë ishte strehuar në Koliq të Prishtinës.

    E dy 17-vjeçarët e tjerë, G.J. e XH.S. që u vetëdorëzuan vonë të hënën, një ditë më pas iu caktua një muaj paraburgim, meqë si të lirë mund t`i ikin drejtësisë.

    Prapa grilave janë edhe dy vëllezërit Rexhepi, G.Rexhepi 16 vjeç e Ekremi 26 vjeçar.

    Ky i fundit ishte i njohur edhe më parë për organet e drejtësisë, pasi kishte nëntë aktakuza për vepra të ndryshme penale si vjedhje e rëndë, vjedhje e pyllit dhe dhunë në familje.

  • E konfirmon edhe Policia: Po, ka pasur të shtëna armësh në drejtim të Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

    Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.


    —INFORMACION ZYRTAR (nr.2)

    Prishtinë, 31 korrik 2022

    Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

    Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut.

    Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.


    —INFORMACION ZYRTAR (nr.1)
    Prishtinë, 31 korrik 2022

    Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

    Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

  • Policia arreston katër përsona për armëmbajtje pa leje, prokurorët i lirojnë

    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar katër persona, tre në Prishtinë dhe një në Ferizaj, për armëmbajtje pa leje.

    Sipas njoftimit të Policisë, të martën, që të katër personat janë liruar pas intervisitmit me vendim të prokurorit.

    Në tri rastet në Prishtinë, të arrestuarve pos armëve u janë gjetur edhe fishkë, ndërkohë që në Ferizaj, personi i arrestuar u zbulua se mban armë pa leje, pasi shtiu me të në një aheng familjar.

  • Vdes një burrë në QKUK, familjarët dyshojnë se pati neglizhencë nga mjekët

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet ndaj një vdekje që ka ndodhur para katër ditësh në QKUK, Prishtinë.

    Sipas raportit policor, është raportuar se një burrë i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka vdekur.

    Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

  • Punëtori bie nga 3.5 metra lartësi në Fushë Kosovë

    Një punëtor ka rënë nga lartësia 3.5 metra teksa po punonte në një konstruksion metali në Fushë Kosovë.


    Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    ASGJËSIM , DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNES /Fushë Kosovë 08.05.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës.

  • Rrëmuja “Te Qafa” sot në Prishtinë, momenti kur Policia arrestoi shtetasin e huaj që sulmonte qytetarët

    Gjatë ditës së sotme, një shtetas i huaj ka sulmuar disa qytetarë “Te Qafa” në kryeqytet.

    Policia ka reaguar menjëherë, duke e arrestuar atë.

    Pamjet nga arrestimi i tij janë publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, ku shihet se si policia reagon dhe arreston shtetasin e huaj që po sulmonte qytetarët në hyrje të një marketi.

  • Drejtori i Policisë: Në sulmin e tretë dyshohet që të shtënat kanë ardhur nga Serbia

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka treguar në detaje për sulmet ndaj patrullave policore në veri të vendit.

    Ai tha se në njërën prej tyre të shtënat me armë zjarri dyshohet se erdhën nga territori i Serbisë në drejtim të policëve kosovarë, afër pikës kufitare.

    “Sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë, saktësisht në vendin që quhet Pragovë, rreth orës 20:40 minuta, janë dëgjuar katër deri në pesë të shtëna me rafal të shkurta, diku rreth 30 fishekë që dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga territori i Republikës së Serbisë. S’ka pasë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjuajtjet kanë ndodhur në distancë 200-300 metra afër patrullës, në fshatin Bube, ku para disa kohe e kemi bërë mbylljen e kësaj rruge ilegale”.

    Mehmeti tha se prej datës 13 deri më sot katër kanë qenë katër sulme të organizuara dhe të sinkronizuara ndaj Policisë së Kosovës në një territor që është i ndërlidhur apo vendet ku janë bërë sulmet janë shumë afër njëra-tjetrës dhe natyrisht kjo na jep të kuptojmë se sulmi është i organizuar dhe ka për qëllim që të sulmojë dhe të pengojë punën e policisë, të pengojë aksionet policore që kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandës dhe tregtive ilegale”.