Tag: Policia

  • Xhelal Sveçla: Policia e Kosovës u sulmua nga grupet terroriste ne veri të vendit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit, raporton Express.

    Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.

    Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

    “Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

    Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

  • Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për visitor, për shkak të rrezikut nga ndonjë ortek bore.

    Në njoftimin e policisë thuhet se pas të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur gjatë ditës së sotme.

    “Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional ‘Sharr’ dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.Policia ka deklaruar se ky njoftim është bërë me qëllim që të mos shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

    Njoftimi i plotë nga policia:

    NjoftimNga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.

    Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

    Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

    Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.

  • Shtohen ankesat e qytetarëve ndaj punës së policëve të Kosovës

    Nga 124 ankesa të bëra nga qytetarët vetëm gjatë janarit, Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet për 46 raste të mundshme ku zyrtarët policorë kanë bërë shkelje të ndryshme.

    IPK-ja thotë se trendi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë janë në rritje dhe sipas tyre ka disa arsye pse ka ndodhur kjo.

    “Kjo po ndodh për shkak të besueshmërisë që kanë qytetarët për Inspektoratin Policorë të Kosovës, por edhe për shkak të angazhimeve të shumta që kanë zyrtarët policorë si në luftimin e kriminalitetit ashtu edhe në zbatimin e masave të pandemisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar IPK-ja ka pranuar 2013 ankesa, përcjell Telegrafi.

    Ky numër sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi është shqetësues.

    “Është shqetësuese kur zyrtarët policorë që në bazë të Kushtetutës do të duhej të kujdeseshin për rendin publik në Kosovë, përfshihen në aktivitete kriminale dhe cenojnë të drejtat e qytetarëve”, deklaroi Ehat Miftaraj.

    Ai thotë se nuk mjafton vetëm ndjekja penale ndaj policëve, por duhet edhe trajnimeve rreth përgjegjësive që kanë.

    IPK-ja ka arrestuar 34 zyrtarë policorë dhe ka bërë 85 rekomandime për suspendim gjatë vitit të kaluar.

  • Fluks i madh i qytetarëve në Brezovicë, policia del me njoftim për gjendjen aktuale

    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, që aktualisht nuk ka vende për parking të automjeteve.

    “Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit”, thuhet në njoftim.


    Më tej bëhet e ditur se patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në qendrën e skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre .

    “Kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.

    Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftim.

  • Si erdhi deri te vrasja e të riut në Hajvali, Policia jep detaje

    Mbrëmë është therur për vdekje një i ri në Hajvali të Prishtinës. Detaje se si ka ndodhur i gjithë rasti, ka dhënë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Një incident mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Hajvali.

    Për rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ndryshe, i riu s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në Klinikën e Emergjencës të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mbrëmë mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.

    Sipas Bajgorës, viktima kishte arritur në klinikë me plagë të rënda.

    “Po ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjysmë. Ai ka ardhur me plagë të rënda”, ka deklaruar Bajgora.

  • Detaje të reja nga Policia për shpërthimin në Fushë Kosovë

    Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë Kosovë,

    Lajmin e ka konfirmuar zyra për informim e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Tutje policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga policia.

  • Çfarë gjeti policia në lokacionin ku po kërkoheshin të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

    Një zënkë mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Mitrovicë. Ngjarja ndodhi dje pas mesnatës, ku 25 vjeçari me inicialet A.M, vdiq pasi u sulmua fizikisht me një mjet të mprehtë nga dy të dyshuar.

    Për vrasjen e 25 vjeçarit janë të dyshuar dy persona, të cilët ndodhen akoma në arrati.

    Me anë të raportit 24-orësh, policia njofton se kanë kryer kontrolle në lokacione të ndryshme, në të cilat dyshohej se ndodheshin të kërkuarit për vrasjen e të riut.

    Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike

    Njoftimi i plotë i policisë:

    VRASJE E RËNDË /Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021 – 00:10. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk  janë hasur deri me tani.  Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike. Rasti nën hetime.

  • Vajza që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ishte 18-vjeçe, policia zbulon vendin e krimit

    Vajza që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ishte 18-vjeçe, policia zbulon vendin e krimit

    Një 32-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë dy të dyshuarit kryesor për vdekjen e M.O, 18-vjeçare, që u dërgua pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nën pranga ka përfunduar A.S, mashkull kosovar, i moshës 32-vjeçare që është intervistuar nga policia, e me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    Megjithatë, në kërkim mbetet ende D.K, 29-vjeçar.

    “Policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Rasti, sipas njoftimit të policisë ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:08 minuta, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

    Dy të dyshuarit ndërkaq ikën në drejtim të panjohur.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, sot rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur”, thotë policia tutje.

    Identiteti i të dyshuarve është bërë i ditur nga kamerat e sigurisë, ku është gjetur gjithashtu edhe vendi i krimit.

    “Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje”, bëhet e ditur.

    “Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet tutje.

    Viktima, sipas policisë, është M.O, 18-vjeçare ndërsa trupi i pajetë i së njëjtës është dërguar për obduksion.

    “Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thotë policia.

    Fotografitë e tyre dje janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

    Po ashtu mësohet se vetura me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

  • Policia ndërhyn në emisionin e Arbanës

    Policia ndërhyn në emisionin e Arbanës

    Përmes rrjeteve sociale ku ka ndarë promon, lihet të kuptohet se historia e trajtuar nuk do të jetë e zakontë.

    Bëhet fjalë për një histori të ndaluar mes dy të rinjvë, të gjendur mes kundërshtimit të ashpër të familjarëve të vajzës

    Në promo, shihet se situata ka eskaluar deri në pikën sa në studiot e Top Channel ka mbërritur edhe policia.

    https://www.instagram.com/p/CNptZJQnYcV/?utm_source=ig_web_copy_link

  • Policia për Krime Ekonomike arreston dy ish-drejtorë të Telekomit të Kosovës

    Policia për Krime Ekonomike arreston dy ish-drejtorë të Telekomit të Kosovës

    Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, merr vesh Gazeta Express.

    Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, T.M (emër i njohur për redaksinë) dhe A.O,. ish-drejtor i Financave.

    Gjithashtu janë prangosur edhe dy të tjerë, K.M., dhe D.S, ky i fundit i nacionalitetit turk.

    K.M., dyshohet se ka ndihmuar në falsifikimin e dokumenteve, me qëllim arsyetimin e dhënies së telefonave për firmat që kanë pasur kontratë marketingu.