Tag: Policia

  • Policia arreston kreun e Kllokotit një ditë pasi Duda Balje denoncoi dallavere me vota

    Policia arreston kreun e Kllokotit një ditë pasi Duda Balje denoncoi dallavere me vota

    Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se është arrestuar Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, nën dyshimet për dallavere me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Arrestimi i tij vjen veç një ditë pasi që deputetja Duda Balje përmes një shkrimi në Facebook tha se partisë së saj iu janë humbur disa vota pikërisht në Kllokot.

    Ajo ka bërë të ditur se partia e saj në fakt kishte 147 vota në Kllokot e kjo është vërtetuar pas rinumërimit të urdhëruar nga PZAP-ja.

  • Aksioni i madh i Policisë, këta janë personat e arrestuar deri tani

    Aksioni i madh i Policisë, këta janë personat e arrestuar deri tani

    Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

    Deri tani janë arrestuar 12 persona.

    Personat që janë arrestuar deri tash gjatë këtij aksioni janë:

  • Nxori në shitje votën – kështu e pëson qytetari nga Peja

    Nxori në shitje votën – kështu e pëson qytetari nga Peja

    Disa orë para nisjes së procesit të votimit, Policia ka arrestuar një qytetar nga Peja, i cili në një faqe interneti kishte nxjerrë në shitje votën e tij.

    Në orën 01:00 pas mesnatës është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në një faqe të shitjeve ka postuar publikim “shes votën’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Të njëjtit kanë njoftuar se personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.null


    Shitja e votës është vepër penale.Në mëngjes, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka angazhuar 88 prokurorë për t’u marrë me secilin rast të raportuar për parregullsi në zgjedhje.

  • Arrestohet për të dytën herë polici Haris Kelmendi që keqtrajtoi 18-vjeçarin në stacionin e policisë

    Arrestohet për të dytën herë polici Haris Kelmendi që keqtrajtoi 18-vjeçarin në stacionin e policisë

    Zyrtari policor, Haris Kelmendi është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se gjatë vitit 2018, ka keqtrajtuar fizikisht një 18-vjeçar, në stacionin policor në Prishtinë.

    Gjatë ditës së djeshme në mediat vendore doli një video ku shihej polici Haris Kelmendi, duke ushtruar dhunë fizike ndaj 18 vjeçarit, Leotrim Rama, i cili ishte ndaluar për kundërvajtje.

    Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i Naim Rudari.

    Ai tha për Express, se Prokuroria ka urdhëruar që ky i fundit të arrestohet sërish dhe të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

    Rudari deklaroi se mbi Kelmendin rëndon akuza për veprën penale “Pengim i te provuarit”.

    “Po ai është arrestuar sot. Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë të padrejtë i ka kërkuar që të paraqitet në stacionin policor. Ai është ndaluar për 48 orë, për veprën penale ‘Pengim i të provuarit”, ka thënë ai.

    Më tutje avokati konfirmoi se Kelmendi është i përfshirë dhe duke u hetuar edhe në një rast tjetër, për të cilin theksoi se nuk ka shumë informacione.

    Kujtojmë që viktima e këtij rasti, Leotrim Rama, ka dëshmuar në Policinë e Kosovës, se zyrtari policor, Haris Kelmendi ka ushtruar presion  ndaj tij për ta ndryshuar deklaratën.

    Haris Kelmendi u arrestua edhe me  28 janar nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, por i njëjti u lirua më pas.

    Në ndërkohë Leutrim Rama në një postim në “Facebook”, ka sqaruar edhe se si ka ndodhur rasti në 2018.

    Ai ka thënë se në video-incizim shihet fundi i rrahjes që sipas tij kishte filluar 2 orë më parë nga policët.

    “Pra, siç shihet ne kete video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike ketu ka qene fundi i rrahjes sime 2 oreshe nga te gjith policet e ndrrimit te asaj nate”, ka shkruar ai në Facebook.

  • Policia tregon se çfarë gjeti në vendin e ngjarjes ku i vrarë mbeti Albert Krasniqi

    Policia tregon se çfarë gjeti në vendin e ngjarjes ku i vrarë mbeti Albert Krasniqi

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Albert Krasniqi.

    Krasniqi dyshohet se është qëlluar për vdekje nga babi i tij Skënder Krasniqi.

    Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzojë dhe një predhë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë”, thuhet në raportin e policisë.

    Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.
    Ata janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Kjara. Motivet e vrasjes ende mbesin të paqarta.

  • Holandezi mahnitet me sjelljen e tre policëve të Kosovës, tregon gjestin e tyre

    Holandezi mahnitet me sjelljen e tre policëve të Kosovës, tregon gjestin e tyre

    Holandezi, Stefan Van Dijk, i njohur në Twitter si “Stefan in Kosovo” ka mbetur i befasuar me sjelljen e Policisë së Kosovës.

    Ai përmes një postimi ka treguar që tre Policë të Kosovës ndaluan gjithë trafikun, vetën që të ndihmojnë një plak të vjetër e të sëmurë ta kaloj rrugën në qendër të qytetit.


    “Mbrëmë. Tre Policë ndaluan gjithë trafikun dhe ndihmuan një të moshuar të sëmurë që të kaloj rrugën në Qendër të Qytetit. Pas kësaj, ata ndaluan çdo taksi për të parë nëse munden ta dërgojnë të moshuarin në shtëpi. Mirësia e Kosovës”, u shprehë ai në postimin e tij.

  • Policia ka identifikuar burrin që e goditi gruan teksa po e nxirrte me karrocë nga QKUK-ja

    Policia ka identifikuar burrin që e goditi gruan teksa po e nxirrte me karrocë nga QKUK-ja

    Një burrë është kapur mbrëmë nga kamerat duke goditur bashkëshorten e tij në dalje të Emergjencës te Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës

    Ai shihet duke i dhënë një goditje me dorë prapa kokës, derisa reagimi i gruas nuk dallohet qartë.

    E për këtë rast, Policia e Kosovës, tashmë ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin. Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”, ka thënë Ahmeti.

  • Një 27-vjeçar provon të hidhet nga objekti i Psikiatrisë në Prishtinë, Policia e ndalon

    Një 27-vjeçar provon të hidhet nga objekti i Psikiatrisë në Prishtinë, Policia e ndalon

    Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë parandaluar vetëvrasjen e një personi sot në Prishtinë, i cili kishte tentuar të hidhet nga kulmi i objektit të Psikiatrisë, raporton Express

    Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

    “Policia e Kosovës, sot me datë 03.01.2021, në orët e para të mëngjesit (07:55) ka pranuar një informatë se në një Klinikë në Prishtinë një person ka hipur në kulmin e ndërtesës (klinikës psikiatrike) dhe është duke tentuar që të kërcejë nga aty. Njësitë policore të stacionit Jugu në Prishtinë kanë reaguar me shpejtësi në lokacion, me ç‘rast është njoftuar edhe njësia e zjarrfikëseve dhe ambulanca”, thuhet në njoftim.

    Policia ka njoftuar se pas bashkëbisedimit me personin që kishte dashur të kërcente nga kulmi, zyrtarët policorë janë afruar te ai përmes shkallëve emergjente.  


    “Pas një bashkërendimi të mirë dhe profesional të veprimeve të të gjitha ekipeve për menaxhimin e situatës së paraqitur, me ndihmën e shkallëve të zjarrfikëseve është arritur që zyrtarët policor të afrohen deri afër personit që dyshohej se do të kërcej nga kulmi i ndërtesës (klinikës)”, thuhet në njoftim.

    Personi që kishte tentuar të hidhet nga ndërtesa është 27-vjeçar, ndërkaq Policia ka bërë të ditur se ai ka përdorur dhunë ndaj zyrtarëve policorë.

    “Zyrtarët policorë gjatë tërë kohës përmes veprimeve dhe komunikimeve mjaft profesionale për rrethanat e ngjarjes janë përpjekur ta qetësojnë personin në fjalë në mënyrë që ta shmangin incidentin dhe për një çast është arritur të kapet personi, mirëpo gjatë përpjekjeve për ta kapur, personi në fjalë tashmë i dyshuari mashkull/kosovar (viti i lindjes 1993) ka filluar të përdor dhunë të vazhdueshme dhe duke sulmuar zyrtarët policor. Megjithatë, falë përpjekjeve dhe vendosmërisë së zyrtarëve, i dyshuari është vënë nën kontroll dhe me ndihmën e zjarrfikësve është arrit zbritja e tij në tokë, përderisa i njëjti menjëherë iu është nënshtruar trajtimeve mjekësore në klinikën psikiatrike”, ka bërë të ditur Policia.

    Ndërkohë, gjatë intervenimit për shpëtimin e 27-vjeçarit, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

    “Gjatë këtij intervenimi për ta parandaluar personin në fjalë të kërcej nga ndërtesa dhe ballafaqimit me të, lëndime trupore kanë marr tre zyrtarë policorë, të cilët kanë marr trajtim mjekësor në emergjencë. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë dhe në konsultim me prokurorin janë ndërmarr veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave të rastit”, thuhet në deklaratën e Policisë./GazetaExpress

  • Policia jep detaje lidhur me rrahjen brutale në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    Policia jep detaje lidhur me rrahjen brutale në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    Katër persona janë arrestuar në përleshjen e ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

    Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahit.

    “Nga informacionet e para raportohet se si pasojë e  një aksident  i ndodhur  rreth ores 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshi në rrahje  ndërmjet veti, Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë  që katër persona jane arrestuar.

    Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në komunikatë.

  • Suspendohen dy policët e përfshirë në rastin e rrahjes së vajzës në Vushtrri

    Suspendohen dy policët e përfshirë në rastin e rrahjes së vajzës në Vushtrri

    Dy hetues të stacionit policor në Vushtrri janë suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Suspendimi erdhi pas rastit i cili u publikua, ku shihej një zyrtare policore duke ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze që besohet se është e mitur, në Vushtrri.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkolle, ndërsa përveç polices në rast ka qenë i përfshirë edhe një koleg i saj (të dy hetues), i cili shihet deri sa qëndron duke e shikuar kolegen.

    Suspendimin e dy policëve e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci.

    Dy hetuesit policorë po dyshohen për veprën penale – keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa suspendimi i tyre është rekomanduar nga IPK për 72 orë.

    KALLXO.com raportoi gjatë ditës në lidhje me rastin e dhunës së ushtruar nga hetuesja e Policisë ndaj vajzës e madje edhe për fillimin e hetimeve nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Këta të fundit në një përgjigje për KALLXO.com kishin thënë se pas publikimit të videos kishin filluar grumbullimin e informatave ndërsa hetuesit e IPK-së ishin nisur në drejtim të Stacionit Policor në Vushtrri për të identifikuar dhe intervistuar dy hetuesit policor dhe për të zbardhur rastin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

    Deri më tani, nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar vajzat, e as arsyeja e reagimit të tillë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq hetuesja e policisë vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, thotë policja disa herë.