Tag: Policia

  • Qytetarja gjobitet për mosbarjte të maskës nga polici pa maskë

    Qytetarja gjobitet për mosbarjte të maskës nga polici pa maskë

    Një qytetare nga Prishtina, S.L. (emër i njohur për redaksinë) është gjobitur dy ditë më parë për mosbarjte të maskës, që është veprim i dënueshëm sipas Ligjit kundër COVID-19.

    Ajo ankohet se është gjobitur nga një patroll policore, ku njëri prej policëve në të nuk ka qenë duke bartur maskë, njofton Klan Kosova.

    Qytetarja ka treguar se për këtë është ankuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    “Gjoba më është shqiptuar më 15.12.2020 në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka treguar ajo, duke dërguar edhe fotografinë e policëve që ndodhen në veturn zyrtare.

  • Gjendet pa shenja jete një person në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një person në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë

    Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në qendër të Prishtinës.

    Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se rreth orës 18:40 është pranuar informata se një person është hasur i shtrirë në tokë në rrugën ‘Mark Isaku’.

    Njëësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ku më pas ëështë konirmuar se personi është pa shenja jete.

    “Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje  dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojnr ngjarjen”, “ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

  • Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë: Po mbahen në paraburgim

    Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë: Po mbahen në paraburgim

    Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00, Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë.Ata dyshohet se kanë hyrë gabimisht në territorin që i takon Serbisë.

    Të arrestuarit janë Blerim Maqastena, Asambleist i Pavarur në Komunën e Podujevës si dhe Berat Mexhuani.

    Fazli Maqastena, vëllau i Blerim Maqastenës i tha Klan Kosovës se ata po mbahen në paraburgim.

    “Vëllai im edhe një fqinj i yni kanë dalë për të shëtitur në Mirovc edhe dyshohet se mund të kenë hyrë në territorin e Serbisë aksidentalisht. Sipas asaj çka kemi arritur të kuptojmë nga Policia e Kosovës, në atë pjesë ka pasur shumë mjegull dhe ata kanë mundur ta humbin edhe rrugën”.

    “Ne kemi kontaktu me çdo instancë që kemi pasur mundësi. Nga ajo çka kemi marrë vesh ata po mbahen në paraburgim ose në Burgun e Prokuples ose në Kurshumli”.

    Maqastena tregon se ka kontaktuar me avokatin e të arrestuarve.

    “Kam kontaktuar edhe me avokatin e tyre. Atë ia kanë caktuar pa i pyetur këta për shkak se këta nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë avokat. Ai ka ardhur nga Beogradi, dhe nuk i kanë lënë me i marrë pyetje ata pa avokat”.
    Ai thekson se avokati i ka treguar atij se edhe vëllai por edhe fqinji i tij janë mirë.“Avokati më ka thënë se ata janë mirë dhe po mbahen mirë. E pyeta a janë gjallë? – më tha: ”po gjallë janë”

    .Por, vëllai i asambleistit të Komunës së Podujevës ka dyshime se dy kosovarët mund edhe të keqtrajtohen.

    Madje Fazli Maqastena, ka frikë se atyre po u ndodh më e keqja.“Avokati më tha mirë janë. Por, unë nuk kam më shumë informacione.

    Nuk kam arritur të kontaktoj me ata. Nuk e di, se në çfarë gjendje janë – A mos po i maltretojnë? Ose nuk kemi siguri se a janë së pari gjallë?”.

    Rastin e arrestimit të Blerim Maqastenës dhe Berat Mexhuanit, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga zëdhënësi Daut Hoxha.

  • Polici përgjak me shufër metalike 19-vjeçarin në Mitrovicë – doli gjatë “orës policore”

    Polici përgjak me shufër metalike 19-vjeçarin në Mitrovicë – doli gjatë “orës policore”

    Dhuna policore, e cila u intensifikua u bë temë aktuale së fundmi në Shqipëri, ka shpërthyer e eskaluar edhe në Mitrovicë.

    Një 19 vjeçar me iniciale Sh.B është përgjakur pasi i janë shkaktuar plagë e të çara në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.

    E gjithë ngjarja ndodhi kur sot rreth orës 5:00 (mëngjes i hershëm), 4 djem vushtrrias ishin ndalur nga 2 zyrtarë policorë tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë dhe ishin udhëzuar të shkojnë në shtëpi pasi akoma ishte “ora policore”.

    4 të rinjtë, që kishin kaluar natën pranë një zjarri tek ky liqen, meqë nuk kishin gjetur transport për kthim në shtëpi pas orës 19:00, thonë se kishin dëgjuar udhëzimet e policëve dhe ishin nisur të ktheheshin.
    Por menjëherë pas kësaj, sipas tyre, njëri nga zyrtarët ka filluar të ushtrojë dhunë fizike mbi ta. Viktima që u përgjak thotë se iu bind policit, por pavarësisht kësaj ai e goditi.

    “Ne e kemi fikur zjarrin dhe jemi nisur për shtëpi dhe me pas kemi kaluar rreth 20 m, njëri prej tyre ka kërkuar që të vrapojmë. Menjëherë pas kësaj, ka filluar të na godas, ashtu që fillimisht njërin prej shokëve të mij e ka goditur me shkelm në shpinë, tjetrin në këmbë, pastaj ka nxjerr shufrën metalike dhe më ka goditur në këmbën e majtë, pastaj dorën e majtë dhe derisa ishte duke më goditur, i kam thënë mos më godit, e pas kësaj, ka vazhduar me goditje disa herë në kokë, me shufër metalike, me ç’rast më ka shkaktuar plagë dhe ka filluar gjakderdhja.”, ka thënë Sh.B për.

    Djali thotë se, ndonëse i gjakosur, Policia e la ashtu në rrugë. Ai thotë se ka shkuar vetë në emergjencë dhe pastaj është shoqëruar në Stacion nga i njëjti polic që pretendohet se e kishte rrahur, ku është mbajtur deri në ora 12:00.

  • LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Komaran, ka të lënduar

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Komaran, ka të lënduar


    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Komaran.

    Burimet kanë siguar pamje nga vendi i ngjarjes ku një automjet shihet i dëmtuar rëndë.

    Nga vëzhgimet e para po raportohet për të lënduar.

  • Motra e 25 vjeçarit të vrarë nga policia në Shkodër: E vranë për një maskë, këtë vit do të martohej

    Motra e 25 vjeçarit të vrarë nga policia në Shkodër: E vranë për një maskë, këtë vit do të martohej

    Në protestën e organizuar në rrjetet sociale për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha ishin të pranishëm edhe disa nga familjarët dhe miqtë e viktimës, mes tyre dhe motra e tij.

    Përpara mikrofonit të A2, motra e Klodian Rashës kërkoi drejtësi për vëllanë e vrarë dhe u shpreh se ai u qëllua me armë nga policia pasi nuk kishte vendosur maskë. Sipas saj ai nuk kishte armë në momentin e ngjarjes, por dy hurma.

    “Kemi ardhur këtu për dorëheqjen e zotërisë Sandër Lleshi. Për çfarë arsye e ka vrarë vëllanë tim? Prindërit kanë qenë duke fjetur. Unë kam qenë jashtë dhe kam ardhur kur mora vesh që vëllai u vra nga policia. Vëllai nuk ka pasur armë. Ishte i fejuar këtë vit do të bënte martesën. Ka qenë djalë i qetë. Vëllai u vra për një maskë. Çfarë është ky shtet?”, u shpreh ajo.

    Më herët, protestuesit ndezën qirinj për të kujtuar të riun e vrarë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

    25 vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë.

  • Policia e Maqedonisë ndalon Marin Memën teksa xhironte emisionin për shqiptarët e Prilepit

    Policia e Maqedonisë ndalon Marin Memën teksa xhironte emisionin për shqiptarët e Prilepit

    Gjatë mbrëmjes së sotme emisioni Gjurmë Shqiptare nga gazetari i njohur, Marin Mema, ka pasur si temë shqiptarët e Prilepit ose më saktë, zhdukjen e tyre

    Fakte interesante për këtë rajon që shumëkush në Maqedoninë e Veiriut i ka harruar ose nuk i ka ditur fare, u zbuluan gjatë emisionit. Por gjurmimet e Memës dhe qarkullimi i tij nëpër fshatra e vendbanime shqiptare ose me histori shqiptare në rajonin e Prilepit, nuk kanë shpëtuar pa rënë në sy të Policisë së Maqedonisë së Veriut.

    Teksa Marin Mema me ekipin po afroheshin në vendin e quajtur Xërxë, ku ndodhet njëri nga manastiret më të vjetra në këto anë dhe tek i cili hasen gjurmë shqiptare, një patrollë policia ia preu rrugën. Nga biseda kuptohej se dikush i kishte lajmëruar dhe ata kishin pasur dijeni për lëvizjet e Marin Memës. Pasi i legjitimuan, policët i shoqëruan gjatë gjithë kohës në Manastirin e Xërxës, siç duket, për t’i pasur nën kontroll.
    Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë.

  • 21-vjeçarja për policinë: Në motel me 61-vjeçarin nuk shkova për para

    21-vjeçarja për policinë: Në motel me 61-vjeçarin nuk shkova për para

    21-vjeçarja e nacionalitetit ashkali e cila po kryente marrëdhënie seksuale në një motel me një 61-vjeçar nga Gjakova, kur ky i fundit u alivanos dhe më pas vdiq, ka deklaruar në polici se me viktimën janë njohur disa ditë më parë ku më pas janë dakorduar që të takoheshin përsëri.

    Bazuar në deklaratën e saj fillestare para policëve hetues, të cilën e ka siguruar Gazeta Express, ajo ka pohuar se nga viktima nuk ka kërkuar para.

    Duke iu referuar deklaratës së 21 vjeçares, ajo thotë se gjatë aktit viktima ishte alivanosur ndërsa dëshmitarja bashkë me pronarin e motelit kanë tentuar t’i japin ndihmë, por gjatë tentativës kanë vërejtur se gjendja e tij nuk po përmirësohej dhe për një moment ata kanë parë që viktima nuk ka asnjë reagim.

    Duke konsideruar që viktima ka vdekur, pronari i motelit i ka kërkuar dëshmitares që bashkë të shkojnë në polici dhe ta raportojnë rastin.

    Sipas dëshmitares ajo nuk ka kërkuar pagesë nga viktima “as kësaj here e as herave tjera që janë takuar”, mëson Gazeta Express.

    Tutje, dëshmitarja ka deklaruar se me viktimën janë njohur disa ditë më parë dhe se janë takuar edhe më herët, ndërsa ishin dakorduar që ditën kritike të takoheshin përsëri.

    Ajo ka thënë se kishte marrë një taksi deri në lokacionin e caktuar ku po e priste viktima.

    Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

    Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

    Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    “Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • “Policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar”

    “Policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar”

    Aktivistja e Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se zyrtarët policorë po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-Covid, për t’ua marrë numrat e telefonit.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

    “Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime sek*uale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar ajo.

    Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet me të reagojë menjëherë.

    “Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo.