Tag: sport

  • E konfirmuar: Përballën përsëri dy legjendat Fury me Joshuan, ja kur do të zhvillohet meçi

    E konfirmuar: Përballën përsëri dy legjendat Fury me Joshuan, ja kur do të zhvillohet meçi

    Boksieri Tyson Fury ka konfirmuar raportimet për një luftë për titullin e peshave të rënda ndaj Athony Joshuas. Fury me anë një postimi në Instagram, ka treguar se i ka dërguar Joshuas kontratën disa ditë më parë.

    Fury, 34 vjeç, ka qenë kampioni i peshave të rënda WBC që kur mposhti Deontay Wilder në vitin 2020. Lufta do të zhvillohej në shtator, konfirmoi ESPN.


    “Disa ditë më parë i dërgova një draft kontratë Anthony Joshuas për një luftë në shtator në stadiumin Wembley”, shkroi Fury.

    “Është një luftë që të gjithë duan ta shohin, përfshirë edhe mua. Hajde Joshua, le t’i japim botës atë që duan të shohin”.

    “Këtë herë nuk do të bëj një milion video dhe do të vazhdoj të bëj presion. Topi tani është në anën tuaj”.

    Lajmi se Fury dëshiron të ndeshet me Joshuan vjen disa ditë pasi raportet pretendonin se ishte në prag të sigurimit të një ndeshjeje të papritur kundër Jai Opetaias.

    Mbreti Gypsy është i etur për një pretendent pasi negociatat me Oleksandr Usyk dështuan në fillim të këtij viti.

    Fury së fundmi deklaroi se dëshiron që lufta e tij e radhës të zhvillohet në Australi, por ende nuk ka asnjë kundërshtar të siguruar.

    “Unë jam padyshim i etur, madje mund të jetë lufta ime e radhës këtu”, tha Fury.

    “Unë thjesht nuk kam një kundërshtar ende, kështu që ne do ta kuptojmë. Gjatë ditëve të ardhshme, ne do të udhëtojmë në disa shtete të ndryshme dhe do të shikojmë disa vende të mundshme për luftën time të radhës. Australianët janë gjithmonë adhurues të çmendur të boksit, kështu që do të ishte mirë të merrje Gypsy King Down Under”.

    https://raporto24.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_20230527_114810_Instagram.jpg

  • Gara e ashpër për Ligën e Kampionëve – Dy super ndeshje luhen sot për top-4she në Serie A

    Gara e ashpër për Ligën e Kampionëve – Dy super ndeshje luhen sot për top-4she në Serie A

    “Lufta” për top-4she në Serie A është e jashtëzakonshme këtë edicion.

    Gjashtë ekipe, Lazio, Juventus, Inter, Atalanta, Milan e Roma po luftojnë për tri pozitat e mbetura që dërgojnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

    Ndërkohë sot do të zhvillohen dy ndeshje direkte për top-4she.

    Milan do të përballet me Lazion në “San Siro” me fillim nga ora 15:00.

    Milan momentalisht është në pozitën e gjashtë me 58 pikë, gjashtë më pak se Lazio që mban vendin e dytë.

    Ndërsa, nga ora 18:00 do të luhet një tjetër ndeshje interesante. Në “Olimpico”, Roma do ta presë Interin.

    Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho mban pozitën e shtatë me 58 pikë, kurse zikaltrit janë në vendin e katërt me dy pikë më shumë.

  • Lajm i bujshëm për fansat e boksit: Joshua konfirmon meçin kundër Wilder – ja kur pritet të zhvillohet

    Lajm i bujshëm për fansat e boksit: Joshua konfirmon meçin kundër Wilder – ja kur pritet të zhvillohet

    Anthony Joshua ka konfirmuar se do të ndeshet me Deontay Wilder në dhjetor.

    Promotori i Joshuas, Eddie Hearn fluturoi në Arabinë Saudite këtë javë për të zhvilluar diskutime në lidhje me një luftë të mundshme.

    Në një video, Joshua u pyet nëse ai do të luftojë Wilderin dhe u përgjigj: “Kjo është ajo që po ndodh, ju e dini se çfarë po ndodh”.

    Joshua mundi Jermaine Franklin në fillim të këtij muaji për t’u rikthyer në rrugët e fitoreve pas dy humbjeve të tij ndaj Oleksandr Usyk.

    Wilder e përshkroi mundësinë e përballjes me Joshua-n si një ‘luftë ëndrrash’.

    Ai i tha iFL TV: “Ne kemi shumë opsione të ndryshme tani në këtë moment në kohë. Joshua, të gjithë”.

    “Unë mendoj se shumë njerëz do të kenë atë luftë të ëndrrave që të gjithë duan ta shohin”.

    Lufta më e fundit e Wilder e pa atë të mposht Robert Helenius në tetorin vitit të kaluar. Para kësaj ai pësoi dy humbje ndaj Tyson Fury.

    Fury gjithashtu mund të përballet me Usyk pasi bisedimet për një luftë të mundshme mes tyre në prill dështuan. /Klankosova.tv.

  • Superkompjuteri i parashikon fituesit potencialë të Ligës së Kampionëve

    Superkompjuteri i parashikon fituesit potencialë të Ligës së Kampionëve

    Pas ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Manchester City shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe.

    Të paktën ky është parashikimi i “Opta” pas fitores bindëse të “Citizens” ndaj gjigantit bavarez me rezultat 3:0, shkruan “BBC”..

    Superkompjuteri e kalkuloi përqindjen e mundësive të ekipeve për ta ngritur lartë trofeun, dhe, pas fitores në “Etihad Stadium”, mundësitë e ekipit të Pep Guardiolës janë rritur në 45.4%.

  • Shikoni momentin kur Xhaka kacafytet me Alexander Arnold

    Shikoni momentin kur Xhaka kacafytet me Alexander Arnold

    Arsenali është duke fituar ndaj Liverpoolit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.

    Në një moment gjakrat u nxehën, pasi u përplasën Granit Xhaka dhe Trent Alexander-Arnoldi.

    Situata më pas u qetësua, teksa të ndëshkuar me karton të verdhë mbetën të dytë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

  • “Shpërthen” Munishi: Bravo Andorra, na mësuat se si luftohet për fanellën e Kombëtares

    “Shpërthen” Munishi: Bravo Andorra, na mësuat se si luftohet për fanellën e Kombëtares

    Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1.

    Edon Zhegrova (59’) shënoi për “Dardanët”, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

    Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka duartrokitur Andorrën për paraqitjen e bërë sonte.

    Postimi nga Munishi (pa ndërhyrje):

    “Andora na jep gooll me skem të ushtruar ne ndërprerje dhe na mësoi si luftohet për fanellen e Kombëtares .

    Bravo Andora.”

    https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/6498244923521797

  • Zbulohen 11-shet startuese të sfidës Poloni – Shqipëri, ky është formacioni i kuqezinjëve

    Zbulohen 11-shet startuese të sfidës Poloni – Shqipëri, ky është formacioni i kuqezinjëve

    Shqipëria nis sonte ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Kombëtarja shqiptare do të luajë në udhëtim kundër Polonisë.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

    Vlen të theksohet se kjo do të jetë ndeshja e parë për selektorin e ri të “Kuqezinjve”, Sylvinho.

    Përveç tij, sonte te Shqipëria do të debutojë nga minuta e parë edhe Jasir Asani.

    Në anën tjetër, Polonia hyn në këtë ndeshje pas humbjes ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues.

  • Zvicra dhe Kosova mund t’i marrin 3 pikë në tavolinë në ndeshjet ndaj Bjellorusisë

    Zvicra dhe Kosova mund t’i marrin 3 pikë në tavolinë në ndeshjet ndaj Bjellorusisë

    Të shtunën në mbrëmje në orën 18:00, kombëtarja e Zvicrës do të takohet me Bjellorusinë në Novi Sad (Serbi) për të nisur ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian. 

    Por, pavarësisht epilogu të ndeshjes, Zvicra ka gjasë që të marrë më pas 3 pikë në tavolinë ndaj Bellorusisë. Kjo pasi që UEFA do të diskutoj së shpejti përjashtimin e Bjellorusisë nga shtëpia e saj, ashtu siç veproj ndaj Rusisë një vit më parë.

    “UEFA ka qëllim për të diskutuar situatën në Bjellorusi në takimin e ardhshëm të Komitetit tonë Ekzekutiv. Ka një letër për këtë edhe nga 100 anëtarë të parlamentit të BE-së” thuhet në njoftim. 

    Takimi i radhës i UEFA-s do të zhvillohet në Lisbonë më 4 prill. Përveç përjashtimit të Bjellorusisë nga garat, edhe ekipet bjelloruse pritet të përjashtohen nga pjesëmarrja nga garat evropiane.

    Në rast se do të mirrej vendimi për përjashtimin e Bjellorusisë, 6 pikë nga dy ndeshjet me bellorusët do t’i mirrte në tavolinë edhe Kosova ngase bën pjesë në të njëjtin grup.

  • Ky pritet të jetë çmimi i fanellave të reja të Përfaqësueses së Kosovës

    Ky pritet të jetë çmimi i fanellave të reja të Përfaqësueses së Kosovës

    Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës prezantoi fanellat e reja për fazën para-kualifikim në Kampionatin Europian, Euro 2024.

    FFK-ja ka firmosur kontratë të re me firmën e njohur ‘Errea’ nga sezoni 2023 deri më 2026.

    Fanella e Kosovës ende nuk është dalë në sajtin zyrtar, por çmimi i mundshëm mund të jetë deri në 80 euro, duke krahasuar kështu edhe me Kombëtaret tjera, si Malta, Andorra, Bjellorusia dhe Lichtenstein.

    Kosova të shtunën luan ndeshjen e parë në Tel Aviv ndaj Izraelit, kurse të martën ndaj Kombëtares së Andorrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

  • Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit, para udhëtimit në Izrael

    Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit, para udhëtimit në Izrael

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekipi i kombëtares së Kosovës nesër në mëngjes do të zhvillojë stërvitjen e fundit, para udhëtimit për në Izrael.

    Stërvitja do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 10:45.

    Kosova do të ndeshet me Izraelin të shtunën, nga ora 18:00, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.