Tag: sport

  • Mediumi serb gënjen paturpësisht, mbron turpin, sulmon Kosovën!

    Mediumi serb gënjen paturpësisht, mbron turpin, sulmon Kosovën!

    Mediat serbe që ushqehen nga kuzhina e Aleksandër Vuçiqit, pa fije turpi gënjejnë dhe nuk e transmetojnë të vërtetën.

    Një farë media serbe “Kurir”, gënjen dhe pa fije turpi mbron turpin e disa tifozëve të Buduçnostit të Podgoricës, që kanë fyer Llapin e Podujevës në ndeshjen e 7 korrikut në Podgoricë.


    “Policia e Kosovës ua ndaloi tifozëve të Buduçnostit ardhjen në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Conference League!

    “Barbarët” kishin plan të niseshin sot në mëngjes në rrugën e tyre drejt Kosovës për të mbështetur skuadrën nga Podgorica në ndeshjen ku do të mbrojnë epërsinë dy gola nga ndeshja e parë (2:0).

    Siç mëson portali “Vijesti”, policia e Kosovës me këtë vendim kërkon të shmangë konfliktet e mundshme mes grupeve të tifozëve.

    Vendim i turpshëm dhe nuk ka dyshim për këtë. Nëse ata tashmë nuk janë në gjendje të garantojnë sigurinë e ndonjë mysafiri, atëherë ata nuk duhet të luajnë në garat evropiane”, shkarravit paturpësisht “Kurir”.

    Ky medium gënjeshtar shkon aq larg me budallaqet e saj duke e quajtur shtetin tonë Metohi: “Ditët e kaluara mediat kosovare raportuan mesazhe nga tifozët e Buduçnostit të cilët paralajmëruan nisjen masive për në Prishtinën serbe. Kjo padyshim që i shqetësoi aq shumë autoritetet e Kosovës dhe Metohisë, saqë morën këtë vendim shkatërrues.

    Do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë një reagim zyrtar të Malit të Zi për ndalimin e hyrjes së qytetarëve të tij në Kosovë.

    Klubi nga Podujeva ka lëshuar një deklaratë lufte, ndaj së cilës do të duhej të reagonte UEFA. Ajo që ata shkruan është një budallallëk total: Bëjmë thirrje për mobilizim të gjithë popullit shqiptar, jo vetëm tifozëve të Llapit.

    Ne duam t’u përgjigjemi të gjithë atyre që në Podgoricë treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh, por ndaj mbarë popullit shqiptar – thuhet në deklaratën e çmendur që nxit konflikte”.

  • Ballkani i biznesmenit Kabashi kërkon 5 milionë € dëmshpërblim nga RTV Dukagjini

    Ballkani i biznesmenit Kabashi kërkon 5 milionë € dëmshpërblim nga RTV Dukagjini

    Klubi i Ballkanit ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Radio Televizionit Dukagjini, meqë rast ka kërkuar dëmshpërblim me vlerë prej 5 milionë eurove.

    “Dueli Sportiv” kishte publikuar të mërkurën një artikull ku shkruhej se Ballkani nuk i kishte paguar futbollistët për rreth tre muaj.

    Ky lajm, sipas Ballkanit i cili udhëhiqet nga biznesmeni Arsim Kabashi, nuk është i vërtetë.

    Klubi ka vendosur të padisë RTV Dukagjinin, saktësisht emisionin “Dueli Sportiv”, për shpifje si dhe ka kërkuar dëmshpërblim me vlerë prej 5 milionë eurove.

  • Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

    Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

    Ylli i Llapit, Valmir Veliu, do të transferohet në Turqi, pas një sezoni të mirë që pati me klubin nga Podujeva.

    Sipas burimeve të Klankosova.tv, transferi i Veliut do të kushtoj 160 mijë euro, që do ta bënte atë si futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar.

    Ndërsa, siç merr vesh Klankosova.tv, Veliu tashmë është përshëndetur me shokët e skuadrës së Llapit.

  • Zyrtare: Kosova shënon sërish ngritje në renditjen e re të FIFA’s

    Zyrtare: Kosova shënon sërish ngritje në renditjen e re të FIFA’s

    Kosova nga katër ndeshjet e zhvilluara në qershor mori dy fitore dhe dy humbje – por pavarësisht kësaj ka shënuar ngritje për një pozitë.

    Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA në fund të muajit mars, Kosova pozicionohej në vendin e 107’të – kurse në renditjen e publikuar sot, “Dardanët” renditen në vendin e 106’të.

  • Greqia, testi i vërtetë i Kosovës

    Greqia, testi i vërtetë i Kosovës

    Vendi i parë në grup është synimi i Kosovës për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Vendi i parë vlerësohet me rëndësi të madhe për shkak se, ndër të tjera, ofron mundësi shtesë për kualifikim në Evropianin e ardhshëm, atë të vitit 2024. Madje plejofi i Ligës së Kombeve vlerësohet rrugë më e lehtë për kualifikim në Evropian sesa kualifikimet e rregullta.

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka shkelur këtë rrugë në të kaluarën, por nuk i ka shkuar deri në fund. Tani synon ta bëjë këtë rrugëtim sërish, me shpresë për fund të suksesshëm.

    Shumë do të varet nga ndeshja e ardhshme, ajo me Greqinë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45. Ndeshja me Greqinë mund të jetë më e rëndësishmja e Kosovës në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s, ndonëse është vetëm e dyta.

    Nëse “Dardanët” kanë kampanjë të suksesshme, Greqia mund të jetë rivalja kryesore për vendin e parë në grup.

    Të paktën ndeshjet e para, të luajtura të enjten, e dëshmojnë këtë. Derisa Kosova kreu detyrën duke fituar 2:0 ndaj Qipros në Larnaca, Greqia shënoi fitore të madhe ndaj Irlandës së Veriut në Belfast. Në Larnaca ishin 1550 shikues, kurse në Belfast ishin afro 17 mijë shikues. Irlanda e Veriut vlerësohet nivel më i lartë se Qipro dhe kështu grekët do të udhëtojnë të trimëruar për në Prishtinë.

    Me fitore eventuale, Kosova do të shkëputej menjëherë në krye të grupit dhe do të ishte më e qetë për vazhdimin e kampanjës. Ajo nuk zgjat shumë në fakt. Në qershor janë katër ndeshje e dy të tjera në shtator. Dhe më së largu më 27 shtator do të dihet se kush do të jetë i pari në grupin C2. I pari në grup do të luajë me fituesit e tri grupeve të tjera për biletë të Evropianit 2024. Po ashtu do të promovohet në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

    Greqia nuk është kundërshtare e panjohur për Kosovën. Madje është prej kundërshtareve më të njohura. Vetëm me Shqipërinë, Kosova ka luajtur më shumë ndeshje se me Greqinë. Me Shqipërinë të gjitha ndeshjet e deritashme ishin miqësore, ndërsa sa u takon ndeshjeve zyrtare, Kosova më së shpeshti është përballur me Greqinë, gjithsej katër herë.

    Kosova ende nuk ka fituar ndaj Greqisë dhe për të parën herë llogaritet për të dielën mbrëma. Ndeshja e parë me Greqinë ishte ajo e luajtur më 6 shtator të vitit 2020 në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Kishte përfunduar 2:1 në të mirë të Greqisë. Më 14 tetor të vitit 2020, Greqia e Kosova kishin luajtur pa gola në Athinë. Dy barazime 1:1 u arritën në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

    Por forma e lojtarëve të Kosovës aktualisht është dukshëm më e mirë se që ishte para katër ndeshjeve të kaluara. Shumica e lojtarëve të Kosovës kanë përmbyllur një edicion të suksesshëm. Fitorja me Qipron është rrethanë tjetër pozitive e po ashtu përkrahja që pritet të jetë nga tribunat. Kosova tashmë njeh lojën e Greqisë, ashtu si grekët e njohin lojën e Kosovës. Dhe përfaqësuesja që fiton të dielën mbrëma në Prishtinë do të bëjë hap të madh drejt pozitës së parë në grup.

    Kosova ka vazhduar të premten përgatitjet, pas kthimit nga Qipro. Kanë stërvitur ata që nuk luajtën në Larnaca, ndërsa titullarët kishin rigjenerim.

    “E dimë se ndeshja me Greqinë do të jetë krejt ndryshe. Greqia është një kombëtare shumë e fortë dhe me cilësi individuale, por ne edhe në këtë ndeshje shkojmë për fitore dhe shpresojmë se me tifozët tanë ‘Dardanët’ do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Normalisht se na bëhet qejfi kur e kemi mbështetjen e madhe të tifozëve sepse ajo na jep një fuqi në stadiumin tonë. Edhe në ndeshjet që i kemi luajtur me kombëtaret e forta gjithmonë me mbështetjen e ‘Dardanëve’ kemi pasur suksese dhe shpresojmë se kështu do të jetë edhe të dielën”, ka thënë mbrojtësi Fidan Aliti.

    “E rëndësishme ka qenë të fitojmë ndeshjen e parë kundër Qipros. E dimë se në pjesën e parë nuk kemi arritur të luajmë siç dimë ne të luajmë si kombëtare dhe çfarë potenciali kemi, por në pjesën e dytë e kemi treguar fytyrën tonë të vërtetë, ku kemi hyrë me më shumë vetëbesim dhe më shumë guxim. Brenda 20 minutave të parë kemi pasur shumë raste dhe mirë që i dhamë golat. Edhe pse loja s’ka qenë e mirë, rezultatin e morëm. Duhet ta dimë se kundër Greqisë ka për të qenë tjetër lojë sepse ata kanë edhe si ekip janë më të fortë se Qipro, por edhe kanë individë cilësorë, por do të jetë një ndeshje me një atmosferë tepër të mirë dhe ne e nisim lojën për t’i mbajtur pikët e plota. Në vendin tonë duhet të luajmë me shumë guxim dhe siç e kemi përfunduar ndeshjen me Qipron në pjesën e dytë, ashtu duhet të hyjmë në lojë kundër grekëve. Gjithmonë është ndjenjë speciale kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’ sepse ‘Dardanët’ na mbështesin në mënyrë fantastike. Atmosfera ka për të qenë super dhe shumë i gëzohem kësaj ndeshjeje”, thotë Betim Fazliji.

  • E sigurtë – Armando Broja do të jetë me Kombëtaren kundër Izraelit!

    E sigurtë – Armando Broja do të jetë me Kombëtaren kundër Izraelit!


    Një lajm i mirë vjen nga ishulli britanik për trajnerin Edi Reja dhe Kombëtaren e Shqipërisë, në prag të ndeshjeve të muajit qershor për Nations League. 

    Burime të sigurta të “Dosja.al” bëjnë me dije se sulmuesi Armando Broja, i cili ishte i infektuar nga Covid-19, madje nuk ka qenë edhe në ndeshjen e fundit të Southamptonit ndaj Leicesterit, para tri ditësh është negativizuar.

    Dhe ai nuk ka pritur gjatë, por menjëherë ka nisur të vrapojë në qendrën stërvitore të Chelseas. Prej tri ditësh, me një trajner të personalizuar në Londër, ai po stërvitet për të arritur sa më shpejtë parametrat e nevojshëm fizikë për të qenë në fushën e lojës.

    Burimi në fjalë tregon se sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Kombëtares sonë më 6 qershor në Rejkjavik ndaj Islandës.

    Por pas përfundimit të saj, ai do të udhëtojë për të Tiranë për t’u bashkuar me kuqezinjtë e Kombëtares dhe për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Edi Reja. Me shumë gjasa, sulmuesi Broja do të jetë në fushën e “Air Albania” në takimin e 10 qershorit ndaj Izraelit.

  • Vlerat e ekipeve, dallimi mes Qipros dhe Kosovës është mbi 50 milionë euro

    Vlerat e ekipeve, dallimi mes Qipros dhe Kosovës është mbi 50 milionë euro

    Kombëtarja e Kosovës sot e nis rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse sfidohen nga Kombëtarja e Qipros në udhëtim.

    Futbollistët e Kosovës konsiderohen favorit për të triumfuar ndaj qipriotëve që synojnë befasinë.

    Kosova është dukshëm kombëtare më me vlerë sesa qipriotët, bazuar në sajtin “Transfermarkt”.

    Vlera e Kombëtares kosovare është mbi 70 milionë, kurse e asaj së Qipros afër 19 milionë euro.

    Sfida mes Qipros dhe Kosovës fillon nga ora 18:00./

  • Marcelo konfirmon largimin: Ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin

    Marcelo konfirmon largimin: Ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin

    Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo ka konfirmuar se të shtunën luajti ndeshjen e tij të fundit me skuadrën Los Blancos, pasi fitoi titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit në Stade de France.

    Marcelo largohet nga Casa Blanca si lojtari me më shumë tituj në historinë e tij e klubit mbretëror, pasi ka fituar plot 25 trofe.

    “Është një moment shumë i bukur. Kur je kapiten i parë, ëndërron të ngritësh kupën dhe unë jam bërë i vetmi brazilian që ngriti një Ligë të Kampionëve si kapiten i Real Madridit”, ka thënë fillimisht Marcelo pas ndeshjes.

    Megjithatë, lajmi nuk është fundi i karrierës së brazilianit, i cili në moshën 34-vjeçare do të kërkojë të vazhdojë karrierën diku tjetër. Pavarësisht se ishte një anëtar historik i ekipit, Marcelo ruajti përulësinë e tij, duke shpjeguar se ai ndihet si një tjetër anëtar i ekipit:

    “Emocioni është brutal, ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin. Por, jam shumë i lumtur. Nuk është ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj tifozëve dhe netët magjike që kam përjetuar në Bernabeu”, përfundoi braziliani./Telegrafi

  • Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen e Ligës së Kampionëve

    Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen e Ligës së Kampionëve

    Skuadra e Real Madridit e ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme.

    Madrilenët nuk kanë bërë ndonjë ndryshim të madh, me Ancelottin që ka vendosur të luajë me formacionin e tij ‘tradicional’.

    Finalja e madhe fillon në ora 21:00, kurse më poshtë mund të gjeni formacionin e klubit spanjoll.

    Real Madrid XI: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Casemiro, Valverde, Kroos, Modric, Vini Jr, Benzema.

  • Trajneri i Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

    Trajneri i Kosovës publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

    Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.
    Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.