Gjykata Themelore e Prishtinës i’a ka refuzuar kërkesën për pezullimin e vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Gramoz Vokrrit.
Vokrri, kishte dërzuar kërkesë padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër anulimit të vendimit dhe propozimin për pezullimin e vendimit të FFK-së, mirëpo gjykata ka refuzuar ankesën e tij, njofton KlanKosova.
Komiteti Ekzekutiv e quajti të pavlefshëm kandidimin e Vokrrit, duke aluduar në nënshkrimet e klubeve të Prishtinës, Ulpianës dhe Kikës, kurse me këtë vendim nuk ishte pajtuar Vokrri.
Florian Marku nuk i ka lëshuar nga dora titujt e tij.
Bokseri ynë arrit që me mjaft lehtësi ta mposht brtanikun, Chris Jenkins, ku në rundin e katër edhe e nakautoi atë.
Pas meçit, Marku tha falenderoi të gjithë shqiptarët dhe kërkoi Amir Kahnin si kundërshtarin e radhës.
“Faleminderit prej të gjithë shqiptarëve që më mbështesin. Jam krenar që ju takoj, jam i lumtur shumë për këtë fitore. Tani, dua Amir Khanin në ring ndaj meje”, tha Marku.
Amir Khan është një boksier profesionist, promovues dhe filantropist britanik. Ai është një ish-kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, duke mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në 2012 dhe titullin IBF në 2011.
Në nivel rajonal, ai mbajti titullin e Commonwealth-it për peshën e lehtë nga 2007 deri në 2008.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të luajnë sot për herë të parë kundër shtetit të tyre amë.
Një artikull te veçantë për këtë fakt e ka shkruar sot gazeta e madhe zvicerane “Blick” që e cilëson këtë përballje të yjeve të tyre nga Kosova si përballje me “rrënjët e tyre” .
“Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve, rrënjëve të tyre”, shkruan “Blick”, transmeton Rilindja Shqiptare.
“Xhaka, i cili luan ndeshjen e 100-të për Zvicrën kundër Kosovës, Shaqiri dhe Zeqiri mezi presin takimin special. Një lojë miqësore që kërkon miqësi. Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe”, vazhdon artikulli i gazetës zvicerane.
Ndryshe, që të tre, Xhaka, Zeqiri dhe Shaqiri kanë deklaruar para ndeshjes se do të japin maksimumin për të marrë fitore kundër Kosovës.
Përballja mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00.
Aksionari më i madh i klubit të FC Prishtinës, Rrahman Haradini ka theksuar se klubi i tyre i ka dhuruar nënshkrimet vetëm Gramoz Vokrrit dhe askujt tjetër në garën për kryetar të FFK’së.
“Nënshkrimet e Prishtinës janë shumë në rregull, tek ne është bërë ndërrimi i delegatëve para se të bëhen zgjedhjet për kryetar Federate. Delegatët e Prishtinës nuk i kanë dhënë nënshkrim kërkujt perveç Gramoz Vokrrit. Jemi në përkrahje 100% të Gramoz Vokrrit. Ne e kemi marrë konfirmimin e delegatëve – per mua dhe Artan Osmanin”, tha Rrahman Haradini për Kanal10.
“Gramozi i ka dorëzu vetëm nenshkrimin tim dhe të Artanit, nuk ka shansa të ketë dy nënshkrime”, vazhdoi ai.
Në fund Haradini potencoi se FC Prishtina është gati të largohet edhe nga gara nëse vazhdohet t’i cenohet e drejta e tyre.
“Ne qoftëse vendos vetëm një njëri në Kosovë dhe e cenon mënyren e të drejtën e zgjedheve, jemi të gatshëm të largohemi edhe nga garat nëse na cenohet çdo e drejtë për kandidatin tonë”, përfundoi ai.
Vlen të potencohet se sot, FFK nuk e ka certifikuar Gramoz Vokrrin për garën për kryetar, me arsyen se ka tri nënshkrime jo-valide, kurse Agim Ademit i ka dhënë të drejtë për të bërë një gjë të tillë.
Gramoz Vokrri është përzgjedhur si kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës nga opozita e Agim Ademit. Burime të “Insportit” bëjnë të ditur se tashmë janë pajtuar që Gramoz Vokrri do të jetë ai që do ballafaqohet me Agim Ademin në garën për të karrigen e të parit të FFK-së.
Gramoz Vokrri është djali i legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri. Fadil Vokrri ishte kryetar i FFK-së që nga viti 2006.
Karrigen e të parit të FFK-së po e synon edhe djali i tij, Gramozi, me mbështetjen e fuqishme të opozitës së kryetarit aktual, Agim Ademit.
Opozizta përbëhet nga kandidatët që kanë synuar po ashtu udhëheqjen e FFK-së.
Arianit Ahmeti, Remzi Ejupi, Nexhat Dumnica, Bekim Shotani, Afërdita Fazliu dhe së fundmi edhe Eroll Salihu, i cili mbrëmë në “Debat Plus” deklaroi se nuk do të jetë kandidat pas suspendimit të bërë nga FFK-ja.
Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti ditë më parë në emisionin “Pressing” të televizionit “T7”, konfirmuan se janë pajtuar që të jetë vetëm një kundër-kandidat.
“Agim Ademi do të ketë kundër-kandidat, shumë shpejtë do ta kuptoni. Ditët në vijim, vetëm prisni”- ishte deklarata e Ahmetit.
“Insporti” ka kontaktuar me Gramoz Vokrrin, i cili ka deklaruar se për momentin është në rolin e shikuesit dhe se nuk ka biseduar ende me klubet.
“Nuk e di çka të them. Mundet me u përfol gjithçka. Tash kandidatura nuk mundet me u shpallë në studio televizive, pa i pas 15 nënshkrime. Kandidatura buron prej klubeve, nëse nuk kanë dëshirë prej klubeve normalisht që nuk ka kandidatur. Momentalisht nuk kam biseduar me klubet, më shumë jam duke i përcjell ngjarjet ligjore, statutare, ka me të vërtetë shumë pa qartësi por besoj që në momentin e duhur nëse ka dëshirë prej klubeve, normal që ulem e bisedojmë. Për momentin nuk ka asgjë”.
Megjithatë, po i njëjti burim i “Insportit” bënë të ditur se opozita dhe Gramoz Vokrri tashmë kanë siguruar 15 nënshkrimet, që ia mundësojnë kandidimin për Kryetar të FFK-së.
Gramoz Vokrri në të kaluarën ka qenë pjesë e FFK-së por që është larguar nga Agim Ademi në mars të vitit 2019.
Zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahen më 6 prill. Kështu është vendosur të mërkurën e javës së kaluar nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Agim Ademi udhëheq FFK-në që nga vera e vitit 2018 dhe do ta kërkojë edhe një mandat. Ademi është pasardhësi i Fadil Vokrrit, i cili vdiq me 9 qershor të 2018.
Megjithatë, vendimin e KE për shpalljen e zgjedhjeve opozita e FFK-së e quan të jashtëligjshëm.
Arianit Ahmeti thotë se Agim Ademi nuk e ka respektuar qëllimisht statutin e FFK-së, për shkak të frikës nga një kundër-kandidat dhe kjo është arsyeja se pse ka ardhur deri te ky organizim i fshehtë për të mbajtur kuvendin pa i respektuar normat e saj.
Një gol të jashtëzakonshëm ka shënuar mbrojtësi Lucao në një ndeshje të kampionatit brazilian.
Mbrojtësi realizoi nga gjysma e tij e fushës, ndërsa goli po bën bujë nëpër botë.
Ai realizoi me vollej, ndërsa distanca ishte më e madhe sesa goli i shënuar nga Patrick Schick për Çekinë kundër Skocisë në Evropianin 2020 .
Goli i Lucaos po shihet si kandidat edhe për çmimin “Puskas”.
Topi ra te Lucao dhe mbrojtësi goditi me vollej në tentim për të larguar topin. Por ai e goditi topin me aq shumë forcë sa që arriti të parabolonte portierin kundërshtar.
Bashkëlojtarët nxituan të uronin atë ndërsa kundërshtarët mbetën të shtangur.
Në rrjete sociale ka bërë bujë.
Një përdorues shkroi: “Edhe referi shkoi të festonte”.
Salgueiro garon në kategorinë e katërt të Brazilit.
Salgueiro e mposhti Sete de Setembro me rezultatin 4:0.
Gjyqtari që përfundoi para kohe ndeshjen e Kupës së Afrikës mes Malit dhe Tunisisë ka thënë se këtë e bëri pasi ishte gati të vdiste nga nxehtësia e madhe.
Gjyqtari nga Zambia, Janny Sikazwe shkaktoi polemika pasi që e përfundoi ndeshjen në minutën e 85-të, para se ta bëjë këtë edhe një herë në minutën e 90-të.
Zyrtari nga Zambia, Sikazwe fillimisht fishkëlleu për përfundimin e ndeshjes në minutën e 85-të, para se ta përmirësonte gabimin por Sikazëe përsëri i dha fund ndeshjes para se të bëhej minuta e 90-të.
Megjithatë, Sikazwe beson se vendimi i tij për ta përfunduar ndeshjen më herët ishte një bekim nga Zoti.
“Kam parë njerëz që shkojnë jashtë vendit për punë dhe rikthehen në arkivol. Isha gati të bëhesha një nga ta”, u tha gjyqtari gazetarëve pasi u rikthye në Zambia.
“Isha me fat që nuk kalova në komë. Do të kishte qenë një histori krejt ndryshe. Mjekët më thanë se trupi im nuk po ftohej. Do të nevojitej vetëm pak kohë para se të kaloja në komë dhe ai do të kishte qenë fundi. Mendoj se Zoti më tha ta përfundoj ndeshjen. Ai më shpëtoi mua”, deklaroi ai.
Kur u konfrontua me lojtarët dhe stafin e Tunisisë, Sikazëe i qëndroi prapa vendimit dhe u shoqërua nga sigurimi.
Ndeshja ishte 1:0 për Malin, teksa Tunisia tentonte të barazonte shifrat.