Arianit Ahmeti, ish-zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka paraqitur një foto të Agim Ademit, kryetarit të FFK-së në Gjykatë.
Ai ka thënë se një njeri i tillë, i cili akuzohet nuk është i duhuri për ta udhëhequr FFK-në.
“Futbolldashës, ju investitorë në futbollin tonë, shikoni kush po e udhëheq futbollin tonë! Agim Ademi kokë ulur në Gjykatë! Agim Ademi i zgjedhur kryetar ditë më parë në mënyrë të kundërligjshme, anti-statutare, sot qëndron me kokulur në gjykatë. Si mundet ky njeri të qëndroj kryetar i FFK-së, i futbollistëve idol të fëmijëve të Kosovës, i investitorëve të ndershëm të futbolli tone”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai më tej ka thënë se Ademi në gjykatë rri me kokë ulur, kurse në federatë largon njerëzit meritorë e profesionist.
“Është për befasi se si klubet po heshtin duke e ditur se ato mund të jenë viktimat e tij në të ardhmen. Pyetje për Agim Ademin: Çka po kërkon në Gjykatë kur në TV ke prezantuar “vërtetim” që nuk je nën hetime?
A mban përgjegjësi për deklarata dhe për punën e tij në FFK ky njeri?!
Degradimi i FFK-së duhet të ndalet!”, ka shtuar ai më tej.
Sot dhe zyrtarisht është vendosur që cili do ekip që shpallet kampion i Superligës së Kosovës në futboll të luajë direkt në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Deri me tani, ekipi i parë fituese duhej të shkonte në parakualifikime për Champions, por tani rregulli ka ndryshuar.
Me këtë rast, fituesi i Superligës së Kosovës vazhdon drejtë për në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Gerard Pique është në probleme serioze dhe mund të përballet me ligjin në këto ditë, për shkak të një përgjimi të zbuluar së fundmi.
El Confidencial ka arritur të sigurojë një përgjim telefonik mes presidentit të Federatës së Futbollit spanjoll, Luis Rubiales dhe kapitenit të Barcelonës.
Në bisedën mes tyre dëgjohen duke bërë një biznes milionash, kur Pique i kërkon Rubiales që Superkupa e Spanjës që u zhvillua në Arabinë Sauditë, të kishte hapsirë për kompaninë e tij “Kosmos”.
Rubiales e Pique arritën marrëveshjen për të organizuar Kupën e Spanjës në Arabi, nga e cila marrëveshje kompania e yllit të Barcelonës, Kosmos merr katër milionë për secilin nga gjashtë vitet e nënshkruara, pra gjithsejtë 24 milionë euro.
Madje, në këto përgjime, mes dyshes diskutohet edhe ndarja e shpërblimit në para për Real Madridin dhe Blaugranasit.
“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim.
Ky përgjim pritet ta fundosë Piquen dhe Rubiales, duke ditur se dyshja kanë ndikim të madh në futbollin spanjoll.
El 15 de septiembre de 2019, Rubiales envió un audio a Piqué en un tono propio de dos socios que comparten intereses económicos. "Geri, enhorabuena. Ya son más de las 12 y por lo tanto ya es firme el acuerdo con Arabia Saudí" #SupercopaFileshttps://t.co/fC8aW4G4Gepic.twitter.com/FB2obq2qCq
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihut, drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit e drejtorit sportiv të Drenicës, Taulant Dajakut.
Sipas njoftimit të Federatës, të tre kanë akuzuar, dezinformuar dhe ofenduan organet e FFK-së
“Inicim disiplinor ndaj: Përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu. MOTIVI: Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirimeve televizive”.
“Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirimeve televizive”.
“Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Përpos që nuk i la mediat të jenë të pranishme në Kuvendin Zgjedhor, e as nuk ju dha hapësira një kundërkandidati të Agim Ademit, Federata e Futbollit të Kosovës e ka prekur kulmin.
Shtëpia e futbollit kosovar i ka ndalur edhe komentet e njerëzve në faqen zyrtare të Facebookut të saj.
Duke e pasur parasysh se kishte kontestime nga shumëkush që e konsideroi këtë Kuvend si të parregullt dhe të jashtëligjshëm, FFK-ja i ka ndaluar komentet në faqen e saj në Facebook, nga frika se mund të ketë komente fyese apo kritika nga tifozët.
Agim Ademi e fitoi sot mandatin e dytë në krye të institucionit më të lartë të futbolli kosovar në Kuvendin e kontestuar.
15 delegatë e bojkotuan Kuvendin, ndërsa të pranishëm në të ishin 43 delegatë, 42 prej tyre e votuan Ademin për kryetar. /Gazeta Express/
Agim Ademi është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vite të tjera, shkruan Insajderi.org
Pa praninë, e gazetarëve dhe mediave, sot u mbajt Kuvendi i FFK-së, me 43 delegatë të pranishëm, ku me me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i FFK-së.
Gjatë zhvillimit të Kuvendit Zgjedhor është emëruar Komisioni Verifikues i procesit zgjedhor të FFK-së, i cili ka për detyrë verifikimin e delegatëve, kushtet dhe numrin e tyre.
Anëtar i këtij komisioni është zgjedhur, në mesin e tre delegatëve, edhe drejtori të klubit SC Gjilani, Sevdail Robelli, vëllai i Fadil Robellit, të arrestuarit për dhunën ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Insajderi, ditën e diel, raportoi ekskluzivisht se një prej tifozëve që sulmoi portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, ishte Fadil Robelli, vëllai i drejtorit të SC Gjilanit, Sevdail Robellit.
Fidan Robelli në momentin e golit të barazimit të skuadrës së tij, arriti të futej në fushë dhe më pas sulmoi portierin Frashëri, gjendja shëndetësore e të cilit tani është stabile.
Me kërkesë të prokurorisë Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Robellit si dhe të akuzuarit tjetër, Blend Korça, i janë caktuar si masë paraburgimi 30 (tridhjetë) ditë.
Teksa, klubi i Gjilanit u distancua nga ky incident, duke theksuar se deri te kjo erdhi pas një reagimi të dobët nga ana e Policisë së Kosovës.
Komisioni i Garave ende nuk ka dhënë ka dhënë dënimin për klubin që e përfaqëson Sevdai Robelli, atë të Gjilanit dhe as njoftimin për fatin e ndeshjes (Gjilani – Ballkani) që përfundoi me rezulat 1-1.
Kuvendi i thirrur sot nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) u kritikua shumë jo vetëm që ishte i jashtëligjshëm, por që nuk u lejuan as gazetarët të futen as në oborrin e selisë së FFK’së dhe këtë gazetari i sportit, Arbër Avdyli e ka quajtur si në ‘Kore të Veriut’.
Gazetari i sporti njëherësh që është edhe komentator i ndeshjeve sportive, Arbër Avdyli përmes një postimi në Facebook zgjedhjen për Kryetar të FFK’së të Agim Ademit e ka cilësuar si në shtetin diktatorial Koreja e Veriut.
Ai ka thënë se pa kundër kandidat, unanimisht, pa prani të gazetarëve, si në Kore të Veriut, duke ju referuar Kuvendit të mbajtur sot në ambientet e FFK’së.
E ashtuquajtura, “Opozita e FFK-së” mungon sot në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, shkruan Insadjeri.
Që nga 2 marsi i këtij viti kur edhe është caktuar mbajtja e kuvendit zgjedhor është kontestuar vazhdimisht vendimi i Komitetit Ekzekutiv.
Për këtë arsye edhe “Opozita” sot nuk u paraqit në këtë Kuvend pasi e sheh si të jashtëligjshëm.
Në edicioni Special për Zgjedhjet në FFK, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi tha se ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi.
“Do të jemi deri në fund me Gramoz Vokrrin, ky kuvend është i jashtëligjshëm. Ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi”.
Tutje, Zyberi ftoi organet që të kenë kujdes me monitorimin e Kuvendit.
“I ftoj organet që të kenë kujdes me monitorimin e këtij kuvendi. Çdo hap që është bërë është në kundërshtim me Ligjin e Sportit” – tha ai.
Ndryshe, për herë të parë kuvendi i FFK-së do të monitorohet vetëm nga një medium, kjo pasi që sipas FFK-së nuk ekziston hapësira e mjaftueshme për mediat e tjera.
Kujtojmë se, fillimisht kandidat për të parin e FFK-së ishin; Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti. Ku më pas këta dy të fundit u tërhoqën nga gara.
Gramoz Vokrri ka mohuar të ketë pranuar ndonjë vendim nga Gjyakta Themelore e Prishtinës lidhur me kërkesë padinë e tij kundër Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Klan Kosova ka njoftuar pak më parë se Gjykata në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Vokrrit, mirëpo një vendim të tillë nuk e ka pranuar akoma ky i fundit.
“Nuk kam pranuar akoma asnjë vendim, avokati im gjendet në gjykatë por nuk kemi ndonjë njoftim”, tha Vokrri për Paparacin.
Gramoz Vokrri kishte dorëzuar kërkesë kundër anulimit të vendimit dhe propozimin për pezullimin e vendimit të FFK-së, pasi që Komiteti Ekzekutiv e quajti të pavlefshëm kandidimin e tij.