Këtu mund të shihni se kur do të ndalet energjia elektrike në vendin ku jetoni apo punoni

KEDS ka publikuar aplikacionin, përmes të cilit mund të shihni se kur priten kufizimet e energjisë elektrike në lagjën ku jetoni apo punoni.

KEDS ua rikujton konsumatorëve që për të marr njoftime për kufizimet me energji elektrike është në dispozicion aplikacionin eKesco, si dhe harta në uebfaqen e KEDS.

“Përmes QR code ju mund të shkarkoni aplikacionin eKesco dhe të merrni njoftime automatike për 24h e ardhshme. QR code e hartës ju drejton tek harta në uebfaqe të KEDS. Këtu ju mund të shkruani adresën dhe të njoftoheni për kufizimet”, thuhet në njoftimin e KEDS.

https://www.facebook.com/kedsenergy/posts/1993503894154240

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *