Deputeti Humolli del kundër LVV-së, nuk e voton Projektligjin për pagën minimale


Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli nuk ka votuar njëjtë si grupi parlamentar në të cilin bën pjesë.

Ai nuk ka marrë pjesë fare në votim të Projektligjin për përcaktimin e pagës minimale.

Në një deklarim të mëhershëm kishte thënë se ai nuk e mbështet këtë Projektligj pasi nuk janë të përfshirë edhe rritja e pensioneve për veteranët.

Madje ai kishte kërcënuar me largim nga posti i deputetit nëse kalon Projektligji si i tillë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *