Shefi i EULEX-it jep më shumë detaje për takimin ku do të vendoset për largimin e policisë nga objektet e komunave në Veri

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Pietro Barbano, është deklaruar pas takimit të zhvilluar mes Komandantit të KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, ai shkruan se ditët në vijim presin sërish takime për të kryer vlerësime të përbashkëta.

“Në ditët në vijim presim takime teknike vijuese me Policinë e Kosovës për të kryer vlerësime të përbashkëta dyjavore të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe #EULEX-it dhe – sipas rastit – me #KFOR-in”.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *