Category: KURIOZITETE

  • Horoskopi ditor, e diel 14 shtator 2025

    Horoskopi ditor, e diel 14 shtator 2025

    Dashi

    Do kujdeseni mjaft sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do lini askënd t’ua prishe planet qe keni bere. Mbrëmja do jete mjaft emocionuese. Beqaret serish nuk kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër edhe pse do mundohen gjithë kohës. Nuk është as sot dita juaj. Për financat do kujdeseni me tepër se kurdoherë dhe nuk do shpenzoni shuma te mëdha.

    Demi

    Jeta ne çift do vazhdoje te jete rutine edhe sot. Do rini gjithë kohës ne qetësi pa folur për projekte apo gjera interesante me partnerin. Beqaret duhet ta hapin zemrën nëse duaj te ndryshojnë jetën sentimentale. Mbyllja ne vetvete do i lere me te njëjtin status. Ne planin financiar do mundoheni t’i zgjidhni vështirësitë, por nuk do iu dilni plotësisht.

    Binjaket

    Jeta juaj ne çift do ece me se miri sot dhe do iu sjelle emocione te papërshkrueshme. Pasioni gjithashtu do ndizet here pas here. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie nga persona qe ne pamje te pare nuk do ua mbushin mendjen. Mos thoni menjëherë “jo” sepse me vone do pendoheni. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi. Gjendja do jete e mire.

    Gaforrja

    Kjo e sotmja do jete një nga ditët me premtuese për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do ta ndieni dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Edhe beqareve me ne fund do iu konkretizohen disa ëndrra. Ne planin financiar nuk do hasni aspak vështirësi, përkundrazi do shpenzoni për çdo gjë qe do iu nevojitet apo qe do iu pëlqejë.

    Luani

    Dite pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Si juve ashtu edhe partnerit do iu buzëqeshin sytë gjate gjithë kohës dhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë kështu qe do kënaqen edhe vetëm me ndonjë takim. Ne planin financiar yjet do ndikojnë negativisht dhe problemet do jene goxha te mëdha.

    Virgjeresha

    Do e përkëdhelni tej mase partnerin tuaj sot dhe do e mbani atë gjate gjithë kohës pranë. marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. Beqaret do marrin aq shume ftesa dhe propozime saqë do e kenë te pamundur te mos fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe sepse situata ende nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

    Peshorja

    Do ja shpërbleni partnerit tuaj sot gjithçka qe ai ka bere për ju dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat. Ne fakt e vërteta është qe ne këtë jete nuk keni për te gjetur dike tjetër qe t’iu dashuroje si ai. Beqaret do jene gati për te filluar histori dashurie. Me financat mos spekuloni nëse nuk doni te keni probleme e vështirësi. Ruajeni gjendjen sa me te qëndrueshme.

    Akrepi

    Do merreni vesh mire me partnerin tuaj sot dhe nuk do krijoni aspak debate me te. Edhe yjet do iu mbështesin dhe do iu përkrahin. Beqaret do jene serish pa fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm edhe për disa kohe. Ne planin financiar mos i besoni intuitës sepse mund te bëni gabime edhe me te mëdha. Gjendja nuk do jete aspak e qëndrueshme.

    Shigjetari

    Edhe pse dashuroni tej mase partnerin dhe keni shume kohe me te, nuk do mund t’i rezistoni dot sot joshjes se dikujt. Ai vërtet do duket sikur do iu verboje. Beqaret nuk do jene ende ne rrugën e duhur për te filluar një histori dashurie. Do iu duhet ende te prisni edhe pak kohe. Financat do jene me te mire, prandaj përfitoni për te shlyer sa me pare te gjitha borxhet.

    Bricjapi

    Do jeni shume te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Pritet qe atmosfera te jete goxha e ngrohte dhe harmonike. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar sesa te fillojnë një dashuri pasionante, po qe mund te shuhet shume shpejt. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te mbeteni pa para.

    Ujori

    Jeta ne çift nuk do jete aq e bukur sa ju e kishit menduar sot. Nuk do mungojnë debatet dhe hatërmbetjet. Po nuk u treguar me te kuptueshëm nuk keni për te pasur një jete te qete. Beqaret do e ndiejnë mjaft vetminë sidomos pasi edhe miqtë t’i braktisin. Pa fat do jene edhe sot. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme. Nuk i keni bere mire llogarite.

    Peshqit

    Do i hidhni poshtë te gjithë tabute qe kishit pasur ne jetën tuaj ne çift sot dhe do mendoni vetëm te ndiheni mire pranë partnerit. Do e kuptoni me ne fund se jeta është e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar s ame shume. Edhe beqaret do i pranojnë ftesat dhe do dalin neper takime. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mos e humbni për asnjë çast vigjilencën.

  • Horoskopi ditor, e Mërkurë 6 Gusht 2025

    Horoskopi ditor, e Mërkurë 6 Gusht 2025

    Dashi
    Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër prej tij. Beqaret duhet te reflektojnë njëqind here para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Jo te gjithë personat janë ashtu si duken. Qielli yjor do jete i qete për sa iu përket financave. Nuk priten as probleme dhe as vështirësi.

    Demi
    Gjate gjithë ditës se sotme do reflektoni për te ardhmen e jetës suaj ne çift ne mënyrë qe me pas te merrni edhe vendimet e duhura. Beqaret do kenë mbështetjen e Venusit, planetit te dashurisë. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Nëse e neglizhoni sektorin e financave dhe kryeni shpenzime te pamenduara, situata mund te përkeqësohet me shume sesa e keni menduar.

    Binjaket

    Nuk do keni as vështirësi dhe as probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Përkundrazi do i shtoni dozat e komunikimit dhe do flisni për çdo gjë me partnerin. Edhe beqaret do kenë një dite te bukur dhe me disa takime te veçanta. Shume shpejt jeta do ndryshoje rrënjësisht për ta. Financat do jene te mbrojtura. Mund te kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme.

    Gaforrja
    Nëse doni qe lidhja juaj ne çift te jete me e forte dhe te vazhdoje për shume kohe, duhet te dini te toleroni dhe te hapni rruge. Jo gjithmonë duhet te dale e juaja. Beqaret qe kane njëfarë moshe do jene me fat, te tjerët do duhet ende te presin edhe pak kohe. Financat do jene te qëndrueshme fale perkujdesit qe keni treguar kohet e fundit.

    Luani
    Do keni një nevoje te tejskajshme për qetësi ne jetën tuaj ne çift sot. Për këtë duhet te flisni me partnerin. Ai do ua plotësojë dëshirën. Beqaret nuk do kenë ne humorin e duhur për te kërkuar princin e kaltër dhe do mbeten serish vetëm. Gjithsesi kjo nuk do i shqetësojë aspak. Sektori i financave do jete goxha i trazuar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni.

    Virgjeresha
    Çastet romantike do jene te shumta gjate kësaj dite për ju te dashuruarit. Emocionet do jene te fuqishme dhe shpesh do iu duket vetja si ne ëndërr. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe nuk do mendojnë aspak se çfarë do thonë te tjerët. Financat duhet t’i mbani me patjetër ne një gjendje te qëndrueshme. Mos jepni hua dhe hiqni dore nga shpenzimet e panevojshme.

    Peshorja
    Ka shume mundësi qe ambienti ne çift te jete i zymte gjate kësaj dite dhe shpesh te bini ne melankoli. Nuk do ndodhe asgjë emocionuese sikurse ju e prisnit. Beqaret do e forcojnë edhe me shume shoqërinë me dike qe kane njohur para disa kohesh dhe do mendojnë te kalojnë ne një tjetër etape. Ne planin financiar do jeni me fat dhe çdo gjë qe doni do iu plotësohet.

    Akrepi
    Do merrni bekimin e yjeve sot ne planin sentimental dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Do ndiheni me se miri. Beqaret do përballen me surpriza te këndshme. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. ne planin financiar do korrni ato qe keni mbjelle. Nëse keni shpenzuar kuturu pa menduar për ta ardhmen situata do jete e trazuar.

    Shigjetari
    Do keni shume dyshime për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do shihni me vëmendje çdo veprim qe ai do beje. Do bënit mire qe te ruanit qetësinë dhe te mos nxitoheni te debatoni me te. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe plot takime interesante. Për financat do kujdeseni me shume de kurrë. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe çfarë te bëni qe situata te përmirësohet.

    Bricjapi
    Mos kërkoni me shume sesa duhet nga partneri juaj sot, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Beqaret do jene ata qe do kenë me tepër fat dhe do e gjejnë me ne fund personin qe kane kërkuar prej kaq shume kohesh. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni paksa ekonomi sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollin ne rast te kundërt.

    Ujori
    Do keni disa debate te vogla sot me atë qe keni ne krah, megjithatë gjithçka do rregullohet sa hap e mbyll sytë. Si ju ashtu dhe partneri do i pranoni gabimet dhe do dini te kërkoni falje. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume sesa aq. Edhe pse te ardhurat do jene te mira nuk duhen kryer shpenzime marramendëse.

    Peshqit
    Dita e sotme do jete e mrekullueshme për te dashuruarit. Ne disa momente pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet do arrijnë kulmin. Beqaret do kenë veten dëshirë për aventura kalimtare kështu qe gjithçka do iu realizohet. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni impulsive. gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje rende.

  • Horoskopi ditor, e Martë 5 Gusht 2025

    Horoskopi ditor, e Martë 5 Gusht 2025

    Dashi
    Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës.

    Demi
    Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni që të hiqni dorë nga përgjegjësitë, sidomos nëse keni konflikte në familje. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do e keni të lehtë.

    Binjakët
    Në javët në vijim, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ndaj mundohuni që të mos e teproni me kritikat, sidomos gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Jeni të lodhur por kjo gjë është normale, duke mbajtur parasysh se po bëni shumë gjëra njëkohësisht. Bëni mirë që të mbani nën kontroll debulesën fizike.

    Gaforrja
    Do të keni mundësi që të rikuperoni kohën e humbur. Bëni mirë që të shfrytëzoni energjinë e favorshme në sferën profesionale, pasi ka probleme që kërkojnë zgjidhje. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

    Luani
    Jeni në kërkim të pak më shumë qetësie. Mundohuni që të mos bëni shumë gjëra njëherësh, pasi Hëna dhe Dielli nuk do të jenë në anën tuaj. Kush ka pasur një problem shëndetësor, do arrijë që të rikuperohet.

    Virgjëresha
    Jeni të stresuar për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me punën. Yjet janë në anën tuaj, veç bëni kujdes pasi mesjava do të vërë në rrezik raportet ndërpersonale. Veproni me maturi.

    Peshorja
    Saturni do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe ndoshta në punë do të hasni në një ngarkesë të madhe. Ditët në vijim do të jenë shumë interesante sa i takon ndjenjave.

    Akrepi

    Duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, pasi ka disa aspekte thelbësore që kërkojnë zgjidhje në dashuri ose në punë. Sfera sentimentale do të vijë drejt përmirësimit. Dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

    Shigjetari
    Mund ta gjeni veten të dashuruar krejt papritur. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që duan të rikthehen në lojë, shkruan noa.al. Persona interesantë do ju vijnë rrotull.

    Bricjapi
    Situata astrologjike parashikohet e ngarkuar me mendime. Mbani parasysh se shumë nyje do të zgjidhen brenda këtij viti, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Mundohuni që të vini gjërat në rregull, pasi ka zgjedhje që duhen bërë brenda pak javësh.

    Ujori
    Mundohuni që të mos jeni konfuz gjatë kësaj të marte. Personat më të tensionuar do të tregohen të matur lidhur me ndjenjat. Në punë do të jeni nën stres, si pasojë e një çështje që ka të bëjë me paratë.

    Peshqit
    Gjatë kësaj dite mund të ndiheni të frymëzuar. Mundohuni që të jeni më mirë, sa i takon anës fizike. Dashuria është në qoshe dhe mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë. Nuk është një periudhë e vështirë, por sërish ju do të jeni nervoz.

  • 10 Këshilla të Arta për një Verë “Pa Lekë”: Si të Menaxhoni Paratë në Mënyrë të Sigurt dhe Inteligjente

    10 Këshilla të Arta për një Verë “Pa Lekë”: Si të Menaxhoni Paratë në Mënyrë të Sigurt dhe Inteligjente

    Po niseni? Ndoshta jashtë? Para mbylljes fatale të gazit merrni një minutë kohë për menaxhimin e parave. Ja këshillat e Geronimo Emili, president i CashlessWay, për një verë “pa lekë”.

    1. Përpiquni të përdorni pagesat elektronike në qoftë se keni mundësi, janë të sigurta, komode dhe mund të kontrolloni më mirë buxhetin tuaj.

    2. Mos vendoni kurrë asnjë letër në portofolet me PIN

    3. Më mirë t’i memorizosh me një emër falso në rubrikën e telefonit kodet e ndryshme, mbase duke u vënë para një prefix telefoni, kështu për të ngatërruar sa më shumë të jetë e mundur një ndërhyrje të mundshme. Bëjeni, edhe memoria më e stërvitur, mund të ketë momente të vështira.

    4. Në rubrikë memorizoni edhe numrin e call centerit të huaj të bankës tuaj, kështu që mund të kërkoni ndihmë ose të pezulloni kartën. Mbani mend që nuk është e nevojshme “të digjni” përfundimisht kartën e pagesës: për dyshimin më të vogël të humbjes telefononi dhe zëvendësojeni, mundeni gjithmonë ta aktivizoni në rast konstatimi. Sot mund të nxirren lehtë njoftimet për të bërë pagesën nëpërmjet sms dhe email, kështu që mund të keni edhe konfirmimin e transaksioneve të ndodhura në kohë reale.

    5. Verifikoni që kartat tuaja të pagesës të jenë të aktivizuara edhe për jashtë. Në dyqane mund të paguani lehtësisht nëpërmjet kartës së kreditit, kartës bankomat ose kartës së parapaguar. Dukshëm duhet të jenë të gjitha të aktivizuara në qarqet ndërkombëtare. Për shembull në qoftë se paguani me kartën Bankomat (ATM jashtë), do t’ju kërkohet të përdorni qarkun Maestro. Në qoftë se nuk e keni, bëni një kartë të parapaguar, është shumë e mirë për të limituar dëmet në rast të mashtrimit apo klonimit.

    6. Verifikoni që kartat tuaja të jenë në gjendje të mirë dhe shiriti magnetik, në qoftë se akoma e keni, të funksionojë. Mund të jetë e dobishme sidomos në USA.

    7. Në qoftë se keni nevojë për cash, shmangni sa më shumë të jetë e mundur tërheqjen duke përdorur kartën e kreditit. Komisionet janë të larta mes 4 dhe 6%. Më mirë karta bankomat që ka një komision rreth 2%, por ka një limit të përdorimit të përditshëm që varion nga vendi në vend.

    8. Në qoftë se keni nevojë për valutë lokale të ndryshme nga Euro, përpiquni t’i ndryshoni para se të niseni sepse këmbimi në aeroport ose në zona turistike ka një taksë që nuk është e favorshme. Megjithatë në shumë raste mund të negocioni.

    9. Bëhuni të larmishëm sa më shumë të jetë e mundur për të qenë më pak të dobët në raste mashtrimi.

    10. Në qoftë se keni nevojë për të ndihmuar ekonomikisht për shembull fëmijët tuaj, gjëja më e mirë është wallet elektronik që konsiston në një transferim imediat në rast nevoje si nga banka në wallet edhe nga wallet në wallet.

    Ka oferta të ndryshme, më të mira janë ato të lidhura me një kartë fizike kështu që në vazhdim të transferimit vazhdon në qoftë se është e nevojshme edhe një tërheqje cash e menjëhershme.

  • E pazakontë, bizoni shfaqet rrugëve të një fshati të Prishtinës

    E pazakontë, bizoni shfaqet rrugëve të një fshati të Prishtinës

    Në një ngjarje të pazakontë për vendin tonë, raportohet se është parë një bizon që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rrjeteve sociale.

    Kjo kafshë e egër, që zakonisht gjendet në zona më të largëta të Evropës, ka bërë shfaqjen e saj të papritur në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.

    Derisa nuk ka ende konfirmime zyrtare, sipas komentuesve, kafsha është parë në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.

     

    Ndryshe, bizoni, i njohur si një prej kafshëve më të mëdha të egra në Evropë, ka qenë i zhdukur në shumë pjesë të kontinentit, por në vitet e fundit ka pasur përpjekje për ringjalljen e popullatave të tij në rezervate natyrore.

  • Pse frigoriferi ka dritë, ndërsa ngrirësi jo? Ja çfarë thonë ekspertët

    Pse frigoriferi ka dritë, ndërsa ngrirësi jo? Ja çfarë thonë ekspertët

    A jeni menduar ndonjëherë pse frigoriferi ndizet me dritë sapo e hapni, ndërsa ngrirësi, edhe pse është pjesë e të njëjtit pajisje, zakonisht nuk ka ndriçim të brendshëm?

    Kjo pyetje që e bëjnë shumë njerëz ka marrë një përgjigje interesante nga profesori i ekonomisë në Universitetin e Cornell-it, Robert H. Frank. Sipas tij, arsyeja është më e thjeshtë se sa duket – është çështje kostoje dhe leverdie.

    “Nuk ka dritë në ngrirës sepse raporti mes kostos dhe përfitimit nuk e justifikon. Instalimi i një drite në ngrirës ka një kosto të vazhdueshme, pavarësisht sa herë hapet. Përfitimi është që ju e gjeni më lehtë ushqimin, por meqë ngrirësi hapet shumë më rrallë se frigoriferi, kostoja nuk ja vlen krahasuar me leverdinë. Kështu, prodhuesit zgjedhin të kursejnë,” shpjegon profesori Frank.

    Ai shton se gjithçka varet nga tregu, nëse konsumatorët tregojnë gatishmëri të paguajnë për këtë shtesë, atëherë prodhuesit mund ta përfshijnë edhe dritën në ngrirës, transmeton Telegrafi.

    A mund të ndryshojë kjo?

    Në fakt, ndryshimet teknologjike dhe rritja e standardit të jetesës kanë bërë që disa modele të reja frigoriferësh “premium” të kenë ndriçim të integruar edhe në pjesën e ngrirësit. Prodhuesit konkurrojnë vazhdimisht për t’u ofruar klientëve më shumë komoditet, nga raftet që rrëshqasin lehtë, te ndriçimi LED dhe sensorët inteligjentë.

    “Sapo të ketë kërkesë, tregu do ta sjellë këtë opsion. Me rritjen e fuqisë blerëse, është vetëm çështje kohe kur shumica do të kërkojë edhe ndriçim në ngrirës, dhe prodhuesit do t’ua ofrojnë,” përfundon profesori Frank.

    Sa shpesh duhet të hapet ngrirësi?

    Ndërkohë, ekspertët e ruajtjes së ushqimit këshillojnë që ngrirësi të hapet sa më pak, që temperatura të mos luhatet dhe produktet të mos prishen nga ndryshimet e lagështisë dhe kristalizimi i akullit. Ndriçimi brenda nuk është domosdoshmëri, por një komoditet që, me gjasë, do të bëhet standard në të ardhmen.

    A do ta blinit frigoriferin me dritë edhe në ngrirës?

    Na tregoni mendimin tuaj! 

  • Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini kos çdo ditë?

    Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini kos çdo ditë?

    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink dhe vitamina të grupit B.

    Megjithatë, ndërsa është i dobishëm për shumicën e njerëzve, mund të shkaktojë probleme për disa, veçanërisht nëse ata janë intolerantë ndaj laktozës.

    Cili kos është më i shëndetshëm?

    Rekomandohet kosi grek, pasi është i pasur me proteina që ofrojnë një ndjesi ngopjeje më të gjatë. Megjithatë, duhet të keni kujdes nga sheqernat e shtuar, veçanërisht me kosin me aromë.

    Kosat me pak yndyrë shpesh kanë më shumë sheqer të shtuar, dhe çdo gjë mbi 6 gramë mund të tregojë sheqer të shtuar. Kelly këshillon që marrja totale e sheqerit në kos nuk duhet të kalojë 10 gramë.

    A mund të hanë të gjithë kos çdo ditë?

    Disa njerëzve u pëlqen konsumi i përditshëm i kosit, ndërsa të tjerëve jo, veçanërisht nëse kanë stomak të ndjeshëm ose probleme me tretjen. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ndiheni pasi të keni ngrënë kos, nëse jeni plot energji dhe nuk keni probleme me tretjen, kjo është një shenjë e mirë.

    Nëse ndiheni të lodhur, të fryrë, me kapsllëk ose keni diarre, mund të mos ju pëlqejnë produktet e qumështit ose të konsumoni shumë sheqer.

    Tre gjëra që ndodhin nëse pini kos çdo ditë

    1. Ndihmon në kontrollin e peshës trupore

    Kosi ju mban të ngopur për më gjatë dhe mund të ndihmojë në rregullimin e peshës suaj, veçanërisht nëse e konsumoni si pjesë të një diete të ekuilibruar.

    2. Përmirëson shëndetin e zorrëve

    Kosi është i pasur me probiotikë, të cilët nxisin florën e shëndetshme të zorrëve dhe tretje më të mirë. Megjithatë, tek njerëzit me SIBO (rritje e tepërt bakteriale e zorrës së hollë), mund të përkeqësojë simptomat.

    3. Hani më shumë proteina

    Kosat si ai grek janë idealë sepse janë më të trashë, përmbajnë më shumë proteina dhe më pak karbohidrate. Kosat me bazë bimore kanë tendencë të kenë më pak proteina.

    Sa kos është tepër?

    Konsumimi i kosit çdo ditë nuk është problem, por kini kujdes nga sheqernat e shtuara. Shumica e njerëzve konsumojnë deri në trefishin e sasisë së rekomanduar ditore të sheqerit, gjë që kontribuon në inflamacion dhe sëmundje kronike (p.sh. sëmundje të zemrës, diabet).

  • Një rrezik i padukshëm për shëndetin, çfarë duhet të dini për mungesën e jodit?

    Një rrezik i padukshëm për shëndetin, çfarë duhet të dini për mungesën e jodit?

    Një shqetësim i ri shëndetësor po rikthehet në vëmendje  mungesa e jodit, një element thelbësor për funksionimin e gjëndrës tiroide, po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve në stilin e të ushqyerit dhe përpunimit industrial të ushqimeve.

    Sipas ekspertëve të shëndetit, ky fenomen është veçanërisht alarmant për gratë shtatzëna dhe fëmijët, pasi jodi luan një rol kyç në zhvillimin e trurit të fetusit dhe në prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin dhe energjinë.

    Mungesa e jodit mund të shkaktojë probleme serioze si: struma (zgjatje e gjëndrës tiroide), hipotiroidizëm, lodhje kronike, shtim në peshë, infertilitet dhe konfuzion mendor.

    Burimet më të mira natyrale të jodit janë ushqimet e detit, peshku, algat dhe kripa e jodizuar. Por me rritjen e trendeve të dietave pa peshk, produkte qumështi apo ushqime të përpunuara, shumë persona  veçanërisht vegjetarianët apo ata me dieta të kufizuara  po rrezikohen gjithnjë e më shumë.

    Sipas rekomandimeve mjekësore, doza ditore për të rriturit është rreth 150 mikrogramë, ndërsa për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji kërkesa rritet në 250 mikrogramë, që shpesh plotësohet me suplemente.

    Mjekët apelojnë për kontroll të rregullt të funksionit të tiroides, për të identifikuar me kohë mungesat dhe për të parandaluar komplikimet afatgjata.

     

     

  • Psikologu kosovar: Mos ua blini fëmijëve kukullën Labubu

    Psikologu kosovar: Mos ua blini fëmijëve kukullën Labubu

    Psikologu i njohur nga Kosova, Visar Sadiku ka bërë një reagim në Facebook, duke u dhënë një paralajmërim prindërve për lodrat La Bubu.

    Ai u ka bërë thirrje prindërve që të mos ua blejnë fëmijëve të tyre këtë lodër, gjegjësisht të mos bëhen pjesë e këtij trendi.

    “Mos i bli fëmijës arushin La Bubu! Mos u bëjë pjese e trendit! Jo çdo trend është pozitiv për fëmijën!”, ka paralajmëruar psikologu Sadiku.

    Ai gjithashtu përmes një statusi në Facebook ka shtjelluar dhe përmbledhur një mori arsyesh pse prindërit nuk duhet ta blejnë lodrën.

    A janë të dëmshme për fëmijët?

    Janë disa rreziqe të mundshme që duhet të shqyrtojnë prindërit:

    Përmbajtja vizuale / emocionale:

    -Këto lodra kanë fytyra të egra, dhëmbë të mprehtë dhe shprehje që nuk janë tipike për lodrat për fëmijë.

    -Mund të shkaktojnë ankth te fëmijët e ndjeshëm, veçanërisht në moshat 3–6 vjeç.

    Përbërja fizike:

    – Shumë lodra si këto nuk janë të certifikuara për siguri për moshat e vogla.

    -Mund të kenë pjesë të vogla që rrezikojnë mbytjen, ose materiale të padeklaruara që mund të përmbajnë kimikate (nëse janë të falsifikuara ose të pasigurta).

    Mesazhi që përçojnë:

    -Disa prindër shprehen se lodra të tilla “normalizojnë” fytyra agresive ose sjellje antisociale në mënyrë të pavetëdijshme te fëmijët.

    – Ato janë krijuar për tregun e të rriturve, dhe përdorimi nga fëmijët mund të jetë i keqkuptuar si i përshtatshëm.

    Çfarë duhet të bëni ju si prind?

    -Pyesni veten: “Çfarë mesazhi i jep kjo lodër fëmijës tim?”. A inkurajon dashuri, kreativitet dhe lojë të shëndetshme?

    Mos lejoni që trendet virale të zëvendësojnë gjykimin tuaj si prind!

  • Horoskopi i Paolo Fox për të Hënën, 30 Qershor 2025

    Horoskopi i Paolo Fox për të Hënën, 30 Qershor 2025

    Mirë se vini në udhëtimin astrologjik të ditës me Paolo Fox! E hëna, 30 qershor 2025, sjell një ndërthurje të fuqishme energjish qiellore: Hëna e ndjeshme, e lidhur me Marsin, nxit guximin dhe vendosmërinë, ndërsa Merkuri rrit qartësinë mendore dhe ndihmon komunikimin.

    Disa do të përballen me vendime të rëndësishme në dashuri, të tjerë do ndihen të shtyrë të hedhin hapa të guximshëm në punë apo në jetën personale.

    Kjo ditë është një ftesë për të mos shtyrë më asgjë, për të ndjekur intuitën, por edhe për të matur fjalët dhe veprimet. Lexo më poshtë si ndikon kjo e hënë tek çdo shenjë – me këshilla konkrete dhe mesazhe simbolike për ta nisur javën me qartësi dhe vetëbesim.

    Dashi (21 Mars – 20 Prill) ♈

    Kjo e hënë ju jep një shtytje të fuqishme për të përballuar atë që keni shmangur. Hëna dhe Marsi ju japin energji dhe kurajë për të vepruar. Në dashuri, beqarët mund të marrin një mesazh intriguese – mos e injoroni. Çiftet duhet të shmangin debatet e nxituara: jo çdo fjalë e menduar duhet të thuhet menjëherë. Në punë, rikthehuni te një ide që keni lënë pezull – është koha për ta zbatuar. Karta e ditës: Qerrja – ecje përpara, por me kontroll. Kujdes nga mbingarkesa fizike. Sot je në timon, por shiko drejt horizontit, jo vetëm para këmbëve.

    Demi (21 Prill – 20 Maj) ♉

    Me ndikimin e Venusit në shenjën tënde, zemra jote rreh më fort. Dita është ideale për marrëdhënie të ngushta dhe afeksion të ndërsjellë. Çiftet përjetojnë një afrim emocional, ndërsa beqarët kanë shumë mundësi për njohje të reja – mjafton të dalin nga zona e rehatisë. Në punë, një propozim ose informacion i rëndësishëm mund të vijë nga një person në distancë. Karta e ditës: Papësja – dëgjo intuitën dhe mos nënvlerëso ndjesitë. Në shëndet ka përmirësim të dukshëm, sidomos për ata që kanë ndjerë lodhje kohët e fundit. Lëviz me qetësi – gjithçka po shkon drejt përmirësimit.

    Binjakët (21 Maj – 21 Qershor) ♊

    Kjo ditë ju vjen si e “projektuar” për ju: mendja është e kthjellët dhe fjalët rrjedhin natyrshëm. Hëna ju favorizon në komunikim, takime dhe vendime që kërkojnë zgjuarsi. Në punë, mund të vijë një ftesë apo një telefonatë që ndryshon rrjedhën e muajit. Në dashuri, një bisedë e hapur mund të rikthejë ndjenjat që ishin ftohur. Karta e ditës: Rrota e fatit – gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Kujdes me humorin – mund të ndryshojë shpesh. Sot merr frymë thellë dhe beso te momentet e rastit, sepse ato kanë më shumë peshë sesa mendon.

    Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik) ♋

    Ndjeshmëria juaj sot është shumë e lartë, ndoshta përtej normales. Kjo mund t’ju ndihmojë të lidhni më thellë me të tjerët, por mund t’ju bëjë edhe të ndjeshëm ndaj çdo lëvizjeje. Në dashuri, kërkoni ngrohtësi dhe afërsi – mos kini frikë të tregoni ndjenjat. Çiftet harmonizohen, ndërsa beqarët mund të përjetojnë emocione që lidhen me të kaluarën. Në punë, shmangni përfshirjen në debate – jo të gjithë janë në të njëjtën valë me ju. Karta e ditës: Hëna – një ndjesi mund të jetë më e saktë se çdo fakt. Sot flisni pak, ndjeni shumë.

    Luani (23 Korrik – 22 Gusht) ♌

    Energjia juaj natyrale është e fortë, por sot keni prirje të imponoheni më shumë sesa duhet. Kujdes: dikush mund të e keqkuptojë sjelljen tuaj si arrogancë, sidomos në punë. Në dashuri, është dita për të bërë një zgjedhje të qartë ose për të sqaruar një situatë që ka zgjatur shumë. Beqarët nuk duhet të luajnë – kërkohet sinqeritet. Karta e ditës: Gjykimi – një kapitull i ri fillon, por duhet guxim për të mbyllur të vjetrin. Shëndeti emocional ka nevojë për pushim. Sot, të dish kur të tërhiqesh është po aq e rëndësishme sa të dish të udhëheqësh.

    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator) ♍

    Dita nis me mendje të qartë falë ndikimit të Mërkurit. Jeni të përqendruar dhe praktikë, gati për të përfunduar punët që janë zvarritur. Në çështjet familjare mund të arrini marrëveshje të dobishme. Në dashuri, kujdes me kritikën: ndonjëherë dëgjuar është më e vlefshme se thënë. Beqarët janë të rezervuar, por ndonjëherë shansi troket aty ku s’e pret. Karta e ditës: Bota – një cikël përmbyllet dhe hapet një derë e re. Kujdes me shëndetin e tretjes – stresi e ndikon. Mos kërko të kontrollosh gjithçka sot – edhe e papritura mund të jetë bekim.

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor) ♎

    Kjo e hënë sjell vëmendje dhe vendime për ty. Mund të ndodhë diçka që të vendos në qendër të vëmendjes, qoftë në punë apo në marrëdhënie. Në dashuri, nëse ka pasur një distancim kohët e fundit, tani është momenti i duhur për të folur hapur. Beqarët ndihen më të lehtë dhe gati për aventura të reja. Në punë, do të vijë një ofertë apo mundësi që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë – analizojeni mirë. Karta e ditës: Të Dashuruarit – një zgjedhje e rëndësishme që nuk duhet marrë vetëm me mendje, por edhe me zemër. Kujdes me gjumin – mund të ndjesh pak pagjumësi. Mos shtyj më atë që e ke përpara: qetësia që kërkon gjendet brenda teje, jo në rrethana të jashtme.

    Akrepi (23 Tetor – 22 Nëntor) ♏

    Qielli juaj është i fuqishëm por edhe i trazuar. Sot mund të ndihesh si në konflikt me disa situata që nuk përputhen më me atë që je bërë. Në dashuri, është koha për sinqeritet – por mos thuaj gjëra që mund të lëndojnë. Marrëdhëniet e forta do përjetojnë rilidhje, ndërsa ato të dobëta do përballen me të vërtetën. Beqarët rrezatojnë magnetizëm të fortë – të tjerët ju ndjejnë edhe pa folur. Në punë, mos lejo që dikush të të provokojë – ruaje qetësinë. Karta e ditës: Kulla – është koha për të shembur atë që nuk funksionon dhe për të ndërtuar më të mirën. Tensioni mund të ndikojë në trup, sidomos në muskuj. Përdor fuqinë tënde për të ndërtuar, jo për të djegur.

    Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor) ♐

    Sot dëshiron të ndryshosh ritmin, qoftë edhe vetëm në mënyrën si e sheh ditën tënde të zakonshme. Ka një nevojë të brendshme për të eksploruar diçka të re – edhe në dashuri. Beqarët mund të takojnë dikë ndryshe nga tipi i zakonshëm. Çiftet mund të mendojnë për një udhëtim, një projekt të përbashkët, apo një hap të ri në bashkëjetesë. Në punë, një lajm i papritur ndryshon planet. Karta e ditës: I Marri (Matto) – ndjek instinktin edhe nëse nuk ka logjikë të qartë për momentin. Kujdes me mënyrën e të ushqyerit – mos e neglizho. Sot është ditë për të thyer rutinën dhe për të ndjekur thirrjen e shpirtit.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar) ♑

    Dita është e ngarkuar me përgjegjësi, por edhe e dobishme për progres. Duhet të rishikosh disa plane pune – mos u ngurtëso, sepse një qasje më fleksibël mund të të sjellë përfitime më të mëdha. Në dashuri, mund të ndihesh pak i shkëputur nga partneri. Më mirë të flasësh për atë që ndjen, sesa të mbyllesh në vetvete. Beqarët ndihen të tërhequr nga njerëz misteriozë dhe introspektivë. Karta e ditës: Eremiti – tërheqja e shëndetshme sjell qartësi dhe pjekuri. Shëndeti është në nivel të qëndrueshëm, por jep vetes pak kohë vetëm. Mos nxit përfundime – lejo gjithçka të zhvillohet në kohën e vet.

    Ujori (21 Janar – 19 Shkurt) ♒

    Kjo ditë nuk do të jetë si të tjerat, dhe ti do e ndjesh këtë që në mëngjes. Je gati të dalësh nga zakonet dhe të provosh diçka ndryshe – qoftë në punë, qoftë në dashuri. Beqarët mund të tërhiqen nga një person i pazakontë, jashtë “shabllonit” të zakonshëm. Çiftet kanë nevojë për të thyer rutinën: një surprizë ose një ndryshim i vogël mund të japë ndjesi të reja. Në punë, një ide e guximshme mund të të çojë në një drejtim të papritur por të suksesshëm. Karta e ditës: Ylli – inspirim dhe besim në veten tënde. Kujdes me ankthin – gjej kohë për qetësi. Edhe nëse të tjerët nuk e kuptojnë vizionin tënd, ti mos ndalo.

    Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars) ♓

    Intuita jote do jetë udhërrëfyesi më i mirë sot. Do ndihesh i thelluar në mendime, por në të njëjtën kohë gati për të ndërtuar diçka që ka kuptim të vërtetë për ty. Në dashuri, Hëna ju jep një magjepsje të veçantë: beqarët mund të përjetojnë një ndjenjë të fortë, ndoshta edhe nga një takim i papritur. Çiftet do ndjejnë më shumë afërsi dhe mirëkuptim. Në punë, projektet krijuese apo idetë artistike marrin formë. Karta e ditës: Magjistari – ke të gjitha mjetet që të nevojiten, tani është koha për të vepruar. Shëndeti është në përmirësim, por shmang teprimet në ushqim. Sot ndje veten, sepse zemra jote e di më mirë se mendja se nga duhet të shkosh.