Category: KURIOZITETE

  • Qfarë ndjesie mund të japë perëndimi i diellit buzë detit në plazhë?

    Qfarë ndjesie mund të japë perëndimi i diellit buzë detit në plazhë?

    Perëndimi i diellit buzë detit është një nga ato momente që mbeten gjatë në kujtesë, pavarësisht sa herë e përjeton. Është një përzierje e pazakontë e qetësisë, nostalgjisë dhe bukurisë së natyrës që flet pa fjalë. Teksa dielli fillon të ulet ngadalë mbi horizontin e kaltër, ngjyrat e qiellit ndryshojnë në një spektakël të ngjyrave portokalli, rozë dhe të purpurta. Uji pasqyron këtë lojë dritash, duke krijuar ndjesinë se po shikon një pikturë të gjallë.

    Kjo kohë e ditës sjell një ndjesi të thellë paqeje. Zhurma e lehtë e valëve që përplasen butësisht në breg duket sikur pëshpërit sekrete të natyrës, ndërsa ajri mbushet me freskinë e fundit të ditës. Për shumë njerëz, është një moment reflektimi – për ditën që ka kaluar, për kujtimet që mbartin, apo thjesht për të ndier prezencën e tyre në këtë botë të madhe.

    Ka diçka romantike dhe melankolike në këtë skenë. Mund të jesh vetëm, duke përjetuar qetësinë e brendshme, ose me dikë që e do, duke ndarë heshtjen dhe bukurinë e natyrës. Në të dy rastet, përëndimi i diellit buzë detit është një përvojë që të bën të ndihesh i gjallë dhe i lidhur me diçka më të madhe se vetja.

  • Horoskopi ditor e Premte 27 Qershor 2025

    Horoskopi ditor e Premte 27 Qershor 2025

    Dashi

    Planetët do ndikojnë shume negativisht sot ne jetën tuaj ne çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jene te pafundme. Beqaret ndryshe nga te dashuruarit do kenë një dite te bukur dhe me takime mbresëlënëse. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm aq sa edhe juve vete do iu duket çudi. Mundohuni te bëni investimet e duhura.

    Demi

    Do ndiheni si ne ëndërr gjate kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj. Ai do kujdeset edhe për detajet me te vogla dje do iu beje ta ridashuroheni edhe me fort. Beqareve do iu duhet ende te presin për te gjetur princin e tyre te kaltër. Sot nuk është periudha e përshtatshme. Ne planin financiar do jene te favorizuara edhe transaksionet edhe investimet.

    Binjaket

    Jetën sentimentale do e keni prioritet gjate kësaj dite. Do ruani një komunikim te mire me atë qe keni ne krah dhe do toleroni here pas here. Edhe beqareve do filloje t’iu rrahe zemra fort. Shume gjera do ndryshojnë ne jetën e tyre njëherë e përgjithmonë. Ndikimi i yjeve për financat do jete pozitiv. Situata do konsolidohet me shpejt sesa ju mendonit.

    Gaforrja

    Duhet te luftoni fort sot për te ruajtur një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift sepse po vazhduat ta kundërshtoni partnerin do keni probleme serioze. Beqaret do takojnë papritur një person te cilin do e simpatizojnë menjëherë. Filloni ta njihni mire atë para se te hidhni çdo hap. Ne planin financiar do përpiloni një strategji te suksesshme për t’i rritur te ardhurat.

    Luani

    Mos u tregoni mediokër ndaj partnerit tuaj sot dhe mos kërkoni gjithë kohës te dale e juaja. Nuk mund te keni te drejte ne çdo rast prandaj duhet hapur rruge here pas here. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur se kurrë dhe te mos kryeni shpenzime kuturu.

    Virgjeresha

    Mos e nënvlerësoni partneri n tuaj sot, por mundohuni te gjeni kohe për te kaluar me te dhe shprehjani ndjenjat sa me tepër. Vetëm kështu marrëdhënia do forcohet. Beqaret do kenë disa takime dhe do mendojnë menjëherë te krijojnë lidhje. Financat për fatin e keq mund te kenë vështirësi dhe probleme. Do ju duhet te bëni sakrifica për ta ruajtur qëndrueshmërinë.

    Peshorja

    Vetëm një pjese e ditës do jete pozitive sot, pjesa tjetër do jete e mbushur me debate dhe mosmarrëveshje te shumta. Duhet te tregoheni te kujdesshëm me çdo detaj. Beqaret do kenë vetëm një ide ne koke: te gjejnë me çdo kusht partnerin duhur. Kujdes kjo nuk duhet te shtyje te bëni çmenduri. Financat do vazhdojnë te jene goxha delikate. Kujdes!

    Akrepi

    Dite plot diell kjo e sotmja për ata qe janë ne çift. Dialogu do mbizotëroje gjithë kohës dhe bashkëpunimi mund te shtohet. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura afatshkurtra. Do jete ne dorën e tyre nëse do duan te përfitojnë apo jo. Financat do kenë disa përmirësime vetëm për ata qe do tregohen te kujdesshëm me çdo shpenzim. Te tjerët do kenë ende vështirësi.

    Shigjetari

    Do kaloni çaste te paharruara sot ne krahët e atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment. Dita do jete plot ngjyra. Beqaret do jene euforike dhe te gatshëm te dalin neper takimet qe do iu kërkohen. Ne këtë mënyrë ata mund te krijojnë edhe lidhjen e dëshiruar. Ne planin financiar duhet ta analizoni me kujdes situatën para se te kryeni shpenzime.

    Bricjapi

    Dite mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptohen me se miri me njeri-tjetrin dhe do fillojnë projekte afatgjata se bashku. Beqaret do takojnë disa persona, por nuk do i pëlqejnë aq shume sa për te filluar një lidhje me ta. Financat do jene goxha problematike. Nëse nuk ja dilni dot vetëm kërkoni sa me pare ndihem e specialisteve.

    Ujori

    Për çështjet e zemrës nuk duhet te shqetësoheni aspak sot. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire sesa ju e mendonit. Te dy do toleroni nga pak dhe do bëni çfarë te mundeni qe gjerat te ecin para. Beqaret nuk do kenë ditën me te favorshme dhe do ngelen serish te vetmuar. Situata financiare do jete e qëndrueshme, por jo ne gjendjen me te mire te mundshme.

    Peshqit

    Te dashuruarit do kalojnë një dite te qete sot. Do dashurohen si gjithmonë dhe do shmangin debatet e kota. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret nuk do arrijnë as sot ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer kështu qe përsëri do ngelen vetëm. Duhet durim. Financat do kenë ndryshime goxha pozitive nga pak kohe me pare. Kjo do iu gëzojë pa mase.

  • Horoskopi ditor e Enjte 26 Qershor 2025

    Horoskopi ditor e Enjte 26 Qershor 2025

    Dashi

    Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Për beqarët do ketë  Cupid, gati për të hedhur shigjeta në të djathtë dhe në të majtë.

    Puna: Dita fillon e shkëlqyeshme me Saturnin në favor, i cili do t’ju ndihmojë të riambjentoheni në punë. Bashkëpunime hyrëse.

    Demi

    Dashuria: Venera do të jetë një ndihmë e shkëlqyer nëse planifikoni të ndryshoni partnerët. Ata që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre private do të kenë shanse dhe karta të tjera për të luajtur. Për beqarët parashikohen, takime speciale që mund të jenë vendimtare për një zgjedhje pasionante të dashurisë.

    Puna: Pas pushimit të verës, puna kthehet në siguri, por mos u bëni impulsivë. Prisni para se të vendosni.

    Binjakët

    Dashuria: Dashuria po lulëzon për çiftet, me aq shumë sensualitet sa nuk do hezitoni të demonstroni për të përmbushur dëshirat e partnerit tuaj. Mbrëmje e bukur, shumë intime. Për beqarët, një mirëkuptim i fortë duket se vazhdon me dikë që dëshiron të kapë zemrën tënde!

    Puna: Mërkuri në shenjë ju ndihmon të keni kthjelltësinë e nevojshme për të arritur qëllimet e dëshiruara.

    Gaforrja

    Dashuria: Qetësia e re nuk duhet t’ ju lejojë të zhyteni në gjethe dafinash. Atë që keni rikuperuar duhet ta mbani fort dhe ta trajtoni me kujdes. Beqarët do jenë plot sharm dhe do jetojnë një ditë të bukur, të rrethuar nga miq dhe admirues të shumtë.

    Puna: Jo fillimi shumë i kënaqshëm i ditës, keni nevojë për më shumë riorganizim dhe efikasitet. Shkoni në punë.

    Luani

    Dashuria: Përballë një zgjedhje sentimentale, ju mendoni se nuk mund të vazhdoni më, duhet të vendosni! Dita e ngarkuar me Hënën dhe Venusin kundër, ki kujdes! Beqarë në konfuzion, merrni guxim në të dy duart dhe deklaroni veten nëse ndjeni se zemra juaj po tundet.

    Puna: Do të jeni shumë të qetë në punë, edhe nëse rrezikoni disa investime, por do të jeni të vetëdijshëm për të.

    Virgjëresha

    Dashuria: Ju po përmirësoheni vazhdimisht dhe dita fillon mirë, por shmangni shpërqendrimet. Për çiftet mund të ketë ndryshime të vogla në program. Njohje të reja në horizont për beqarët, disa nga këto mund të lënë gjurmët e tyre.

    Puna: Ditë shumë e kënaqshme nga ana e punës, projektet tuaja po ecin përpara me shpejtësi të plotë.

    Peshorja

    Dashuria: Yjet janë të favorshëm për çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, me gjasë programe në sy për ata që duan të kurorëzojnë një ëndërr dashurie. Takime speciale që vijnë për beqarët, disa madje mund të identifikojnë shpirtin binjak.

    Puna: Shumë konkurrencë ende në qarkullim, por së shpejti do të jeni në rikuperim, veçanërisht nëse keni një aktivitet.

    Akrepi

    Dashuria: Dashuria është duke u luhatur por nëse jeni në çift dhe jeni gjithashtu shumë të dashuruar, disponimi juaj nuk do të zgjasë shumë. Pasioni në yje dhe zemra në unison për çifte të reja! Beqarët që nuk duan të angazhohen do ta jetojnë më mirë ditën.

    Puna: Ju po rimerrni lartësinë, Mërkuri ju mbështet, mos u dorëzoni. Së shpejti do të keni rezultatet e pritura dhe ato do të jenë të mahnitshme.

    Shigjetari

    Dashuria: Pastërti e çifteve, ju keni rifituar ekuilibrin tuaj dhe do të keni plot besim ndaj partnerit tuaj. Disa keqkuptime rreth një çështje familjare mund të shqetësojnë ditën. Për beqarët vijnë takime të reja dhe një mirëkuptim i këndshëm me një person shumë simpatik!

    Puna: Detyrat e reja që vijnë, projektet e reja po marrin formë. Ju jeni duke iu afruar qëllimit!

    Bricjapi

    Dashuria: Ulje dhe ngritje për çiftet, ata do të jenë një burim tërheqës për shumë nga shenja që ata mund të vendosin të interesohen për ndonjë person tjetër të afërt. Do të ketë momente joshjeje të mëdha për beqarët, mund të pushtoni edhe zemrat më të vështira!

    Puna: Ditë me fat, do të merreni me ngjarjet me vendosmëri dhe do të keni sukses. Mos kini frikë nga lajmet.

    Ujori

    Dashuria: Do të ndiheni të hutuar dhe të pasigurt, ndoshta nuk jeni shumë të kënaqur me marrëdhënien tuaj. Humori do të pasqyrohet në çift dhe mund të ketë keqkuptime të pakëndshme. Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, nëse nuk keni ende një zemër të zënë, së shpejti do të jetë!

    Puna: Ju jeni duke pritur për një telefonatë që akoma nuk po vjen, jini të durueshëm dhe së shpejti do ta merrni atë dhe do ta shijoni.

    Peshqit

    Dashuria: Do të ketë mosmarrëveshje të vogla mes çifteve, por me pak rëndësi. Por pas sqarimeve të keqkuptimeve do të keni përsëri buzëqeshjen tuaj të bukur. Beqarët mund të bëjnë shkëndija dhe madje mund të gjejnë personin e duhur.

    Puna: Ende ulje-ngritje, por së shpejti do të keni ngarkesën e duhur për të përballuar mundësi dhe bashkëpunime të reja.

  • Si të mbroheni nga ataku kardiak dhe problemet e tjera gjatë temperaturave të larta?

    Si të mbroheni nga ataku kardiak dhe problemet e tjera gjatë temperaturave të larta?

    Për ekspertët e shëndetësisë botërore, temperaturat e larta konsiderohen si një emergjencë serioze për shëndetin publik.

    Me anë të një raporti të fundit, ato thonë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për grupet e ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

    Temperaturat ekstreme rrisin rrezikun për atak kardiak, probleme me frymëmarrjen, dehidrim dhe komplikacione të tjera të rënda shëndetësore.

    Në Shqipëri, ku vit pas viti vera po bëhet gjithmonë e më e gjatë dhe më e thatë, specialistët paralajmërojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike është i dukshëm. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përkeqësohen nga të nxehtit, përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në vend në vitin 2024.

    Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë lançuar fushatën #KeepCool, nëpërmjet të cilës ofrojnë këshilla të thjeshta për të mbrojtur veten nga të nxehtit.

    Ata apelojnë për masa të koordinuara kombëtare dhe lokale, përfshirë plane veprimi për valët e të nxehtit, sisteme paralajmërimi dhe informimi publik për të shpëtuar jetë.

    Tabelë – OBSH – Fushata #KeepCool

    Shmangni daljet gjatë orëve të pikut

    Pini shumë ujë

    Shmangni pijet me alkool ose kafeinë

    Mbani ambientet të freskëta

    Përdorni rroba të lehta

    Kujdesuni për fqinjët dhe të afërmit

  • Tre fruta dhe perime që duhet t’i hani këtë verë për të qëndruar të hidratuar

    Tre fruta dhe perime që duhet t’i hani këtë verë për të qëndruar të hidratuar

    Vera dhe temperaturat e larta shpesh çojnë në djersitje të shtuar, e cila mund të rezultojë në dehidratim nëse nuk pimë mjaftueshëm lëngje gjatë gjithë ditës.

    Hidratimi është thelbësor për funksionimin e duhur të trupit, dhe përveç ujit, frutat mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur ekuilibrin optimal të lëngjeve në trup.

    Disa lloje frutash jo vetëm që janë të pasura me ujë, por përmbajnë edhe vitamina, minerale dhe antioksidantë që mbështesin shëndetin.

    Më poshtë, mund t’i gjeni tre lloje frutash e perimesh që janë jashtëzakonisht të dobishme për hidratimin dhe shëndetin gjatë muajve të verës.

    Shalqiri

    Shalqiri është një nga frutat më të freskëta dhe më lëngshme që mund të hani në verë. Ai përbëhet nga më shumë se 90 përqind ujë, gjë që e bën atë frutin perfekt për hidratim të shpejtë. Përveç ndihmës në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve, shalqiri është gjithashtu i pasur me vitaminë C, e cila mbështet imunitetin dhe shëndetin e lëkurës, shkruan Index.hr.

    Ai gjithashtu përmban likopen, një antioksidant të fuqishëm që ofron mbrojtje kundër stresit oksidativ dhe inflamacionit.

    Trangujt

    Edhe pse shpesh konsiderohen perime, trangujt janë në fakt një frut, dhe duke pasur parasysh përmbajtjen e tyre të lartë të ujit (rreth 96 përqind), ato janë ideale për hidratim. Përveçse janë të pasura me ujë, kastravecat përmbajnë gjithashtu vitamina K, C dhe B, si dhe minerale të tilla si kaliumi, të cilat mbështesin ekuilibrin e elektroliteve në trup.

    Portokalli

    Portokalli është frut klasik që është tepër i pasur me ujë (rreth 86 përqind) dhe vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar dhe kontribuon në shëndetin e lëkurës. Përveç sigurimit të hidratimit, portokallët përmbajnë gjithashtu fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e tretjes dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

     

  • A duhet të hiqet lythi? Shenjat që kërkojnë ekzaminim urgjent dermatologjik

    A duhet të hiqet lythi? Shenjat që kërkojnë ekzaminim urgjent dermatologjik

    Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si lythi ndikon në dukjen tuaj, ose nëse ndodhet në një vend që është shpesh në kontakt me veshjet apo bizhuteritë dhe kështu acarohet, mund të bëhet heqja e tij

    Lythat janë rritje të zakonshme në lëkurë dhe secili prej nesh ka mesatarisht 10 deri në 40 lytha. Shumica e tyre janë të padëmshëm dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse lythi nuk është kanceroz, nuk keni nevojë ta hiqni nëse nuk ju shqetëson.

    Kontrolli i lythave është një procedurë rutinë parandaluese shëndetësore që kryhet një herë në vit pas moshës 12-vjeçare. Në Ordinancën e dermatologjisë bëhet ekzaminimi i lëkurës së të gjithë trupit, nga koka deri te duart dhe këmbët. Lëkura ekzaminohet me dermoskop. Ekzaminohen të gjitha ndryshimet e lëkurës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndryshimeve të pigmentuara. Ndryshimet e pigmentuara që vërejmë me dermoskop mund të jenë kafe të errëta ose më pak të errëta, të kuqe, blu ose të bardhë.

    Është e nevojshme të mbrohen zonat me lytha nga ekspozimi ndaj diellit

    Përveç lythave me të cilët kemi lindur, ka edhe nga lytha që shfaqen me kalimin e kohës si në zonat e mbuluara, ashtu edhe në ato pjesë të trupit që janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit. Prandaj është shumë e rëndësishme të mbrohen rajonet ku ka lytha. Disa lytha melanocitare shfaqen që në lindje dhe në moshë të hershme, në të ashtuquajturat lytha të lindur ose kongjenital. Disa lytha zhvillohen gjatë gjithë jetës dhe mund të gjenden në zonat e lëkurës të ekspozuara ndaj diellit dhe në zonat e mbuluara. Edhe pse rrezet e diellit nuk janë i vetmi faktor në transformimin malinj të nishaneve melanocitare, nishanet gjithsesi duhet të mbrohen nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UVA, UVB, UVC, si dhe ndaj rrezeve infra të kuqe të spektrit të diellit.

    Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si lythi ndikon në dukjen tuaj, ose nëse ndodhet në një vend që është shpesh në kontakt me veshjet apo bizhuteritë dhe kështu acarohet, mund të bëhet heqja e tij

    Lythat janë rritje të zakonshme në lëkurë dhe secili prej nesh ka mesatarisht 10 deri në 40 lytha. Shumica e tyre janë të padëmshëm dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse lythi nuk është kanceroz, nuk keni nevojë ta hiqni nëse nuk ju shqetëson.

    Kontrolli i lythave është një procedurë rutinë parandaluese shëndetësore që kryhet një herë në vit pas moshës 12-vjeçare. Në Ordinancën e dermatologjisë bëhet ekzaminimi i lëkurës së të gjithë trupit, nga koka deri te duart dhe këmbët. Lëkura ekzaminohet me dermoskop. Ekzaminohen të gjitha ndryshimet e lëkurës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndryshimeve të pigmentuara. Ndryshimet e pigmentuara që vërejmë me dermoskop mund të jenë kafe të errëta ose më pak të errëta, të kuqe, blu ose të bardhë.

    Është e nevojshme të mbrohen zonat me lytha nga ekspozimi ndaj diellit

    Përveç lythave me të cilët kemi lindur, ka edhe nga lytha që shfaqen me kalimin e kohës si në zonat e mbuluara, ashtu edhe në ato pjesë të trupit që janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit. Prandaj është shumë e rëndësishme të mbrohen rajonet ku ka lytha. Disa lytha melanocitare shfaqen që në lindje dhe në moshë të hershme, në të ashtuquajturat lytha të lindur ose kongjenital. Disa lytha zhvillohen gjatë gjithë jetës dhe mund të gjenden në zonat e lëkurës të ekspozuara ndaj diellit dhe në zonat e mbuluara. Edhe pse rrezet e diellit nuk janë i vetmi faktor në transformimin malinj të nishaneve melanocitare, nishanet gjithsesi duhet të mbrohen nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UVA, UVB, UVC, si dhe ndaj rrezeve infra të kuqe të spektrit të diellit, transmeton Telegrafi.

    Ndryshimet në ngjyrë, madhësi apo simetri janë shenjë alarmi për vizitë te dermatologu

    Është e rëndësishme që çdo ndryshim në nishan të vërehet me kohë dhe të kontaktohet dermatologu, i cili do ta shqyrtojë në mënyrë të hollësishme dhe do të vlerësojë nëse bëhet fjalë për një ndryshim malinj.

    Ndryshimet malinje në nishan shfaqen si ndryshime në formë asimetrike, në karakteristikat e skajeve të nishanit që bëhen të theksuara apo të çrregullta, ndryshime në ngjyrë (shfaqja e të kuqes, bardhës dhe kaltrës mbi bazën kafe të nishanit melanocitik), paraqitja e ngritjes mbi sipërfaqen e nishanit, rritja e nishanit në një njësi kohe (A, B, C, D, E).

    Përveç këtyre kritereve klinike, ekzistojnë edhe disa kritere dermatoskopike që tregojnë se një nishan ka tendencë për të kaluar në formë malinje, pra është më pak ose më shumë displastik.

    Ndryshimet malinje mund të paraqiten në nishanet ekzistuese melanocitike. Duhet pasur parasysh edhe faktin që melanoma malinje mund të zhvillohet në rreth 30 për qind të rasteve mbi ndryshime të reja që nga fillimi kanë potencial malinj. Prandaj këshillohet kontrolli rutinë i nishaneve një herë në vit edhe për ata pacientë tek të cilët në kontrollin e mëparshëm nuk janë vërejtur shenja në nishanet ekzistuese.

    Statistikat tregojnë se më të rrezikshëm janë nishanet në gjymtyrët e poshtme te gratë dhe në trungun e trupit: në kraharor dhe shpinë te meshkujt. Gjithmonë duhet të kontrollohet edhe lëkura në shuplaka dhe shputat e këmbëve për praninë e nevuseve akrale, si dhe nishanet në fytyrë, qafë, veshë dhe kokë. Duhet kontrolluar edhe për praninë e mundshme të nishaneve në regjionin gjenital.

    Kur vërehet një nishan me shenja atipie (nishan displastik), ai hiqet me rrugë kirurgjikale dhe dërgohet për analizë histopatologjike, pavarësisht nga stina e vitit.

    Në disa raste shqyrtohet edhe nyja limfatike regjional. Vëzhgohet thellësia e përhapjes së melanociteve sipas Breslow-it dhe Clark-ut si dhe potenciali malinj i qelizave individuale. Nëse pacienti ka numër të madh nishanesh displastike (i ashtuquajturi sindrom i nevusit displastik), rekomandohet që pacienti të dërgohet për skanim me MoleMax apo FotoFinder për të ndjekur lokalizimin dhe ndryshimet në njësi kohe të të gjithë nishaneve ekzistues.

    Lëkura e pacientit me numër më të madh nishanesh potencialisht displastike duhet të mbrohet me rroba që kanë faktor mbrojtës SPF, me kremra me bllokues dielli dhe me fotombrojtje orale.

    Edhe pasi të jenë hequr nishanet, është e rëndësishme të monitorohet vendi ku ka qenë nishani.

    Gjatë kontrollit rutinë një herë në vit ndiqen edhe ndryshimet e mundshme në plagët ku janë hequr nishanet. Ndonjëherë paraqiten edhe të ashtuquajturat ndryshime rekurente, pra shfaqja e përsëritur e nishanit.

    Si kryhet heqja e nishanit?

    Dermatologu zakonisht mund të heqë një nishan gjatë një vizite të zakonshme në ordinancë. Ndonjëherë nevojitet një vizitë shtesë për të përfunduar heqjen e nishanit, shkruan portali Healthline.

    Për heqjen e nishanit përdoren dy lloje kryesore të procedurave kirurgjikale:

    Ftohja – Në këtë procedurë përdoret një sasi e vogël azoti i lëngshëm për të hequr nishanin jo-kancerogjen.

    Djegia – Kjo procedurë përdor rrymë elektrike për të djegur shtresat e sipërme të nishanit jo-kancerogjen. Mund të nevojiten më shumë se një seancë për ta përfunduar heqjen.

    Heqja sipërfaqësore – Kjo procedurë përfshin përdorimin e një bisturie për të larguar nishanin nga sipërfaqja e lëkurës.

    Ekscizioni – Kjo procedurë shkon më thellë se sipërfaqja e lëkurës për të prerë tërësisht nishanin dhe për të ribashkuar lëkurën. Kjo metodë zakonisht përdoret kur dyshohet se nishani është kancerogjen.

    Këshillohuni me dermatologun nëse dëshironi të hiqni një nishan që ju pengon. Dhe patjetër bëni kontroll nëse keni vënë re ndryshime në nishane, pasi ato mund të jenë shenjë e kancerit të lëkurës. Mjeku mund të kryejë një biopsi nëse ka nevojë, që do të thotë se merret një mostër e vogël e nishanit për t’u analizuar në mikroskop.

  • Pse ndonjëherë ndiheni sikur dikush po ju shikon kur jeni vetëm? Shkenca ka një shpjegim dhe psikologët kanë këshilla

    Pse ndonjëherë ndiheni sikur dikush po ju shikon kur jeni vetëm? Shkenca ka një shpjegim dhe psikologët kanë këshilla

    Pse ndonjëherë ndiheni sikur dikush po ju shikon kur jeni vetëm, do të zbuloni nëse është thjesht një lojë e mendjes suaj apo diçka tjetër

    A keni ndier ndonjëherë një ndjesi shpimi gjilpërash në shpatullën tuaj, sikur dikush po ju shikonte, edhe pse ishit plotësisht vetëm? Kjo ndjenjë e frikshme është e pakëndshme, por magjepsëse në të njëjtën kohë. Shumë njerëz kanë përvoja të tilla, por arsyet e këtij fenomeni nuk janë gjithmonë të qarta. A është kjo vetëm një lojë e trurit tonë apo ka të bëjë me diçka tjetër?

    Shpjegimi psikologjik: Truri në kërkim të kërcënimit

    Truri i njeriut është i programuar për të zbuluar rrezikun, një strategji mbijetese që daton që në kohët e lashta. Paraardhësit tanë duhej të monitoronin vazhdimisht mjedisin e tyre për shkak të grabitqarëve ose rreziqeve të tjera. Ky mekanizëm është ende i pranishëm në trurin tonë, madje edhe në një mjedis të sigurt.

    Kur jemi vetëm, veçanërisht në heshtje, truri ynë mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj çdo tingulli apo lëvizjeje, duke shkaktuar ndjenjën se dikush po na shikon. Një nga shkaqet është hiperaktivizimi i amigdalës, pjesës së trurit përgjegjëse për perceptimin e frikës dhe rrezikut. Kur jemi vetëm, këto sinjale mund të shkaktojnë alarme të rreme, edhe kur nuk ka rrezik, transmeton Telegrafi.

    Interpretimi shpirtëror: Prania e energjisë

    Shumë besojnë se ndjenja e të qenit të shikuar nuk është thjesht një fenomen psikologjik, por shpirtëror. Sipas besimeve shpirtërore, kjo ndjenjë mund të jetë një shenjë se një energji është afër – pozitive ose negative. Gjithashtu, ndjenja mund të vijë nga intuita e fortë. Intuita është “shqisa jonë e gjashtë”, e cila ndonjëherë na paralajmëron për diçka për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm.

    Shpjegim shkencor: Perceptimi i shikimit periferik

    Studimet tregojnë se shikimi ynë periferik është më i ndjeshëm sesa mendojmë. Truri shpesh përpunon informacione që nuk i perceptojmë në mënyrë të vetëdijshme si një hije apo një lëvizje në cepin e syrit. Edhe pse mund të jetë diçka plotësisht e pafajshme, si lëvizja e një perdeje apo pasqyrimi i dritës, truri e interpreton këtë shpesh si një shenjë se dikush po na vështron.

    Si të përballeni me këtë ndjesi?

    ▪ Kontrolloni ambientin tuaj: Nëse ndiheni të frikësuar, shikoni nëse ka vërtet diçka të dyshimtë rreth jush. Shpesh, ka një shpjegim të thjeshtë, si p.sh. një erë e lehtë.

    ▪ Qetësoni mendjen: Praktikoni frymëmarrje të thellë apo një meditacion të shkurtër për të qetësuar mendjen e ngarkuar.

    ▪ Dëgjoni intuitën: Nëse kjo ndjesi përsëritet vazhdimisht, besojani asaj. Ndoshta zëri juaj i brendshëm po ju paralajmëron për diçka që e ndieni në mënyrë të pandërgjegjshme.

    ▪ Kërkoni shpjegime shkencore: Pasi të kuptoni mekanizmat që qëndrojnë pas kësaj ndjenje, do t’ju jetë më e lehtë të përballeni me ankthin që e shoqëron atë.

  • Përballja e peshkatarit me peshkaqenin e bardhë në Australi

    Përballja e peshkatarit me peshkaqenin e bardhë në Australi

    Një peshkatar veteran ka përshkruar momentin kur pati një takim të afërt me një peshkaqen të bardhë të madh pesë metra të gjatë, ndërsa notonte në brigjet e New South Wales.

    Emanuel Bova po peshkonte në ujërat pranë Parkut Kombëtar Mbretëror, pak në jug të Sidneit, të premten pasdite kur grabitqari doli nga thellësitë duke u drejtuar drejt tij.

    “Ai kaloi pranë meje dhe unë thashë ‘uau’. Më la pa fjalë, dhe atëherë zemra ime filloi të rrihte fort dhe kuptova se kisha të bëja me një bishë”, tha ai për Nine News.

    Bova është një peshkatar me përvojë që ka parë shumë peshkaqenë nga afër, por ai tha se nga ky takim u ndje ndryshe dhe e la të tronditur deri në palcë.

    “Po notoj përsëri te jet ski dhe aty është ky peshkaqen i madh i bardhë”, tha ai, transmeton Rilindjashqiptare.

    “Po flas rreth katër ose pesë metra. I madh sa jet ski im. Ishte e frikshme”, shtoi  ai.

    Pamjet nga takimi tregonin peshkatarin duke u tërhequr prapa përmes ujit në motorin e tij të ujit, ndërsa peshkaqeni e ndiqte nga afër.

  • Nga varfëria në dije: Rrëfimi i Mexhid Sylës për jetën, sfidat dhe rrugën drejt suksesit

    Nga varfëria në dije: Rrëfimi i Mexhid Sylës për jetën, sfidat dhe rrugën drejt suksesit

    Nga varfëria në dije: Rrëfimi i Mexhid Sylës për jetën, sfidat dhe rrugën drejt suksesit

    Në një rrëfim të rrallë, i ngarkuar me emocione, kujtime dhe reflektime të thella, Mexhid Syla, një ndër figurat e rëndësishme të pasluftës në Prishtinë dhe më gjerë, ndan historinë e jetës së tij – nga fshati i vogël Shakovicë në komunën e Podujevës, deri te pozitat udhëheqëse në kryeqytet.

    I lindur më 15 nëntor 1948 në një familje tradicionale, në kohën e krizës së thellë të vitit 1948, Mexhid Syla rrëfen për varfërinë, mungesën e kushteve minimale për jetë dhe edukim, por edhe për vullnetin e madh për të mësuar e për të ecur përpara. Familja e tij, si shumë të tjera në atë periudhë, përballej me urdhra shtetërorë për dorëzim të prodhimeve bujqësore, shpesh duke i lënë fëmijët pa bukë për të ushqyer shtetin.

    “E kom dëgju nanën tuj tregu që njerzit shkonin me punu krejt ditën për një kilogram miell…”, thotë ai me trishtim, duke përshkruar sakrificat që bëheshin për mbijetesë.

    Shkollimi mes baltës dhe errësirës

    Mexhid Syla nisi shkollimin në Lluzhan, në një shkollë të improvizuar në një objekt të kooperativës bujqësore. Në kushte të vështira, pa energji elektrike e me llampa gazi, ai kujton përpjekjet për të mësuar, përkrah sfidave të shumta.

    “Kur s’mujsha me mësu, nana më thojke: ‘Shtine librin nën kry, e nesër ka me ta marr mendja vetë!’ – dhe për Zotin, ndodhte ashtu…”, tregon Syla me një buzëqeshje të thellë.

    Por rruga drejt dijes nuk ishte e lehtë. Ai flet për pengesat që i dilnin nga vetë familja, sidomos nga gjyshi, i cili i ndikuar nga predikues fetarë të kohës, besonte se shkollimi i bënte fëmijët “shkie”. Rrëfen për raste ku anëtarët e familjes nuk u lanë të shkolloheshin për shkak të bindjeve të errëta, sidomos ndaj vajzave.

    “Ka pas raste që janë ndal fëmijët me shkollë, se ‘bëhen shkie’ ose ‘zbulojnë trupin’. Ka qenë një mentalitet që na la shumë mbrapa,” shprehet ai me keqardhje.

    Udhëtimi në gjimnaz dhe diskriminimi i nxënësve nga fshati

    Në Prishtinë, ai regjistrohet në gjimnaz dhe përballet me sfida të reja: diskriminimi ndaj nxënësve nga fshatrat. Ai përshkruan se si udhëtimi i përditshëm me tren, i lagur dhe i përbaltur, e bënte më të vështirë shkollimin krahasuar me bashkëmoshatarët nga qyteti.

    “Në tren ngrohëshim te bojleri me ujë të nxehtë, e shpesh kemi pas nevojë me u pastru prej baltës para se me hy në mësim…”, rrëfen ai.

    Në vitin e dytë të gjimnazit humbi vitin, një barrë që e ndan pa hezitim si një mësim jete për gjeneratat e reja. Por nuk u dorëzua – e rifilloi shkollën, e përfundoi me sukses dhe më vonë u regjistrua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

    Nga student në lider komunal

    Përkundër sfidave të shumta, Mexhid Syla përfundon fakultetin brenda afatit dhe fillon karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Më pas mban pozita kyçe si shef i Planifikimit Urban, Drejtor i Transportit në Elektro-Ekonomik dhe Drejtor i KF Prishtina.

    Pas luftës, Qeveria e Përkohshme e Kosovës e emëron Kryetar të Komunës së Prishtinës, një post të cilin e ushtron deri në zgjedhjet e para lokale më 2001. Në këtë rol, ai kontribuoi në rindërtimin e institucioneve komunale dhe ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët në një periudhë të jashtëzakonshme të pasluftës.

    “Pa nanën, s’kisha arrit kurrë”

    Në gjithë këtë rrugëtim, Mexhid Syla e thekson rolin e nënës së tij si figurën më të madhe mbështetëse. Me kujtime të buta dhe emocione të forta, ai tregon sesi ajo nuk binte me fjetë pa qenë i sigurt që ai kishte mësuar dhe kishte ngrënë.

    “Nana kurrë s’u shtri pa më pa me libër në dorë. Ajo është heroina ime e vërtetë.”

    Ky rrëfim i Mexhid Sylës është më shumë se një kujtim personal. Është një dëshmi e gjallë për gjeneratat e reja që përparimi nuk matet me pasurinë që trashëgon, por me vullnetin, këmbëngulësinë dhe përkrahjen familjare që merr gjatë jetës.

  • Rritja e flokëve pa kimikate: Katër vajrat natyralë më efektivë për forcim dhe rigjenerim

    Rritja e flokëve pa kimikate: Katër vajrat natyralë më efektivë për forcim dhe rigjenerim

    Nëse doni të stimuloni rritjen e flokëve, të forconi rrënjët dhe të rigjallëroni skalpin e kokës, këto vajra duhet të bëhen aleatët tuaj

    Në një epokë kur po largohemi gjithnjë e më shumë nga kimikatet agresive dhe po kërkojmë zgjidhje më të buta dhe më efektive, vajrat natyralë po fitojnë një vend të merituar në rutinat e bukurisë. Nëse doni të stimuloni rritjen e flokëve, të forconi rrënjët dhe të rigjallëroni skalpin e kokës, këto vajra duhet të bëhen aleatët tuaj.

    Flokët e shëndetshëm, të trashë dhe me shkëlqim nuk janë një ideal i paarritshëm. Vajrat bimorë dhe esencialë kanë qenë pjesë e ritualeve tradicionale të bukurisë për shekuj me radhë, dhe sot ato po konfirmohen edhe si një alternativë moderne ndaj përgatitjeve laboratorike.

     

    Vaji i ricinit, një aleat i provuar për forcimin e rrënjëve

    Vaji i ricinit është një klasik me arsye. I pasur me acid ricinoleik, ka veti antiinflamatore, antibakteriale dhe stimulon mikroqarkullimin në skalpin e kokës, çka forcon rrënjët dhe nxit rritjen.

    Ngrohni pak disa pika vaji, masazhojeni në skalpin e kokës dhe lëreni të veprojë për të paktën 30 minuta, ideale është gjatë gjithë natës. Shpëlajeni mirë me shampo.

    Vaji i kokosit, mbrojtje dhe hidratim i thellë

    Për ata që kanë probleme me flokë të thatë dhe të dëmtuar, vaji i kokosit është zgjedhja ideale. Ai depërton thellë në boshtin e flokëve dhe e mbron atë nga humbja e proteinave, duke ruajtur elasticitetin dhe shkëlqimin e tij.

    Më i miri për flokë të thatë dhe skalp të dehidratuar.

    Kombinojeni me disa pika vaj rozmarine për një efekt edhe më të fortë stimulues të rritjes.

    Vaji i rozmarinës, një alternativë natyrale ndaj minoksidilit

    Vaji esencial i rozmarinës është bërë viral me të drejtë. Sipas hulumtimeve, efektiviteti i tij në stimulimin e rritjes së flokëve është i krahasueshëm me minoksidilin, por pa përbërës agresivë.

    Përzieni 3-5 pika vaj rozmarine me një vaj bazë (jojoba, bajame ose kokos) dhe masazhojeni në skalpin e kokës dy deri në tre herë në javë.

    Vaji i rrodheve, një zgjidhje qetësuese për rënien e flokëve

    Vaji i rrodheve është ideal për njerëzit që vuajnë nga rënia e shtuar e flokëve ose nga një skalp i ndjeshëm. Ai stimulon qarkullimin e gjakut, ushqen folikulat, ka efekt qetësues dhe ndihmon gjithashtu në luftimin e zbokthit.

    Vaji i jojobës, hidratim i lehtë për çdo lloj flokësh

    Vaji i jojobës është ndër vajrat më të butë dhe më të ekuilibruar. Përbërja e tij i ngjan sebumit natyral të lëkurës, prandaj nuk bllokon poret dhe nuk e rëndon flokun, ndërsa njëkohësisht e hidraton dhe e mbron nga tharja.

    Rekomandohet veçanërisht për skalpin me yndyrë, sepse siguron hidratim pa yndyrë të tepërt.

    Si t’i përfshini vajrat në rutinën tuaj – pa dështuar

    Para shamponit: Aplikoni vajin e zgjedhur në skalpin e kokës dhe në gjatësinë e flokëve. Lëreni për 30 minuta deri në disa orë, pastaj shpëlajeni mirë.

    Në një masazh të skalpit: Masazhi i rregullt me vaj të ngrohtë stimulon mikroqarkullimin dhe rritjen.

    Si mbrojtës për majat: Pas larjes, aplikoni një ose dy pika në maja për t’i mbrojtur nga tharja dhe këputja.