Category: KURIOZITETE

  • Ngritet alarmi nga ekspertët për rënien e fertilitetit në mbarë botën

    Ngritet alarmi nga ekspertët për rënien e fertilitetit në mbarë botën

    Ekspertët në Forumin Ndërkombëtar të Familjes në Stamboll paralajmëruan për një krizë globale demografike për shkak të rënies së vazhdueshme të fertilitetit, që kërcënon stabilitetin ekonomik dhe social.

    Paneli “Miti i mbipopullimit” theksoi ndikimin e politikave ndërkombëtare në këtë rënie dhe nevojën për mbështetje më të madhe ndaj familjeve.

    Zv/ministri turk Lutfihak Alpkan theksoi rënien e fertilitetit në Turqi nga 7 në vitet ’70 në nën 1.5 sot, ndërsa profesori Serdar Furtuna përmendi ndryshimin e prioriteteve individuale si shkak kryesor të kësaj rënieje.

    Ministrja malajziane Nancy Shukri paralajmëroi për pasojat afatgjata të plakjes së popullsisë.

    Përfaqësues nga Katari, Hungaria dhe Singapori theksuan rëndësinë e politikave të përqendruara te familja dhe ruajtjes së vlerave tradicionale përballë sfidave sociale dhe kulturore moderne.

  • Dashuria e vërtetë quhet: Nënë

    Dashuria e vërtetë quhet: Nënë

    Në jetën e përditshme, shpesh i marrim të zakonshme gjërat më të shenjta. Ndër zhurmat e ditës, stresin, mërzitjen apo nervozizmin, ndonjëherë lëndojmë pa qëllim ata që na duan më shumë. E pikërisht atëherë, kur duhet të na kthejnë shpinën, ata na afrohen edhe më shumë. Sepse dashuria e tyre nuk ka kushte. Nuk ka egërsi. Ka vetëm praninë e heshtur që të mban në këmbë. Dhe në krye të kësaj dashurie, qëndron ajo – nëna.

    E lëndova nënën… dhe ajo qau.

    Por të nesërmen u zgjua e para, më përgatiti mëngjesin, dhe teksa po dilja nga shtëpia – më përcolli me lutje…

    Atë ditë kuptova:

    Dashuria e vërtetë nuk bërtet.

    Nuk largohet. Nuk hakmerret.

    Dashuria e vërtetë quhet: Nënë

    Nëse e ke gjallë – shko, puthi dorën… puthi ballin…

    E nëse s’e ke më – ngrije duart dhe lute Zotin për të me lot në sy.

     

    Nuk jemi gjithmonë fëmijë të përsosur, por nënat janë gjithmonë të përsosura në dashurinë e tyre. Ajo dashuri është bekim që nuk përsëritet. Është burim pa fund faljeje, përkujdesjeje dhe lutjeje. Prandaj, nëse e ke ende në jetë – mos e shtyj asnjë përqafim. Asnjë fjalë të mirë. Asnjë “të dua”.

    Sepse nëna nuk pret. Ajo jep. Dhe gjithmonë heshtur.

  • Çaji i qepës së kuqe , sekreti natyral për fertilitetin femëror

    Çaji i qepës së kuqe , sekreti natyral për fertilitetin femëror

    Përgatitja e çajit të qepës së kuqe për fertilitetin

    Përbërësit:
    •1 qepë e kuqe mesatare
    •350 ml ujë

    Udhëzime:
    Qëroni dhe lajeni mirë qepën. Priteni në copa të vogla dhe hidhini në një tenxhere me 300 ml ujë të valuar. Ziejeni për rreth 8–9 minuta në zjarr të ulët me kapak. Pasi të jetë zier, kullojeni dhe ruani lëngun. Pini nga ky çaj 2 herë në ditë: një gotë në mëngjes esëll dhe një tjetër në darkë para gjumit.

    Vetitë shkencore:
    Qepa e kuqe është e pasur me quercetin, anthocyanins, sulfur organik dhe flavonoidë, përbërës me veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se këto substanca kontribuojnë në:
    •Rregullimin hormonal: duke ndikuar pozitivisht në balancimin e estrogjenit dhe progesteronit;
    •Përmirësimin e cilësisë së ovulacionit: duke mbrojtur qelizat vezore nga stresi oksidativ;
    •Rritjen e pjellorisë: përmes përmirësimit të qarkullimit të gjakut në zonën pelvike dhe stimulimit të funksionit ovarian;
    •Rregullimin e ciklit menstrual: në veçanti te gratë me çrregullime hormonale ose PCOS.

    Ky çaj natyral nuk përmban aditivë dhe është një metodë tradicionale që është gjithnjë e më shumë në fokus të interesimit të mjekësisë alternative për mështetjen e fertilitetit.

  • Kur bie shi jashtë, ngrohu me diellin brenda vetes

    Kur bie shi jashtë, ngrohu me diellin brenda vetes

    Dita është e zymtë. Qielli është mbushur me re, trotuaret janë të lagura, dhe gjithçka duket më gri se zakonisht. Por a e ke vërejtur ndonjëherë se jo gjithmonë është koha që përcakton gjendjen tënde – por mënyra si zgjedh ta përjetosh atë?

     

    Shiu nuk sjell vetëm lagështi – por edhe reflektim

    Dita me shi është një ftesë për t’u ndalur pak. Për të menduar. Për të pirë një çaj të ngrohtë, për të dëgjuar një muzikë të qetë, apo për të lexuar një faqe që ke lënë përgjysmë. Shiu na kujton që edhe qetësia ka bukurinë e vet.

     

    Ngri humorin me gjëra të vogla

    • Gatuaj diçka të thjeshtë që të pëlqen – një supë, një ëmbëlsirë, ose thjesht buka e thekur me gjalpë.
    • Telefononi një mik të vjetër – bisedat e sinqerta janë si diell për shpirtin.
    • Vendos një këngë që të sjell kujtime të bukura dhe këndo me zë, pa u shqetësuar kush të dëgjon.

     

    Mos harro: edhe pas shiut, vjen ylberi

    Dita e sotme nuk është fundi i botës. Është thjesht një moment i përkohshëm. Një pushim nga nxitimi. E nesërmja ndoshta do të jetë me diell – por edhe nëse jo, dielli yt i brendshëm nuk shuhet kurrë.

    Prandaj, kur koha është gri – bëhu vetë ngjyra e ditës tënde.

  • Supa e peshkut , një shije deti plot shëndet

    Supa e peshkut , një shije deti plot shëndet

    Supa e peshkut është një nga recetat më tradicionale dhe të shijshme që vjen nga kuzhinat mesdhetare, përfshirë edhe atë shqiptare. E njohur për shijen e saj të lehtë dhe aromën karakteristike, ajo nuk është vetëm një pjatë që të ngroh në dimër, por edhe një burim i pasur ushqyesish për organizmin.

     

    Çfarë është supa e peshkut?

    Supa e peshkut përgatitet zakonisht me fileto ose kocka peshku (si krap, levrek, merluc apo salmon), perime si qepë, karrota, selino dhe domate, dhe shpesh i shtohen erëza si majdanozi, dafina apo limoni për një shije të freskët. Në disa receta, mund të gjendet edhe oriz ose makarona të vogla.

     

    A është e shëndetshme supa e peshkut?

    Po, dhe ja pse:

    1. E pasur me omega-3
      Peshku është burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë zemrën, përmirësojnë funksionin e trurit dhe luftojnë inflamacionin.
    2. Pak kalori, shumë vlera
      Supa e peshkut është zakonisht e lehtë, me pak yndyrë, por shumë e pasur me proteina, vitamina dhe minerale.
    3. Mbështet sistemin imunitar
      Përmban zink, vitaminë D dhe selen, që janë të rëndësishëm për forcimin e sistemit mbrojtës të trupit.
    4. Ndihmon tretjen
      Supa e ngrohtë dhe përbërësit natyralë e bëjnë këtë ushqim të lehtë për stomakun dhe të përshtatshëm edhe për ata që kanë probleme me tretjen.

     

    Këshillë për më shumë shije dhe përfitime

    Shto pak lëng limoni pak para se ta shërbesh – jo vetëm që e freskon shijen, por ndihmon edhe përthithjen më të mirë të hekurit dhe mineraleve.

     

    Supa e peshkut nuk është vetëm një ushqim i shijshëm dhe tradicional, por edhe një zgjidhje e shkëlqyer për ata që kujdesen për shëndetin. Pavarësisht nëse je adhurues i detit apo thjesht kërkon një vakt të lehtë dhe të shëndetshëm, kjo supë meriton të jetë pjesë e menu-së tënde javore.

  • Horoskopi sot!

    Horoskopi sot!

    Dashi

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Humori do ju ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse keni një lidhje yjet nuk do ndikojnë pozitivisht dhe ka rrezik që të prekin edhe lirinë tuaj në çift. Nuk do ndiheni gjithë kohës mirë me partnerin dhe në disa momente mund ta ngrini zërin edhe më shumë? Ju beqarët do keni një ditë shumë pozitive dhe do arrini më në fund të gjeni personin tuaj më të përshtatshëm. Në punë, nëse po merreni përkohësisht me diçka që nuk ka lidhje me fushën tuja, lëreni dhe fokusohuni me gjërat thelbësore. Mos humbni kohë me gjëra pa rëndësi për momentin. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet.

    Demi

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Gjatë kësaj dite do doni të avanconi dalëngadalë në çdo fushë dhe gjërat nuk do ju duken aspak të ndërlikuara. Nëse keni një lidhje qëndrojini besnikë partnerit tuaj sepse nëse bëni gjestin më të vogël dhe e tradhtoni atë do shkatërroni çdo gjë të bukur që e keni ndërtuar me shumë mund e sakrifica. Ju beqarët nuk do e gjeni terrenin e duhur për të joshur e për të afruar dikë pas vetes. Në punë do jeni goxha të motivuar dhe do ecni para me ritme goxha të shpejta. Mund të pranoni edhe një projekt të ri që do ju propozohet. Me financat duhet të jeni më të përgjegjshëm sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

    Binjakët

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë për të vendosur për diçka dhe Dielli dhe Urani do ua ndryshojë akoma më shumë mendimet. Ju të dashuruarit do jeni më pak ëndërrimtare dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e qetë. Konfliktet nuk do ekzistojnë aspak mes jush dhe po vazhduat kështu vetëm gjëra të mira keni për të përjetuar. Ju beqarët do ndiheni të lumtur edhe ashtu si jeni, prandaj nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë. Në punë ekziston ende rreziku për të gabuar, kështu që bëjini gjërat sa më ngadalë e pa u nxituar për asgjë. Në planin financiar do ju duhet të bëni një menaxhim më të mirë që gjendja të mos ketë probleme.

    Gaforrja

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Ditë e mbushur me momente të lumtura ka për të qene kjo e sotmja. Ju të dashuruarit më në fund do e rigjeni ekuilibrin dhe do keni një ditë të begatë. Mendimet negative do i largoni menjëherë nga vetja. Për ju beqarët takimet janë premtuese dhe prej tyre mund të filloni histori të mrekullueshme. Në punë do jeni më të vendosur dhe do ndryshoni pak radhën e gjërave për të arritur më parë atje ku doni. Në çdo moment ju duhet t’i bëni sytë katër. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që shmangni çdo shpenzim të tepruar që mos mbeteni keq.

    Luani

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Si dita e sotme pak keni kaluar në jetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës shumë mirë dhe të mbushur shpirtërisht. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me gëzime të mëdha. Në çdo moment do përjetoni emocione vërtet të veçanta dhe nuk do keni aspak për çfarë të ankoheni. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër pasi atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu shfaqen personat më interesantë. Në unë do i përmbushni me përpikmëri të gjitha detyrat që iu janë dhënë dhe shefat nuk do kenë asnjë ankesë për t’iu bërë. Buxheti do jetë goxha i mirë pasi kohët e fundit keni ditur si t’i organizoni të ardhurat tuaja.

     

     

    Virgjëresha

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Nëse e bëni gjithçka me dëshirën e mirë, gjërat do ju ecin siç e kishit ëndërruar sot. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do jetë e pamundure për ju. Marrëdhënia me partnerin do jetë emocionuese në çdo moment pasi të dyja palët do mundoheni të shmangni rutinën. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në punë do keni një teknikë shumë të mirë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju dhe do i habisni të gjithë. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe aspak problematik, mos u shqetësoni. Po bëtë një menaxhim të mirë mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

    Peshorja

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Ka mundësi që sot të gjendeni përballë një dileme të vështirë, megjithatë do e gjeni një zgjidhje. Nëse keni një lidhje e sotmja do jetë e bukur. Shumë gjëra kanë për të ecur për mrekulli dhe ngjyrat do rikthehen sërish. Ju beqarët do keni plot takime, por do hezitoni të hidhni hapa nga frika e një zhgënjimi të mundshëm. Në fakt edhe nga hapat e gabuara mund të mësosh shumë. Në punë duhet të ndërmerrni iniciativa në mënyrë që të arrini atje ku doni. Mirë është të mos e lini karrierën tuaj në duart e personave që nuk keni besim të plotë. Sektor i financave do mbetet i njëjtë si më parë. Nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.

    Akrepi

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Vetë do jeni të sinqertë e të ndershëm sot, prandaj nuk do ju pëlqejë që të tjerët të luajnë me ju. Ju të dashuruarit do jeni tej mase të ndjeshëm dhe çdo kritikë e partnerit mund t’iu vrasë pamasë. Duhet të jeni më të mirëkuptueshëm sepse jo çdo gjë ai ua thotë për keq. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar. Në plani profesional gjërat kanë për të ecur më së miri. Nuk do keni aspak ankesa si dikur. Edhe kolegët do ju gjenden pranë sot. Të ardhurat do përmirësohen akoma më tepër pasi do jeni në çdo moment të kujdesshëm dhe të matur.

    Shigjetari

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Mirë është që gjatë kësaj dite të merrni edhe vendime të rëndësishme sepse është momenti ideal. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë më e ngrohtë. Do jeni më të logjikshëm dhe nuk do flisni me zë të lartë kur të kërkoni diçka. Toleranca do jetë ajo që do ju afrojë me shumë me njëri-tjetrin. Edhe ju beqarët do keni një ditë euforike. Për ju gjërat do ndryshojnë si asnjëherë më parë. Në punë tashmë do keni mundësi të veproni dhe jo të qëndroni në një vend. Do lëvroni edhe disa fusha të reja. Buxhetin do e mbani nën kontroll. Do jeni largpamës dhe do shpenzoni me llogari.

    Bricjapi

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Edhe pse jeni munduar shumë sërish nuk do ndiheni plotësisht të sigurt për të bërë gjërat që keni menduar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj ka për të qenë më e mirë. Nëse para pak kohësh partneri ju ka kritikuar për mungesat e herëpashershme dhe mos shprehjen e ndjenjave, sot çdo gjë do marre një tjetër rrjedhë dhe zemra do ndihet më mirë. Ju beqarët duhet t’i merrni më seriozisht ftesat që do iu bëhen. Në punë mundohuni të mos e ngatërroni detyrën me miqësinë sepse vetëm keni për të humbur. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj bëni kujdes me çdo hap që do hidhni.

    Ujori

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Përfitoni nga konfigurimi i yjeve sot për të qetësuar gjërat dhe për të sqaruar situata të ndera. Ju që keni një lidhje do i përkushtoheni kokë e këmbë punës dhe do e lini mënjanë jetën në çift. Kjo do krijojë hendekë të parikuperueshëm. Ju beqarët mirë është të mos e humbisni optimizmin deri në fund të ditës sepse gjërat e bukura do iu ndodhin atëherë kur nuk e presin. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe do e dini mirë çfarë të bëni për të arritur ku doni. Në planin financiar, për fat të madh, fati do jetë me ju dhe situata do jetë shumë më e stabilizuar.

    Peshqit

    Horoskopi i datës 23 maj 2025 nga Christine Haas
    Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua përmirësojnë jetën. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do ketë prioritet kështu që para saj nuk do vendosni asgjë tjetër. Do mendoni të bëni edhe surpriza të jashtëzakonshme të cilat do ua bëjnë zemrën mal. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa në mënyrë që të bindeni plotësisht. Në punë do nënshkruani një kontratë të re shumë më të rëndësishme se ajo që keni pasur. Tashmë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Buxheti do përkujdes të specializuar kështu që kërkoni ndihmën e personave të fushës nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.

  • Gjashtë situata që tregojnë se ndoshta po përballesh me depresionin

    Gjashtë situata që tregojnë se ndoshta po përballesh me depresionin

    Depresioni për shumicën prej nesh është sinonim i trishtimit. E vërteta, megjithatë, është se depresioni është një sëmundje mendore shumë serioze që është përshkruar si një “plagë” e shekullit të 21-të. Ndaj, depresioni nuk duhet të trajtohet kurrë njëjtë si trishtimi

    Depresioni mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë në varësi të intensitetit, kohëzgjatjes së simptomave dhe shkallës së dëmit që ato shkaktojnë në jetën, punën, mjedisin familjar dhe marrëdhëniet personale të personit që vuan. Për rastet më të rënda të depresionit, shpesh përdoren termat depresion klinik ose çrregullim depresiv i madh.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni është një sëmundje mendore që prek më shumë se 300 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa konsiderohet e pamohueshme që kushtet e pandemisë kanë rritur përqindjen e të prekurve.

    Ndjenjat e trishtimit, humbja e vetëbesimit dhe interesit në aktivitetet që më parë i sillnin gëzim personit që vuan janë simptoma karakteristike të depresionit.

    Megjithatë, duhet bërë një dallim midis trishtimit, pikëllimit dhe depresionit. Çrregullimi depresiv i madh në veçanti – shpesh i karakterizuar nga episode depresive të përsëritura – është më kompleks dhe serioz.

    Ja disa shenja karakteristike që tregojnë se problemi nuk jeni thjesht të trishtuar, por në depresion.

    Humbja e shpresës

    Mungesa e shpresës se gjërat do të bëhen mirë ndoshta është simptoma më e zakonshme të depresionit. Emocione të tjera që mbizotërojnë janë ndjenja e e të qenit e pavlerë.

    Humbja e interesit

    Depresioni “shkatërron” kënaqësinë dhe gëzimin e jetës. Një shenjë paralajmëruese është mungesa e interesit në aktivitetet që më parë mezi prisnit t’i bënit, p.sh. sporte, hobi, dalje me miqtë.

    Në aspektin seksual, mund të vërehet mungesa e dëshirës dhe madje edhe mosfunksionim seksual.

    Lodhje e vazhdueshme

    Ndjenja e vazhdueshme e rraskapitjes, një lodhje e përhershme që shumë e përshkruajnë si humbje energjie, është një shenjë karakteristike e sëmundjes mendore. Personi i prekur shpesh ankohet se ndihet vazhdimisht i lodhur.

    Agresion i pashpjegueshëm

    Depresioni mund të prekë të dy gjinitë në mënyra të ndryshme. Hulumtimet tregojnë se burrat me depresion shfaqin simptoma të tilla si nervozizëm, agresion, sjellje të rrezikshme, përdorim të substancave dhe zemërim të pakontrollueshëm. Burrat janë gjithashtu ata që më rrallë se gratë zgjedhin të kërkojnë ndihmën e një specialisti të shëndetit mendor.

    Çrregullime të oreksit

    Qoftë një mungesë e pashpjegueshme e oreksit apo një rritje e dëshirës për të ngrënë që çon në shtim në peshë, të dyja tregojnë se mund të jesh në depresion.

    Ndryshime emocionale

    Një shenjë rreziku janë edhe luhatjet e humorit, p.sh. nga e qeshura në të qarë, pa asnjë stimul të jashtëm për të justifikuar këtë sjellje, citon Anabel.

    Kërko ndihmë

    Nëse dikush ka disa nga simptomat e mësipërme – ku trishtimi dhe mërzia mbizotërojnë – për më shumë se dy javë, atëherë duhet të kërkohet ndihma e një specialisti të shëndetit mendor.

    Është fakt që shumë të prekur e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë nga një specialist, ndërsa roli i familjes dhe miqve është thelbësor. Përveç kësaj, siç theksojnë ekspertët, kontakti me “botën jashtë”, si dhe rikthimi i interesit në gjërat që duan (një hob i caktuar, aktivitetet) janë faktorë të rëndësishëm që do ta ndihmojnë atë të kapërcejë depresionin.

  • Karotën mos e hiqni nga dieta, ja përfitimet që i sjell trupit të njeriut nëse e konsumoni

    Karotën mos e hiqni nga dieta, ja përfitimet që i sjell trupit të njeriut nëse e konsumoni

    E njohur si një nga perimet më të shëndetshme, karota nuk është vetëm e shijshme dhe e lehtë për t’u përfshirë në çdo dietë, por edhe një burim i jashtëzakonshëm përfitimesh për organizmin e njeriut.

    E pasur me vitamina, minerale dhe fibra, karota konsiderohet një “superushqim” që ndihmon në forcimin e imunitetit, përmirësimin e shikimit dhe mbrojtjen e lëkurës.
    Përfitimet kryesore nga konsumimi i karotës:

    Përmirëson shikimin

    Karota është e pasur me beta-karoten, një antioksidant që trupi e shndërron në vitaminë A. Kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e syve dhe ndihmon në parandalimin e verbërisë natën dhe dëmtimeve të retinës.

    Mbron zemrën

    Antioksidantët dhe fibra dietike në karota kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL), duke reduktuar rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

    Forcon imunitetin

    Vitaminat C dhe A, bashkë me antioksidantët e tjerë, ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes natyrore të trupit kundër infeksioneve dhe inflamacionit.

    Mban lëkurën të shëndetshme

    Beta-karoteni ka efekte të dukshme në përmirësimin e cilësisë së lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe me një ngjyrë të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon në luftimin e akneve dhe në mbrojtjen ndaj dëmtimeve nga rrezet UV.

    Ndihmon tretjen dhe humbjen në peshë

    Me përmbajtje të lartë fibre dhe kalori të ulëta, karota ndihmon në rregullimin e sistemit tretës dhe është ideale për ata që kërkojnë të ruajnë ose ulin peshën trupore.

    Parandalon disa lloje të kancerit

    Studime të ndryshme kanë treguar se antioksidantët në karota, sidomos karotenoidet, mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për disa lloje të kancerit, si ai i mushkërive, zorrës së trashë dhe prostatës.

    Si ta konsumoni më mirë karotën?

    Karota mund të konsumohet e freskët, në sallata, e zier, e pjekur, në formë lëngu apo edhe si pjesë e gjellëve. Sipas ekspertëve të ushqyerjes, kombinimi i saj me pak yndyrë të shëndetshme (vaj ulliri apo avokado) ndihmon në përthithjen më të mirë të beta-karotenit nga trupi.

  • A mund të ftoheni nga shiu?

    A mund të ftoheni nga shiu?

    Kur jemi rritur, shumica prej nesh kemi dëgjuar se nëse luajmë jashtë në shi, do të ftohemi patjetër. Por tani që jemi të rritur, a është kjo këshillë vërtet e saktë? A duhet të shmangim lagien në shi?

    Në fakt, mund të ketë një mundësi më të madhe të sëmuresh nëse qëndron për një kohë të gjatë i lagur dhe i ftohtë në shi. Por kjo nuk është aq e thjeshtë sa thotë ajo fjalia popullore.

    Kur trupi është i ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj të ftohtit dhe lagështisë, sistemi imunitar mund të dobësohet. Kjo e bën më të lehtë për viruset që të të sulmojnë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të ftohesh me siguri, raporton Healthline.

    A të sëmur shiu?

    Jo. E ftohura shkaktohet nga viruse, jo nga shiu në vetvete. Por një studim i vitit 2022 tregoi se rënia e temperaturës trupore – kur je i ftohtë – mund të dobësojë sistemin imunitar dhe ta bëjë trupin më të ndjeshëm ndaj viruseve që shkaktojnë ftohje.

    Pra, edhe pse shiu nuk të sëmur drejtpërdrejt, të qenët i lagur dhe i ftohtë për një kohë të gjatë mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen e trupit dhe të rrisë gjasat për t’u ftohur, nëse je në kontakt me virusin.

    Si mund të ftoheni?

    E ftohura shkaktohet nga më shumë se 200 lloje virusesh. Këto viruse janë ngjitëse dhe përhapen përmes ajrit (kur dikush kollitet ose teshtin) ose përmes kontaktit të afërt.

    Mund të marrësh virusin edhe duke prekur ndonjë sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas duke prekur hundën, sytë ose gojën me duar të palara.

    Si mund të parandaloni ftohjen? 

    Ja disa këshilla për të ulur për të parandaluar ftohjen:

    Laj duart shpesh me ujë dhe sapun;

    Mos ndaj ushqim, pije apo sende të tjera me persona që duken të sëmurë;

    Shmang prekjen e syve, gojës dhe hundës me duar të palara;

    Ushqehu shëndetshëm dhe bëj aktivitet fizik rregullisht;

    Fli mjaftueshëm për të mbajtur trupin të fortë dhe të mbrojtur.

  • Pse disa pemë ‘qajnë’? Një kuriozitet nga natyra

    Pse disa pemë ‘qajnë’? Një kuriozitet nga natyra

    Nëse ke parë ndonjëherë një pemë që lëshon pika uji nga trungu apo gjethet, mund të të ketë lindur pyetja: po “qan” vallë kjo pemë?

    Në realitet, ky fenomen nuk është emocional, por biologjik dhe mbrojtës.

     Arsyeja kryesore është një proces që quhet gutimi  ndodh kur pemët nxjerrin ujë të tepërt përmes poreve në gjethe apo trung. Ky ujë shpesh përzihet me lëndë ushqyese, rrëshirë ose mbetje të tjera që i japin pamjen e “lotëve”.

     Disa pemë, si p.sh. fikusi apo eukaliptusi, prodhojnë rrëshirë të bardhë ose të verdhë që rrjedh nga plagët e trungut. Kjo është forma natyrore e vetëmbrojtjes  pemët “qanë” rrëshirë për të mbyllur plagën dhe për të parandaluar bakteret ose insektet të hyjnë brenda.

    Në disa raste të rralla, lotët që dalin nga pema janë pasojë e një infeksioni fungal ose bakterial, dhe ngjajnë me qelb ose rrjedhje të çuditshme.

    Pra, jo, pemët nuk qajnë nga trishtimi  por mënyra si reagojnë ndaj stresit, dëmtimeve apo kushteve të motit i bën të duken si të gjalla dhe të ndjeshme, dhe kjo e bën natyrën akoma më të mrekullueshme.