Category: KURIOZITETE

  • Pse disa pemë ‘qajnë’? Një kuriozitet nga natyra

    Pse disa pemë ‘qajnë’? Një kuriozitet nga natyra

    Nëse ke parë ndonjëherë një pemë që lëshon pika uji nga trungu apo gjethet, mund të të ketë lindur pyetja: po “qan” vallë kjo pemë?

    Në realitet, ky fenomen nuk është emocional, por biologjik dhe mbrojtës.

     Arsyeja kryesore është një proces që quhet gutimi  ndodh kur pemët nxjerrin ujë të tepërt përmes poreve në gjethe apo trung. Ky ujë shpesh përzihet me lëndë ushqyese, rrëshirë ose mbetje të tjera që i japin pamjen e “lotëve”.

     Disa pemë, si p.sh. fikusi apo eukaliptusi, prodhojnë rrëshirë të bardhë ose të verdhë që rrjedh nga plagët e trungut. Kjo është forma natyrore e vetëmbrojtjes  pemët “qanë” rrëshirë për të mbyllur plagën dhe për të parandaluar bakteret ose insektet të hyjnë brenda.

    Në disa raste të rralla, lotët që dalin nga pema janë pasojë e një infeksioni fungal ose bakterial, dhe ngjajnë me qelb ose rrjedhje të çuditshme.

    Pra, jo, pemët nuk qajnë nga trishtimi  por mënyra si reagojnë ndaj stresit, dëmtimeve apo kushteve të motit i bën të duken si të gjalla dhe të ndjeshme, dhe kjo e bën natyrën akoma më të mrekullueshme.

  • HOROSKOPI I DITËS , e enjte 15 maj 2025

    HOROSKOPI I DITËS , e enjte 15 maj 2025

    Horoskopi i ditës së enjte, 15 Maj 2025

    Dashi
    Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie serioze e cila do ua ndryshoje edhe mënyrën e te parit te gjerave. Ne pune duhet te vini me tepër ne pune imagjinatën ne mënyrë qe te arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

    Demi
    Perspektivat janë te mira sot edhe për ju. Komunikimi ne çift do jete i ngrohte dhe te gjitha dëshirat do iu plotësohen. Beqaret nuk do e kenë as sot te lehte ta gjejnë dashurinë dhe do qëndrojnë me te njëjtin status si me pare. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë situatën shume shpejt. Do ndiheni me te qete.

    Binjaket
    Ende nuk do rivije pasioni qe keni pritur ne jetën tuaj ne çift sot. Marrëdhënia nuk do jete problematike, por as nuk do mund te flisni hapur për ato qe ju shqetësojnë. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar fatmirësisht nuk do keni vështirësi, megjithatë gjykoni mire para se te kryeni shpenzime.

    Gaforrja
    Do kuptoheni me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni një nga një problemet qe keni pasur. Do toleroni dhe do bëni me tepër lëshime. Beqaret do jene te angazhuar me projekte profesionale dhe nuk do mund te mendojnë për jetën sentimentale. Financat do vazhdojnë te mbeten po njësoj. Shpenzoni me kujdes qe te mos përballeni me vone me vështirësi.

    Luani
    Klima ne çift do jete mjaft pasionante gjate kësaj dite. Partneri do ju beje shpesh te ndiheni si ne ëndërr dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment prej tij. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por pa fat. Ne planin financiar disa do arrijnë jo vetëm ta stabilizojnë situatën, por te kenë edhe përmirësime te ndjeshme.

    Virgjeresha
    Ditën e sotme nuk do mund ta harroni për një kohe te gjate. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje t’i harroni te gjitha telashet qe mund te keni ne fusha te tjera. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap gjate kësaj dite sepse mundësitë nuk do jene te mira. Situata financiare do lere për te dëshiruar kështu qe shmangni çdo lloj investimi.

    Peshorja
    Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mund t’i shmangni dot krizat ne çift dhe do vuani shpeshherë ne heshtje. Beqaret do kenë disa takime, por personat nuk do ua mbushin aq shume mendjen sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar ka ardhur koha ta menaxhoni me më tepër kujdes paranë.

    Akrepi
    Dialogu, mirëkuptimi dhe harmonia do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe do doni te mos ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqaret do jene me te shoqërueshëm me personat qe sapo do takojnë. Disa prej tyre do iu tërheqin vëmendjen. Me ne fund financat do jene me te mira. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

    Shigjetari
    Tregohuni sa me diplomate sot ne jetën tuaj ne çift sepse partneri do jete me nerva dhe nuk do duroje gjithçka. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën. Jeta sentimentale e beqareve do marre një kthese edhe me te mire se me pare. Shume shpejt do jete ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar duhet te merrni disa masa strikte pa qene shume vone.

    Bricjapi
    Pas një periudhe te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot do rilinde serish dielli. Do flisni me hapur me njeri-tjetrin dhe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa takime mbresëlënëse. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Financat do përmirësohen fale një shume te ardhurash qe do iu japin disa te afërm. Pranojini pa bere zë sepse do iu duhen.

    Ujori
    Jo për te gjithë çiftet jeta sentimentale do jete e mire sot. Ata qe kane pasur debate do i japin fund gjithçkaje, ndërsa ata qe kane pasur një periudhe te qëndrueshme do i shtojnë dozat e komunikimit. Beqaret do jene joshës dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Kombinimi i yjeve do jete i favorshëm për financat. Gjendja do jete e mire.

    Peshqit
    Shprehni gjithçka qe ndjeni dhe gjithçka qe mendoni gjate kësaj dite. Me mire t’i keni gjerat te hapura me partnerin ne mënyrë qe te mos keni probleme me vone. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime nga me te shumtat. Ne planin financiar do tregoheni strikte dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara mire.

  • Vitaminat e nevojshme për verën

    Vitaminat e nevojshme për verën

    Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.

    Disa nga më të rëndësishmet:

    Vitamina A

    itamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.

    Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine. Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës.

    Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.

    Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

    Vitamina C

    Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.

    Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.

    Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

    Vitamina D

    Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

    Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

    Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.

    Nëse nuk merret mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë.

    Vitamina E

    Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.

    Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

    Kjo është pikërisht ajo që lëkura ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës.

    Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve.

  • Shkrimi i ditarit personal ul stresin emocional

    Shkrimi i ditarit personal ul stresin emocional

    Mbajtja e ditarit nuk është vetëm mënyrë për të dokumentuar ngjarjet e ditës, por është mjet terapeutik për të reflektuar mbi ndjenjat, mendimet dhe përvojat.

    Psikologët theksojnë se akti i të shkruarit ndihmon në “shkarkimin” e mendimeve të rënda dhe në organizimin më të qartë të përjetimeve emocionale.

    Përmes shkrimit të përditshëm, individët zhvillojnë më shumë vetëdije mbi veten dhe situatat që i prekin, duke i dhënë kuptim emocioneve që përndryshe mund të mbeten të shtypura.

    Kjo ndihmon në uljen e stresit dhe rrit kapacitetin për të përballuar sfidat psikologjike të jetës së përditshme.

    Përveç kësaj, shkrimi i ditarit krijon histori personale që ndihmon në gjurmimin e përparimit emocional dhe rritjen e vetëbesimit.

    Shumë njerëz raportojnë se pas një kohe, duke lexuar shënimet e mëparshme, e shohin më qartë sa kanë ndryshuar dhe si kanë tejkaluar sfida të rëndësishme.

  • HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

    HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

    DASHI

    Pak stres, por asgjë e pazgjidhshme. Kini kujdes në punë, më mirë të shmangni diskutimet e panevojshme. Në dashuri, mund të lindin tensione, por me dialog gjithçka do të zgjidhet. Kini kujdes nga lodhja fizike, bëni pushime për të shmangur mbarimin e energjisë. Sukseset e vogla do t’ju japin shtytjen e duhur për të ecur përpara, veçanërisht në sfidat personale.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 maj 2025), puna po ju mban të zënë, por rezultatet po vijnë. Yjet favorizojnë takime të reja, veçanërisht nëse jeni beqarë. Si çift, qetësia varet nga sa mirë e menaxhoni stresin dhe pritjet e ndërsjella. Më mirë të shmangni shpenzimet impulsive, kini kujdes me portofolin tuaj! Mund të merrni një mundësi interesante pune, por do t’ju duhet të peshoni me kujdes të mirat dhe të këqijat.

    BINJAKËT

    Keni energji të madhe dhe një dëshirë të madhe për të bërë. Për më tepër, marrëdhëniet personale janë në qendër të ditës dhe, falë favorit të yjeve, mund të zgjidhni keqkuptime të vjetra. Në punë jeni të frymëzuar dhe mund të realizoni me sukses projekte të reja. Vetëm ki kujdes të mos “kafshosh” më shumë sesa mund të përtypësh, qëndro realistë në pritjet e tua. Në dashuri, ata që janë beqarë mund të kenë një takim të veçantë.

    GAFORRJA 

    Hëna në shenjën tuaj ju jep një ndjeshmëri të veçantë. Në dashuri, kjo është dita e duhur për të folur për ndjenjat e thella dhe për të kërkuar një mirëkuptim më të madh. Edhe në punë keni një avantazh shtesë falë kreativitetit tuaj. Përdoreni atë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Mos e lini pas dore shëndetin tuaj, jepini vetes kohë për t’u çlodhur dhe për të rimbushur energjitë.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 maj 2025), jeni plot energji, vetëm kini kujdes të mos jeni  shumë të paduruar dhe nxituar! Yjet favorizojnë karrierën tuaj, por nevojitet durim për të arritur rezultate të qëndrueshme. Në dashuri, përpiquni ta dëgjoni më shumë partnerin, shmangni absolutisht qëndrimet tepër autoritare që mund të çojnë në debate dhe nervozizëm. Kini kujdes me financat, është më mirë të shmangni rreziqet e panevojshme gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në investimet me risk.

    VIRGJËRESHA

    Një ditë e qetë për sa i përket punës, por në dashuri mund të lindin disa tensione! Je pak nervoz, përpiqu të mos e përhapësh këtë gjendje mendore te të tjerët. Më mirë të shmangni diskutimet e nxehta, si në familje ashtu edhe në punë, sepse në këto 24 orë qetësia do të jetë çelësi. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj, pak relaksim do t’ju bëjë mirë, veçanërisht nëse keni qenë nën stres për disa ditë. Vëmendja juaj ndaj detajeve do të vlerësohet ende nga kolegët dhe eprorët dhe do t’ju çojë larg.

    PESHORJA

    Është një ditë e mirë për të sqaruar çështjet e mbetura pezull, veçanërisht në sferën e marrëdhënieve. Në dashuri, jini më të hapur ndaj dialogut, në mënyrë që të shmangni tensionet dhe debatet. Në punë, projekte të reja mund të fillojnë të marrin formë, megjithëse siç e dini në këto raste duhet shumë durim përpara se të shihni rezultate. Kini kujdes me shpenzimet, mbajeni buxhetin nën kontroll për të shmangur surprizat.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 maj 2025), yjet ju mbështesin në një periudhë rritjeje, si personale ashtu edhe profesionale; Mund të jetë koha për të bërë një zgjedhje të rëndësishme, veçanërisht në vendin e punës. Në dashuri, pasioni nuk mungon, por shmangni xhelozinë e tepërt. Marrëdhëniet afatgjata mund të forcohen më tej.

    SHIGJETARI

    Një ditë pozitive në frontin e punës me perspektiva të shkëlqyera për ata që kërkojnë mundësi të reja. Në dashuri, përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit/es ​​tuaj, veçanërisht nëse kohët e fundit keni qenë shumë të zënë. Ata që janë beqarë mund të kenë takime interesante (madje edhe të papritura). Lajme të mira në lidhje me financat, thjesht shmangni konsumimin e tepërt të ushqimit dhe shpërdorimin e favorit të yjeve.

    BRICJAPI

    Puna do të kërkojë gjithë vëmendjen tuaj, në këtë mënyrë dhe nëse lëvizni siç dini, rezultatet do të jenë të dobishme! Në dashuri, përpiqu të mos jesh shumë i ngurtë, dialogu i hapur mund të zgjidhë shumë probleme. Çiftet e qëndrueshme mund të përjetojnë një moment bashkëfajësie, ndërsa beqarët mund të ndihen pak nën presion.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 11 maj 2025), një periudhë me energji dhe kreativitet të madh, ideale për nisjen e projekteve të reja. Në dashuri, shmangni të qenit shumë racional dhe lëreni veten të lirohet pak më shumë me ndjenjat tuaja. Në frontin e punës, idetë që keni në mendje mund të marrin miratim, por në çdo rast do të jetë e nevojshme të planifikoni mirë lëvizjet tuaja të ardhshme.

    PESHQIT

    Mund të ndiheni pak të hutuar, por mos u shqetësoni, është thjesht një fazë kalimtare. Në dashuri, përpiquni të mos lini vend për keqkuptime dhe flisni qartë me partnerin/en tuaj. Megjithatë, në punë, mund të përballeni me një zgjedhje të vështirë dhe instinkti do t’ju drejtojë drejt më të mirës! Yjet ju nxisin të kujdeseni për veten, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

  • Uthulla e mollës ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak

    Uthulla e mollës ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak

    Një lugë uthull molle e tretur në ujë para vakteve të ushqimit mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

    Kujdes, duhet përdorur me masë dhe gjithmonë e holluar.

    Studime të ndryshme sugjerojnë se aciditeti i uthullës ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe përthithjen e karbohidrateve, duke ndihmuar në shmangien e rritjeve të menjëhershme të glukozës në gjak pas vakteve.

    Megjithatë, përdorimi i tepërt ose pa hollim mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve dhe të irritojë stomakun.

    Për rezultate më të mira, rekomandohet konsultimi me mjekun nëse uthulla e mollës do të përdoret në mënyrë të rregullt.

  • Qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun për sëmundje kronike

    Qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun për sëmundje kronike

    Qëndrimi ulur për më shumë se 6 orë në ditë lidhet me rritjen e rrezikut për diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit.

    Rekomandohet ngritja dhe lëvizja çdo 30–60 minuta.

    Kur trupi është në gjendje pasive për periudha të gjata, metabolizmi ngadalësohet, muskujt e këmbëve dobësohen dhe qarkullimi i gjakut ngadalësohet, duke rritur rrezikun për mpiksje gjaku dhe tension të lartë.

    Zgjidhja praktike është përdorimi i tavolinave të ngritura, pushimet aktive ose ecjet e shkurtra gjatë ditës së punës.

    Edhe lëvizje të vogla, si shtrirja apo ushtrime të lehta, bëjnë ndryshim të madh në afatgjatë.

  • Magjia e natyrës shqiptare, përmes syrit dhe përkushtimit

    Magjia e natyrës shqiptare, përmes syrit dhe përkushtimit

    Pamjet që shihni vijnë nga jugu i vendit  Gjirokastra, Syri i Kaltër e më gjerë  vende ku natyra flet vetë, me një gjuhë që prek shpirtin. Kudo që të jeni, përkushtimi ndaj vlerave, natyrës dhe trashëgimisë duhet të jetë gjithmonë i pranishëm  pavarësisht sfidave që na dalin përpara.

    Enris Qinami, përveç se është një artist profesionist që kultivon tingujt e artit tradicional shqiptar, njëherazi kultivon edhe tingujt e natyrës sonë mbarëshqiptare përmes guidës së tij turistike.

     

    Këto pamje na kujtojnë se ajo që është krijuar nga Dora Hyjnore, duhet të ruhet përjetësisht nga dora njerëzore. Enrisi është një nga ata që jo vetëm e ruan, por edhe e shpalos këtë bukuri   me dashuri, përkushtim dhe vizion.

     

  • Si të merrni një vendim të vështirë: Dëgjoni zemrën dhe përballuni me frikën

    Si të merrni një vendim të vështirë: Dëgjoni zemrën dhe përballuni me frikën

    Jeni përpara një dileme dhe nuk e dini si të gjeni përgjigjen e duhur? Këshillat e mëposhtme nga meditimi, deri te largimi i frikës do t’ju ndihmojnë të dëgjoni zemrën.

    Jeni përpara një dileme dhe nuk e dini si të gjeni përgjigjen e duhur? Këshillat e mëposhtme nga meditimi, deri te largimi i frikës do t’ju ndihmojnë të dëgjoni zemrën

    Jo të gjitha vendimet në jetën tuaj mund të jenë të lehta për t’u marrë, në disa raste duhet arsyetim i thellë dhe një shqyrtim i gjatë dhe i gjerë i fakteve. Gjithashtu, rezultati nuk ka përse të jetë gjithnjë pozitiv dhe ju jeni të lirë të bëni zgjedhjen tuaj.

    Ja se cilat janë disa nga mënyrat që do t’jua lehtësojnë vendimmarrjen:

    Meditoni

    Provoni të meditoni. Një vendim shumë i rëndësishëm për jetën tuaj vjen shumë rrallë dhe për këtë arsye duhet të merrni kohën e duhur për këtë praktikë. Qoftë meditimi në shtëpi apo një udhëtim i largët në Indinë rurale, efekti mund të jetë i njëjtë.

    Veçohuni për ca kohë nga të tjerët dhe gjeni një hapësirë të qetë meditimi ku të dëgjoni zemrën tuaj. Çfarë ju thotë ajo për idenë që keni në kokë? Largimi i përkohshëm i vetes suaj nga të gjithë stimujt dhe idetë e jashtme të atyre që duhet të jeni ju lejon të keni akses në vlerat tuaja të brendshme dhe të merrni vetë në dorë drejtimin e jetës.

    Monitoroni reagimin fizik

    Kur ju ofrohet një iniciativë e re që do t’ju ndihmojë të bëni para në karrierën tuaj, duke filluar një nismë të re, ju duhet të filloni automatikisht të matni përveç nivelit intelektual, edhe reagimin tuaj trupor.

    Ndonjëherë rezulton se mendja mund të jetë shumë e trazuar për një ofertë të caktuar, por trupi juaj mund të ketë një përgjigje shumë më të qartë. Nëse mendoni ta pranoni ofertën dhe muskujt ju shtrëngohen ndërsa trupi ju tendoset, kjo do të thotë se duhet ta refuzoni ofertën. Gjë që automatikisht do t’ju çojë në çlirim mendor.

    Konsideroni skenarin më të mirë

    Ne shpesh mendojmë për skenarin më të keq përpara se të marrim një vendim. Por ky lloj mendimi mund të dalë shpejt nga kontrolli. Në vend që të filloni dhe të mendoni për katastrofat teorike që mund t’ju ndodhin, ktheheni mendimin tuaj në aspektin pozitiv.

    Parashikoni skenarin më të mirë që mund të vijë bazuar në vendimin tuaj. Kjo gjë do t’ju lejojë të merrni një vendim pa u eklipsuar nga dyshimi shkatërrimtar. Ju mund ta mendoni mundësinë e re si diçka që ka ardhur në jetën tuaj për një qëllim të mirë.

    Shmangni kërkimin për një këshillë direkte

    Në vend që të pyesni të tjerët se çfarë duhet të bëni për një vendim të caktuar që ju ka nxjerrë në udhëkryq, zgjidhni një taktikë të ngjashme. Pyetini të tjerët se si do ta merrnin një vendim të tillë dhe jo se çfarë do të bënin po të ishin në vendin tuaj. Ky është një dallim shumë i madh, pasi ju mëson rrugën dhe jo vendimin. Në fund të fundit, jeta është e juaja dhe pasojat do të rëndojnë mbi ju, për këtë arsye bëhuni ju timonieri i jetës suaj.

    Kultivoni një mentalitet suksesi

    Ne jemi mësuar me idenë se atje jashtë nuk ka kurrë punë të mjaftueshme, burime, para dhe hapësirë. Në vend që të anoni në këtë drejtim kur po peshoni një vendim të rëndësishëm të jetës suaj, mendoni të kundërtën.

    Thojini vetes se nëse punoni shumë do të siguroni një mundësi të shkëlqyer pune ne të ardhmen dhe se do të jeni shumë të suksesshëm, jo vetëm këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera.

    Analizoni tonin

    Kur dëgjoni zërin në kokën tuaj që ju thotë të pranoni një ofertë mbi të cilën po mendoheni, mos mendoni vetëm një justifikim të zbrazët. Dëgjoni cilësinë e mendimit tuaj që po ju nxit drejt vendimmarrjes dhe përpiquni të kuptoni më mirë se sa i rëndësishëm është ai në përmbajtje.

    I rezistoni frikës

    Nëse keni frikë se diçka e bukur do të ndodhë pa qenë edhe ju të pranishëm, një epidemi e brezit tonë, përpiquni t’i rezistoni. Ndjekja e gjërave vetëm prej frikës se do ta humbni mundësinë për të qenë aty është njëlloj sikur të merrni ilaçe, ndërkohë që nuk jeni sëmurë.

    Jeta ecën përpara, jo mbrapa. Edhe nëse e humbisni diçka dhe ndieni pendesë, përsëri duhet të vazhdoni përpara. Ne nuk mund të bëjmë gjithçka pa u marrë edhe me përgjegjësitë tona. Mësoni të jetoni me pendesën.

    Pyeteni veten mirë

    Një ide e mirë është ta vini veten përballë një pyetjeje të tillë: nëse jeni në autostradë dhe makina përpara jush merr një kthesë për të dalë prej saj, ju do të dilni gjithashtu? Sigurisht që jo. Ju keni destinacionin tuaj dhe duhet t’i keni mendimet të qarta.

    Mësohuni me frikën

    Ndonjëherë duhet ta identifikoni frikën tuaj dhe të punoni në atë drejtim për ta zgjidhur atë. Në rastin e marrjes së një vendimi që do t’ju ndryshojë jetën, duhet të mësoheni me frikën dhe të kuptoni se rreziqet janë pjesë e jetës. Rëndësi ka të jeni të bindur për atë që po bëni dhe të jetë vendimi më i mirë që mund të merrni bazuar në rrethanat aktuale.

  • A po plaket zemra juaj më shpejt se ju?

    A po plaket zemra juaj më shpejt se ju?

    Imagjinoni t’i nënshtroheni një skanimi mjekësor dhe menjëherë të mësoni se zemra juaj po plaket më shpejt se ju.

    Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një mjet për ta bërë pikërisht këtë.

    Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA) analizuan të dhënat nga skanimet me rezonancë magnetike (MRI) të 557 personave – përfshirë 336 me obezitet, presion të lartë të gjakut ose diabet – në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Singapor.

    Ata matën tipare si madhësia e dhomave të zemrës dhe sa mirë pompon gjakun, të cilat shpesh përdoren për të parashikuar rezultatet kardiovaskulare. Më pas ata zhvilluan një formulë për të përcaktuar “moshën funksionale” të zemrës.

    Mesatarisht, zemrat e njerëzve me faktorë rreziku shëndetësor ishin 4.6 vjet më të vjetra se mosha e tyre aktuale, sipas studimit të botuar në European Heart Journal.

    Njerëzit me obezitet përjetuan edhe më shumë përshpejtim të plakjes funksionale të zemrës.

    “Njerëzit me probleme shëndetësore si diabeti ose obeziteti shpesh kanë zemra që plaken më shpejt seç duhet – ndonjëherë me dekada”, tha në një deklaratë Dr. Pankaj Garg, kardiolog dhe studiuesi kryesor i studimit.

    Ndërkaq, mjeti ka disa kufizime. Nuk merr parasysh se sa kohë pacientët kishin problemet e tyre shëndetësore, dhe ata që u studiuan përfshinin vetëm njerëz që jetuan me këto probleme deri në moshë të shtyrë – një problem i njohur si “paragjykim i mbijetuesit”.