Category: AKTUALE

  • Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Engel

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

    Ajo tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq më 10 prill.

    “Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është me rëndësishme se tjetra, kemi obligime para qytetarëve. Me këtë rast e para mbahet më 23 prill nga ora 10:00, tjerat mbahen të premten, një dedikuar për Eliot Engel si seancë solemne, tjetra me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto”, tha Haxhiu

  • Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE-së në qershor

    Kosova pritet të humbë përgjithmonë shumën prej 68,8 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nëse deri në fund të qershorit të këtij viti nuk i përmbush hapat në reforma të cilat kanë pasur afat deri në mesin e vitit 2025 me një periudhë gri deri më 30 qershor të këtij viti. KOHA mëson nga burimet në Bruksel se edhe vendet tjera do të humbasin shuma të konsiderueshme nëse deri në këtë afat nuk i përmbushin obligimet të cilat ishin caktuar me Agjendën e reformave që është kusht për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

    Një burim i BE-së tha se Komisionerja për zgjerim Marta Kos u ka dërguar në fund të javës së shkuar një letër të gjitha gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor të cilat janë përfituese të mjeteve nga Plani i Rritjes, ku ajo ua tërheq vërejtjen se do të humbin këto mjete nëse deri në afatin e caktuar nuk i përmbushin kushtet.

    “Komisionerja u ka tërhequr vërejtjen partnerëve për nevojën që të përshpejtojnë reformat në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e parapara nga ky Plan. Rikujtojmë se afati gri për hapat të cilat është dashur të përmbushen në mesin e vitit 2025 skadon më 30 qershor të këtij viti. Ndërsa për hapat të cilat është dashur të përmbushen deri në fund të vitit 2024 përfundon nga fundi i vitit 2026. Nëse afatet nuk respektohen, partnerët rrezikojnë që të humbin mbi 700 milionë euro së bashku”, ka thënë një burim i Komisionit Evropian.

    Kosova sapo kishte nisur javën e shkuar të marrë pagesat e para nga parafinancimi nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Këto mjetet e para Kosovës nisën t’i paguhen pas shumë vonesave të shkaktuara nga ngërçi politik në vitin 2025, kur nuk kishte mundësi për ratifikim të marrëveshjeve për kredi dhe mjete mes Kosovës dhe BE-së.

    Sipas një përllogaritjeje, Kosova në qershor do të humbë 68,8 milionë euro. Më së shumti mjete do të humbë Bosnja e Hercegovina, e cila nuk ka përfituar akoma asnjë cent nga ky plan. Ajo do t’i humbë edhe 373,9 milionë euro.

    Këto mjete të përmendura do të humben në qershor, ndërsa deri në fund të vitit humbjet do të mund të jenë edhe më të mëdha nëse nuk përmbushen detyrimet. Sipas një tabele për monitorimin e përmbushjes së kushteve nga Plani i rritjes, Kosova nuk e ka përmbushur asnjë nga 11 hapa të paraparë. Pra 0 nga 11 hapa. Prandaj rreziku që Kosova të humbë mjete të mëdha është i madh nëse nuk veprohet shpejt.

  • “Vajton” terro**sti i Banjskës: S’i kam duart me gjak, dua t’i kthehem familjes!

    Avokati Millosh Delleviq, mbrojtës i të pandehurit Vladimir Toliq në rastin e Banjskës, ka deklaruar se klienti i tij është fajtor, por jo për veprën e terrorizmit, siç e cilëson prokuroria.

    Sipas Delleviqit, gjykata duhet të refuzojë kualifikimin e veprës si terrorizëm, pasi, sipas tij, “nuk ka elemente që e mbështesin këtë cilësim”. Ai theksoi se Toliq nuk është i pafajshëm, por përgjegjësia e tij nuk lidhet me terrorizmin, shkruan Indeksonline.

    “Vladimir Toliq është pa dyshim fajtor, por gjatë shqyrtimit të dënimit besojmë se ekzistojnë rrethana lehtësuese”, u shpreh avokati.

    Ai përmendi si faktorë lehtësues gjendjen familjare të të pandehurit, duke theksuar se Toliq është prind dhe se fëmijët e tij po rriten pa të. Po ashtu, sipas tij, klienti ka kaluar dy operacione dhe ka probleme shëndetësore.

    Delleviq shtoi se pret që dënimi eventual të jetë rreth 10 vjet burgim.

    Nga ana tjetër, vetë Toliq është deklaruar i pafajshëm për akuzat për terrorizëm, duke insistuar se “duart e tij nuk janë me gjak”. Ai ka shprehur dëshirën që t’i kthehet familjes dhe fëmijëve të tij.

     

  • Aksident i rëndë në Dibër, gjashtë të lënduar

    Aksident i rëndë në Dibër, gjashtë të lënduar

    Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e në një aksident të ndodhur mesditën e së sotëm në Dibër.

    Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç,  dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

    Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

    Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh me rëndësi në ekonomi, siguri dhe integrime evropiane.

    Në mesin e vendimeve kryesore është miratimi i marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e EFTA-s, që synon lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve. Po ashtu, janë miratuar disa marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA, si dhe protokolle shtesë për bashkëpunim rajonal në kuadër të CEFTA-s.

    Qeveria ka ndërmarrë edhe hapa në fushën e sigurisë, duke shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste në territorin e Kosovës.

    Ndërkohë, janë miratuar projektligje që lidhen me reformën e administratës publike, inovacionin, menaxhimin e emergjencave dhe trashëgiminë kulturore, si dhe vendime për mbështetje financiare dhe projekte ndërkombëtare.

  • Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i sotëm – veç për LDK-në

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kreut të PDK-së, Bedri Hamzës i ka dërguar mesazh për një takim rreth çështjes së presidentit.

    Megjithatë, ai bëri të ditur se propozimi i VV-së për ta zgjidhur ‘ngërçin politik’, ka qenë ekskluzivisht për LDK-në.

    “I dërgova mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim se çka është e mundur që të ecim përpara, propozimi unë që u refuzua nga LDK-ja ka qenë ekskluzive për LDK-në”, u shpreh shefi i qeverisë.

  • Abdixhiku: S’ka marrëveshje për presidentin, Kurti insiston që posti t’i takojë LVV-së

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se nuk është arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

    Ai tha se LDK ka mbajtur qëndrim të qartë që nga fillimi, duke kundërshtuar idenë që posti i presidentit të jetë vazhdim i qeverisë apo i një partie politike.

    Sipas Abdixhikut, në bisedime ka pasur insistim nga Lëvizja Vetëvendosje që pozita e presidentit t’i takojë kësaj partie, gjë që ka pamundësuar arritjen e një dakordimi.

    “Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit LDK ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Ai shtoi se LDK nuk ka pranuar të diskutojë emra konkretë pa u zgjidhur paraprakisht çështja e parimeve kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit.

  • Kurti: Prezantova dy oferta për LDK-në në këmbim të marrëveshjes për presidentin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë diskutuar dy propozime për bashkëpunim qeverisës në këmbim të arritjes së marrëveshjes për presidentin.

    Sipas Kurtit, oferta e parë përfshinte postin e zëvendëskryeministrit për LDK-në, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe disa ministri të tjera, me mundësinë që Abdixhiku të merrte pozitën e zëvendëskryeministrit.

    Propozimi i dytë, sipas tij, parashihte ndarjen e pozitave udhëheqëse në Kuvend, përfshirë postin e kryetarit dhe nënkryetarit për LDK-në, në kuadër të vazhdimit të qeverisjes aktuale.

  • Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut lidhin marrëveshje në fushën e turizmit

    Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut kanë lidhur marrëveshje të rëndësishme në fushën e turizmit.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook tha se vendet së bashku, me një zë dhe një vizion të përbashkët, sipas tij po e dëshmojnë se turizmi nuk njeh kufij dhe se rajoni është më i fortë kur qëndron i bashkuar.

    “Në kuadër të Panairi Ndërkombëtar i Turizmit KOSOVA 2026, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit, së bashku me përfaqësuesit e Struga dhe Ulqini”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

    Tutje ai bëri të ditur se Prishtina do të vazhdojë të prijë me vizion, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke e vendosur me krenari në hartën turistike të rajonit dhe më gjerë.

  • Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

    Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

    Japonia u godit të hënën nga një tërmet me magnitudë 7.5 pas të cilit autoritetet dhanë alarmin për një cunami të mundshëm me dallgët që parashikohen të arrijnë deri në 3 metra lartës.

    Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha së tërmeti goditi bregun verilindor të vendit, shkruan A2CNN.

    Cunami parashikohet të godasë në prefekturën Iwate dhe disa pjesë të prefekturave Hokkaido dhe Aomori. Në disa zona të tjerë në verilindje, cunami mund të arrijë deri në 1 metër lartësi.