Category: AKTUALE

  • Zgjedh mençur, shijo më mirë Konsoni

    Në një treg gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj cilësisë dhe origjinës së produkteve ushqimore, Konsoni është pozicionuar si një ndër kompanitë lidere në prodhimin vendor të mishit të zogut dhe vezëve. Me një fokus të qartë në standardet e larta, transparencën dhe besueshmërinë, kjo kompani përfaqëson një histori suksesi në industrinë agro-ushqimore.

    E themeluar mbi parimin e prodhimit të pastër dhe të kontrolluar, Konsoni garanton që çdo produkt i saj të jetë 100% vendor. Ky angazhim jo vetëm që mbështet ekonominë lokale, por gjithashtu siguron freski maksimale dhe diversitet të plotë të produkteve. Nga ushqimi i kontrolluar i shpendëve deri te proceset moderne të përpunimit, çdo hap realizohet sipas standardeve bashkëkohore të sigurisë ushqimore.

    Një nga shtyllat kryesore të suksesit të kompanisë është investimi i vazhdueshëm në teknologji dhe inovacion. Linjat moderne të prodhimit dhe kontrollet rigoroze të cilësisë bëjnë që mishi i zogut dhe vezët e Konsonit të dallohen për freski, vlera ushqyese dhe shije natyrale. Kjo e ka bërë kompaninë një zgjedhje të besuar për familjet dhe bizneset në mbarë vendin.

    Për më tepër, Konsoni i kushton rëndësi të veçantë mirëqenies së kafshëve dhe praktikave të qëndrueshme. Duke ndjekur standarde etike në rritjen e shpendëve dhe duke minimizuar ndikimin në mjedis, kompania demonstron një përgjegjësi të lartë sociale dhe ekologjike.

    Në një kohë kur konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte cilësore dhe të sigurta, Konsoni mbetet një shembull i fuqishëm se si prodhimi vendor mund të arrijë standarde të larta ndërkombëtare. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, ajo vazhdon të udhëheqë industrinë dhe të forcojë besimin e konsumatorëve në produktet vendore.

     

  • Spasojeviq: Kam menduar disa herë të pranojë fajësinë, më vjen keq rastin e Bunjakut

    Blagoja Spasojeviq ka thënë se do ta pranonte fajësinë po që si aktakuza ndaj tij do të ishte reale.

    I akuzuari për rastin e Banjskës ka thënë se i vjen keq për rastin e Afrim Bunjakut.

    “Shumë herë kam menduar të pranoj fajësinë dhe, nëse aktakuza do të ishte reale, do ta pranoja.

    Unë për vete nuk mund të them se jam terrorist, për arsye se askënd nuk e kam vrarë, askënd nuk e kam lënduar, asnjë plumb nuk e kam shkrepur ndaj Policisë së Kosovës e as ndaj askujt tjetër.

    Unë më së shumti do të dëshiroja t’ua prezantoja jetën time, kush jam. Deri në këtë situatë nuk jam marrë me veprime të kundërligjshme.

    Kam punuar për 150–200 euro në muaj.

    Asnjëherë nuk kam bërë asgjë që është e kundërligjshme.

    Më vjen keq për humbjen e jetës së Afrim Bunjakut” ka deklaruar Spasojeviq.

  • Ndalohen punimet në 16 vendpunishte në Kosovë

    Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se ka ndaluar punimet në 16 vendpunishte gjatë inspektimeve të zhvilluara në gjithë vendin.

    Sipas njoftimit, brenda 48 orëve janë inspektuar 38 vendpunishte, ku janë dhënë edhe 11 vërejtje për shkelje të ndryshme. Në total, janë realizuar 72 inspektime në gjashtë komuna të Kosovës.

    Këto kontrolle po zhvillohen pas vendimit të Ministrisë për Punë, Familje dhe Mbrojtje të Vlerave të Luftës së UÇK-së, si reagim ndaj aksidenteve të shpeshta në vendet e punës, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

    Sipas të dhënave, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

  • Në mesin e të arrestuarve edhe vëllai i Faruk Mujkës, Kurti përshëndet aksionin anti-bixhoz

    Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur aksionet e Policisë së Kosovës kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës, për të cilat ka raportuar ekskluzivisht Sinjali.

    Ai tha se luftimi i krimit të organizuar po shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës dhe se operacionet e fundit anti-drogë dhe anti-bixhoz tregojnë përkushtimin e institucioneve në këtë drejtim.

    Aksioni i fundit ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mjeteve të ndryshme materiale, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Siç raportoi ekskluzivisht dje Sinjali, nga ky operacion kanë rezultuar:

    • 34 persona të arrestuar
    • rreth 50 lokacione të bastisura (lokale dhe banesa)
    • rreth 170 mijë euro para të gatshme të sekuestruara
    • 5 automjete dhe armë zjarri
    • pajisje dhe materiale që dyshohet se janë përdorur për bixhoz ilegal

    Me vendim të prokurorit:

    • 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje,
    • ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

    Pjesë e këtij operacioni kanë qenë edhe veprimet në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione dhe janë arrestuar 8 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje.

  • Ky është çmimi i naftës sot

    Ky është çmimi i naftës sot

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative.

    Sipas njoftimit, çmimi i naftës për të dielën ëshrë 1.72 centë për një litër.

    Ndërsa benzina kushton 1.41 centë për një litër. Ndërkohë, çmimi i gazit është 0.88 centë.

    May be a graphic of ‎text that says '‎REPUBLIKA E KOSOVES MINISTRIAIINDUSTRISE, MINISTRIA EINDUSTRISE. NDERMARRESISE IREGTISE DHE INOVACIONIT 金基全 عناس Bazuarı në vendimin e MINTI-t, të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet c naftës për datën 19-20. 19-20.04.2026 •Nafta (dizel): 1.72 euro/ euro/litër; Benzina: 1.41 euro euro/litër; •Gas: 0.88 euro/ o/litër. çmime vlejnë për dielën dhe hënën. Çmimet hyjnë ne fuqi në ora 10:00 Ankesat eqytetarëve mund adresohen ne: konsumatori@rks-gov.net .net ose ne nr. tel.: 0800 11000‎'‎

  • Humb jetën i riu që u vetëplagos me armë zjarri në Durrës

    Humb jetën i riu që u vetëplagos me armë zjarri në Durrës

    Ka humbur jetën 35-vjeçari që u raportua i vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Durrës.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, ku shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç është vetëplagosur me armë gjahu, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, raporton Euronews.al.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Murati: Grant 5 milionë euro për përmirësimin e rrjetit të transmisionit

    Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, KOSTT-it dhe KfW-së, për zhvillimin e sektorit të energjisë (Faza VII), që synon përmirësimin e rrjetit të transmetimit.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vlera e grantit është 5 milionë euro dhe se mjetet do të shfrytëzohen për rritjen e kapaciteteve në këtë sektor.

    “Në kuadër të bashkëpunimit financiar me donatorët bilateralë, të institucioneve ndërkombëtare financiare, parasheh të negociojmë marrëveshjen e grantit për projektin zhvillimi i sektorit të energjisë, faza e shtatë, përmirësimi i rrjetit të transmisionit. Vlera e grantit është pesë milionë euro dhe do të kanalohet plotësisht te agjencia ekzekutuese e projektit që në këtë rast është ndërmarrja KOSTT. Ky grant do të rrisë fondet në dispozicion për projektin e përmirësimit të rrjetit të transmisionit me KOSTT”, tha ai.

  • Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Organizatës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të vendit në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

    “Ky propozimvendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC-jq është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.

  • Tragjedia në Luiziana: Dalin detajet – babai vrau shtatë fëmijët e tij

    Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shreveport në shtetin amerikan të Luizianës, ku një baba dyshohet se ka vrarë shtatë nga fëmijët e tij dhe një fëmijë tjetër në një sulm me armë zjarri, që policia e ka cilësuar si një “incident të natyrës familjare”.

    Sipas raportimeve, viktimat ishin të moshave nga 1 deri në 14 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, kur i dyshuari qëlloi mbi 10 persona para se të arratisej me një makinë të vjedhur, bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Shreveport, Chris Bordelon.

    Pas një ndjekjeje nga forcat e rendit, autori u qëllua për vdekje nga policia.

    Dy gra të rritura, mes tyre edhe nëna e fëmijëve, ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor intensiv.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie të rëndë, e cila ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë.

  • Seanca për rastin e Banjskës, sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes

    Seanca gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku mbrojtja e të akuzuarve pritet të paraqesë fjalët përfundimtare.

    Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq përballen me akuza të rënda lidhur me ngjarjen e shtatorit 2023.

    Në seancën e kaluar, Prokuroria Speciale kërkoi burgim të përjetshëm, duke argumentuar se të akuzuarit kishin rol aktiv dhe njohuri për sulmin, i cili sipas saj kishte për qëllim destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës.

    Vendimi pritet pas përfundimit të procesit gjyqësor.