Category: AKTUALE

  • Shtatë komisione parlamentare mbajnë mbledhje në Kuvendin e Kosovës

    Shtatë komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhjet e rregullta në Kuvendin e Kosovës, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i projektligjeve, raporteve dhe çështjeve me interes publik.

    Në rend dite përfshihet shqyrtimi i Statutit të ri të Universitetit “Hasan Prishtina”, projektligje nga fusha e ekonomisë dhe energjisë, si dhe raporti vjetor i ARKEP-it.

    Po ashtu, disa komisione do të trajtojnë tema që lidhen me të drejtat e njeriut, personat e zhdukur dhe çështjet e komuniteteve, ndërsa Komisioni për mjedis do të shqyrtojë shqetësimet e banorëve për burimet ujore në Prishtinë.

    Në agjendë është edhe bashkëpunimi ndërkombëtar, me takimin e Komisionit për punë të jashtme me përfaqësues të Senatit të Çekisë.

  • Ngjarjet e datës 20 prill

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Shtetësinë si dhe Projektligjin për Lendet Plasëse. (Kuvendi i Kosovës, N-302, ora 09:00)

    Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)

     

    Fjalët përfundimtare të mbrojtëse së të akuzuarve për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:30)

    Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji shqyrton Projektligjin pёr Provimin e Maturës Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, N-204, ora 10:00)

     

    Komisioni për Buxhet vazhdon shqyrtimin e Raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 11:00)

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 11:00)

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, N-225, ora 14:00)

     

    Hapet ekspozita “Kronologjia e Lirisë” nga autori i fotografive dokumentare Ridvan Slivova. “Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës”, dhe ne “27 vjetorin e masakrës se Gollakut te 1999”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

  • Mbeturinat inerte në Prishtinë, rreth 40 gjoba të shqiptuara

    Komuna e Prishtinës tash e tri javë po shqipton gjoba për qytetarët që po hedhin mbeturina inerte dhe vëllimore në kryeqytet. Vlera e gjobave është nga 200 deri në 800 euro, e tashmë janë dhjetëra të shqiptuara. Por, kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, ka dyshime për hedhjen e tyre në qendër të qytetit.

    Ndonëse si destinacion është i ndaluar për hedhje të mbeturinave, përshtypje s’po iu bën.

    Si ky qytetar gjatë javës u identifikuan dhjetëra raste tilla që hodhën mbeturina inerte nëpër kryeqytet.

    Ani pse për këto kryetari Rama ka caktuar një lokacion në rrugën “Qendresa”, qendra e qytetit mbeti prapë zgjidhje për disa.

    Më shumë për planin e Komunës dhe për masat që po ndërmerren, foli Alban Ymeri, shef i rendit komunal.

    “Tash është java e tretë rresht që ne jemi me plan të inspektimit të veçant me gjithsej pesë ekipe në terren ku jemi duke inspektu edhe nëpër fshatra dhe jemi duke marr masa sanksionuese për të gjithë ata që po hudhin mbeturina inerte apo çfarëdo lloji tjetër”, ka deklaruar Alban Ymeri, shef i rendit komunal.

    Ymeri bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë po verifikojnë shkeljet.

    “Në kohën kur nuk kemi ekipe kujdestare në terren në bashkëpunim me policin po verifikojmë përmes targave të automjeteve që në mënyrë që t’i shqiptojmë gjoba, ne vazhdojmë të jemi në terren dhe për të gjitha shkeljet do të ketë gjoba”, ka deklaruar Ymeri.

    Por, kryeshefi i ndërmarrjes, “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka dyshime sepse thotë se mbeturinat që janë hedhur nëpër qendër të qytetit kanë qenë paraprakisht në deponi të caktuara.

    “Ne e kemi adresu në bazë të matjeve që i kemi bërë në terren dhe në bazë të atyre vërehet se një pjesë e tyre kanë qëndru për një kohë të deponuara dhe tani janë shpërfaq në qytet dhe e kemi adresu në inspektorat dhe në polici”, ka theksuar ai.

    Por, a kanë pasur efekt gjobat deri më tani?

    “Ka efekt sepse në qendër jemi duke pas sasi më të vogël të këtyre mbeturinave dhe ne nga kjo javë e nisim ekipen monitoruese në terren”, ka deklaruar Reçica.

  • Nesër mblidhet Qeveria, Zyra e Kryeministrit del me njoftim

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se të hënën do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

    Ajo pritet të nisë në ora 08:00, ZKM nuk e ka treguar rendin e ditës.

  • Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

    Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

    Autoritetet thonë se tetë fëmijë u vranë në një “trazirë familjare” në Luiziana.

    Të shtënat ndodhën rreth orës 6 të mëngjesit të dielën në Shreveport, sipas Shefit të Policisë Wayne Smith.

    Viktimat janë nga një deri në rreth 14 vjeç, shkruajnë mediat e huaja. Ai tha se gjithsej 10 persona u qëlluan.

    Zyrtarët thanë se po mblidhnin ende detaje rreth vendit të ngjarjes, i cili shtrihej në tri vende.

    Smith theksoi se i dyshuari u qëllua për vdekje nga policia gjatë një ndjekjeje me automjete.

    Disa nga fëmijët e qëlluar ishin të lidhur me të dyshuarin, ka bërë të ditur Smith.

    “Kjo është një skenë e gjerë ndryshe nga çdo gjë që shumica prej nesh kanë parë ndonjëherë”, ka shtuar Smith.

    Policia Shtetërore e Luizianës thotë se detektivëve të tyre u është kërkuar nga policia e Shreveport të hetojnë.

    Në një deklaratë, policia shtetërore thotë se asnjë oficer nuk u lëndua.

    Policia shtetërore po i kërkon kujtdo që ka fotografi, video ose informacion ta ndajë atë me detektivët e policisë shtetërore.

  • Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet

    Alarm për sigurinë ushqimore në Austri, pasi në një kavanoz me ushqim për foshnje është zbuluar helm për minjtë.

    Policia bëri të ditur se substanca toksike u identifikua në një produkt me karota dhe patate të kompanisë HiPP, i raportuar fillimisht nga një klient. Pas analizave laboratorike, mostra rezultoi pozitive për helm, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik.

    Ngjarja ka çuar në tërheqjen urgjente të produktit nga disa markete, ku rreth 1,500 subjekte në Austri janë prekur nga masa parandaluese.

    Autoritetet në rajonin e Burgenland bëjnë të ditur se kavanozët kishin kapakë të dëmtuar, mungesë të vulës së sigurisë apo erë të pazakontë. Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe jashtë vendit, pasi mostra të ngjashme në Republika Çeke dhe Sllovakia kanë treguar gjithashtu praninë e substancave toksike.

    Sipas kompanisë HiPP, ekziston dyshimi për ndërhyrje të jashtme kriminale në zinxhirin e shpërndarjes, duke theksuar se konsumimi i produktit mund të jetë kërcënues për jetën.

    Ndërkohë, qytetarët këshillohen të mos konsumojnë produktet e blera dhe t’i kthejnë ato në dyqane për rimbursim.

    Ngjarja ka rikthyer vëmendjen tek siguria ushqimore në Evropë, ndërsa priten zhvillime të tjera nga hetimet në vijim.

  • Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të javës së 29-të.

    Dinamo i Ferizaj ka fituar dhe vazhdon si lider me 62 pikë.

    Dy më pak ka Vushtrria (60) dhe tashmë vendi i tretë i është afruar dhe i përket Lirisë së Prizrenit (59).

    Në pozitën e katërt është Feronikeli 74 me 59 pikë.

  • 19 Prill 1999 përkujtohet masakra në Hallaqin e Vogël, 20 civilë të vrarë

     

    Sot shënohet përvjetori i masakrës së 19 prillit 1999 në Hallaqi i Vogël, ku forcat serbe vranë 20 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një vajzë.

    Ngjarja ndodhi gjatë Lufta e Kosovës, në një periudhë kur popullsia civile ishte objekt i sulmeve të vazhdueshme. Sipas dëshmive, viktimat ishin banorë të paarmatosur, ndërsa nga kjo masakër mbijetuan vetëm dy persona.

    Masakra në Hallaqin e Vogël mbetet një nga krimet e rënda të kryera ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë. Familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa kjo ngjarje kujtohet çdo vit si një nga plagët më të dhimbshme të asaj periudhe.

    Në këtë përvjetor, bëhen homazhe në nderim të viktimave, duke rikujtuar rëndësinë e mos-harresës dhe të drejtësisë.

  • Konjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas, në fokus bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet gjeopolitike

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum të mbajtur në Turqi, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme për rajonin dhe zhvillimet globale.

    Forumi është organizuar nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, dhe ka mbledhur përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor në një takim të veçantë të ministrave të jashtëm.

    Gjatë diskutimeve, Konjufca ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në një periudhë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.

    Në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në rajon, si dhe nevoja për koordinim më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit.

  • 58 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, rritet numri i gjobave dhe arrestimeve

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 58 aksidente trafiku, ku 26 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale.

    Sipas të dhënave të autoriteteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,880 gjoba trafiku si pjesë e kontrolleve të shtuara në rrugë.

    Po ashtu, janë arrestuar 30 persona, ndërsa 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

    Autoritetet e rendit kanë bërë thirrje për kujdes më të madh në trafik, duke apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet.