Category: AKTUALE

  • Doctor Smile vendi ku perfeksioni është praktikë e përditshme

    Në qendër të profesionalizmit dhe kujdesit stomatologjik në Kosovë qëndron Doctor Smile, një nga ordinancat më të vlerësuara në vend. Kjo klinikë është bërë simbol i cilësisë, inovacionit dhe rezultateve të jashtëzakonshme që rikthejnë buzëqeshjen dhe vetëbesimin.

    Doctor Smile kombinon ekspertizën e stafit të specializuar me pajisjet më të fundit në stomatologji. Çdo trajtim nga estetika dentare deri te procedurat më të ndërlikuara kryhet me qetësi, saktësi dhe transparencë të plotë.
    Pacientët trajtohen me kujdes individual, duke u ofruar një eksperiencë të rehatshme, profesionale dhe tërësisht të sigurt.

    Pse Doctor Smile?

    ✔ Një nga ordinancat më të besuara dhe të rekomanduara në vend
    ✔ Staf i certifikuar dhe me përvojë
    ✔ Pajisje moderne për diagnozë dhe trajtim të saktë
    ✔ Ambient bashkëkohor, i pastër dhe i organizuar
    ✔ Fokus te mirëqenia dhe kënaqësia e pacientit

    Kontakti

    📍 Rr. Bill Clinton, Bll. 7, Hyrja 4, Nr. 2-1, Pristina, Kosovo
    📞 049 939 222
    📲 Instagram: doctorsmile_ks

  • Abdixhiku: Sekti i VV-së do të manipulojë votën e diasporës – mërgata s’mashtrohet më

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të ndërtojë një sistem të manipulimit të votave, ose siç e quan ai, vjedhje të votave.

    Kjo vjen pas sulmeve të VV-së ndaj partisë që Abdixhiku udhëheq, lidhur me formën e votimit të diasporës pas vendimit të PZAP-it, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, VV po shfaq panik, pasi siç thotë ai, mërgata nuk mashtrohet më.

    “Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon. Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë. Kosova po zgjohet. Mërgata po rikthehet. E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret”, ka shkruar i pari i LDK-së.

    “Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”.

    Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

    Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot.

    E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thejshtë.

    Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan.

    Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra jashtë ambasadave e konsullatave siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj.

    Dhe ja ku jemi sot:

    Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike.

    E vërteta është e thjeshtë. Mërgata kurrë më të lehtë nuk e ka patur votimin. Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe; secili bashkëatdhetar që nuk vie këndej, mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës; shtetit tonë. Mund dhe të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletvotim jo të printuar por të pranuar nga shteti i vet.

    E di se do ta bëjnë.

    LDK po punon secilën ditë me ta. Regjistrohuni e ejani e votoni masivisht në Kosovë. Ne jemi të qetë!

    Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve.

    Përse? Sepse e kanë kuptuar një të vërtetë të madhe:

    Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon.

    Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë.

    Kosova po zgjohet.

    Mërgata po rikthehet.

    E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret.

  • 4 vjet e 6 muaj burgim Pal Berishës, tentoi ta vras një person për pronë në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj të pandehurit P.B., shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar nga Prokuroria Themelore për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, vepra të parashikuara nga Kodi penal i Republikës së Kosovës.

    Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Drilon Haraçi, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, e shpalli të pandehurin fajtor, duke i shqiptuar dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim.

    Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Diaspora” në Brekoc të Gjakovës. I pandehuri P.B., pas një konflikti të vazhdueshëm pronësor me të dëmtuarin GJ.B., kishte tentuar t’ia merrte jetën. Gjatë një fjalosjeje pranë rrethojës së oborrit, ai kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte shtënë ndaj të dëmtuarit nga një distancë rreth 3 metrash, duke e goditur në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa ky po largohej me vrap.

    I dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetën, për të cilat kishte qenë i nevojshëm intervenim kirurgjik.

    Palët kanë të drejtë ankese ndaj aktgjykimit brenda 30 ditëve nga pranimi i tij në formë të shkruar.

  • ​Italia shpall vrasjen e femrave vepër penale më vete, do të ketë burgim të përjetshëm

    Italia u është bashkuar vendeve të rralla të Bashkimit Evropian që e kanë përcaktuar vrasjen e femrave si një vepër penale më vete që mbart një dënim me burgim të përjetshëm.

    Ndërsa ligji është përshëndetur si një hap i rëndësishëm, ekspertët kanë shprehur dyshime për efektin e tij të vërtetë parandalues.

    Lëvizja u nxit nga një valë zemërimi pas vrasjes së 22-vjeçares Giulia Cecchettin në vitin 2023, e cila shkaktoi një debat kombëtar rreth femicidit dhe dështimeve të shtetit, shkruan Euractiv, përcjell KP.

    Deri më tani, vetëm Qiproja, Malta dhe Kroacia e kanë përcaktuar femicidin si një vepër penale më vete, ndërsa në pjesën tjetër të bllokut, motivi i bazuar në gjini është pjesë e ligjeve ekzistuese mbi vrasjen ose dhunën në familje.

    Një nen i ri në Kodin Penal e përcakton femicidin si një vepër penale të veçantë, të dënueshme me burgim të përjetshëm.

    Ligji zbatohet kur një grua vritet për shkak të diskriminimit, urrejtjes ose përpjekjeve për kontroll, që përfshin rastet e dhunës pasi ajo refuzon të fillojë ose të vazhdojë një marrëdhënie. Ai gjithashtu mbulon vrasjet pas prishjes së një marrëdhënieje që përfshin fëmijë, të cilat ligjvënësit thonë se shpesh zbulojnë një dinamikë të vazhdueshme “poseduese”.

    Sipas të dhënave, midis janarit dhe 20 tetorit 2025, 85 gra ishin viktima të vrasjeve të qëllimshme, një rënie nga 102 në të njëjtën periudhë në vitin 2024. Pavarësisht rënies së lehtë, përqindja e grave midis të gjitha viktimave të vrasjeve ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Itali, më shumë se një e treta e të gjithë të vrarëve ishin gra.

    Ligji u miratua me 237 vota pro dhe asnjë kundër, duke bashkuar partitë që rrallë bien dakord për politikën gjyqësore. Kryeministrja Giorgia Meloni e përshëndeti rezultatin si provë të “vendosmërisë kombëtare” kundër dhunës me bazë gjinore, ndërsa udhëheqësja e qendrës së majtë Elly Schlein e përshkroi bashkëpunimin ndërpartiak si një sinjal kyç për një çështje që përndryshe e ndan parlamentin.

  • 3 plumba në kokë e në gjoks, zbardhen detaje nga vrasja e biznesmenit “Mondi Mëhalla”, në Elbasan

    Biznesmeni Edmond Hyka apo siç ishte i njohur si “Mondi Mëhalla” që u vra mbrëmë në Elbasan raportohet se është qëlluar teksa ishte në automjetin e tij në dalje të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

    Ai dyshohet se është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Siç raporton A2 CNN-i besohet (ende pa u konfirmuar zyrtarisht) se plumbat janë shtënë nga një automjet tip “Audi” i zi, ndërkohë që biznesmeni në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij.

    “Mëhalla” është pronar i një pompe karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan.

    Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.

  • Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

    Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

    Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

    Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

    Nëpërmjet këtij artikulli do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

    Kura e Parë me Lëng Limoni

    Përbërësit

    Ujë

    Një limon

    Udhëzimet

    Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

    Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

    Kura e Dytë me Hudhër

    Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

    Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

    Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

    Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

    Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

    Përbërësit

    Ujë

    Një majë luge çaji me sodë buke

    Një lugë gjelle me uthull molle

    Udhëzimet

    Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

    Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

    Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

    Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira. 

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

  • Rizvanolli: Nis instalimi i filtrave në termocentralin “Kosova B”

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se do të fillojë instalimi i filtrave në termocentralin “Kosova B”.

    Ajo thotë se tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet teknike, por edhe ligjore, duke theksuar se po bëhet me financimin e rreth 90 milionë eurove nga Bashkimi Evropian.

    “Po nis instalimi i filtrave në termocentralin “Kosova B” pasi janë përmbushur të gjitha kushtet teknike e ligjore, përfshirë dilatimin e bojlerëve në vitin 2023.  Këtë vit, KEK-u ka realizuar edhe modernizimin e turbinës në njësinë B1.  Me rreth 90 milionë euro financim nga BE-ja, filtrat do të ulin emetimet e pluhurit deri në 35 herë dhe oksideve të azotit (NOx) deri në 4 herë, duke i sjellë në përputhje me standardet e BE-së dhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në Obiliq, Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe në gjithë Kosovën.  Faleminderit Bashkimit Evropian për mbështetjen afatgjatë në modernizimin e sektorit tonë të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe faleminderit punonjësve dhe menaxhmentit të KEK-ut për punën shumëvjeçare për ta çuar këtë projekt kompleks deri në fazën e implementimit. Ky është një hap konkret drejt furnizimit më të pastër dhe më të sigurt me energji për familjet dhe bizneset tona, dhe drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli.

     

  • Aksident me fatalitet në Tiranë, humb jetën një këmbësore

    Aksident me fatalitet në Tiranë, humb jetën një këmbësore

    Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

    Një aksident trafiku ka ndodhur ku sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore në zonën e ish-sheshit Shqiponja.

    Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

    Në njoftimin e policisë thuhet:

    “Paraprake: Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
  • E dhimbshme – Të shtënat masive në festën e ditëlindjes në Kaliforni morën katër jetë, tre nga viktimat fëmijë

    Të paktën katër persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga të shtënat masive në një takim familjar në Kaliforni, thonë autoritetet.

    Viktimat ishin 8, 9, 14 dhe 21 vjeç, tha të dielën një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut San Joaquin. Njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën në incidentin në një restorant në qytetin verior të shtetit, Stockton, raporton BBC.

    Një i dyshuar është ende në arrati dhe policia thotë se beson që të shtënat mund të kenë qenë “të qëllimshme”.

    Zëvendëskryetari i bashkisë së qytetit tha se të shtënat kishin ndodhur “në një festë ditëlindjeje për fëmijë”.

    Policia nuk e ka konfirmuar llojin e ngjarjes në të cilën ndodhi të shtënat, përtej faktit se ishte një takim familjar.

  • Një ditë pas lamtumirës për Shpatin, Tetova sot shpall ditë zie

    Një ditë pas lamtumirës për Shpatin, Tetova sot shpall ditë zie

    Dita e djeshme u përcjell me dhimbje të madhe në qytetin e Tetovës, sepse lamtumira iu dha yllit të muzikës, Shpat Kasapi.

    Për shkak të kësaj, dita e sotme në qytetin e Tetovës është shpallur ditë zie.

    Për opinionin publik, kjo u bë e ditur dje përmes një postimi nga Komuna e Tetovës,

    “(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

    Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

    Vdekja e tij e papritur mërziti cdo artdashës, vecanërisht skenën muzikore dhe adhuruesit e muzikës së tij.

    Megjithatë, ai la pas vetes një numër të konsiderueshëm hitesh, që dëgjohen e do të vazhdojnë të dëgjohen nga pothuajse cdo moshë.

    I ndjeri u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.