Category: AKTUALE

  • 21 persona përfundojnë në pranga për 24-orë

    21 persona përfundojnë në pranga për 24-orë

    21 persona kanë përfunduar në pranga të Policisë për 24-orë në vend.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh, përvec arrestimeve janë shqiptuar edhe 1 mijë e 830   gjoba trafiku, transmeton Rilindjashqiptare.

    Policia bën të ditur po ashtu se kanë ndodhur 46 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

  • Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të AIDS 2025

    Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

    Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS-it në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

    E themeluar në vitin 1988, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishte dita e parë shëndetësore globale.
    Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James W. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë.

    Ata kishin ndarë idenë e tyre për ditën e HIV/AIDS-it meJonathan Mann (drejtor i Programit Global të HIV/AIDS-it), i cili e kishte miratuar idenë dhe rekomandoi respektimin e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it më 1 dhjetor të vitit 1988.

    Kombet e Bashkuara kanë ngritur një Program të Përbashkët për HIV/AIDS-in, i njohur si UNAIDS. Programi filloi veprimtarinë në vitin 1996 duke promovuar në mbarë botën aktivitete të lidhura me HIV/AIDS-in.
    Në vitet e para, temat e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishin fokusuar vetëm te fëmijët dhe të rinjtë.

    Nga viti 1998 e deri më sot, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet nën slogane të ndryshme.

    Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it simbolizohet nga fjongoja e kuqe, simboli global i solidaritetit me njerëzit HIV pozitiv dhe ata që jetojnë me AIDS.

    Ideja për krijimin e një simboli global në luftën kundër HIV/AIDS-it lindi në fillim të vitit 1991 në Nju Jork. Ky është një simbol për solidaritet dhe tolerancë për njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS dhe që shpesh diskriminohen nga publiku.

  • Vdes nëna e Hysni Gucatit

    Ka vdekur nëna e Hysni Gucatit, shkruan Rilindjashqiptare.

    Lajmi u bë i ditur nga vet ai.

    “Të dashur familjarë, miq dhe të afërm,

    Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se e dashura jonë, nëna Hata Gucati, u nda nga jeta.

    Varrimi do të bëhet nesër, më 01.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë, afër kompleksit memorial të dëshmorëve.

    Do ta kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri të madhe për forcën, zemrën e mirë dhe dashurinë e pashtershme që na dhuroi!”, shlroi Gucati.

  • “Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

    “Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

    Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

    Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

    Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

    Pos këtij koalicioni, paraprakisht ishin zyrtarizuar dy koalicione të tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).\

    Ndërkaq, si parti janë regjistruar deri tash:

    4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK; 
    5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK: 
    6. Kosovaki Nevi Romani Partia; 
    7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA; 
    8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 
    9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI; 
    10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE; 
    11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS; 
    12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU; 
    13. SRPSKA LISTA; 
    14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS; 
    15. FJALA; 
    16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
    17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK). 

    Ende nuk janë regjistruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e as Nisma Socialdemokrate.

    Për t’i dorëzuar listat e kandidatëve, partitë kanë afat deri më 7 dhjetor.

  • Vritet biznesmeni shqiptar në Elbasan

    Vritet biznesmeni shqiptar në Elbasan

    Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

    Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij, në dalje të Elbasanit.

    Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit dhe rrethanat e ngjarjes, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje.

  • Polici humb këmbën, shteti ende pa sigurim shëndetësor

    Një aksident trafiku ndërmjet një veture të KFOR-it dhe një veture civile ka bërë që zyrtari policor në Pejë të mbes me pasoja të përhershme.

    Goditja ishte aq e rëndë sa mjekët u detyruan t’ia amputojnë edhe këmbën.

    Për këtë rast, tash zyrtarët që shkaktuan aksidentit do të trajtohen nga shteti italian.

  • Greva e autobusëve në Prishtinë vazhdon “deri kur të alokohen fondet”, rrugët bllokohen nesër nga ora 10:00

    Autobusët e kryeqytetit nuk do të dalin në linja as nesër, pasi greva e punëtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë do të vazhdojë nga ora 10:00.

    Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, ka konfirmuar për Radio Kosovën se greva do të zgjasë deri në momentin që Komuna e Prishtinës të shlyejë borxhet ndaj operatorëve publikë dhe privatë të transportit.

    Si pjesë e protestës, nesër nga ora 10:00 deri në 12:00, autobusët do të bllokojnë rrugët nga Qeveria e Kosovës deri te Komuna e Prishtinës. Qëllimi është të kërkohet sigurimi i fondeve për pagesat e punëtorëve dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban.

    “Nesër do të fillojmë grevën dhe do të dalim me autobusët për bartjen e punëtorëve tanë deri te objekti i Komunës. Greva do të vazhdojë deri në momentin që fondet të alokohen në xhirollogarinë e Trafikut Urban. Nëse kjo nuk ndodh, greva do të vazhdojë në ditët e ardhshme,” tha Gashi.

    Ai ka shprehur keqardhje për shqetësimet e shkaktuara tek qytetarët, por ka theksuar se shërbimi publik do të rikthehet menjëherë pas alokimit të mjeteve.

    Zyrtarët e Trafikut Urban kanë bërë me dije se ditët e humbura të shërbimit do të kompensohen përmes biletave mujore. Greva e autobusëve ka nisur të hënën, ndërsa borxhi i Komunës ndaj Trafikut Urban arrin 3.22 milionë euro, dhe 1.6 milion euro Trafiku ia ka borxh furnitorëve për derivate.

     

  • Papa Leo çon mesazh paqeje nga Libani

    Papa Leo mbërriti në Liban të dielën, ku pritet të bëjë thirrje për paqe në një vend që është një objektiv i vazhdueshëm i sulmeve ajrore izraelite, në pjesën e dytë dhe të fundit të udhëtimit të tij të parë jashtë shtetit si udhëheqës i Kishës Katolike.

    Papa i parë amerikan fluturoi nga Turqia, ku ka qenë për vizitë prej katër ditësh dhe paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të numrit të pazakontë të konflikteve të përgjakshme në botë dhe dënoi dhunën në emër të fesë.

    Orë para mbërritjes së Leos, turma njerëzish u mblodhën përgjatë rrugëve nga aeroporti në pallatin presidencial, duke valëvitur flamuj libanezë dhe të Vatikanit. Ai do të takohet me presidentin dhe kryeministrin dhe do të mbajë një fjalim, vetëm i dyti i tij para një qeverie të huaj.

    Libani, i cili ka pjesën më të madhe të të krishterëve në Lindjen e Mesme, është tronditur nga përhapja e konfliktit në Gaza, ndërsa Izraeli dhe grupi militant shiit libanez mysliman Hezbollah hynë në luftë, duke kulmuar në një ofensivë shkatërruese izraelite.

    Udhëheqësit në Liban, i cili strehon 1 milion refugjatë sirianë dhe palestinezë dhe gjithashtu po përpiqet të rimëkëmbet nga vitet e krizës ekonomike, janë të shqetësuar se Izraeli do të përshkallëzojë në mënyrë dramatike sulmet e tij në muajt e ardhshëm.

    Izraeli thotë se sulmet e tij të vazhdueshme që nga marrëveshja e armëpushimit të vitit të kaluar kanë për qëllim të parandalojnë Hezbollahun nga rivendosja e kapaciteteve ushtarake dhe të paraqesin një kërcënim të ri për komunitetet në Izraelin verior.

    Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha të premten se shpresonte që vizita e Leos do të ndihmonte në dhënien fund të sulmeve izraelite.

    Komunitetet e larmishme të Libanit gjithashtu e kanë mirëpritur udhëtimin e papës, me klerikun kryesor Druze, Sheikh Sami Abi al-Muna, i cili tha se Libani “ka nevojë për shkëlqimin e shpresës të përfaqësuar nga kjo vizitë”.
    Përforcime nga ushtria libaneze dhe forcat e sigurisë së brendshme u vendosën në aeroport para mbërritjes së Leos.

    Karvani i tij do të kalojë nëpër periferitë jugore të Bejrutit, një zonë ku Hezbollahu ka ndikim dhe që u godit në sulmet e vitit të kaluar. Skautët Imam Mehdi të grupit do të mbajnë një ceremoni mirëseardhjeje pranë rrugës ndërsa karvani kalon, shkruan Reuters.

  • Me porosi për 30 mijë €, Granit Plava ishte i vetëdijshëm kur e vrau Liridona Ademajn

    Njëri nga tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, nuk ka shfaqur në natën kritike asnjë element psikiatrik që mund të kishte ndikuar në aftësinë e tij për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij.

    Pra, ai është i përgjegjshëm për veprën. Kështu thuhet në dokumentin e ekspertizës psikiatrike të Granit Plavës.

    “I ekzaminuari Granit Plava nuk ka ngecje në zhvillim mendor dhe nuk manifeston ndonjë çrregullim tjetër mendor të natyrës akute ose kronike. Në momentin e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet nuk janë evidentuar elemente psikike të cilat kanë mundur të ndikojnë në llogaritshmëritë e tij, pra i njëjti është i përgjegjshëm. I njëjti mund të marrë pjesë në gjykim, ai e kupton rrjedhën e procesit gjyqësor, mund të konsultohet me mbrojtësin e tij, dhe deklarimet e tij mund të merren për bazë”, thuhet në dokument.

    Në të njëjtin dokument, në dëshminë e Granit Plavës tregohet si Naim Murseli ia kishte siguruar armën me fishekë për ta vrarë Liridona Ademajn (ish-bashkëshorten e tij).

    Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka treguar se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.

    Po ashtu, Granit Plava në deklaratën e dhënë në Polici më 1 dhjetor 2023, ka deklaruar se një ditë para ditës kritike u takua me bashkëfshatarin e tij, Naim Murseli, ku ky i fundi i ka thënë se ka një rast nga i cili të dy mund të fitojnë para. Puna e tij, i ka thënë se do ishte ta vriste një biznesmene serbe dhe se pas vrasjes do t’ia jepte 30 mijë euro. Tha se kishte pranuar ta kryente vrasjen.

  • Caktohen seancat konstituive në komunat me shumicë serbe, transferi i pushtetit më 5 dhjetor nga ora 11:00

    Caktohen seancat konstituive në komunat me shumicë serbe, transferi i pushtetit më 5 dhjetor nga ora 11:00

    Seancat për ndërrimin e pushtetit në komunat me shumicë serbe janë caktuar për 5 dhjetor në ora 11:00.

    Seancat janë thirrur nga kryetarët e zgjedhur nga radhët e Listës Serbe.

    Lista Serbe ka fituar 10 komuna, përfshirë edhe katër komunat në veri të cilat prej 2022’ës udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë.

    LS ka fituar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok, Gracanicë, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë e Kllokot.

    Në Kllokot, seanca konstituive do të mbahet në një ditë tjetër, ndërsa në 9 komunat tjera më 5 dhjetor, raporton Kossev.