Category: AKTUALE

  • Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi serb

    Njësitë policore të Policisë së Kosovës në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Jugu kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme të cigareve elektronike (Vape).

    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aktiviteteve operative në terren është identifikuar një automjet i dyshuar që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Automjeti, që drejtohej nga një shtetas serb, është ndaluar në magjistralen Bujanoc–Gjilan.

    Gjatë kontrollit të detajuar, njësitë policore kanë zbuluar mallra të kontrabanduara, përkatësisht:

    CROWN Bar – 50 copë
    VOZOL – 120 copë
    AIRMEZ Fox – 100 copë
    VOZOL – 5 copë

    Në total, janë sekuestruar 275 copë produkte, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përcjellës.

    Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për veprën penale “kontrabandim me mallra”, ndërsa malli i sekuestruar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore.

    Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe të gjitha veprimtarive të kundërligjshme, duke riafirmuar vendosmërinë për të vepruar me efikasitet në parandalimin dhe goditjen e tyre.

  • “Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës të LDK-së e Egzon Azemit të VV-së gjatë pauzës në Kuvend

    Kuvendit i Kosovës ka shkuar në pauzë për një orë pas debatit që u zhvillua mbi çmimet e naftës.

    Por, debati s’përfundoi edhe pasi u njoftua për pauzën nga kryesuesi i seancës.

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, u përfshi në një përplasje verbale me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi.

    “Hup, laper“, u dëgjua t’i thoshte Mustafa Azemit.

  • MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

    Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan-Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë-Rugovë ka pasur bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.

    Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila tha se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.

    “Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha, është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm”.

    “Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet tona janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës”, tha MIT-ja.

    Në fundMinistria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore.

  • Rreshje të mëdha përmbytin 25 shtëpi në ishullin Poros, Greqi

    Moti i keq “Erminio” ka goditur Greqinë gjatë 48 orëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje në rreth 25 shtëpi dhe dëme të konsiderueshme, veçanërisht në ishullin Poros.

    Ura kryesore pranë Panagitsa u shemb nga presioni i ujit. Zëvendësministri i Krizave Klimatike, Konstantinos Katsafados, viziton sot zonat e prekura për të vlerësuar situatën.

  • Murati: E pavërtetë që bizneset po ikin për shkak të çmimeve të naftës

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e thirrur për çmimet e derivateve në Kosovë, ka kritikuar propozimin e opozitës për uljen e akcizës dhe TVSh-së për naftën, pasi sipas tij do të kishte efekt shumë të vogël për qytetarët dhe humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

    Murati i ka reaguar opozitës për situatën e krijuar në vend, duke e quajtur propagandë se bizneset po ikin pikërisht për shkak të çmimeve.

    Madje, tentoi tra paraqes si hall të Qeverisë këtë çështje, për shkak se partitë opozitare po ua drejtojnë gishtin edhe nëse po i mbështesin qytetarët, por edhe nëse jo.

    “Propagandë që bizneset po ikin nga Kosova, po mbyllen fabrika e po shkojnë në vendet e rajonit  – e pavërtetë. Po duhet të kemi kujdes si qeveri, sepse nëse i mbështesim qytetarët, po thuhet blerje e votës, nëse nuk i mbështesim, po thuhet që s’po bën asgjë.”

    Murati s’la pa e dhënë edhe një vlerësim edhe për ekonomistët e partive tjera, që gjoja nuk po i kuptojnë konceptet bazike.

    “Sa i përket argumenteve tjera, u përmend disa herë argumenti i cili nuk qëndron, që Qeveria nëse ul taksat tash, nuk humb, për shkakun se ka rritje të çmimit, dhe kësisoj mbledh TVSh. Kjo mund të thuhet vetëm nga ata ekonomistë të cilët nuk e kanë njohurinë e thellë sa i përket koncepteve bazike ekonomike, siç është elasticiteti i çmimit. Kjo koncept bazik në ekonomi po huqet nga ekonomistët e opozitës.” 

  • Kurti: Jam në kontakt me Hamzën dhe Abdixhikun për zgjedhjen e presidentit

    Kurti: Jam në kontakt me Hamzën dhe Abdixhikun për zgjedhjen e presidentit

    Kryeministri Albin Kurti njoftoi se javën e ardhshme do të takohet me kryetarët e PDK-së, Bedri Hamza, dhe të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

    Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit 34 ditë afat shtesë për këtë proces.

    “Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

  • Super zbritje në Al Trade Market mundësi ideale për furnizim familjar

    Rrjeti i marketeve Al Trade Market ka nisur një ofertë  të re promocionale, duke ofruar zbritje të konsiderueshme në një gamë të gjerë produktesh për konsumatorët.

    Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni është i vlefshëm nga 03 deri më 07 prill 2026 dhe përfshin disa nga pikat kryesore të këtij rrjeti në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas.

    Kjo ofertë dallon për përfshirjen e shumë kategorive të produkteve, duke filluar nga artikujt ushqimorë bazë e deri tek pajisjet e teknikës së bardhë, duke synuar të lehtësojë kostot e përditshme për familjet.

    Në kuadër të këtij aksioni, konsumatorët mund të përfitojnë nga zbritje në produkte ushqimore esenciale s dhe artikuj të tjerë të konsumit të përditshëm, si dhe në pije freskuese dhe produkte të konservuara. Po ashtu, pjesë e ofertës janë edhe produktet higjienike dhe artikujt për mirëmbajtjen e shtëpisë.

    Një element i veçantë i kësaj fushate është përfshirja e teknikës së bardhë, ku qytetarët mund të gjejnë oferta në pajisje shtëpiake si frigoriferë, rrobalarëse dhe shporeta, me çmime promocionale.

    Përfaqësues të kompanisë theksojnë se qëllimi i kësaj nisme është të ofrojë mundësi më të mira blerjeje për konsumatorët, duke kombinuar cilësinë me çmime konkurruese në treg.

    Duke qenë i kufizuar në kohë dhe në sasi të produkteve, qytetarët inkurajohen të vizitojnë sa më herët pikat përkatëse për të përfituar nga ofertat.

    Me këtë fushatë, Al Trade Market vazhdon të forcojë praninë e tij në tregun vendor, duke u pozicionuar si një nga rrjetet që synojnë të ofrojnë zgjidhje të plota për nevojat e përditshme të konsumatorëve.

  • Kina kundërshton rezolutën e OKB-së për Hormuzin

    Këshilli i Sigurimit të OKB do të votojë një rezolutë të propozuar nga Bahreini për mbrojtjen e rrugës së përdorur në ngushticën e Hormuzit nga anijet transportuese.

    Sipas Reuters, lajmi është bërë i ditur sot (e premte), megjithatë Kina me të drejtë vetoje, e bëri të qartë se kundërshtona fuqishëm autorizimin të përdorimit të forces në atë pjesë, transmeton Klankosova.tv.

    Takimi i Këshillit të Sigurisë dhe votimi i rezolutën pritet të zhvillohet mëngjesin e së shtunës, dhe jo të premten siç ishte planifikuar fillimisht.

    Bahreini, kryesuesi aktual i Këshillit të Sigurisë, finalizoi draft rezolutën e cila do të autorizojë “të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse’’ në kalimin detar.

  • Trump kërcënon Iranin pas sulmeve të reja: Ushtria jonë ende s’ka filluar

    Trump kërcënon Iranin pas sulmeve të reja: Ushtria jonë ende s’ka filluar

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë Iranin, duke kërcënuar se do të godasë ura dhe centrale elektrike në vend.

    Deklarata erdhi pas sulmeve iraniane me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit.

    Trump e përshëndeti gjithashtu shkatërrimin e urës më të madhe në Iran, ndërsa zyrtarët iranianë raportuan viktima dhe dëme të mëdha, duke premtuar kundërpërgjigje më të ashpra.

     

  • Zelensky thotë se situata në vijën e frontit ka qenë më e mira për Ukrainën në 10 muajt e fundit

    Presidenti Volodymyr Zelensky tha se situata në vijën e frontit për Ukrainën ishte më e mira në 10 muaj, duke shtuar se trupat e Kievit kishin penguar një ofensivë ruse muajin e kaluar.

    “Ofensiva që ata po planifikonin për në mars u pengua nga veprimet e forcave tona të armatosura. Kjo është arsyeja pse rusët tani thjesht do të shtojnë operacionet e tyre të sulmit”, tha Zelensky, në komentet e publikuara nga zyra e tij të premten, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Udhëheqësi ukrainas tha se i ftoi negociatorët amerikanë të vizitonin Kievin gjatë një takimi online në fillim të kësaj jave dhe se kishte dëgjuar “sinjale pozitive” në përgjigje të propozimit të tij.

    “Në përgjithësi, vija e frontit po mbahet… Situata është komplekse, por më e mira që ka qenë në 10 muajt e fundit”, tha ai, duke cituar të dhëna nga inteligjenca ukrainase dhe britanike.