Category: AKTUALE

  • Ekzekutivi miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

    Qeveria “Kurti 3” ka miratuar sot në mbledhjen e radhës nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar dhe Ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

    Nisma përfaqësohet nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

    Lidhur me këtë fjalën në mbledhje e mori ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili theksoi rëndësinë e nismës për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe të fushës së mbrojtjes.

    “Duke pasur parasysh se aprovimi i kësaj nisme është shumë i rëndësishëm, edhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Republikës së Turqisë, kërkojmë të miratohet”, tha mes tjerash Maqedonci.

  • Shefi i shtabit të Ushtrisë amerikane do të dalë në pension

    Pas raportimeve të mediave amerikane, Pentagoni ka konfirmuar lajmin se gjenerali Randy George do të dalë në pension me efekt të menjëhershëm.

    Raportimet në ShBA sugjeruan se Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, kishte ndërmarrë hapa për të shkarkuar George, i cili pritej të qëndronte në detyrë të paktën deri në verë.

    George, i cili ishte shefi i 41-të i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, mori këtë pozicion në shtator të vitit 2023.

    Ky zhvillim nënvizon ndryshimet e shpeshta në udhëheqjen e lartë ushtarake amerikane dhe ndikimin e Sekretarit të Luftës në strukturën e komandës.

  • Miratohet projektligji për Shtetësinë, Sveçla: Krijon lehtësira edhe për diasporën

    Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, prezantoi Projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës.

    Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

    “Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”.

    Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim.

  • Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

    Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se mbi 10 mijë e 200 zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda afatit ligjor për vitin kalendarik 2025, ndërsa rreth 140 të tjerë nuk e kanë përmbushur këtë obligim.

    Agjencia theksoi se procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 është zhvilluar në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore, duke filluar më 1 mars 2026 dhe përmbyllur më 31 mars 2026.

    Megjithatë, jo të gjithë e kanë respektuar afatin. Sipas Agjencisë, “bazuar në të dhënat më të fundit të njësive përkatëse të nxjerra nga sistemi më 1 prill, rezultojnë rreth 140 zyrtarë që nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarim të pasurisë deri në përmbylljen e afatit më 31 mars 2026”.

    APK shton se këto të dhëna janë ende preliminare dhe mund të ndryshojnë pas përfundimit të verifikimit.

    Agjencia tutje ka bërë të ditur se nuk parashihet shtyrje e afatit për deklarim.

    “Korniza ligjore që rregullon procesin e deklarimit të pasurisë nuk parasheh afat shtesë për përmbushjen e këtij obligimi pa pasoja juridike, ndërsa afati përfundimtar ka qenë 31 marsi”, thuhet në përgjigje.

    Sa i përket masave ndëshkuese, APK theksoi se në përputhje me kompetencat e saj ligjore, tashmë ka filluar ndërmarrjen e veprimeve përkatëse ndaj zyrtarëve që nuk e kanë përmbushur obligimin në afat, duke përfshirë inicimin e procedurave për shqiptimin e gjobave.

    “Gjoba në vlerë prej 30% të pagës mujore aplikohet për të gjithë zyrtarët që nuk kanë respektuar afatin ligjor”, ka njoftuar APK.

    Në rast se obligimi nuk përmbushet as pas masave administrative, paralajmërohen edhe pasoja më të rënda.

    “Në rastet kur obligimi nuk përmbushet edhe pas 15 ditësh dhe pas shqiptimit të masave administrative siç është gjoba, Agjencia procedon me hapat e mëtejmë ligjorë, përfshirë përgatitjen e kallëzimeve penale për organet kompetente, ndërsa kjo mund të rezultojë me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin” thuhet në përgjigje.

    Agjencia shtoi se çdo rast trajtohet në përputhje me dispozitat ligjore dhe, nëse ka bazë të mjaftueshme, procedohet me kallëzime penale, si dhe njoftohen institucionet relevante si Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

  • Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

    Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

    Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë.

    Në seancë sot janë paraqitur avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, si dhe biznesmeni Elman Abule, raporton A2CNN.

    Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

    Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

    Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

  • ZRRE raporton sot për tarifat e energjisë në Komisionin për Ekonomi

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion i Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në fokus do të jetë raportimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

    Mbledhja pritet të nisë nga ora 09:00, ndërsa përfaqësuesit e ZRRE-së do të raportojnë lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike.

    Diskutimet pritet të përqendrohen në çmimet aktuale dhe ndikimin e tyre tek konsumatorët.

  • Mblidhet “Kurti 3” – shqyrton masat për produktet bazë

    Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e sotme, rreth një orë e gjysmë para se të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit.

    Pikërisht, në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

    Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme, që nga shkurti edhe në Kosovë ka nisur shtrenjtimi i naftës dhe i disa produkteve tjera.

    Në rend dite, në mbledhjen e Qeverisë janë edhe disa pika të tjera.

    Ndërkohë, sa i përket rritjes së çmimit të naftës, sot, edhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, e thirur nga LDK-ja, por e mbështetur edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.

  • Rroga e 13-të mobilizon sindikatat e ndërmarrjeve publike, paralajmërohen protesta

    Ndarja e pagës së 13-të për zyrtarët publik por jo edhe për punonjësit e ndërmarrjeve publike, ka aktivizuar sindikatat, që kanë listuar kërkesat e tyre për institucionet e nivelit qëndror. Gjithashtu, janë paralajmëruar edhe protesta e greva.

    Fillimisht kërkesat ua drejtuan veç me shkrim.

    Por kur s’morën përgjigje tash po i japin zë padrejtësisë që pretendojnë se iu bë.

    Sindikata e Re e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës të enjten mbajti konferencë para qeverisë duke kërkuar ekzekutimin e pagës së 13-të edhe për ta.

    “Punëtorët e Koorporatës Energjetike të Kosovës janë revoltuar për shkak se na kanë anashkaluar, punëtorët të cilët japin energjinë e bëjnë shtetin të punojë me energji në mënyrë që shteti janë të funksionojë sa më mirë”, ka thënë Xhelal Jashari, kryetar i Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut.

    Kritik ndaj qasjes së qeverisë qe edhe nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica.

    “Këta ose e komentojnë ligjin sipas dëshirës ose me të vërtetë janë të padijshëm sepse t’i thuash një veterani që punonë në KEK nuk të takon paga e 13-të edhe pse je ndërmarrje publike vetëm këtu ndodh”, ka thënë Llumnica.

  • Hargreaves takon studentët kosovarë pas studimeve në Britani: Janë kthyer me aftësi unike

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, priti studentët kosovarë të rikthyer nga studimet në Mbretërinë e Bashkuar përmes bursës Chevening.

    Ai vlerësoi aftësitë e tyre unike në fusha si inteligjenca artificiale, industria e filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies, duke theksuar kontributin e tyre në shoqëri.

  • Konjufca: Kosova dënon sulmet e Iranit dhe mbështet thirrjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë me 40 homologë nga vende të ndryshme, ku u diskutua situata në Ngushticën e Hormuzit pas tensioneve mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit.

    Takimi u zhvillua me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, dhe sipas Konjufcës, u theksua rëndësia e ruajtjes së lirisë së lundrimit dhe respektimit të korridoreve ndërkombëtare të tregtisë, që nuk duhet të përdoren si instrument presioni.

    Ai shton se ndërprerjet në këtë rrugë jetike ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, çmimet e energjisë dhe stabilitetin ekonomik, duke theksuar nevojën për koordinim ndërkombëtar për të garantuar funksionimin normal të korridoreve strategjike.

    Postimi i plotë:

    Sot, me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, mora pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 Ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit.

    Në takim u theksua qartë se liria e lundrimit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni. Mbrojtja e anijeve civile dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare janë parime të panegociueshme. Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë ne linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

    Ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin e shumë vendeve, përfshirë edhe vendin tonë. Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike në përgjithësi. Për këtë arsye, koordinimi ndërkombëtar dhe një qasje e përbashkët janë thelbësore për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të këtyre korridoreve strategjike.

    Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.