Category: AKTUALE

  • Lëkundje tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

    Lëkundje tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

    Autoritetet turke njoftuan sot se provinca lindore e Van, është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,2 ballë Rihter.

    Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme, tha agjencia AFAD në një deklaratë, duke shtuar se vlerësimet në terren janë duke vazhduar.

    Tërmeti goditi rrethinën Tuşba në orën 08:52 të mëngjesit në një thellësi prej 7 kilometrash, me lëkundje të ndjera edhe në provincat përreth”, shtoi autoriteti.

  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    Korab Bajgora është arrestuar mbrëmë në Pejë ku fyente vlerat e luftës dhe familjen Haradinaj. Por e kaluara e tij del të jetë goxha e zymtë.

    Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se axha i tij ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit pasi që ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi në favor të armikut serb.

    Familja Bajgora nga Podujeva për shkak të kaluarës së errët kishte ndërruar vendbanim pas lufte duke u zhvendosur në Pejë.

    Korab Bajgora ka qenë i përfshirë në disa vepra penale viteve të fundit duke qenë gjithmonë emër i njohur për policinë.

    “Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Tek i njëjti janë sekuestruar edhe dy armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për Korab Bajgorën.

  • Arrestohet pasi ofendoi familjen Haradinaj, detaje nga Policia

    Policia e Kosovës ka njoftuar një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për ngacmim dhe armëmbajtje pa leje.

    Ngjarja ka ndodhur më 3 prill 2026 rreth orës 18:00 në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”, ku i dyshuari mashkull kosovar kishte publikuar një video në rrjetet sociale duke ofenduar familjen Haradinaj.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri – pistoleta, njëra prej të cilave me katër fishekë.

     

    I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet.

  • Në mes të tensioneve, kalon edhe anija e dytë në Ngushticën e Hormuzit

    Një anije e dytë me flamur turk ka kaluar Ngushticën e Hormuzit, rrugën tregtare të mbyllur nga lufta, tha të shtunën Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu.

    Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kryesore detare globale, që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi Iran më 28 shkurt, të cilat nxitën konfliktin në Lindjen e Mesme dhe rritën ndjeshëm çmimet globale të naftës dhe gazit.

    Uraloglu tha se më 28 shkurt, 15 anije të pronarëve turq prisnin të kalonin përmes ngushticës strategjike.

    “Dy nga këto 15 kanë kaluar. Kjo shpjegohet nga iniciativat tona dhe gjithashtu nga fakti se ato po përdornin porte iraniane ose po transportonin mallra që vinin nga ose shkonin për Iran”, tha Uraloglu.

    Uraloglu nuk tha se kur kaloi anija e dytë, ndërsa anija e parë kishte kaluar me lejen e Iranit, më 13 mars.

    Ministri tha se vetëm nëntë nga anijet e bllokuara kishin kërkuar leje për të kaluar ngushticën dhe se ministritë e transportit dhe të jashtme po përpiqeshin t’i ndihmonin.

    “Katër prej tyre nuk kanë kërkuar të largohen. Dy janë anije për prodhimin e energjisë dhe ndodhen në vend. Dy të tjerat po presin që situata të qetësohet,” shtoi ai.

  • Incident me armë zjarri në një lokal nate në Prishtinë, dy të lënduar

    Një incident me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave në një lokal nate.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”, në lokalin “Preview Bar”, ku rreth orës 02:30 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të lënduar.

    Të plagosur kanë mbetur Adis Hoti dhe Blerim Hoti, të cilët kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit. Njëri prej tyre është qëlluar në shuplakën e dorës dhe në këmbë, ndërsa tjetri në këmbë. Sipas personelit mjekësor, të dy janë jashtë rrezikut për jetë. Fillimisht kanë marrë trajtim në QKUK, ndërsa më pas janë dërguar në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

  • Vlorë: Detaje se si nisi sherri ku humbi jetën 63-vjeçari

    Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti banal humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

    Sipas burimeve nga policia e Vlorës, “AbcNews” thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të disa ditëve më parë, që djali i viktimës – i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital, kishte me autorin.

    Burime policore bëjnë me dije se babë e bir kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin dhe për të sqaruar konfliktin. Në momentin e përplasjes, autori ndodhej në makinë, ndërsa viktima dhe djali i tij i janë afruar. Fillimisht ka pasur debat verbal, i cili më pas ka degraduar në fyerje dhe sharje.

    Duke qenë se autori kishte banesën pranë, në konflikt kanë ndërhyrë edhe dy shokë të tij. Situata ka agravuar në përplasje fizike mes palëve, me goditje me grushte dhe shkelma.

    Sipas të dhënave, autori e ka goditur 63-vjeçarin dy herë me grushte dhe një herë me shkelm, duke bërë që viktima të përplaset në tokë dhe të humbasë jetën. Gjithashtu, mësohet se viktima kishte probleme me zemrën dhe ishte operuar më parë, çka mund të ketë qenë një faktor shtesë që ndikoi në vdekjen e tij.

    Pas ngjarjes, autori së bashku me dy shokët e tij, të cilët janë identifikuar, janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

    Ndërkohë, viktima u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë, ndërsa djali i tij mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Burime policore konfirmojnë gjithashtu se rreth një muaj më parë viktimës i ishte djegur automjeti, por kjo ngjarje nuk ka lidhje me incidentin e fundit

  • Çfarë fshihet pas datës 4 prill?

    Çfarë fshihet pas datës 4 prill?

    Sot është Dita Botërore e Qenve Endacak.

    Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacak. Ata ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.

    Në Kosovë janë shumë pak organizata të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve. Krejt kjo si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat.

    Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacak të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve.

    4 prilli si ditë ndërkombëtare e qenve endacak, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës.

  • 12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërtese në Itali

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Via Piave, në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e çatisë së një ndërtese.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa sipas raportimeve paraprake, xhami mbi të cilin po ecte i mituri nuk ka mundur të përballojë peshën e tij dhe është thyer, duke bërë që ai të bjerë dhe të përplaset në shkallë.

    Përpjekjet e shokëve që ndodheshin me të për ta ndihmuar kanë qenë të pasuksesshme, pasi 12-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e urgjencës mjekësore dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Hetimet mjeko-ligjore janë përqendruar në oborrin e ndërtesës, i cili përfshin disa shkallë, si dhe në zonën ku ndodhi rënia tragjike e të miturit

  • Ngjarjet e datës 4 prill

    Artistët kosovarë organizojnë ekspozitën “Artistët në hap me luftëtarët”, me rastin e përvjetorit të fillimit të gjykimit në Hagë (Kati i tretë në Hotel Grand, ora 13:00)

    Presidentja Vjosa Osmani, e cila soe përfundon mandatin e saj, ia dorëzon këtë detyrë kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu (Kabineti i Presidentes, ora 16:00)

  • Çështja e presidentit, të hënën takohen Kurti me Abdixhikun

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen të hënën për të diskutuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri.

    Këtë e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri.

    “Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, tha Haziri në “Rubikon”.