Category: AKTUALE

  • Kapet 65 kg marihuanë në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar

    Kapet 65 kg marihuanë në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar

    Policia në Maqedonia e Veriut ndaloi një makinë me targa të Shkupit drejt Velesit, ku gjatë kontrollit u gjetën katër thasë me 65 kilogram marijuanë.

    Në pranga përfunduan një 38-vjeçar nga Shkupi dhe një 55-vjeçar nga Kavadarci.

  • Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

    Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

    Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atleticos.

    Ata fituan pas një “remontade”, me rezultat 1-2 duke i ndihmuar edhe më shumë në garën për titull.

    Golat i shënoi Simeone për Atleticon dhe Rashford së bashku me Lewandowskin për Barçën.

    Barça, me këtë fitore i largohet Realit me 7 pikë në krye të La Ligës me 76 pikë.

  • Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

    Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

    Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar arsyet pse ka vendosur që vazhdojë lojën e saj në Big Brother VIP edhe pas kërkesës nga nëna e saj për t’u larguar nga gara.

    Banorja theksoi se po e vazhdon garën me vullnetin e saj të lirë. “Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata nuk mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, deklaroi Selin.

    Më tej ajo shtoi se 48 orët e fundit që nga ‘prime’ i së mërkurës, kanë qenë të ngarkuara për të. “Këto 48 orët e fundit për mua kanë qenë ekstremisht të ngarkuara. Kam dashur të vazhdoj garën sepse ka qenë për të dalë ballë për ballë dhe për të mbrojtur veten përballë dy njerëzve që mendojnë se, duke paragjykuar dhe duke më dhënë epitete që s’më takojnë, mund të ecin para në garë. Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, shtoi ajo.

    Sakaq Selin e përmbylli duke thënë “Për mua e para është familja ime. Nuk do thoja se janë zhgënjyer por do u thoja që të kenë besim për mua, për të mbrojtur të ardhmen time. Duhet të kenë besim te unë dhe unë jam e bindur se suportin e tyre e kam akoma. Kam qenë e shqetësuar, sepse jo vetëm për të ditur që unë thjeshtë kam pasur dëshirë të vazhdoj garën dhe jo si disrespekt ndaj tyre”.

  • Studimi: Njerëzit mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë

    Studimi: Njerëzit mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë

    Njerëzit të cilët janë mbi 40 vjet preferohet që të punojnë vetëm 3 ditë në javë.

    Këtë e thotë një studim i publikuar në Bright Side ku thotë se njerëzit të cilët punojnë me orë më të gjata do të kenë problem me njohjen e gjërave.

    Në vitin 2016 në Universitetin e Melburnit, studiuesit analizuan mijëra punëtorë, duke përfshirë 3500 gra dhe 3000 burra në Australi.

    Nga kjo doli se orët e gjata të punës mund të ndihmojnë stimulimin e fuqisë së trurit, por orët e gjata kanë rrezik që të ju dëmtojnë edhe njohuritë për fusha tjera.

     

  • Sonte shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP Albania: në televotim Brikena dhe Selini

    Sonte shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP Albania: në televotim Brikena dhe Selini

    Mbrëmja e sotme pritet të jetë vendimtare në Big Brother VIP Albania, pasi do të zbulohet emri i finalistit të parë të këtij edicioni.

    Në televotim për këtë vend të rëndësishëm janë dy banore të forta: Brikena dhe Selini.

    Të dyja kanë treguar lojë të fortë gjatë qëndrimit në shtëpi. Selini është konsideruar shpesh si një lojtare e fortë dhe e drejtpërdrejtë, duke u përfshirë në dinamika të rëndësishme të lojës.

    Nga ana tjetër, Brikena ka arritur deri në këtë pikë, duke qenë në qendër të vëmendjes, sidomos për raportin e saj me Mateon, që ka ndikuar dukshëm në rrjedhën e lojës së saj.

    Tani gjithçka mbetet në dorën e publikut. Kush do të jetë finalistja e parë?

    Përgjigjja do të jepet sonte, në një natë që pritet me shumë emocion nga publiku.

  • Flamuri dardan vendoset në Kosmaq të Drenicës në respekt të përfundimit të mandatit të Osmanit

    Vjosa Osmani sot zyrtarisht përfundoi mandatin e saj si presidente.

    Kryeparlamentarja, Haxhiu pranoi në ceremoninë zyrtare detyrën si u.d e presidentes nga tashmë ish-presidentja, Vjosa Osmani.

    Në fshatin Kosmaq të Drenicës, si shenjë e respektit për përfundimin e mandatit të Osmanit është vendosur flamuri dardan.

  • Trump kërcënon Iranin, i jep kohë 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se Irani ka 48 orë kohë për të “bërë një marrëveshje” ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit përpara se “Ferri të mbretërojë mbi ta”.

    Në një postim në Truth Social, ai shkruan: “A ju kujtohet kur i dhashë Iranit dhjetë ditë kohë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për ta HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.

    “48 orë para se i gjithë Ferri të mbretërojë mbi ta. Lavdi Zotit! Presidentit DONALD J. TRUMP.”

    Më 27 mars, Trump njoftoi se po ndalonte çdo sulm ndaj centraleve të energjisë iraniane për 10 ditë nga ajo kohë.

    Në një postim tjetër pak më parë, duke folur kryesisht për përfitimet që tarifat i kanë sjellë ekonomisë amerikane, ai e mbylli me: “E gjithë kjo dhe, njëkohësisht, heqja qafe e një Irani Bërthamor. MAGA!!!”

  • Muriqiiiiiiiiii

    Muriqiiiiiiiiii

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar për 2:1 në të mirë të Mallorcas ndaj Real Madridit.

    Muriqi u pa me lot në sy pas golit të shënuar. Ai është kritikuar e është fyer në rrjetet sociale nga një tifoz pas humbjes nga Turqia. Por është përkrahur nga pjesa më e madhe për kontributin e dhënë te Kosova.

    Kliko linku video e golit:

    https://x.com/thegoalszone/status/2040461328372977817?s=46&t=47HjVAEmcEcb33Hue0G28g

  • KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet me shqetësimet e ngritura për matjen e pasaktë të harxhimeve

    KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet me shqetësimet e ngritura për matjen e pasaktë të harxhimeve

    KEDS ka lëshuar një komunikatë për media duke arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike që po ndodh në vend.

    Sipas KEDS, kjo bëhët bazuar në planin për investime që është miratuar nga ZRRE dhe nuk lidhet vetëm me përiudhën e fundit apo ditët e fundit.

    “Bazuar në operacionet shumëvjeçare, ndërrimi i njehsorëve dhe aktivitetet tjera operative realizohen rregullisht nga KEDS, përfshirë edhe ditët e shtuna, dhe nuk lidhen vetëm me këtë periudhë apo ditët e fundit.

    Këto procese zhvillohen në përputhje me planin e investimeve të miratuar nga ZRRE.Qëllimi ynë është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet tona dhe kontraktorët e angazhuar, duke garantuar digjitalizimin e sistemit matës”, thuhet në komunikatën e KEDS.

    Sipas KEDS “dërrimi i njehsorëve nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që po qarkullojnë në opinion”.

    “Njehsorët janë ndërruar dhe do të vazhdojnë të ndërrrohen në mënyrë të vazhdueshme, sipas planifikimit.𝐒𝐢𝐜̧ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐈𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐫𝐞𝐠𝐭𝐢𝐬𝐞̈, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐩𝐨 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐞, 𝐧𝐣𝐞𝐡𝐬𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐦𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐝𝐞𝐯𝐢𝐣𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐧”, thuhet në reagim.

  • Miftaraj i IKD-së fotografon punëtorët e KEDS-it duke ia ndërruar orën e rrymës: Po punojnë të shtunave, s’na njoftuan fare

    Ehat Miftaraj nga IKD ka publikuar një fotografi të punëtorëve të KEDS-it duke i ndërruar orët e rrymës elektrike në objektin ku jeton.

    Miftaraj ka thënë se sipas ekipës që po punonte, njehsorët ishin vendosur në vitin 2010 dhe duhet të ndërrohen çdo dhejtë vite.

    Ai ka shkruar se vjetërsia e orëve, sipas punonjësve, ka qenë arsye e mos matjes së rregullt të harxhimeve, gjë që ka ndikuar në pagesën më të shtrenjtë të rrymës së harxhuar.

    Postimi i plotë:

    KEDS i ka dërguar sot e shtune ekipet me i ndrru njehësoret ne rrugen Prekazi ne objekt tonin.

    Sipas ekipes njehesoret jane vendos ne vitin 2010 dhe duhet te ndrrohen çdo 10 vite. Sipas tyre ne muajin e fundit njehesori i seciles banese nuk i ka regjistruar ne menyre te drejte kilovatet e shpenzuar çka ka ndikuar qe rryma te vie pothuajse dyfish apo tre fish me shtrenjte.

    Ndrrimi i njehesoreve eshte bere pa njoftim paraprak te banoreve dhe pas asnje informacion se pse po ndrrohen. Sikur mos te isha sot ne banese dhe mos te bisedoja me ekipet qe po ndrrojne njehesoret sigurisht se nuk do e dija ndoshta fare se jane ndrruar.

    KEDS eshte shtet ne vete. ZRRE, qeveria dhe Kuvendi padyshim se iu mbron interesat financiare ne dem te qytetarit andaj edhe sillen si kauboj.

    P.S. Sjellja e ekipes qe ndrronte njehesoret ishte teper profesionale dhe per çdo levdate.