Blog

  • Zvicra fut edhe 11 shtete në listën e karantinës

    Zvicra fut edhe 11 shtete në listën e karantinës

    Zvicra ka shtuar 11 shtete dhe disa rajone në Itali e Austri në listën e karantinës.

    Nga 14 dhjetori, shtetasit e 11 shteteve të reja do të duhet të jenë në izolim për 10 ditë kur të hyjnë në Zvicër.

    Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), SHBA, Portugalia, Polonia, Hungaria, Gjeorgjia, si dhe shtetet e Ballkanit Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut e kanë të detyruar karantinën.

    Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet e vetme të paprekura në Ballkan.

  • Sot mblidhet Kolegji Zgjedhor, Bideni pritet të shpallet zyrtarisht president i SHBA-së

    Sot mblidhet Kolegji Zgjedhor, Bideni pritet të shpallet zyrtarisht president i SHBA-së

    Kolegji Zgjedhor do të mblidhet ditën e sotme për të votuar zyrtarisht Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Secili prej anëtarëve do të ketë të drejtën e një vote.

    Biden ka planifikuar t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje, pasi anëtarët e Kolegjit të kenë votuar.

    Votat këtë vit kanë tërhequr më tepër vëmendjen pasi presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet dhe ka vazhduar të ngrejë akuza kundrejt Bidenit.

    “Unë shqetësohem nëse vendi do të ketë një president të paligjshëm, kjo është ajo për të cilën shqetësohem, ” tha Trump në një intervistë për Fox News, transmeton Shqiptarja.
    Pas disa javësh sfida ligjore, Trump nuk arriti të bindte gjykatësit në katër shtete, të cilat mund ta kishin vënë në dyshim rezultatin. Gjykatësit refuzuan përpjekjen e Trump të premten.
    Biden fitoi 306 vota elektorale kundrejt 232 vota të Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

  • Tayna e quan veten kryevepër në ditëlindjen e 25-të: Vajzë pas shtatë djemve në hip-hop

    Tayna e quan veten kryevepër në ditëlindjen e 25-të: Vajzë pas shtatë djemve në hip-hop

    Reperja e njohur shqiptare, Tayna, sot feston ditëlindjen e saj të 25-të.

    Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e shumta pranë postimit të bërë në Instagram, aty ku veten po e quan kryevepër.


    “Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!😛”, ishin fjalët e Taynës pranë postimit të një fotografie në Instagram.

    Tayna është një nga rep-artistet shumë të dashura për publikun dhe që nga fillimet e para të karrierës ka arritur shumë suksese të cilat po i vazhdon edhe sot.

  • Hoxhë Drilon Gashi: Edhe katolikët mund të shkojnë në Xhenet

    Hoxhë Drilon Gashi: Edhe katolikët mund të shkojnë në Xhenet

    Këtë javë mysafirë në emisionin Kojshia Show ishin të ftuar Hoxhë Drilon Gashi dhe Prifti Don Lush Gjergjin.

    Të dy janë pyetur nga moderator se ku shkon shpirti sipas fesë islame dhe katolike.

    Don Lush Gjergji ka thënë se sipas fesë katolike, “besojmë në pavdekshmërinë e shpirtit”.

    “Pas gjyqit përfundimtar në botën tjetër, Zoti do ta shpërblejë jo vetëm shpirtin por edhe trupin e njeriut për veprat e mira që i ka bërë, nëse jetojmë ashtu siç na mëson Zoti. Ne nuk mund ta mësojmë Zotin të themi na shpëto vetëm neve që jemi katolik apo këta të fesë islame të thonë, na shpëto neve që jemi myslimanë. Zoti I ka planet e veta”, ka thënë ai.

    “Pra pas vdekjes ka dy mundësi: Mundësia e shpërblimit dhe ndëshkimit. Ndëshkimi apo dënimi përfundimtar, parajsa dhe ferri. Ferri nuk është që Zoti e bënë, por një vet-ndëshkim apo vetëvrasje që e bënë njeriu. Zoti ia jep rastin njeriut me miliona herë që të shpëtojë e të shpërblehet”, shtoi Gjergji.

    Ndërkaq, hoxhë Drilon Gashi është pyetur nëse një i krishterë mund të shkojë në xhenet, sipas fesë Islame.

    Gashi ka thënë se kjo ka qenë njëra nga tri arsyet pse Bashkësia Islame e Kosovës, e ka përjashtuar nga puna.

    “Unë e kam një teori e cila thotë se ata që nuk e besojnë sheriatin e profetit, Muhamed, për shumë arsye, ka mundësi teorike, praktike, logjike, fetare për me qenë banorë të xhennetit (parajses), në botën tjetër”, tha ai.

    Ai theksoi se edhe katolikët mund të shkojnë në xhenet.

    “Me iu përgjigj kësaj pyetje me Ajet Kuranor, Zoti në kaptinën e dytë me radhë në Kur’an, vargu 62 thotë “s’ka dyshim se në të vërtetë ata që ishin myslimanë, ata që ishin jahudi, ata që janë të krishterë,…, kush besoi prej tyre Zotin dhe ditën e fundit, le të bëjë vepra të mira – për ta nuk ka frikë e as dëshpërim dhe shpërblimi i tyre është te Zoti”, tha Gashi.

    Tutje është biseduar edhe për festat fetare dhe harmoninë në respektimin e tyre mes diversitetit fetar në Kosovë, njofton Telegrafi.

    Përgjigjen mund ta gjeni në minutën e 50-të të intervistës.

  • Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë: Po mbahen në paraburgim

    Flasin familjarët e njërit prej të arrestuarve në kufirin me Serbinë: Po mbahen në paraburgim

    Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00, Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë.Ata dyshohet se kanë hyrë gabimisht në territorin që i takon Serbisë.

    Të arrestuarit janë Blerim Maqastena, Asambleist i Pavarur në Komunën e Podujevës si dhe Berat Mexhuani.

    Fazli Maqastena, vëllau i Blerim Maqastenës i tha Klan Kosovës se ata po mbahen në paraburgim.

    “Vëllai im edhe një fqinj i yni kanë dalë për të shëtitur në Mirovc edhe dyshohet se mund të kenë hyrë në territorin e Serbisë aksidentalisht. Sipas asaj çka kemi arritur të kuptojmë nga Policia e Kosovës, në atë pjesë ka pasur shumë mjegull dhe ata kanë mundur ta humbin edhe rrugën”.

    “Ne kemi kontaktu me çdo instancë që kemi pasur mundësi. Nga ajo çka kemi marrë vesh ata po mbahen në paraburgim ose në Burgun e Prokuples ose në Kurshumli”.

    Maqastena tregon se ka kontaktuar me avokatin e të arrestuarve.

    “Kam kontaktuar edhe me avokatin e tyre. Atë ia kanë caktuar pa i pyetur këta për shkak se këta nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë avokat. Ai ka ardhur nga Beogradi, dhe nuk i kanë lënë me i marrë pyetje ata pa avokat”.
    Ai thekson se avokati i ka treguar atij se edhe vëllai por edhe fqinji i tij janë mirë.“Avokati më ka thënë se ata janë mirë dhe po mbahen mirë. E pyeta a janë gjallë? – më tha: ”po gjallë janë”

    .Por, vëllai i asambleistit të Komunës së Podujevës ka dyshime se dy kosovarët mund edhe të keqtrajtohen.

    Madje Fazli Maqastena, ka frikë se atyre po u ndodh më e keqja.“Avokati më tha mirë janë. Por, unë nuk kam më shumë informacione.

    Nuk kam arritur të kontaktoj me ata. Nuk e di, se në çfarë gjendje janë – A mos po i maltretojnë? Ose nuk kemi siguri se a janë së pari gjallë?”.

    Rastin e arrestimit të Blerim Maqastenës dhe Berat Mexhuanit, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga zëdhënësi Daut Hoxha.

  • Libri shkencor i autorit Burim Dërmaku përkthehet në 8 gjuhët kryesore botërore.

    Libri shkencor i autorit Burim Dërmaku përkthehet në 8 gjuhët kryesore botërore.

    Autori Burim Dërmaku ka shkruar në profilin e tij në Facebook që tani libri i tij shkencor është përkthyer në 8 gjuhët kryesore botërore dhe tani botimet e përkthyera gjenden në të gjitha tregjet më të mëdha botërore si : Amazon , MoreBooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams, si dhe në të gjitha tregjet tjera më të mëdha botërore.

    Mjafton të shënoni Burim Dërmaku në Amazon, MoreBooks etj dhe i gjeni të gjitha botimet.

    Libri është me titullin:Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019 .

    Libri në gjuhën Angleze ka qenë në të gjitha tregjet ndërkombëtare që nga Shtatori , por tani mund ta gjeni edhe në gjuhet tjera, pra të përkthyer në hiç më pak se 8 gjuhë kryesore botërore dhe është financuar 100% për të gjitha shpenzimet për : botimin,distribuimin,marketingun dhe tani edhe përkthimin në 8 gjuhët më të njohura botërore nga Akademia Lambert “Lambert Academic” me fondacionin e saj në Gjermani dhe me shtrirje në Evropë dhe në të gjithë botën.

  • Loredana thyen heshtjen, flet rreth ribashkimit me Mozzik

    Loredana thyen heshtjen, flet rreth ribashkimit me Mozzik

    Loredana ka sqaruar nëse është apo jo bashkë me Mozzik.

    Loredana Zefi dhe Mozzik tash e një kohë komentohen për një ribashkim të mundshëm, shkruan lajmi.net.

    Muajt e fundit dyshja janë parë shumë herë bashkë, por asnjëherë nuk kanë preferuar të flasin publikisht për këtë çështje,

    Loredana ishte e ftuar së fundi në një intervistë, teksa u pyet direkt se a është apo jo në lidhje me Mozzik.

    Loredana ka deklaruar se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë.

    “Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, tha ajo.

    Kujtojmë se “Kein Hunger” titullohet projekti i fundit muzikor nga Loredana, pjesë e albumit “

  • Trusti del me njoftim për qytatarët të cilët kanë problem me aplikim të 10%

    Trusti del me njoftim për qytatarët të cilët kanë problem me aplikim të 10%

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) bën të ditur se ka përditësuar të dhënat e marra nga bankat komerciale.

    Sipas Trustit, të gjithë ata që kanë vështirësi gjatë aplikimit ta njoftojnë institucionin.

    “Sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin. Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet”, thuhet në njoftimin e Trustit.

    https://www.facebook.com/940488519371508/posts/3612922355461431/

    Sipas Fondit, deri dje kanë aplikuar mbi 230 mijë kontributpagues për ta tërhekur 10 përqindëshin.

    Tërhekja e kësaj vlere është mundësuar në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

    RTV Dukagjini
  • Përveç suksesit në Hollywood, ata janë edhe sipërmarrës jashtëzakonisht të suksesshëm

    Përveç suksesit në Hollywood, ata janë edhe sipërmarrës jashtëzakonisht të suksesshëm

    Termi njeri i famshëm sjell shumë gjëra në mendje: bukurinë, famën, skandalin e paratë.

    Një gjë që nuk është shpesh sinonim i një ylli është një sens i zgjuar i biznesit.

    Sidoqoftë, disa kanë përdorur famën dhe pasurinë si një platformë për të filluar ndërmarrjet e tyre të ndryshme të biznesit. Sipas Luke Anderson, disa zhvendosen nga qendra e vëmendjes për t’u përqëndruar në biznes ndërsa të tjerët gjejnë një mënyrë për t’i bërë të dyja me sukses.

    Luke Anderson, një sipërmarrës i suksesshëm me interesa biznesi në të gjithë botën, tashmë është përfshirë në mbi 40 biznese. Disa patën sukses, të tjerët dështuan, por të gjitha i dhanë mësime të ndryshme në ndërmarrësi.

    Si një sipërmarrës, ai shpesh shikon përreth për të parë se çfarë po bëjnë sipërmarrësit e tjerë. Shpesh është i interesuar edhe për të famshmit që kanë arritur të ekuilibrojnë karrierën e tyre me biznesin dhe beson se disa, të tillë si ata që renditen më poshtë, kanë arritur të jenë të suksesshëm në të dy fushat.

    Drew Barrymore

    Drew Barrymore (Foto: Getty Images)

    Barrymore, e cila ka qenë në industrinë e filmit që nga fëmijëria, filloi kompaninë e saj filmike – “Flower Films” – në 1995. Kompania ka prodhuar shumë prej projekteve të saj gjatë viteve. Ajo më vonë zgjeroi markën“Flower” për të përfshirë bukurinë, modën dhe sendet shtëpiake. Linja “Flower Beauty” përfshin aromë, përbërje dhe pajisje bukurie që janë të pajisura në Walmart dhe Ulta me çmime të volitshme. Linja e saj e syzeve, “Flower Eyewear”, shet syze leximi, lente dhe syze dielli.

    “Flower Home’, linja e saj e mallrave në shtëpi në bashkëpunim me Walmart, përmban orendi, pajisje dhe enë të ndryshme. Bizneset e saj vlerësohet të jenë rreth 125 milionë dollarë.null

    Jessica Alba

    Jessica Alba (Foto: Raily News)

    Në vitin 2012, Alba nisi kompaninë “The Honest” për të siguruar konsumatorët me produkte organike, të sigurta dhe jo toksike për fëmijë dhe shtëpiake. Kompania prodhon produkte të ndryshme vetëm me përbërës natyralë. Kompania e saj u vlerësua në 756 milionë dollarë në tetor të vitit 2017.

    Robert De Niro

    Robert De Niro (Foto: The Guardian)

    Aktori, i cili ka zbukuruar ekranet tona për më shumë se pesë dekada, është një investitor në industrinë e ushqimit. Ai është bashkëthemelues i ‘Nobu’, një zinxhir restorantesh japonez-peruan, pronar i një restoranti në Manhattan i njohur si Tribeca Grill dhe drejtori menaxhues i Ago, një lokal i shijshëm italian. Ai është gjithashtu bashkëthemeluesi i ‘Nobu Hospitality’, një markë jetese që zotëron hotele në të gjithë Spanjën dhe Londrën.

    ‘Nobu Residences’, sipërmarrja e tij e pasurive të patundshme, po zhvillon një linjë po ashtu mjaft luksoze në Toronto.

    David Beckham

    David Beckham (Hello Magazine)

    Përkundër se David Beckham u bë i famshëm si një lojtar futbolli për klubin anglez Manchester United, sipërmarrjet e tij të biznesit ishin ato që e katapultuan atë në pasuri. Ai është i njohur globalisht si një ikonë mode dhe është shfaqur në reklamat e markave të ndryshme si Adidas dhe Armani.

    Ai ka bashkëpunuar me markën e veshjeve H&M për të hartuar një linjë të brendshme dhe rroba banjo dhe ka linjën e tij të aromave. Në 2018, Beckham nisi një linjë bukurie për meshkuj “House 99” në bashkëpunim me L’Oreal. I vërtetë për rrënjët e tij të futbollit, Beckham është një aksioner në klubin anglez Salford City dhe zotëron klubin e MLS, Inter Miami CF.

    Jessica Simpson

    Jessica Simpson (Foto: Variety)

    Suksesi i Simpson si aktore dhe këngëtare është pothuajse i parëndësishëm krahasuar me suksesin e saj si pronare biznesi. Në vitin 2016, ajo filloi biznesin e saj – “The Jessica Simpson Collection”. Biondja nisi me çanta dore, këpucë dhe çizme para se të zgjerohej më vonë për të përfshirë aromat, orët dhe rrobat. Kompania, e cila është rritur në një ndërmarrje miliarda dollarëshe, konsiderohet si një nga markat më të suksesshme të famshmëve.

    Suksesi i këtyre personave në ndërmarrësi tregon se ata nuk po i përmbahen më tregtisë që i bëri ata të famshëm por po investojnë në ndërmarrje të tjera për të diversifikuar rrjedhat e tyre të të ardhurave.

  • Hoti paralajmëron masa të reja për festat e fundvitit

    Hoti paralajmëron masa të reja për festat e fundvitit

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se janë duke përgatitur skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për gjendjen me COVID-19 në vendin tonë, ka thënë se në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%, derisa ka shtuar se do ta monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave.

    Sipas tij, institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Ndërsa, ka njoftuar se po përgatisin skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.

    Hoti ka shkruar në Facebook se numri i pacientëve është sot është 874, të shtrirë nëpër klinika në Prishtinë dhe në spitale rajonale.

    Kurse, duke u ndalur te gjendja nëpër shkolla, ka shkruar se të dhënat tregojnë se nga rreth 11 mijë arsimtarë që janë testuar, 15% kanë rezultuar pozitiv, ndërkaq nga rreth 7 mijë nxënës të testuar 17% kanë rezultuar pozitiv.

    Kjo sipas tij, është arsyeja e vendimit të Qeverisë për të mbyllur shkollat më 18 dhjetor.

    Postimi i plotë i Hotit:

    1. GJENDJA ME COVID

    Nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 162 mijë raste, prej të cilëve rreth 46 mijë (28%) kanë rezultuar pozitiv. Rreth 70% e të prekurve me virus janë shëruar. Fatkeqësisht, me fatalitet kanë përfunduar 1,186 raste. Shkalla e vdekshmërisë është 2.5%.

    Institucionet shëndetësore kanë bërë të pamundurën gjatë kësaj kohe. Rekomandimi i tyre mbetet i njëjtë: për respektim të masave të distancimit fizik, për bartje të maskës, për pastërti të shtuar. Rrugë tjetër nuk ka derisa nuk vaksinohet një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.

    Në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%. Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve.

    Nga vlerësimi i bërë të premten e shkuar, 16 komuna janë në zonën e kuqe, 9 janë në zonë të verdhë dhe 13 në zonë të gjelbër.

    Krahasuar me javën paraprake, në 5 komuna ka përmirësim dhe ato kanë kaluar nga zona e kuqe në zonën e verdhë (Pejë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj dhe Viti). Ndërkaq, 7 komuna janë përmirësuar nga zona e verdhë në zonën e gjelbër (Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Partesh, Rahovec, Prizren dhe Ranillugë).

    Për të mbajtur gjendjen nën kontroll, duhet të respektojmë masat. Në funksion të kësaj, kemi vendosur të përfundojmë gjysmë vjetorin e parë të shkollës më datë 18 dhjetor. Kjo do ta ulë ndjeshëm frekuentimin e qytetarëve. Kjo masë është bazuar edhe në faktin se, krahas mjekëve dhe infermierëve, si dhe policëve, që janë më së shumti të infektuar pasi kanë kontakt të drejtpërdrejt, mësimdhënësit janë gjithashtu mjaft të prekur. Të dhënat tregojnë se nga rreth 11 mijë arsimtarë që janë testuar, 15% kanë rezultuar pozitiv, ndërkaq nga rreth 7 mijë nxënës të testuar 17% kanë rezultuar pozitiv. Kjo është arsyeja e vendimit të Qeverisë për të mbyllur shkollat më 18 dhjetor.

    Deri më 18 janar 2021, kur shkollat hapen prapë, spitalet tona do të jenë më pak të ngarkuar për të përballuar fluksin e pacientëve që kërkojnë shërbime spitalore.

    Ne duhet të ruajmë sistemin tonë shëndetësorë. Po bëjme perpjekje maksimale të përballojmë fluksin e pacientëve të prekur nga COVID. Prandaj, me rekomandim të IKSHP-së dhe organizatave relevante ndërkombëtare, duhet të mbajmë masat dhe të forcojmë mbikëqyrjen e zbatimit të tyre. Duhet të evitojmë takimet shpërndarëse të virusit, siç janë tubimet publike, ceremonitë e ndryshme etj. Në veçanti duhet respektuar masat elementare: distanca fizike, maska dhe pastërtia e duarve dhe mos përshëndetja me duar.

    2. VAKSINA ANTI-COVID

    Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to.

    IKSHP po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje.

    3. GJENDJA NË SPITALE

    I gjithë stafi shëndetësorë është mobilizuar dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Numri i pacientëve është sot është 874, të shtrirë nëpër klinika në Prishtinë dhe në spitale rajonale. Ne duhet tu japim atyre gjithë mbështetjen e nevojshme institucionale (të cilën gjë po e bëjmë) dhe morale e publike. Kritikat e drejtuara ndaj tyre janë të pavend dhe të papranueshme. Vetëm ata që janë përballur me virusin dhe kanë kërkuar shërbime spitalore, e kuptojnë se çfarë pune po bëjnë mjekët dhe infermierët tanë. Sigurisht se ka probleme teknike me shtretër të mjaftueshëm dhe adekuat, apo me furnizim të plotë me barna, ose vështirësi në furnizimin me oksigjen. Por, këta profesionistë po bëjnë punë kolosale për gati një vit pa ndërprerë.

    Pavarësisht kësaj situate, SHSKUK po bënë të pamundurën për të ofruar shërbimet bazike shëndetësore. Sipas të dhënave, vetëm deri në shtator janë trajtuar 93 mijë pacientë të shtrirë në spitale, janë kryer 21 mijë operacione, janë ofruar 726 mijë vizita ambulatore, janë kryer 2.1 milion shërbime laboratorike, janë kryer 195 mijë shërbime radiologjike, janë kryer 90 mijë shërbime të dializës dhe plotë shërbime të tjera.

    4. PARASHIKIMET DHE PRIORITETET NË JAVËT NË VIJIM

    Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve.

    Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.

    Do të punojmë shumë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinën.

    Na duhet mbështetja e secilit qytetar për të fituar këtë betejë.