Blog

  • Kosovës i bashkohet edhe 27 vjeçari që luan në Mal të Zi

    Kosovës i bashkohet edhe 27 vjeçari që luan në Mal të Zi

    Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq të premten i është bashkuar stërvitjeve, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos.

    Tmusiq, basketbollist i Podgoricës, po kalon formë të mirë, si në skuadrën malazeze, po ashtu edhe në Ligën Aba 2.

    Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, gjithnjë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

    Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë filluar stërvitjet, ndërsa drejt Sllovakisë do të udhëtojnë të hënën.

    Kosova në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën. Përballjet do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.

    Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

  • Gjykata Speciale zbulon diçka që nuk ishte ditur më parë për Hashim Thaçin

    Gjykata Speciale zbulon diçka që nuk ishte ditur më parë për Hashim Thaçin

    Ish-Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 12 dhjetor të vitit 2019, është intervistuar për herë të parë në Hagë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën. Lexoni në Gazetën Online ‘Reporteri.net’ të pathënat rreth intervistimit të parë, nga Haga, të ish-shefit të shtetit.

    Më 8 korrik 2020, Hashim Thaçi njoftoi se pas 5 ditësh, më 13 korrik 2020, do të udhëtojë për në Hagë, për t’u paraqitur për intervistim nga Prokurorët dhe hetuesit tjerë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovën.

    E ky intervistim për krime lufte ndaj ish-eprorit të UÇK’së zgjati kater ditë, në Hagë. E gjitha ndodhi vetëm disa javë pasi Gjykata Speciale njoftoi se ndaj ish-Presidentit kosovar, Haga ka ngritur një aktakuzë, e cila atëkohë ishte në pritje të konfirmimit ose jo nga ana e një gjyqtari francez të procedues penale të Dhomave të Specializuara për Kosovën.

    Por ky rast, del të mos jetë hera e parë kur Hashim Thaçi, që aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, të jetë intervistuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
    Dokumenti i kërkesës së Zyrës së Specializuar të amerikanit Jack Smith për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Thaçit dhe tre ish-eprorëve tjerë të UÇK’së, i 28 Majit 2020, por që u bë publik tek para tre ditësh, zbulon kohën se kur ish-Presidenti i Kosovës ishte ftuar dhe intervistuar për herë të parë nga Haga.

    Në këtë dokument, siç shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Zyra e Prokurorit të Specializuar, tek referencat, në fund të faqes së 4 të kërkesës për urdhër-arrest 22 faqesh gjithsej, thekson se Thaçi për herë parë nga Haga ishte ftuar për intervistim më 17 nëntor 2019

  • E turpshme: Faqja që mbështet LDK-në ofendon rëndë Saranda Bogujevcin

    E turpshme: Faqja që mbështet LDK-në ofendon rëndë Saranda Bogujevcin

    Një faqe në rrjetin social Facebook, që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me emrin “LDK për Kosovën”, ka ofenduar deputetën e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

    Në postimin e kësaj faqe, kanë postuar një fotografi të deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë ekspozitës së saj në Beograd në vitin 2013, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në mbishkrimin e kësaj foto ku deputetja Bogujevci i tregon për krimet që ka kryer ushtria serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “turp i secilit të zhdukur”.

    “Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vrarë e dhunuar sepse ti për një grusht vota desh e “vrave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.

    Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri, Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Olluri në emision Pressing, lidhru me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

    Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

    Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”. /Insajderi.org

  • Tayna nga ashensori pyet : Kush po vjen me mu?

    Tayna nga ashensori pyet : Kush po vjen me mu?

    Reperja e njohur nga Prizreni Tayna gjithmonë merr vëmendje me provokimet e shumta që I bën në rrjetet sociale.

    Duke shfaqur linjat bombastike, ajo ngacmon imagjinatën e ndjekësve të saj, shkruan “Kosovarja”.

    Jo rrallëherë ka bërë edhe pyetje interesante, duke kërkuar ta shoqëroj ndokush vullnetar.

    Edhe sot duke marrë një pozë interesante në ashensor pyeti: Kush po vjen me mu?

    E ju, a do t’i bënit shoqëri?

  • Deputeti gjaknxehtë i LDK-së i del në mbrojtje Driton Selmanajt

    Deputeti gjaknxehtë i LDK-së i del në mbrojtje Driton Selmanajt

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka dalur në mbrojtje zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj pas deklaratave të djeshme se është i lodhur me rrëfimet dhe dëshimitë për masakrat.

    Kryetari i Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Arben Gashi ka thënë se deklarata e Selmanajt është nxjerrur jashtë kontekstit.

    “Sa i përket deklaratës së zëvendëskreyministrit, nuk e kam parë debatin dhe aq sa mujta me lexu, mu dok e nxjerri prej konteksti”, tha Gashi në mbledhjen e këtij komisioni.

  • “I pameçëm dhe pa kokërr dinjiteti, shkarkim urgjent për zëvendëskryeministrin sharlatan te Kosovës”

    “I pameçëm dhe pa kokërr dinjiteti, shkarkim urgjent për zëvendëskryeministrin sharlatan te Kosovës”

    Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorollii, përmes një shkrimi në facebook ka shpërthyer në kritika të forta në drejtim të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

    Ai thekson se duhet shkarkim urgjent per zëvendëskryeministrin sharlatan te Kosoves qe ndjehet i lodhur nga diskutimi mbi trupat e pagjetur te shqiptareve te vendit te tij.

    “I pameçem dhe pa kokerr dinjiteti duhet të jesh si Selman Dritonaj — e t’i fyesh familjet që i qajnë edhe 20 vjet pa varr më të dashurit e tyre.

    Kosova po e duron edhe këtë katrahure që një i paturp si ky politikan aksidental — t’i shërbejë si anëtar qeverie” shkruan Qorrolli në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shkarkim urgjent per zv/kryeministrin sharlatan te Kosoves qe ndjehet i lodhur nga diskutimi mbi trupat e pagjetur te shqiptareve te vendit te tij.

    I pameçem dhe pa kokerr dinjiteti duhet te jesh si Selman Dritonaj — e t’i fyesh familjet qe i qajne edhe 20 vjet pa varr me te dashurit e tyre.

    Kosova po e duron edhe kete katrahure qe nje i paturp si ky politikan aksidental — t’i sherbeje si anetar qeverie.

  • Ambasadori Kosnett: Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

    Ambasadori Kosnett: Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

    Maratonë diskutimesh, propozime dhe reflektime mbi angazhimin e diasporës nga profesionistë shqiptarë kudo në botë përmbyllën ditën e parë të konferencës Diaspora Flet 2020.

    Hapja zyrtare u zhvillua me një bisedim të përqendruar nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe u përmbyll me një debat interaktiv, në mes të dy Ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht Philip Kosnett dhe Yuri Kim.

    Reflektim mbi 20 vitet e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare, se çfarë kemi mësuar nga e kaluara, dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vitet e ardhshme dhe a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike ishin disa nga pyetjet të cilat ngjallën debat të struktuar në 5 sesionet e realizuar me temën avokimi dhe diplomacia.

    Presidentja Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.

    Vlerësim ndaj rolit të diasporës në etapa të ndryshme u tha edhe në panelin e dytë me temë angazhimi i diasporës 20|20 – Forcimi i bashkëpunimit. Një reflektim mbi të kaluarën, rrëfim mbi lobimin e shqiptarëve jashtë vendit, rezistencën dhe roli i diasporës sot u diskutuan përgjatë këtij paneli, ku folës ishin Avni Mustafaj, Edita Tahiri, Shenasi Rama, Afërdita Rakipi dhe Besnik Pula.

    Ndërsa sa i përket përfaqësimit politik të diasporës u theksua se mungon vullneti politik për të integruar diasporën në politkëbërjen ditore dhe shtetërore.null

    Në këtë panel u përmend edhe projektligji për Diasporën dhe votimi i tyre në misionet diplomatike.

    Sipas ish-deputetit Korab Sejdiu ajo çfarë ndodhi ishte se politikanët e pozitës vendosën që ta mbanin peng këtë projektligj ngase e dinin se nuk mund të kalkulonin në votat e diasporës.

    Ndërkohë, Pandeli Majko tha se marrëdhënia me diasporën po kthehet nga sasiore në cilësore. Liza Gashi, folëse në këtë panel theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë prezente në diasporë por duhet të perfshijnë atë brenda programeve të veta.

    Mark Gjona, Këshilltar Bashkiak i Nju Jorkut njëherit kryetari i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD) tha se shtetet shqiptare duhet të koordinohen për angazhimin e diasporës si një komunitet global dhe unik.

    Në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet inspiruese si dhe debati i frymëzuar për artin dhe diplomacinë. Ylfete Fanaj, Shpresa Loshaj, Osman Osmani, Ori Hoxha, Ermal Sulaj, Desar Sylemjani, Ariana Kosova dhe Adelajda Matuka, profesionistë nga diaspora, përmes mesazheve 5 minutëshe treguan historitë e tyre inspiruese.

    Ylefete Fanaj filloi fjalimin me këngën ‘moj e bukura more’ dhe u shpreh se ajo nuk jeton në një botë zvicerane të ndarë dhe një botë shqiptare të ndarë, por në një botë unike ku i sheh të përbashkëtat para dallimeve.

    Artistët me famë botërore si Fadil Berisha, Emina Cunmulaj dhe Ermonela Jaho në panelin për artin & diplomacinë treguan se si mburren dhe janë krenar të tregojnë vlerat shqiptare dhe vazhdimisht punojnë në promovimin e tyre.

    Sopranoja me famë botërore tha se përmes zërit shpreh ndjenjat, sakrificat dhe rrugëtimin e saj si shqiptare në skenën botërore.

    Ajo rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të thyej barrierat, por tani ndihet krenare që ka kontribuar që gjeneratave të reja të shqiptarëve t’u mundësohet shkëlqimi në nivele globale.

    Modelja dhe filantropja shqiptare, Emina Cunmulaj rrëfeu rrugëtimin e saj dhe bëri thirrje për të rinjtë e sidomos të rejat që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të mos ndalen asnjëherë para asnjë sfide.

    “Jeta nuk është çka thonë të tjerët, jeta është ajo çfarë qielli ofron, një hapësirë shumë e madhe që duhet eksploruar”, përfundoi Cunmulaj.

    Dita e parë e konferencës u përmbyll me debatin në mes ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht Kosnett dhe Kim.

    Sipas komunikatës, të dy u shprehën të gatshëm të facilitojnë iniciativa që lidhen me kthimin e profesionistëve jashtë vendit apo edhe nisma të tjera.

    Sipas tyre, cilado administrate e cila është në krye të shtetit nuk do të ketë ndikim në raportet në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve, ngase sipas tyre do të jenë gjithmonë të lidhura ngushtë.

    Ambasadori Kosnett tha se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.

    Ai shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të veçantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit.

    Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare.

    Kjo e fundit, u shpreh Kim, duhet të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë.

    “Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”, përfundoi Kim.

  • Kupa e Botës 2022, këto janë vazot eliminatore për Kosovën e Shqipërinë

    Kupa e Botës 2022, këto janë vazot eliminatore për Kosovën e Shqipërinë

    Në pritje të shortit për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, që do të hidhet më 7 dhjetor të këtij viti, UEFA ka publikuar edhe ndarjen e ekipeve në 6 vazo, teksa Shqipëria është në vazon e katërt dhe Kosova në të pestën.

    Kështu 5 vazot e para kanë në përbërje nga 10 ekipe, ndërsa vazoja e 6 vetëm ekipe, çka do të thotë se 5 nga grupet eliminatore do të jenë me 6 skuadra dhe 5 të tjerë me 5 skuadra.

    Eliminatoret e Katar 2022 do të startojnë në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda muajit dhjetor, ndërsa në muajin mars të 2022-shit do të luhen edhe ndeshjet Play Off, ku do të përcaktohen përfundimisht 13 skuadrat që do të përfaqësojnë Europën në kompeticionin më të rëndësishëm në botë në nivel përfaqësuesesh.

    Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022:

    Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

    Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

    Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandë, Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

    Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

    Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

    Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

  • Shpend Ahmeti nuk e mohon se do të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës!

    Shpend Ahmeti nuk e mohon se do të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës!

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth kandidimit të tij për mandatin e tretë për të parin e kryeqytetit.

    Ahmeti tha se nuk ka vendosur ende se a do të kandidoj edhe për një mandat të tretë, pasi për të dy mandate janë të mjaftueshme.

    ” Nuk kam vendosur ende, por kam thënë se dy mandate për mua janë të mjaftueshme”, tha Ahmeti.

    Ai tha se Prishtina si kryeqytet ka interesim të madh për të ditur se kush janë kandidatët që synojnë postin e të parit, por sipas tij, ende ka kohë për të bërë një veprim të tillë kushdo qoftë nga çdo parti.

  • Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri, në emisionin ‘Pressing’ lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

    Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

    Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

    Selmanaj ka thënë edhe se Qeveria Hoti ka vënë të parën këtë çështje në temën e dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj.