Blog

  • RAMA: Prapa dhunës në protestë qëndron Berisha e Meta, Basha është i papranishëm…

    RAMA: Prapa dhunës në protestë qëndron Berisha e Meta, Basha është i papranishëm…

    Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës” kështu e ka cilësuar Edi Rama dhunën në protestat e organizuara pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

    Sipas Ramës dhuna në protestë nuk ka lidhje me zemëratë të popullit, por është orkestruar opozita. Më tej ai ka shtuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka gisht në këtë protestë, pasi sipas Ramës, ai në vend që të reagojë dhe të distancohet nga dhuna, zgjedh që të mos reagojë fare.

    “Më vjen keq për Bashën. Eshtë një tjetër rast që provon se është një lider pa pikë karakteri. Se jam i bindur se nuk ka lidhje me këto që ndodhin. Por kjo e bën dyfish fajtor. Se duhet të dilte dhe të thoshte që këto janë të papranueshme dhe kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet se vihet me zgjedhje. Por ai si gjithmonë është i papranishëm në momentin e duhur për të thënë atë që duhet. Kjo nuk ka lidhje me zemëratat. Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këta janë që predikojnë revolucion e prerje duarsh e populli do i marri përpara. Këtë e di edhe peshqit e liqenit artificial. Secili nga ju e di, kushdo shqiptarë. Këtë e dinë edhe ata që thonë ca problemi ka që digjet pema. Një familje që i ndjek këta në Tv. Ca edukojnë këta. Punë e madhe shumë që u dogj. Edhe fëmija në shpi tani ti vej zjarrin shtëpisë? ” tha Rama.

    “Është thjeshtë çështje kohe për zëvendësimin e ministrit.” tha Rama./TCH

  • Vjosa Osmani i thotë përfundimisht lamtumirë LDK-së: Po e formoj partinë time!

    Vjosa Osmani i thotë përfundimisht lamtumirë LDK-së: Po e formoj partinë time!

    Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës,  ka folur edhe një herë për iniciativën e re të cilën po mendon ta themelojë dhe udhëheq. E gjithë kjo thotë se po ndodh për shkak se në LDK iu mbyll dera.

    “Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert”, thotë Osmani.

    “LDK më ka mbyllur derën dhe ky opsion nuk ekziston dhe e kam krijuar opsionin e tretë”, tha ajo kur u pyet nëse do të donte të udhëhiqte LDK’në, VV’në. Ajo përmendi ‘opsionin e tretë’ si iniciativën që po themelon.

    “Do ta ndërtojmë dhe do ta bëjmë më të fuqishme me shumë njerëz me integritet”, tha Osmani në RTV21.

  • Tahiri: PDK të reflektojë për presidentin ose shkojmë në zgjedhje

    Tahiri: PDK të reflektojë për presidentin ose shkojmë në zgjedhje

    Koalicioni qeverisës është i lidhur ngushtë me çështjen e zgjedhjes së presidentit te vendit. Por presim që shumë shpejt të sqarohen kjo dhe shumë çështje të tjera.

    Kështu thotë zv/kryeministri Besnik Tahiri në një intervistë për Radio Kosovën.

    Sipas Tahirit “viti 2020, ka qenë një vit shumë i vështirë “duke aluduar në problemet ekonomike që i ka shkaktuar pandemia Covid 19.

    Tahiri, mes tjerash ka folur edhe për pritjet e Republikës së Kosovës pas zgjedhjes së Joe Biden, president i ri i SHBA-së.

    Z. zv.kryeministër Besnik Tahiri jemi në përmbyllje të këtij viti, me çfarë të arriturash po e përmbyll vitin 2020 Qeveria e Kosovës?

    Besnik Tahiri: “Viti 2020 pa dyshim që ka qenë një vit shumë i vështirë. Ne në fillim të qershorit e kemi marrë qeverinë në rrethana shumë të vështira në një kohë kur i gjithë vendi ka qenë i mbyllur duke u ballafaquar me pandeminë Covid19, dhe në rrethana tepër të vështira kemi arritur që të hapim në masë të madhe ekonominë e Kosovës. Kemi arritur që të kalojmë ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe të ofrojmë një ndihmë substanciale edhe pse modeste për ekonominë e Kosovës. Në rrafshin e përgjithshëm është munduar që të menaxhohet mirë pandemia nga ministri Armend Zemaj, në veçanti që të forcohet sistemi mjekësor në spitalet rajonale si dhe të ndihmohen qytetarët me pandeminë tanimë edhe përmes ligjit për rimëkëmbje. Në rrafshin e politikës së jashtme Marrëveshja e Uashingtonit, konsiderohet si një marrëveshje e cila i ka sjellë njohje nga Izraeli Kosovës. Një çështje tjetër që mendoj që është tepër e rëndësishme ka të bëjë edhe me menaxhimin në fusha tjera në kohëra të vështira, kjo qeveri do të shihet si një qeveri që ka qenë tepër e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike”.

    Marrëveshjes e arritur në shtator të këtij viti në SHBA, a mund të konsiderohet si një ndër të arriturat kryesore të kësaj Qeverie dhe a pritni që të zbatohet në plotni ajo marrëveshje?

    Besnik Tahiri “Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë është një e arritur shumë e madhe shtetërore. Përmenda edhe njohjen nga Izraeli pastaj një sërë projektesh të cilat do ta ndihmojnë infrastrukturën e Kosovës dhe mbi të gjitha e ka në rrafshin politik ku Kosova është barazuar me Serbinë dhe ai takim pa dyshim e ka dinamizuar edhe më shumë dhe e ka shtyrë përpara edhe veprimin e Bashkimit Evropian në raport me dialogun. Pra konsideroj se është një marrëveshje shumë e mirë dhe një ndër të arriturat kryesore të këtij viti. Duhet të presim administratën e presidentin Biden duhet të jemi të kujdesshëm. Por më e rëndësishmja është se presidenti Biden e njeh e ka parë e vizituar Kosovën dhe është një mik i yni i cili duke e njohur realitetin dhe të vërtetën na shërben ne për shkak se e drejta është në anën tonë”.

    Pandemia Covid19 ka qenë një sfidë e madhe, për tërë botën ashtu edhe për ne. Kohëve të fundit kemi rritje enorme të rasteve me Covid 19, por edhe të vdekjeve. Sa ka arritur qeveria që ta menaxhoi këtë situatë?
    Besnik Tahiri “ Në qershor të këtij viti ne kemi marrë Kosovën plotësisht të mbyllur. Strategjia në atë kohë ka qenë rrini në shtëpi, lani duart dhe mbani maska. Ne kemi qenë mes një vendimi shumë të vështirë, a do të hapim ekonominë dhe jetën apo do të vazhdojmë të rrimë të mbyllur dhe të bankrotojmë si shtet. Mes këtyre dy vendimeve kemi themeluar një mekanizëm i cili ka qenë shumë funksional, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe gjithë akterët tjerë. Kemi arritur që në kuadër të gjitha problemeve që i kemi pasur me pandeminë ta ruajmë në masë të madhe ekonominë. Në anën tjetër kemi pasur viktima kemi pasur shumë familjarë tanë që kanë humbur jetën, të cilëve u shprehi ngushëllime. Në anën tjetër po ashtu u bë punë e madhe sidomos në forcimin e sistemit mbrojtës mjekësor në spitalet rajonale”.

    Përveç të arriturave, natyrisht që Qeveria ka pasur edhe ngecje. Në cilat fusha konsideroni se ka pasur ngecje?

    Besnik Tahiri “I gjithë operimi i qeverisë ka qenë shumë i vështirë, ka qenë një proces i administrimit të shtetit dhe jo i krijimit të ndonjë vlere të re, sepse asnjë shtet s’ka mundur të krijoj një vlerë të re dhe në këtë kuptim veprimi ka qenë shumë i cunguar. Mendoj që rendi, ligji dhe siguria ka qenë mirë. Ju e dini edhe veprimet që kanë ndodhur në Karaçevë, ka kaluar pa dhunë pa probleme në këtë fushë. Mirëpo në anën tjetër sfida vazhdojnë të mbesin pandemia dhe ekonomia, këto dyja duhet t’i trajtojmë fuqishëm”.

    Që nga koha kur z.Hoti mori mandatin e kryeministrit, koalicioni qeverisës i përbërë nga LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe minoritetet, është përballur me disa vështirësi. Një ndër to është mungesa e kuorumit për vendimmarrje në Kuvend. A tregon kjo brishtësinë e këtij koalicioni?

    Besnik Tahiri “ Po tregon që kemi problem me numra kjo qeveri është votuar me 61 deputet dhe fakti që nuk kemi mundur të kalojmë sa duhet ligje dhe nuk kemi mundur t’i mobilizojmë shumicën tonë parlamentare që e kemi, tregon për një vështirësi e kjo ka ardhur për faktin se shumica e deputetëve ose kanë qenë me Covid ose për shkak të mungesës së shumicës, mirëpo tregon për brishtësi”.

    A mendoni se do ta qoni mandatin deri në fund si koalicion qeverisës?

    Besnik Tahiri “ Ky koalicion qeverisës është tash ngushtë i lidhur edhe me temën e presidentit që nënkupton, as kur e kemi themeluar e as tani nuk e kemi një shumicë prej dy të tretave, për të pasur një president duhet pasur një mandat më të gjerë. Shpejtë do të sqarohen këto çështje për shkak se presidenti duhet të zgjedhet në mars, pra deri në mars do të sqarohet se a do të zgjerohet koalicioni apo jo. Ajo që mund të them është se deri tani bashkë kemi punuar mirë”.

    A është e mundshme edhe përfshirja e PDK-së në koalicion qeverisës, në mënyrë që ky koalicion ta qoi mandatin deri në fund?

    Besnik Tahiri “Gjithçka është e lidhur me diskutimin e paketës , do të thotë e një pozicioni politik pak më të gjerë që lidhet edhe me presidentin me kryeministrin edhe me qeverinë. Deri më tani pozicionet nuk janë më të mirat. Në qoftë se e shohim më shumë ka interesim të shkohet në zgjedhje. Kërkesa ime për PDK-në është të ketë reflektim serioz, pragmatik që ta shoh se ku është Kosova sot. Përndryshe gjitha partitë jemi të barabarta për shkak se asnjëra parti nuk ka shumicë te plotë, asnjëra parti nuk ka Grup Parlamentar të vetin për ta quar përpara një kandidat për president”.

    Arrestimet e ish krerëve të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale, janë ngjarjet kryesore që karakterizuan këtë vit që po e lëmë pas. Cili është komenti i juaj me këtë rast?

    Besnik Tahiri “Gjykata Speciale, tanimë është fakt i pamohueshëm. Ka qenë një gabim i jashtëzakonshëm në atë kohë që as nuk është trajtuar mirë raporti i Dick Marty e as nuk ka pasur një vullnet të themelohet në Kosovë. Po të ishte themeluar në Kosovë dhe të kishte një mandat situata do të ishte ndryshe. Tash 21 vite pas lufte të ballafaqohemi edhe një herë me procese, me të vërtetë është një situatë e pa shpjegueshme. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë sinonim i një historie te lavdishme dhe një luftë të drejtë, ata që kanë qenë në atë kohë të gjallë e të ri e që kanë kujtuar e dinë të vërtetën shumë mirë. Mirëpo vetë Gjykata Speciale është një proces tepër serioz. Ekipet duhet të jenë të disiplinuara, nuk ka eksperimentim me këtë temë, por duhet që argumentet ligjore të jenë përmbi retorikat politike sepse me retorika politike nuk fiton asgjë. Aty duhet të ballafaqohemi në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë me Tribunalin”.

    Menjëherë pas arrestimeve, ka reaguar edhe AAK duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Serbinë. A do të duhej që vërtetë të ndërpritej dialogu, ndonëse tashmë është caktuar edhe një datë e re e takimit të radhës?

    Besnik Tahiri “Dialogu është një rrugë një kahëshe për Kosovën, ne duhet të dialogojmë por, për procesin dhe formatin e dialogut duhet të kemi gjithmonë kujdes dhe në veçanti për synimin tonë për një marrëveshje finale. Pa një qëndrim unifikues të faktorit ndërkombëtar, BE-së, Gjermanisë dhe SHBA-ve, është problem që kjo çështje të zgjidhet shpejtë. Në këtë kuptim është shumë me rendësi që në dialog ta kemi parasysh formën, sikurse asnjëherë nuk duhet t’i frikohemi dialogut sepse argumentet janë në anën tonë”.
    Një çështje tjetër mjaftë e përfolur gjatë vitit 2020 ka qenë edhe ajo e presidentit. AAK-ja tashmë ka nominuar kandidatin e saj, që është z.Haradinaj, por që po duket se nuk do të ketë mbështetje të madhe nga subjektet tjera.

    A mund ta çojë kjo çështje vendin në zgjedhje të parakohshme?

    Besnik Tahiri “Ne qoftë se nuk kemi një zgjedhje për president, vendi shkon në zgjedhje”.

    A mendoni se zgjedhjet, pa një marrëveshje paraprake, do të jenë zgjidhje për çështjen e Presidentit?

    Besnik Tahiri “ Tani duhet një reflektim kryesisht nga PDK për shkak se VV ka kërkuar zgjedhje, nëse duam t’i parandalojmë zgjedhjet, në qoftë se jo zgjedhjet i kemi. A do të jetë zgjidhje, nuk mund të them asgjë, sondazhet pak a shumë dihen, mirëpo se qysh do të shkon nuk e di”.

  • Kolegji elektoral konfirmon, Joe Biden president i ri i SHBA-së

    Kolegji elektoral konfirmon, Joe Biden president i ri i SHBA-së

    Joe Biden edhe zyrtarisht është shpallur president i ri i SHBA-së.

    Kandidati demokrat ka arritur të sigurojë mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të t’u zgjedhur president i 46-të i Shteteve të Bashuara, gjegjësisht si zëvendës-presidente, Kamala Harris, raporton cnn.

    Pas votimit të zgjedhësve të Californias, Biden tashmë ka arritur numrin e 302 votave elektorale, të mjaftueshme për Zyrën Ovale. Presidenti aktual, Donald Trump deri më tani ka fituar 232 vota elektorale nga 538 vota, sa janë në total.

    I vetmi shtet që deri më tani nuk i ka dhënë votat është Hawaii, ku zgjedhësit e saj do të votojnë pas disa orëve. Të theksojmë se edhe këtu demokrati Biden do të merr besimin e katër zgjedhësve pasi në këtë shtet ka fituar zgjedhjet presidenciale.

    Vlen të theksohet se zakonisht zgjedhësit nuk marrin aq shumë vëmendje, por këtë vit, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit aktual, Donald Trump për të vënë në dyshim dhe përmbysur rezultatet – që përfshijnë sfida ligjore të cilat janë refuzuar nga gjykatat në të gjithë vendin – vota nga shteti në shtet ishte e rëndësishme.

    Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe jo vota popullore, megjithëse Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se shtatë milionë vota.

    Kongresi rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 janar. Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm.

    Ndryshe, inaugurimi presidencial, ku demokrati Biden pritet të marrë detyrën, është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi.

  • Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

    Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe bankave komerciale, ku është lansuar Fondi për Garanci Kreditore.

    Kryeministri Hoti ka sqaruar se Fondi për Garanci Kreditore, është pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike 2020-2021. Me këtë mekanizëm, ka theksuar ai, krijohen lehtësi kreditore dhe rritet likuiditeti i kompanive, ndërsa në të njëjtën kohë ulet rreziku kreditor. Prandaj, ai ka ofruar mbështetje të pa rezervë për këtë masë që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

    Kryeministri Hoti ka thënë se me një fond prej rreth 60 milionë euro, ofrohet mbështetje për ndërmarrjet private dhe ato publike në sektor të ndryshëm, përmes instrumenteve të reja për garanci kreditore, që nënkupton rritjen e përqindjes së garancisë në 80%. Ai ka nënvizuar se, në këtë fond përpos Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë ofruar mbështetje edhe Banka Botërore, Banka Investive Evropiane si dhe KFW-ja gjermane.

  • Prej sot KOSTT-i operon i pavarur nga Serbia

    Prej sot KOSTT-i operon i pavarur nga Serbia

    Prej sot KOSTT-i operon i pavarur, duke hapur kështu një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah  Hoti, pavarësimin energjetik të Kosovës e vlerësoi si një sukses të madh për vendin.

    “Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur, pasi që KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”,  tha kryeministri Hoti, ku shtoi se, nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

    Ai nënvizoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik, do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si edhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

    Këto komente kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në  KOSTT, ku ishte i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi.

  • Pritja e Ledri Vulës mori fund! Ai bëhet baba, Sara sjell në jetë vajzën e tyre

    Pritja e Ledri Vulës mori fund! Ai bëhet baba, Sara sjell në jetë vajzën e tyre

    Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula është bërë baba i një vajze sot për herë të parë.

    Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se partnerja e ledrit Sara Hoxha, ka lindur gjatë ditës së sotme.

    Teksa emri i vogëlushës nuk është bërë i ditur akoma.

    Ledri e as Sara ende nuk kanë bërë asgjë publike në rrjete sociale, ndërsa mediat rozë kanë nisur raportimet për lindjen e vajzës së tyre të parë.

    Ledri ka publikuar në muajin tetor projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia dedikoi vajzës së tij, që ishte duke ardhur në jetë.

  • Sherr për një vajzë, rrihet Andi i “Për’puthen”

    Sherr për një vajzë, rrihet Andi i “Për’puthen”

    Publikohet video e Andit duke e goditur.

    Që nga daljet e para të Andit të Perputhen zbuloj se ai ka pasur një të shkuar mjaft problematike.
    Së fundmi një video në rrjetet sociale po e vërteton këtë.

    Faqja Perputhem ttch ka publikuar videon teksa këngëtari Petro Xhori e quan Andin bushtër dhe e godet! Thuhet se sherri ka ndodhur për shkak të një vajze.

  • Stresi heq dorë nga protesta: Kauza ime kaq ishte!

    Stresi heq dorë nga protesta: Kauza ime kaq ishte!

    Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shprehur se kauza e tij në protestën për Klodianin kaq ishte.

    Ai shprehet se vrasja e Klodian Rashës nuk i përket vetëm familjes së tij por është kauza e të gjithë shqiptarëve. Sipas Stresit nuk ka asnjë arsye politike në përfshirjen e tij në këtë protestë.

    “Ne po dënojmë aktin e shëmtuar që ka ndodhur dhe nuk po përdorim Klodianin, përkundrazi, po mbrojmë të ardhmen e shqiptarëve, se fundja fundit vetëm kështu mbrohet, e dashur familja e Klodianit”– shprehet këngëtari.

    Arkimed Lushaj ka qenë pjesëmarrës aktiv në ditët e para të protestës duke u përfshirë në akte dhune dhe më pas u shpall në kërkim nga policia.

  • Ekskluzive: Pamje dramatike nga beteja e Patshtrikut, ku ra Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

    Ekskluzive: Pamje dramatike nga beteja e Patshtrikut, ku ra Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

    Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

    Beteja e famshme e Pashtrikut, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë u bë më 14 dhjetor të vitit 1998 ku u vra komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij derisa po sillnin armë për në Kosovë.

    Ata kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

    Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

    Në pamjet e asaj kohe që ka siguruar Magazina.al, e që ishin xhiruar nga ushtarët e UÇK-së, shihen trupat e dëshmorëve që kishin marrë pjesë në këtë betejë.

    https://video.gjirafa.com/embed/ekskluzive-pamje-dramatike-nga-lufta-e-pashtrikut-ja-se-si-u-vrane-muje-krasniqi-me-41-ushtare?autoplay=true&c=1&am=true