Blog

  • Këto pritet të jenë masat e reja anti-COVID në Kosovë, bazuar në sinjalet e kryeministrit

    Këto pritet të jenë masat e reja anti-COVID në Kosovë, bazuar në sinjalet e kryeministrit

    Nëse Qeveria e Kosovës vendos të aplikojë masat e reja anti-COVID, të ngjashme me ato të aplikuara gjatë kësaj jave në vendet e Bashkimit Evropian, atëherë pritet që Kosova të futet sërish në izolim.

    Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar sot në një konferencë për media ndërmarrjen e masave të reja anti-COVID, të ngjashme me masat e aplikuara “në vendet e regjionit dhe ato të Evropës”.

    Nëse Qeveria e Kosovës ndërmerr masa të ngjashme sikurse dy vendet kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, atëherë pritet të aplikohet mbyllja e të gjitha bizneseve jo të rëndësishme.

    Gjermania zyrtarisht nga sot ka hyrë në një ”lock-down” të ashpër. Shkollat dhe të gjitha bizneset, përpos dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 janar.

    Ora policore në Gjermani do të aplikohet nga 21:00 deri në 05:00.

    Ndërkaq, Franca më 15 dhjetor, aplikoi masat e reja lehtësuese në krahasim me ato që ishin në fuqi nga fundi i tetorit.

    Qytetarët francezë, sipas vendimit të ri, nuk kanë më nevojë të plotësojnë formulare për të arsyetuar daljen nga shtëpitë. Por baret, restorantet, teatrot dhe kinematë do të qëndrojnë të mbyllura.

    Qeveria franceze ka vendosur një orë policore midis orëve 20:00 dhe 06:00, i cili do të hiqet vetëm në prag të Krishtlindjeve por jo në prag të Vitit të Ri.

    Ndërkaq, shefi i qeverisë së Kosovës ka paralajmëruar sjelljen e vendimit për masat e reja anti-COVID, duke u mbështetur në vendimet e vendeve regjionale dhe evropiane, gjatë kësaj jave. 

  • Rukiqi tregon datën kur do t’i marrin qytetarët paratë nga Trusti

    Rukiqi tregon datën kur do t’i marrin qytetarët paratë nga Trusti

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mbajtur një takim sot me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin.

    Pas këtij takimi, në një konferencë për medie, Rukiqi shumë qytetarët do të kenë mundësinë që t’i marrin paratë nga Trusti pas aplikimit të tërheqjes së 10 për qindëshit.

    “Këtë vit pritet diçka e jashtëzakonshme, meqë 23-24 dhjetor shumë qytetarë do ti kenë në dispozicion edhe mjetet që i kanë tërhequr nga trusti dhe është e rëndësishme që të shpenzohen në vend.

    Për shumë kompani nënkupton mbijetesë, e për shumë punëtorë ruajtje e vendit të punës, por edhe për të gjithë stabilitet. Garanton që edhe të realizohen pakot e rimëkëmbjes ekonomike”, shtoi ai./GazetaBlic

  • Edhe Haxhi Avdyli largohet nga LDK, i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

    Edhe Haxhi Avdyli largohet nga LDK, i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në listën e Vjosa Osmanit.

    “Unë do të jem në listën e njerëzve qëndrestar, njerëzve që e mbajnë fjalën, njerëzve që nuk sprapsen nga qëllimet e veta, që luftojnë për të drejtën, shtet të fortë ligjor e të zhvilluar ekonomikisht. Shtet që sheh vetëm nga Evropa e SHBA-ja. Njerëz që janë afër qytetarëve dhe halleve të tyre. Tash për tash e shoh veten dhe edhe në të ardhmen, se këtë opsion e përfaqëson Vjosa Osmani, sepse pata rastin t’i njoh të gjithë. I besuam Isës para shumë viteve na tradhëtojë, i besuam Vjosës nuk na tradhëtojë. Është kaq e thjeshtë politika”, ka thënë Avdyli në Interaktiv të KTV-së.

    “Do të ketë një listë sepse është kërkesë e qytetarëve. Nuk është vetëm e Vjosa Osmanit që ju ka tek me bë këtë listë. Nuk është punë që kemi pasur dëshirë të vijmë në këtë situatë. Është detyrim që na është bërë. Vjosa Osmani nuk ka dal nga LDK-ja, por është përjashtu, siç jemi përjashtu edhe ne, e që po na quan gropa septike kryetari i partisë sonë. Nuk ia dojmë të keqen LDK-së e asnjë anëtari të LDK-së”.

    Ai ka kritikuar LDK-në që i ka ndërruar aq dukshëm qëndrimet dhe atë brenda një periudhe aq të shkurtër. Ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm ishte të bëhet koalicion me Vetëvendosjen e të kishte vija të kuqe me PDK-në.

  • Qeveria e Edi Ramës me një reagim të ashpër e paraqet Kurtin si diktator të ardhshëm

    Qeveria e Edi Ramës me një reagim të ashpër e paraqet Kurtin si diktator të ardhshëm

    Erion Brace, zëvendësi i Edi Ramës, thotë se Kurti e paraqet vetën si të ishte lart, si shpresë, e sipas tij, shqiptarët i kanë vuajtur shumë idhujt që janë paraqitur të tillë.

    Një reagim të cilin e ka ilustruar me fotografinë e Kurtit me reperin Stresi, që është militant i Partisë Demokratike, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i ka reaguar Kurti për qëndrimin e tij në lidhje me protestat në Shqipëri, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një polic.

    Kurti i doli në përkrahje protestës, duke e parë si revoltë, e sipas Braces, protesta e dhunshme po kthehet në mjet që PD’ja e Sali Berishës dhe LSI’ja e Ilir Metës duan ta kthejnë në mjet për pushtet.https://gazetablic.com/ads/www/images/d688366ed70d69d16d257cb5af5f652c/index.html?clickTag=https://gazetablic.com/ads/www/delivery/ck.php?oaparams=2__bannerid=628__zoneid=28__cb=c5249c820f__oadest=https%3A%2F%2Fwww.redbull.com%2Fkv-sq%2Fcartoons%2Fstudy

    “Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?”, ka pyetur Braçe, transmeton Gazeta Express.

    Mes tjerash, zëvnedëskryeministri i Shqipërisë, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, kritikon Kurtin se po e paraqet vetën si shpresë, e thotë se shqiptarët i kanë vuajtur idhujt si shpresë e si zgjedhje.

    “Ti personalisht, edhe nje here me shume, flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit, te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret; Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje”, ka shkruar Brace.

    Shrimi i plotë:

    PSE KAQ STRESI ALBIN?!

    Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme,

    te lirise e demokracise, politikes ne Kosove,

    ka qene kur nje njesi speciale hyri ne zyrat e VETEVENDOSJES e armatosur rende dhe, u perfshi ne veprime te dhunshme ndaj kujtdo aty, perfshi grate e vajzat.

    Legjitime per nje shumice njerezish pas sulmeve e shkaterrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike ne Prishtine,

    te papranueshme te dyja-shkaterrimet dhe hyrja e armatosur ne nje seli partie, per mua ne Tirane.

    Pa meri se ti, ne nje rast ku e ku me kriminal-nga egzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorise per te prishur hetimin, gjykimin,

    21 JANARI, na bere pergjegjes ne,

    mua dhe shoket e mi me te paverteten banale se “nuk i dolem per zot njerezve”.

    Parimet vlejne ne cdo kohe e ne cdo rast!

    Te parit e ngjarjeve, fenomeneve, nga kendi i parimeve,

    te ben konseguent ne qendrime; pragmatist kur ndjek i STRESUAR eren e pushtetit me mendjen se koha iken, nuk pret!

    Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri,

    tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare,

    biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane;

    Por e ke shume gabim!

    Vecanerisht kur legjitimon dhunen-revolte e quan ti, si instrument per te ardhur ne pushtet.

    E njoh rolin tend vendimtar,

    permes metodave te njejta qe kurre revolten se ben vote popullore e voten shumice legjitime ne institucione;

    Madje dhe eksportin e ketij roli,

    natyrisht nje imitim banal prej kanakareve familjare te Sali Berishes dhe Ilir Metes, nderkohe qe keta te dy jane binjaket origjinale ne dhunen e tyre.

    Por nje gje nuk arrij ta kuptoj;

    Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?;

    Te ulerijne, te shfryjne, te revoltohen me voooooteeeeee!

    Si ka mundesi qe ti revolten e sheh tek femije 10-13 vjec qe sulmojne e shkaterrojne infrastruktura publike, bashkejetese, rregulli, sherbimi, kulture e historie, te perdorur, komanduar kriminalisht nga nje telekomande e portofol politik?

    Si ka mundesi qe ti pranon qe biznesi i ndryshimit, te ngrihet mbi nje krim me femijet mu sic Camorra ne Itali e ben, shtrin pushtetin e pasurohet, kurre per ta, por per vete?

    Si ka mundesi qe ti nga TV-sic thua,

    rrit moshen e revoltes dhe e zmadhon deri sa e ben popullore kur, ketyre diteve, dhunes ne to e ne nje perimeter 2-3 kilometer, po tu hiqje femijet 10-13 vjec e dhunen mbi cdo gje publike, revoltes popullore i mbeteshin vec dy parti, ajo e Sali Berishes dhe ajo e Ilir Metes, kanakareve te tyre familjare?

    E di perse?

    Sepse ngjarja e rende, kriminale, vrasja e Klodian Rashes nga nje polic ne detyre, e vetmja ne 7 vite e 2 muaj,

    u trajtua ligjerisht qe ne minutin 1-polici u ndalua, policia dorezoi te paprekur vendngjarjen, prokuroria mori ne dorezim vendngjarjen, prokuroria udhehoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kerkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshem mori pergjegjesi politike dhe u dorehoq, hetimet vijojne shpejt dhe te papenguara politikisht ne asnje hap drejt drejtesise se plote per ate krim!

    A e mban mend Albin se ata qe vrane Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce me pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan,

    as atehere e as sot?

    A e mban mend Albin se ata qe egzekutuan-keshtu thote miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan,

    as u gjykuan, as u ndeshkuan drejtesisht, as atehere e as sot?

    U shperblyen me para madje, mu sic Mafia shperblen vrasesit!

    A e di Albin se mbi nje dyzine te rinjsh, burra,

    ka edhe shqiptare te Kosoves mes tyre,

    ne kohe te ndryshme por ne rregjimin e Sali Berishes gjithnje,

    jane vrare nga policia e SHIK ne rruge apo biruca dhe, per ta nuk ka asnje gjurme ne rregjistrat e shtetit?;

    I gjen ne raporte nderkombetare por ne asnje rregjister shteti sepse per ta, qeveria e kohes nuk beri kurre ate qe beme ne ne rastin e Klodjan Rashes per te hetuar, gjykuar e ndeshkuar krimin me armen e uniformen e shtetit!

    NUK JEMI NJESOJ ALBIN, NUK JEMI NJESOJ!

    Fyen kur tenton te na demonizosh, perpiqesh te na poshterrosh duke na njesuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj nje krimi, vete krimin, krimet e rregjimit te Sali Berihes,

    Sali Berishes e Ilir Metes bashke, shtuar me kanakaret e tyre familjare!

    Nuk eshte krahasim ky, as gare me numra viktimash prej pushtetit!

    ESHTE CESHTJE DREJTESIE DHE SJELLJEJE PERKUNDER NJE PROCESI TE DREJTE, TRANSPARENT, LIGJOR E TE BARABARTE!

    Ne 7 vite e pak, kurre nuk kemi mesyre drejtesine per te mbrojtur nje krim;

    Perkundrazi, i kemi dhene kujtdo standardin qe ne kete vend nuk egzistoi kurre para nesh,

    ate te zero imunitetit politik per cilindo mbi te cilin nder ne, politikane, deputete, ministra me pas, funksionare shteterore te cdo niveli, ngrihet nje akuze penale.

    E dinim qe kishte nje sistem drejtesie te kapur politikisht e nga krimi, por perseri standardi i zero imunitetit, nuk u cenua kurre.

    Sistemet, identifikohen prej standardeve, garanteve ligjore qe mbrojne sistemet nga nderhyrjet politike e kriminale dhe,

    shembujve qe sistemet krijojne prej vendimeve qe marrin.

    Ti personalisht, edhe nje here me shume,

    flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit,

    te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret;

    Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje.

    Une i besoj demokracise, ligjit, drejtesise e barazise, sistemeve permes se cilave keto jetezohen, mberrijne tek cdo individ pavaresisht bindjeve politike, statusit ekonomik e social, kontrollit demokratik mbi to;

    Kurre nuk do ja lija ne dore fatin tim nje njeriu, qofte edhe si shprese, ti nuk je Messi ne minuten e 123-te, Albin.

    Kurre nuk e kam mohuar qe ne kete vend ka korrupsion, edhe nen qeverisjen tone;

    Do ushqeja me deshire nje debat mbi korrupsionin politik, legjislativ, egzekutiv, administrativ, ekonomik, mediatik,

    te korruptuarit, klientelizmin e klientet, vullnetin dhe reformat ligjore e strukturore, modernizimin kunder tij e perballe tyre, vendosur ne nje platforme institucionale e sistemesh, jo individesh, pergjegjesite e cfare kemi bere ne per to, mbi fakte e prova, madje edhe mbi llafe po te duash, hapur e sy e faqe cdo shqiptari sepse une nuk jam i korruptuar se do ti Albin, as se do cilido si ty qe do shpejt e shpejt pushtetin.

    Ashtu sic ekonomine, burimet e saj, aksesin e drejte e te barabarte ne to, lirine e bashkepunimet publike-private, duhet ta vendosim mbi nje platforme institucionale e sistemesh te drejtuara nga interesi i publikut, jo thjesht perfitimi i privatit;

    Kerkoni gjyq per to? E bejme! Duke nisur nga partneriteti per kontrollin baze mjekesor te shtetasve shqiptare, te cilin, njerezit e tu e quajne “KONCESIONI I CHECK UP”, rolin, kostot dhe vlefshmerine e tij edhe tek te semuret e 9 muajve me Covid.

    Me mire perballe Albin se sa keshtu me deklarata prej qielli!

    Pa asnje sofistikim, thjeshte, aq thjeshte sa guret e revoltuar mbi infrastrukturat publike, te perbashketa, aq thjeshte sa guret e munguar mbi infrastrukturat e korrupsionit politik e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj,

    te cilat as femijet e revoltes si lane ti shihnin.

    Gjate ketyre diteve, dy ligjerime edhe si pyetje me kane shtyre drejt nje pergjigje;

    I pari, referuar akteve te dhunes:

    Eshte varferia qe sjell dhunen.

    I dyti, pse dhuna mbi godinat publike, infrastrukturen publike e te sherbimeve te perbashketa eshte revolte e justifikuat,

    ndersa reagimi i munguar ndaj infrastrukturave te korrupsionit individual e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, nuk ishte pjese e revoltes?

    Dua te jap nje pergjigje sot, nxitur edhe nga ty;

    Varferia nuk eshte krim, as origjine e krimit, jo domosdoshmerisht e as legjitimisht.

    Varferia eshte nje mundesi per tu ringritur, dhenie mundesie te barabarte e drejt nje modeli te ndershem jete e suksesi.

    Po, shteti e sistemet e tij duhet te mberrijne me shpejt aty, jo partia, as krimi, ndryshe potenciali mahnites qe eshte tek njerez te harruar i mungon shoqerise pafund ose me keq, i perdorur nga partia apo krimi per qellime pushteti, kthehet ne nje problem te madh per shoqerine.

    Varferia nuk don meshire por te drejte;

    Kerkon mundesi, kurre me vone se sa korrupsioni individual apo sistemik vendos rregjimin e pabarazise e ofron modelin e tij si shembull suksesi.

    Korrupsioni nuk mund te jete zgjidhje per te harruarit, te varfrit, por shenjester e drejtesise se re, te pavarur, te drejte, te barabarte, ligjore e efikase;

    Nuk duhet degjuar kenga e neveritshme e nje segmenti te protestes sipas se ciles korrupsioni e krimi e dhane nje mundesi, edhe si parti, por drejtesia e mohon!

    Duhet te biem dakord per kete Albin,

    pa stres dhe pa partneret e tu te rinj ne Shqiperi; ata jane nje kthim i forte pas!

  • Sali Zyba: PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë

    Sali Zyba: PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë

    Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar sot Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka thënë se nëse do të merr ftesë, do të bashkohet mocionit për rrëzimin e Avdullah Hotit nga pushteti.

    Deputeti i LVV-së, Salih Zyba në një shkrim në Facebook ka thënë se e kanë ftuar edhe publikisht PDK-në që t’i mbështesin në mocion.

    “PDK në fillim thoshte që vetëm le ta fillojë dikush mocionin e mosbesimit sepse ne jemi për rrëzimin e kësaj qeverie. Me rastin e fillimit të procedurave të mocionit, përkatësisht para konferencës për media të datës 6 gusht, LV e ka ftuar PDK-në që të mbështesë mocionin dhe të jap kontributin e saj në tekstin e mocionit të mosbesimit. Të njëjtës PDK nuk iu patën përgjigjur duke e konsideruar atë të pasinqertë. Pra tashmë ka një ftesë së cilës PDK nuk iu është përgjigjur. Që nga ajo kohë, kanë kaluar 4 muaj prej fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve për mocion dhe ajo refuzon t’i japë nënshkrimet, derisa ndërkohë në disa raste iu vë në shërbim qeverisë së paligjshme”, ka thënë ai.

    Zyba thotë se tashmë PDK-ja i ka ndërruar qëndrimet.

    “Tash së fundi përsëri ka ndryshuar qëndrim në raport me mocionin e filluar nga ana e jonë. Për dallim nga një deklaratë pararendëse nga atëherë kryetari i saj, z. Veseli, i cili thoshte qartë se në momentin kur LV sjellë mocionin në Kuvend, PDK do ta votojë, tash kryetari në detyrë, z. Hoxhaj, ka një qëndrim tjetër. Sipas këtij të fundit, pasi të jenë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme që mocioni të sillet në Kuvend, pra pasi të jenë mbledhur 40 nënshkrime, LV duhet ta ftojë në takim PDK-në, e vetëm pas atij takimi PDK do të dalë me një qëndrim të qartë. Pra tash mbledhja e 40 nënshkrimeve nuk mjafton që PDK të votojë për rrëzimin e qeverisë, por për këtë ka nëvojë për një takim dhe një marrëveshje me LV-në”, shton ai.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsalih.zyba%2Fposts%2F3573203929393404&width=500&show_text=true&height=263&appId

    Sipas deputetit të VV-së, kjo po ndodhë pasi që PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë.

    “Ata nuk e kanë seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo dëshmohet çdo ditë me vepriemet e tyre në kuvend e në komisionet parlamentare, dhe mbështetet me deklaratat e tyre publike që janë të mangëta në logjikë dhe konsistencë. Kushdo që mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë sepse vendi ka nevojë për një rilegjitimim të institucioneve, qoftë sepse kjo qeveri është e paaftë, e dëmshme dhe jofunksionale, e trajton mocionin si qëllim e jo si kompromis ose rezultat negociator. Pra e mbështet atë si domosdoshmëri jo si pazar politik, siç po synon PDK”, ka thënë ai.

  • Arta Nitaj ‘çmend’ ndjekësit në instagram, zhvishet komplet në pjesën e sipërme

    Arta Nitaj ‘çmend’ ndjekësit në instagram, zhvishet komplet në pjesën e sipërme

    Arta Nitaj vazhdon të jetë shumë e komentuar, kjo falë pozave provokative.

    Së fundmi, Arta ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të realizuara për një set të ri, ku vjen shumë joshëse, shkruan GazetaBlic.

    Ajo kishte veshur vetëm xhinse, kurse në pjesën e sipërme ishte tërësisht e zhveshur, por gjoksin e mbuloi me anë të duarve.

    Arta dukej joshëse në këtë imazh, teksa i kishte lëshuar flokët dredha në krahë dhe tregoi fizikun e përkryer.

  • MUSTAFA: VV-JA SHEH ËNDRRA SE MUND T’I FITOJË 50 PËR QIND TË VOTAVE

    MUSTAFA: VV-JA SHEH ËNDRRA SE MUND T’I FITOJË 50 PËR QIND TË VOTAVE

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se raportet me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn janë normale.

    “Ne flasim çdoherë, janë raporte normale. Kemi punuar bashkarisht edhe për ligjin për rimëkëmbje. Jemi duke biseduar edhe ligjin për buxhetin, për presidentin. Sepse nëse nuk e gjejmë tash zgjidhjen për president, prap duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Ta kemi një tryezë ku flasim hapur”, ka thënë Mustafa në emisionin “Debat” të RTK-së.

    Ai ka thënë se shpreson që krerët e partive të takohen brenda këtij viti dhe të bisedojmë për presidentin.

    “Kam menduar që ta takohemi javën e kaluar, por ata i kanë arsyet e veta dhe i shikojnë rrjedhat nga këndvështrimi i vet. Por ne duhet ta kemi një tryezë pa kushte. Nëse arrijmë marrëveshje mirë, nëse jo tentojmë prap”, ka thënë Mustafa.

    Sipas tij, gjendja nuk është dramatike, edhe nëse shkohet në zgjedhje.

    “Këtu jemi, bashkë jemi, ndajmë edhe interesat e përbashkëta. Legjitimiteti popullor është zhargon politikë, sepse gjithmonë thirremi në ata. Qytetarët e meritojnë votën e tyre. Në asnjë rast qytetari s’mund ta rëndojmë, sepse qytetari të ka besuar në zgjedhje. Këto probleme duhet t’i zgjidhim ne vet dhe jo çdo moment të kthehemi tek qytetari. S’ka nevojë që zgjedhjet të mbahen çdo vit ose çdo gjashtë muaj”, ka thënë kryetari i LDK-së.

    Mustafa ka thënë se sheh zgjidhje për presidentin. “Në qoftë se tash s’kemi vullnet për zgjedhjen e presidentit, atëherë shohin ëndrra ata që thonë se VV-ja do t;i fitojë 50 për qind të votove në zgjedhje. Edhe 50 t’i fitonte s’do të mund ta zgjidhte presidentin. Mundesh t’i fitosh 50 për qind në komuna, por jo në zgjedhje të përgjithshme. Ku do t’i marrin ata ato vota?”, ka thënë Mustafa. /RTKLive/

  • Xheraldina ndanë këtë imazh të Ledrit e Sarës nga salla e lindjes

    Xheraldina ndanë këtë imazh të Ledrit e Sarës nga salla e lindjes

    Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula sot janë bërë prindër për herë të parë.

    Padyshim që ky lajm u përcoll me shumë vëmendje jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë ndjekësit e fansat e dyshes, shkruan “Kosovarja”.


    Siç dihet Sara ka sjellë në jetë një vajzë, emrin e të cilës ende nuk e kanë bërë të ditur.

    Është nëna e Ledrit ajo që u bë gjyshe për herë të parë e që padyshim u gëzua shumë ajo që ka ndarë një imazh të veçantë të Sares e Ledrit nga salla e lindjes.

    Ja shikojeni, plot emocion.

  • Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigjet Kushtetueses për Etem Arifin

    Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigjet Kushtetueses për Etem Arifin

    Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në seancën ku Avdullah Hoti u emërua kryeministër i Kosovës. Këto përgjigjje së bashku me parashtresat e palëve do të trajtohen. Ajo që mbetet, sipas GJK-së është që ditëve në vijim të thirret seanca ku merret vendimi përfundimtar nga gjykatësit. 

    Kanë kaluar gati dy javë prej kur Gjykatësit e Kushtetueses në një seancë publike kanë diskutuar për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

    Pavarësisht se verdikti u prit të publikohej më shpejt, një gjë e tillë nuk ndodhi në javën që e lamë pas.null

    Në Gjykatën Kushtetuese, nga zyra për media i kanë thënë Express-it se seanca ku do të shqyrtohet kjo lëndë do të mbahet ditëve në vijim.

    Fillimisht, sipas këtij institucioni janë duke u trajtuar parashtresat që palët i kanë dorëzuar pas përfundimit të seancës së mbajtur me 2 dhjetor.

    Në Kushtetuese kanë bërë të ditur se tashmë kanë pranuar edhe përgjigjet e Komisionit të Venecias për këtë temë.null

    Seanca për shqyrtimin e kësaj lënde do të mbahet ditëve në vijim, pasi që Gjykata të trajtojë parashtresat shtesë që palët e përfshira në rast i kanë dorëzuar në formë të shkruar pas përfundimit të seancës dëgjimore të mbajtur më 2 dhjetor 2020 dhe pasi që të shqyrtohen të gjitha përgjigjet e pranuara nga Forumi i Komisionit të Venecias përkitazi me këtë çështje”, kanë thënë nga Gjykata Kushtetuese.

    “Si edhe në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë vendim, për këtë njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigje.

    Në seancën e 2 dhjetorit Qeverinë e ka përfaqësuar avokati Besnik Berisha, Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu, Kuvendin këshilltari i kryeparlamentares, Artan Murati si dhe ka pasur përfaqësues nga KQZ-ja e KGJK-ja.

    Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend.

  • 2020-ta për shumëkë i dështuar, por për Dakun do të jetë vit i paharruar

    2020-ta për shumëkë i dështuar, por për Dakun do të jetë vit i paharruar

    Lojtari më i dalluar i vitit kalendarik 2020 në Kosovë padyshim është Mirlind Daku. 

    Në janar ai u transferua në formë huazimi nga Osijeku te Ballkani. Edicioni pranveror nuk ishte shumë produktiv për të, por sulmuesi kosovar shpërtheu në vjeshtë. 

    Gjatë këtij viti kalendarik, 22 vjeçari ka shënuar 25 gola në të gjitha garat, 24 në Superligë dhe 1 në Kupë. 

    Ai do ta fitojë çminin e golashënuesit më të mirë të vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Indeksoline. 

    Daku mposhti sulmuesin e Prishtinës Otto John, që është golashënuesi i dytë më i mirë i vitit me 20 gola, 17 në Superligë dhe 3 në Kupë.