Blog

  • Vdes vëllai i legjendës së boksit Muhammad Ali

    Rahaman Ali, vëllai më i vogël i ikonës së boksit Muhammad Ali, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

    Lajmin e konfirmoi Qendra Muhammad Ali në Louisville, qytet ku ai jetonte dhe kontribuonte në komunitet prej dekadash.

    Rahaman, i lindur më 18 korrik 1943, ndoqi hapat e vëllait të tij të famshëm dhe zhvilloi një karrierë si boksier profesionist midis viteve 1964 dhe 1972.

    Megjithatë, për komunitetin e tij në Louisville, ai do të mbahet mend më shumë për punën vullnetare, përkushtimin ndaj të varfërve dhe rolin e tij të heshtur, por të fuqishëm.

    “Sa herë organizonim aktivitete për ndihmë sociale, Rahaman dhe bashkëshortja e tij ishin gjithmonë aty. Ishin të fundit që largoheshin, duke ndarë ushqim e rroba me njerëzit në nevojë,” tha Wanda McIntyre nga Kisha Baptiste “King Solomon”.

    I njohur më parë si Rudolph “Rudy” Clay, ai e ndryshoi emrin pasi u konvertua në Islam.

    Aktivisti lokal Ray Barker e përshkroi si “një rrufe të qetë”, gjithmonë pranë njerëzve, pa bujë, duke ndihmuar të rinjtë me fjalë inkurajuese dhe shembull pozitiv.

  • Çfarë duhet të dini para se të konsumoni shegë – përfitime dhe rreziqe

    Thuhet e besohet se shega është fruti i jetëgjatësisë, i pasur me aq enzima, minerale, vitamina e lëndë ushqyese sa kuron e parandalon shumë probleme shëndetësore.

    Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht, por duket se për disa njerëz, thjesht nuk është fruti më i mirë për t’u ngrënë.

    Tension i ulët i gjakut

    Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë nëse konsumoni apo pini lëng shege bio. Nëse vuani nga tensioni i lartë, atëherë po është një kurë

    Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Lëngu i shegës është NDOSHTA I SIGURT për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Megjithatë, nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera të shegës, si ekstrakti i saj.

    Alergji ndaj bimëve

    Njerëzit që kanë alergji ndaj bimëve mund të kenë alergji edhe ndaj shegës.

    Ndërhyrje kirurgjikale

    Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar! Arsyeja: Shega mund të ndikojë në vlerat e tensionit të gjakut. Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit.

    Ekstraktet e frutit apo suplementet e frutit, luleve apo pemës së shegës nuk rekomandohen nga mjekët, pasi e mira është të konsumohet fruti i freskët në sezon! Në rast se nuk i përkisni asnjë prej grupe të mësipërme mund të përfitoni maksimalisht nga shega duke e konsumuar çdo ditë apo duke e shtrydhur si lëng.

    Shënim: Kokrrat rekomandohen të pastrohen nga lëkura e bardhë, pasi kjo e fundit mund të shkaktojë probleme me traktin tretës.

  • 21 vjeçari nga Kosova vdes tragjikisht në vendin e punës në Itali, dyshohet se u godit nga rryma

    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për një të ri me origjinë nga Kosova, që u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash.

    Sipas raporteve fillestare, viktima preku aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike, derisa kishte qenë duke çmontuar skelat, pas përfundimit të renovimit të një objekti.

    Virgilio.it shkruan se ndërsa çmontonte skelat, 21 vjeçari dyshohet se mund të ketë goditur pulpën e këmbës në një kabllo energjisë elektrike, duke rezultuar në vdekjen e tij.
    Përpjekjet e ndihmësve të emergjencës për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme.

  • Përleshje mes dy burrave në Fushë Kosovë: Kërcasin grushtet e fluturojnë tullat (VIDEO)

    Një përleshje mes dy burrave ka ndodhur në Fushë Kosovë.

    Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova të dy burrat shihen duke u grushtuar, teksa njëri nga ta e kap edhe një tullë nga trotuari.

     

  • Skandaloze: i dënuar për fyerje dhe shpifje në Zvicër, promovohet si “analist” nëpër studiot e televizioneve të Kosovës

    Salih Rexhaj, një person anonim i lindur në Kosovë e me banim në Zvicër, kohëve të fundit vazhdimisht po shfaqet nëpër studio e emisioneve televizive e sidomos në televizionet “Klan Kosova” dhe “T7”.

    Gjatë paraqitjeve live nëpër ekranet e këtyre televizioneve Rexhaj propagandon dhe shpif me lloj lloj marrëzirash që nuk përkojnë as për së afërmi me realitetin.

    Është paradoksale se si ftohet ky person anonim nga këto televizione për të raportuar nga banesa e tij në zvicërr  për ngjarjet më të fundit në Kosovë.
    Rasti i fundit është ngjarja tragjike e Ujmanit ku një i ri humbi jetën e ku Rexhaj lidhet live nga Zvicrra në ekranet  e televizioneve të Kosovës duke raportuar e bërë analiza sikur të ishte nga vendi i ngjarjes.

    “Nuk ka pasur asnjë tentim që të nxjerret kufoma shpëtimtarët kanë ndejtë nëpër hije me telefona tu pi duhan, sepse qëllimi i qeverisë ishte që ta dërgonte FSK-në në veri…” thotë ndër të tjera nga banesa e tij në Zvicërr  Salih Rexhaj në deklaratat e tij nëpër televizionet e Kosovës.

    Por kush është ky person anonim që me opinionet e tij të qorodituar tentohet t’i imponohet opinionit në Kosovë?

    KosovaNews ka siguruar një dokument të prokurorisë zviceriane me të cilin dëshmohet se Salih Rexhaj në vitin 2022 është i dënuar nga autoritetet e Zvicrres për shpifje dhe fyerje.

    Rexhaj është dënuar nga organet zvicerane për shpifje ndaj dy qytetarëve nga Kosova, Ismajil dhe Sami Kurteshi. Vendimi është zyrtar dhe i dokumentuar nga Prokuroria Publike e Kantonit të Cyrihut (Staatsanëaltschaft Zürich – Limmat), ku Rexhaj, pas një procesi pajtimi të ndërmjetësuar nga autoritetet gjyqësore, ka pranuar publikisht se ka përhapur deklarata të pavërteta dhe fyese, dhe ka kërkuar falje publike në rrjetet sociale.

    Rasti ka të bëj me dy veprimtarët e çështjes kombëtare Sami dhe Ismajl Kurteshi të cilët njëherit kanë qenë edhe ish deputet të Kuvendit të Kosovës.

    Në nëntor të vitit 2021 Salih Rexhaj përmes profilit të tij në facebook kishte shkruar një seri fyerjesh e shpifjesh ndaj Sami e Ismajl Kurteshi të cilat më pastaj ishin shpërndarë nëpër disa portale fiktive.

    Pas kësaj Sami Kurteshi dhe Ismalj Kurteshi kishin  angazhuar një avokat në Zvicërr ku i kishin  bërë një kallxim penal me 26 janar 2022 në Prokurorinë e Kantonit të Cyrihut.

    Prokuroria e Cyrihut ishte aktivizuar menjëher për ta trajtuar këtë çështje dhe pas mbledhjes së provave në maj të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë për veprën penale të shpifjes dhe fyerjes.

    Duke e parë seriozitetin e çështjes Salih Rexhaj  dhe për t’i shpëtuar dënimit më të rëndë e kishte pranuar fajësinë.

    Pas ndërmjetësimit të Prokurorisë për sqarimin e fakteve dhe gjendjes juridike, si dhe në përputhje me nenin 33 të Kodit Penal Zviceran (rënia nga ndjekja penale), palët kishin arritur një marrëveshje.

    Prokuroria e Zvicrrës e kishte detyruar Salih Rexhajn që ta publikonte kërkimfaljen në facebook në Gjuhën Shqipe  dhe ta mbante aty për tre muaj.

    1. I akuzuari Sali Rexhaj:

    – deklaron se i vjen keq për çdo padrejtësi të mundshme ndaj të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi;

    – kërkon falje publike në Facebook ndaj të dëmtuarve me këtë tekst (shqip):

    «Dua të bëj të ditur për postimet e mia të datës 3 nëntor 2021 dhe 8 nëntor 2021. Nuk kam pasur qëllim t’ju ofendoj ose t’ju shpif Kurteshëve, përkatësisht Sami dhe Ismajl Kurteshin, si dhe të tre personave të tjerë. Kërkoj falje për këtë dhe e pranoj që nuk kanë qenë të vërteta. Në të ardhmen nuk do të bëj deklarime të tilla. Me këtë veprim, dua kam shpallur gatishmërinë t’ia dhuroj CHF 500.- një organizate humanitare në Kosovë.» thuhet në vendimin e prokurorisë së Cyrihut të cilin e ka siguruar KosovaNews.

    Përveç kësaj pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe zotimi i Rexhajt për të mos përsëritur më sjellje të tilla si dhe një donacion simbolik për një organizatë bamirëse në Kosovë në vlerë prej 500 frangash zvicerane.

    – do të lërë këtë postim për të paktën tre muaj pa e fshirë;

    – premton që do të respektojë të drejtat e të dëmtuarve dhe nuk do t’u shkaktojë më dëm;

    – angazhohet të dhurojë një shumë prej CHF 500.00 deri më 15.06.2022 për një organizatë të dobishme (në Kosovë);

    – heq dorë nga pretendimet për kompensim apo dëmshpërblim;

    – pranon që shpenzimet e procedurës do të mbulohen nga shteti.

    Të gjitha këto zotime duke përfshirë edhe kërkimfaljen në rrjetet sociale Rexhaj i kishte përmbushur me përpikmëri.

    Megjithatë, i njëjti person vazhdon të shfaqet nëpër studio televizive në Kosovë, ku jo vetëm që nuk i përmendet e kaluara e tij gjyqësore në Zvicër, por shpesh i jepet hapësirë për të komentuar e akuzuar të tjerët, pa asnjë filtër gazetaresk dhe pa ndonjë verifikim të fakteve.

    Si po promovohen shpifësit e dënuar nga gjykatat e vendeve demokratike në Kosovë?

    Kjo ngre pyetje serioze për përgjegjësinë mediale në Kosovë, ku shpesh figurat që janë të diskredituara jashtë vendit, shndërrohen në “analistë” apo “ekspertë” brenda, përmes mikrofonëve të pakontrolluar.

    Dëmi që i shkaktohet opinionit publik nga normalizimi i shpifjes si formë komunikimi është i konsiderueshëm. Ndërkohë që në Zvicër, sistemi i drejtësisë ka vendosur qartë: shpifja është e dënueshme, në Kosovë ende mungon reagimi i duhur, qoftë institucional, qoftë etik e gazetaresk.

    Kujt po i jepet zëri?

    Është koha që mediat të jenë më të kujdesshme ndaj profilit të të ftuarve, dhe që institucionet përkatëse në Kosovë të reagojnë kur qytetarë me precedentë të qartë për shpifje e manipulim përhapin dezinformata të tjera, pa asnjë pasojë.

  • U pajis me pasaportë të Kosovës, reagon Dua Lipa

    U pajis me pasaportë të Kosovës, reagon Dua Lipa

    Dua Lipa është duke jetuar një ëndërr, shkruan IndeksOnline.

    Ajo erdhi në vendlindjen e saj, u prit me nderime të larta në Presidencë, u pajis me pasaportë të Republikës së Kosovës, si dhe organizoi e këndoi në koncertin më madhështor në rajon – Sunny Hill Festival.

    Dua zyrtarisht u bë shtetase e Republikës së Kosovës dy ditë më parë, me Vjosa Osmanin qe me dekret presidencial i dha shtetësinë.

    Kjo gjë e ka lumturuar pa masë Duan.

    “Ndihem shumë mirënjohëse që më është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja jonë, Vjosa Osmani”, u shpreh Dua, duke ndarë postimin e presidentes.

  • Bajrami: Në qershor importi i rrymës u rrit për 800% krahasuar me majin

    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në qershor të këtij viti, importi i energjisë është rritë për 800% krahasuar me muajin maj.

    Sipas Bajramit, qarkullimi është rritur në qershor, gjithashtu sepse sipas saj, derisa 1 MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton 29.6 euro, kurse kur blen nga NOA e të tjerët mund të jetë dhjetëra herë më i lartë.

    “Në qershor të këtij viti importi i energjisë është rritë për 800% krahasuar me muajin maj. Qarkullimi është rritë në qershor  gjithashtu sepse derisa 1MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton vetëm 29.6 Euro, kur KESCO blen nga NOA e të tjerët çmimi mundet me qenë dhjetëra herë me i lartë”.Të gjithë e kemi pa rastin kur në dhjetor vitit 2024 Kosova ka paguar 798 Euro vetëm për transport të 1 MWh”, shkroi Bajrami.

    Tutje, ajo u shpreh se ky është qarkullimi i zhvillimit të partisë që deri tash ishte në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

     

  • Tërmet në Shqipëri, këtu ishte epiqendra!

    Tërmet në Shqipëri, këtu ishte epiqendra!

    Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vend.

    Sipas EMSC-së, epiqendra ishte 9 kilometra në veri perëndim të Tiranës.

    Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë, teksa thellësia fokale ishte 15 kilometra.

  • Shëngjin: Peshkaqeni i gjatë 3 metra bie në rrjetën e peshkatarëve

    Një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, rreth 1500 metra larg bregut, në zonën detare mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun.

    Peshkaqeni, siç raporton Euronews.al, është kapur në thellësi të ujërave të Adriatikut nga peshkatarët lokalë.

    Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një peshkaqen të llojit Tigër, një nga speciet më të mëdha dhe potencialisht të rrezikshme për njerëzit. Pas kapjes nga rrjetat, peshkaqeni është liruar dhe është rikthyer sërish në ujërat e thella.

    Kjo nuk është hera e parë që peshkaqenë të përmasave të tilla janë vërejtur në ujërat shqiptare të Adriatikut, megjithëse raste të tilla mbeten të rralla dhe të izoluara.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

  • Sot i jepet lamtumira e fundit Rinor Spahiut, vdekja e të riut le në dhimbje të thellë të gjithë

    Gazeta Sinjali raportoi më herët identitetin e viktimës së një aksidenti tragjik në Prishtinë. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Rinor Spahiu, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi motoçikleta që po drejtonte u përplas me një veturë në rrugën “Edmond Hoxha”.

    Sipas raportimit të Sinjalit, aksidenti ndodhi më 1 gusht 2025, rreth orës 16:58, ndërsa policia dhe njësitet emergjente intervenuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Spahiu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja.

    Të ndjerit, lamtumira e fundit do t’i bëhet sot, nga ora 13:00 në varrezat e Dragodanit.

    Lajmin për varrimin e tij e bënë të ditur familjarët.

     

    drejtuesi i veturës, ishte Drilon Bajrami, rreth 32-vjeçar, i cili është arrestuar dhe me urdhër të prokurores kujdestare, është dërguar në mbajtje.